KE merr vendimin: Të gjithë telefonat do kenë të njëjtin lloj karikuesi, përfshi dhe iPhone

J L

Komisioni Evropian ka bërë me dije se është duke planifikuar një urdhër për të gjithë prodhuesit e smartfonëve dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Sipas tyre të gjithë smartfonët do të kenë të njëjtin lloj karikues, përfshirë dhe iPhone.

Ky propozim i KE do të ketë një ndikim më të madh në Apple, e cila vazhdon të përdorë karikuesin e saj Lightning në vend të lidhësit USB-C, të miratuar nga shumica e konkurrentëve të saj.

Rregullat synojnë të zvogëlojnë mbeturinat elektronike duke i lejuar njerëzit të ripërdorin ngarkuesit dhe kabllot ekzistues kur blejnë pajisje elektronike të reja.

Përveç telefonave, rregullat do të zbatohen për pajisjet e tjera si tableta, kufje, altoparlantë portativ, tastierë për lojëra video dhe kamera.

Prodhuesit gjithashtu do të detyrohen t’i bëjnë standardet e tyre të karikimit të shpejtë të ndërveprueshëm dhe t’u japin informacion klientëve në lidhje me standardet e karikimit që pajisja e tyre mbështet.

Sipas propozimit, klientët do të jenë në gjendje të blejnë pajisje të reja pa një karikues të përfshirë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *