“Mik i çmuar dhe mendje e rrallë”, Rama poston foton me Sorosin nga Nju Jorku, çfarë ka thënë për “armikun” e Saliut e Metës dhe konspiracionet

redaktor

Rama ka postuar në Instagram një foto me Xhorxh Sorosin, të cilin e ka takuar gjatë këtyre ditëve në Nju Jork.

Ai e quan Sorosin mik i çmuar dhe mendje e rrallë.

Soros akuzohet shpesh sidomos nga Berisha e Meta si personi pas goditjeve ndaj tyre.

Në dhjetor 2020 në një nga intervistat e pakta ku ka folur për Sorosin, Rama thotë:

“Unë George Soros e kam njohur në vitet ’90, kur nuk isha në politikë, kur më kanë futur në bordin e Fondacionit këtu. Ka qenë dhe Ismail Kadare, Profesor Minga, kanë qenë disa… Dhe kemi shkuar në Budapest. Aty e kam takuar George Soros për herë të parë.

U organizua një si drekë pune për t’u prezantuar me bordin e fondacionit. Ishte e bukur se ai ishte në botën e tij dhe ndërkohë që hante, dëgjonte dhe të gjithë po i prezantoheshim. Ai ndiqte zërin, por vazhdonte me të vetën. Kur erdhi radha ime, unë s’fola fare dhe u bë qetësi. Dhe ai ma bëri me kokë. Edhe unë i bëra një pantomimë, çfarë ke?

Po ti, më tha mua. Unë çfarë i thashë? Kush je? Unë jam filani. Me çfarë merresh? Merrem me art. Çfarë lloji arti bën? Llojin më të mirë, i thashë. E pa që u bë një ndërveprim, dhe vazhdoi me të tjerët. Kur erdhi këtu herën e dytë, Ismailin e njihte ai, tha përveç këtij a mund të prezantoheni dhe njëherë se nuk më kujtoheni.

Rama në Instagram

Gazetari: Çfarë raporti keni pasur me të?

Rama: Kam raport fantastik me të. Kam pasur gjithmonë një raport fantastik me të. Nuk ka lidhje fare me këto konspiracionet.

Gazetari: Ju ka ndihmuar në politikë?

Rama: Sorosi është një personazh i jashtëzakonshëm, është një njeri që bëri një sukses të hatashëm, përmbysi botën me ato goditjet që i bëri bursave. Në momentin që u bë George Sorosi i njohur në të gjithë botën, dhe që zotëronte një pasuri marramendëse, pasurinë e vetë e vuri në dispozicion të idesë së vetë, shoqërisë së hapur.

Ai është marrë me filozofi dhe ka atë idenë e shoqërisë së hapur dhe është një njeri që ka financuar pafund për të ndihmuar shoqërinë e hapur, për të stimuluar njerëz në shoqërinë civile. Këto teoritë e tjera të konspiracionit janë…

Gazetari: Vazhdoni ta ruani raportin?

Rama: Gjithmonë, por sigurisht nuk takohemi shpesh, takohemi rrallë. Ai tani është në një moshë që…

 

Share This Article
23 Comments
  • Nuk paska qene dhimbsuria per vdekjen e Kristaqit,,por nderhyrja e Soros,,qe te mori Nano nga nenurat e Parisit me thonj paprere dhe te beri minister,pa asnje kontribut ne PS,

  • Pra “duheni dhe rruheni” kete person te rralle qe njiget me mafien e bitas..! Prandaj dhe vendi “perparron” ..! Pra mos kerkoni me te deklarroje pasurine..! Le pastaj c’ka nga gruaja..! O popull kujt I beson..? O pessionist, sa merr pension..!? Une marr 8500 ne muaj dhe per ilace, ku rroj jashte shtetit, te gjitha I paguaj..! Ne c’do re ka rrene moj qeveri..! Ne me pyet se c’pune kam bere, kontrrolloja nje site tregetare, por asnje kafe s’piva pa pare..! Ha ja e pinja me paret e mija..! Me njihte sigurim, gjykata hetuesua..! E urimin qe per ju kam “mos gjetci kurre derman”..!

  • I nerumi Rama vazhdon turizmin e tij politik për të shtuar fotot në albumin e tij personal për ti treguar Zahos dhe atyre që vijnë pas se baba nuk është kusar do si do por njeri me lidhje me njerëz të shquar të kësaj bote dhe

    pse jo është edhe ai njeri i të njëjtit nivel me njerzit që takon, e, madje është vërtet një lider global dhe ,

    ndërsa presidentët e kryeministrat e vëndeve të tjera ven në sesionin e asambles së OKB, dhe rrin a s’ rrin nja dy tre ditë dhe kthehen në punët e rëndësishme të vëndit të tyre

    avdalli ynë do të vij vërdall nja një muaj, jo si kryeministër serioz i një vëndi me hallet e këtij vëndi mbi supe, por si turist i ngeshëm i zhanrit politik dhe

    ndërsa turistët e mirfillt vizitojnë rrënojat e lashtësisë

    turisti ynë viziton rrënojat politike të SHBA dhe

    me këtë rast , i bën reklam vehtes me albumet dhuruar Kisingerëve si tregëtar mjeran ambulant i pikturave të tij fantastike që i bën me frymzim në zyrën e tij atelje kryministrore , madje edhe gjatë mbledhjeve të kabinetit qevritar ku ai, sikurse pohon edhe vet, nuk pushon së pikturuari.

    Ky është Edi Rama i nderuar, turist i përhershëm politik, tregëtar ambulant pikturash që vjen vërdall nëpër botë jo me parat e tij por duke i kushtuar me miljona varfanjakëve taksapagues shqipëtar si mender kryeministër bashkë me lukunin që e ndjekin pas në këto vërdallepsje parazitësh të marrosur.

    Jo, ky njeri është thjesht një individ që luan aventurat e ëndrrave të adoleshencës së tij dhe aspak një kryeministër i përgjegjshëm që bart dhe bredh për hallet e popullit që ka 30 vjet që është i braktisur totalisht nga shteti i tij në rrugët e mëdhaja të botës si emigrant ose i vjedhur deri në qindarkën e fundit në qoftë se është pensionist dhe nuk ka emigruar ose s’ ka shkuar në atë botë akoma.

    Vazhdo i nerumi Edi i qetë turizmin politik dhe tregëtin ambulante të pikturave dhe posto edhe ca fotografi të tjera fantastike me kuriozitete nga rrënojat mahnitse të politikës amerikane

    se Arben Ahmetajn dhe Damjan Zgjedhortërmetin, si gjithmonë, i ke në krye të detyrës dhe nuk ja kalon njeri në profesionalizmin e tyre të veçant, i ke gjetur tamam sikurse i do ti.

  • Sorra eshte nje njeri i rrezikshem per Kombin Tone,promovon ato qe ne si komb nuk i duam,po Rama si autokrat dhe hajdut do nje Paterice qe te mbeshtetet,Shqiperia do kthehet ne azil pleqsh,Pa te rinj,se me 200 mije leke nuk punon njeri,vendi i mbetur bosh do mbushet me racen qe do Sorra dhe Rama.Shqiptaret jetojne shume keq dhe Sorra e di,Po meqe kudo ne Evrope nuk ja hap njeri deren Sorres,gjeti nje vend me Komuniste pushta si saliu,rama te beje eksperimetet e tij.Cudi si vendi i tij hungaria e ka shpallur non grata dhe beson ne te kunderten e atyre qe do te eksperimentoje Sorra.se kush ka te drejte dhe kush jeton me mire Hungarezet apo Shqiptaret gjykoni vete.Lideri Boteror Me veshje Borat eshte nje qelbesire hajdut dhe sulltan Pa asnje lloj profesioni ne jeten e tij,me Karrige qe nga 98,akoma nuk po ngopet ky Qelbesire qe qelbet.

  • Fjala mik per ate lloj kategorie eshte e barazvlefshme me interesin. Qeshju momenti gezoju castit kane dosjen inkriminuse per ty njesoj sic kan per kundeshtaret e tu. Te perdorin per interesat e tyre, ti ke qef te perdoresh, je ne sherbim te tyre po jo te interesave kombetar e lu lojen sipas direktivave po mos e reklamo veten si mik i ati rangu je thjesht nje sherbetor radhe.

  • Pra Sorosi kur njerezit i prezantohen as ju hedh syte , pra duket se sa i vlereson , sepse per te ata qe i sherbejne jane thjesht KUKULLA pa vlere dhe mire ben se ai i paguan qe te binden dhe nuk lodh koken qe ti mbaje mend , Ramma ketu eshte vete favorizuar nga natyra e tij KARAGJOZE dhe kjo e berei qe te vihej re nga ZEUSI SOROS , pra ai mendoi ou ketu paskemi nje bufon interesant , pa ta shoh njehere dhe karagjoslleku i tij i natyrshem po vazhdon si nje tallava mbi kurizin tone qe gjithmone e me shume keruset , keshtu o popull vazhdo me karagjoze si Rama qe tallen nate e dite me ty , apo me dordolece si Lulushka qe u be burre vetem 2 minuta ne jeten e tij kur e detyroi SHBA qe te shkelmonte baben e tij politik me keta bubureca kemi per te kapur majat e mizerjes , SUKSESE NE JETE SE E MERITOJME KETE KLASE POLITIKE ME KARAGJOZE E BYTHECA

  • Shtabi i Pergjithshem i LGBT u mblodh ne New York per te diskutuar strategjine e masivizimit te kesaj specie tek Rilindja

    • Mos haro dhe PD po ecen njesoj me PS Qe nga Lulushka dhe Bardhi & Co , se kur do t ju vije rradha te qeverisin burrat nje zot e di

  • Shtrigu Luciferian me rekrutin e tij Parisien. I bere ato ritualet Satanike te Lloxha e New York shoku Rama? Patjeter qe i bere se prandaj shkove aty. Eshte 100 vjetori vitit te ri Shemitah. Sa per Saliun, Meten, Lulin, Erjonin dhe Ahmetajn kot i ze ne goje. Jeni te gjithe pjese e te njejtit Klub, pavaresisht se luani teater per Shqiptaret.

  • foto e bukur që thotë shumë!!
    kemi dy persona të mbuluar pak me atë shkrimin debil të dobiçit!nje¨ri 2 m i lartë dhe tjetri 90 vjeçar!!
    po ti bashkosh të dy bashkë bëjnë një njeri të saktë!!nuk e kam fjalën për mëndjen!!aty do të bënin maksimumi 40% të saktë!dobiçi e ul shumë mesataren e dyshes,e kam fjalën për trupin!!njëri anon djathtas tjetri majtas!kështu që njëri prej moshës e tjetri prej problemit që ka në rruazat 4-5,ndoshta më shumë,do të pltësonin njëri tjetrin!!
    për sorosin shumë respekt,për atë që përpiqet të bëjë në teori!shumë më pak respekt për atë që bën në praktikë me zgjedhjen,duke i mbështetur,sociopatë të tillë!!ndoshta i shkreti nuk ka faj!të jesh i zoti në financë,të keshë dëshirë për të përparuar shoqërinë njerzore,nu është e thënë që të jesh po aq i zoti dhe për të njohur njerëzit të cilëve ju jep mbështetjen tënde!!ndoshta de sorrosii shkretë nuk ka faj!aq di aq bën!
    ose kollondriset me atë që gjen në treg!

  • Sorosizmi dhe ato fondacionet “Shoqeri te hapura” konsistojne ne perkrahje, mbeshtetje, financime per qeveri dhe pushtete pa kurrfare interesash dhe identiteti kombetar, por ylberiste ne politike dhe moral.

  • Te fala nga Aleati Tom Doshi. Ssssssuuuuussss se mos e mer vesh Governorja Kimete dhe i del mashtrimi Rames.Dini gjo si u ndane drejtorat ne Shkoder?????

  • Zor se gjendet tjeter budall,
    ti thote nje 90-vjecari pra
    “Mendje e rralle”….
    …pra “Mendje e rralle” e nje 90-vjecari,
    i duket vec atij qe eshte zog Gomari!

  • E ka fjalen per Ballkanin e Hapur, ose Shqiperine e Shqyer
    E thote me fjale bombastike, Shoqei e Hapur
    Legen muti, shqiptaret jane emigrantet me te perbuzur ne Evrope. I perzene me shqelma, ndersa ti flet per plane kurvash me Sorros
    Kerme antishqiptare

  • Oh Fuck off! George Soros, njeri me paskrrupuj i cdo njeriu qe merr vesh ngfa financat. Shkaterroi nje vend(Tailanden), krijoi nje drame sociale financiare ekonomike dhe psikologjike. Qindra mijera humben shtepite dhe mijera vetevrasje vetem per fat share(pjesen e majme te fitimit) nga ky individ.
    Vendet me te zhvilluara ne lindje e shohin si kancer te politikave te vendeve te tyre. Per cna merrni? Per Idiote?!

  • keta milionere tallin bythen me fukarane ,dhe ky gomari yne i mer seriozisht.Kujtoni filmin:”Ceku nje milon”dhe do te kuptoni Soros e kompani.Ky gomari yne eshte ai qe gjeti cekun. dhe shikoni filmin.

  • Sa njerez paska vendi im mangut nga trute, defiçente nga mendja, mungese kulture dhe respekti totalisht e nuk flitet fare per elocouence te tyre. Fatkeqesi gjithe keto komente tregojne nivel shume te ulet. Ku i ka çuar rrota e historise; nga njerez ne gjallesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *