Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbri Çekajt, në kontenierët në pronesi të të cilit janë kapur sasi kokainë disa herë.
GJKKO mori këtë vendim edhe pse ndaj tij SPAK kishte kërkuar masën e arrestit në shtëpi.
Selim Çekaj u arrestua në 1 prill pas gjetjes së 49 kg kokainë të fshehur në një kontejner me banane të porositur prej kompanisë së tij në Ekuador.
E njëjta metodë trafiku e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët ku përfundoi në prangat Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit.
Ky i fundit është dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij “Arbër Garden”.
j.l./ dita

“Arbër Garden” nënkupton Arbër Droga dhe të dy sëbashku me selimin janë dy enë komunikuese të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme.