ARRSH: Kompanitë e rrugëve të fshijnë emrat dhe reklamat e tyre nga veprat që kanë ndërtuar

J L

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon kompanive të ndërtimit të rrugëve që të heqin reklamat apo logot e pa autorizuara të cilat gjenden në rrugë apo vepra arti në objektet që administrohen nga ky Autoritet.

Përmes një urdhi të firmosur nga kreu i ARRSH, Evis Berberi bëhet e ditur se ky vendim vjen si pasojë se është konstatuar prania e reklamave apo logove të kompanive që kanë zbatuar punimet në segmente të ndryshme rrugore, kryesisht në vepra arti, ura, mbikalime, nënkalime.

Në urdhrin në fjalë thuhet se prania e tyre bie ndesh me nenin 23 të Kodit Rrugor.

Kompanive që kanë në vijim kontrata për zbatim punimesh, t’u bëhet me dije ky Urdhër dhe baza ligjore në të cilën mbështetet, me qëllim që të mos aplikojnë shënimin e reklamave të tilla gjatë punimeve.

Në urdhërin në fjalë thuhet se në rast të ekzistencës së reklamave/logove në objekte të përfunduaratë cilat nuk kanë kaluar në fazën e mirëmbajtjes me kontraktim, kontraktorët të marrin masa që me shpenzimet e tyre të fshijnë reklamat në fjalë.

Kur objektet janë në kontrata mirëmbajtje kjo detyrë t’ju komunikohet kontraktorëve të mirëmbajtjes.

Kompanitë të cilat preken nga ky urdhër u është lënë një muaj afat për të fshirë reklamat, ndërsa thuhet se në rast mos zbatimi të këtij urdhri ARRSH do të ushtrojë të drejtën e penaliteteve konform legjislacionit në fuqi.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • eshte idoitizem te japesh mend kur firma qe nderton rruget ka pare si jane paisur rruget ne greqi dhe europe.Evis Berberi ti je cope qe je kot ne kete pozicion.Firma kontraktore e ka per detyre te beje dorezimin e objektit me te gjitha parametrat bashkekohore dhe s’ka per se te besh llogje me nene e ster nene.Ne se konktrata eshte e cunguar ,haje ne byhthe.Firma pergjigjet sa ke firmosur ne kontrate.Ne europe e kudo ne bote ka sinjalizime te ndryshme ne rruget.E shikoj qe je me 8-vjecare nga qemoti.Ministra e rrugeve te ka vene aty te hash nje coe buke.Ha buke e mos u ndje.

  • Evis Berberi!Dikush nga komentatoret ka bere nje verejtje per sinjalistiken psh kthese,kufirin e shpejtesise et…lidhur me drivers ,plus orientime food.gas,restorant,telepfon,polici,orientim ku ndodhem,sic e ka bota.Jane pak shpenzime por shume te nevojshme per nje driver.Ne autostrade nuk ka reklama,ka vetem orientime esenciale,food,gas,policie .E theksova sepse u duhet turisteve dhe albanezeve.

  • Hahaaaa
    Ky urdher eshte per te mbuluar mutin me tenderat
    sepse emrat e firmave ne ura i nxjerrin pa breke
    Sa foto doni nga un per urat qe mbajne firmen e ndertuesit nga gjermania deri ne itali france e hollande?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *