Pas bisedës me Biden, “zbutet” Macron, do të rikthejë ambasadorin në Uashington

J L

SHBA dhe Franca, po përpiqen që të ulin tensionet diplomatike që shpërthyen pas marrëveshjes së nëndetësve që Uashingtoni nënshkroi me Australinë, duke i hequr nga duart një pakt 37 miliardë dollarësh Parisit.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken u takua me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yver Le Drian në Nju Jork gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimi i dy kryediplomatëve pason diskutimet mes Presidentëve Biden e Macron.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, Blinken e Le Drian folën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, konsultimi mbi çështjet strategjike me rëndësi të dyanëshme, strategjinë e bashkëpunimit ushtarak të Bashkimit Europian dhe bashkëpunimi për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në rajonin e Azisë Lindore.

Të mërkurën, Biden e Macron zhvilluan një bisedë të gjatë telefonike, në qendër të së cilës ishte përplasja më e madhe mes dy vendeve prej dekadash. Shtëpia e Bardhë e përshkroi si miqësore dhe tha se Franca do të rikthejë në Uashington ambasadorin e saj për këtij diskutimi.

Biden dhe Macron pritet që të takohen bashkë në tetor, ndërsa Presidenti amerikan i ka konfirmuar atij francez se në lidhje me paktin për nëndetëset me Australinë mund të ishte bërë më shumë në lidhje me konsultimin mes palëve.

Në një deklaratë të përbashkët të hartuar me kujdes, të dy qeveritë thanë se Biden dhe Macron “kanë vendosur të hapin një proces konsultimesh të thella, që synojnë krijimin e kushteve për sigurimin e besimit të ndërsjellë”.

A kërkoi falje Biden?

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki anashkaloi pyetjen në mënyrë të përsëritur, duke deklaruar vazhdimisht se Presidenti Biden pranoi se “mund të kishte pasur konsultime më të mëdha”.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky Makaroni eshte nje femije i llastuar nga AJO plaka,,eshte fatkeqesi per goxha shtet si Franca..Ne fillim desh hapi lufte me Turqine per grindavecin e Ballkanit,Greqine..Tani i ben karshillek Amerikes,per marreveshjet nderkombetare qe ben Amerika pa pyetur Makaronin,,se u dashka pyetur Makaroni..
    Ky do thyeje hundet gjekundi me terroristet Islamike qe ka mbushur Francen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *