Foltorja e Sali Berishës, megafon i hipokrizisë!

J L

Pajtim Bello   

 

Foltorja e Sali Berishës po shtegton nga një qark në tjetrin. Diskursi i foltores e ka krijuar profilin e vet. Si edhe herë të tjera, folësi prej foltores na sjell në kujtesë një pllakë gramafoni të cilën e kemi dëgjuar shumë e shumë herë. Kujtoni..8 dhjetor 1990. I paftuari Sali Berisha vjen nga zyra e Ramiz Alisë,  hipën në podiumin demonstratës në Qytetin e Studentit, përshëndet shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike. Edhe pse për herë të parë, mjeshtërisht aktroi hipokrizinë, sarkazmën dhe pandershmërinë ndaj studentëve, Partisë Demokratike të sapo krijuar dhe Ramiz Alisë. Qysh në nisje, pragmatisti Sali Berisha, ua futi ujin nën rrogoz të gjithëve! Dhe pas 31 viteve Sali Berisha mbetet po ai, Sali Berisha.

Nga Foltorja e tij fshikullon metafora dhe sarkazma përmes pyetjes: “Pse SHBA vlerëson pabesinë?”. I bie pragut të dëgjojë dera: i bën apel retorik SHBA!.. Përpiqet që damkën e vesit të pabesisë së vet t’ia faturojë SHBA. Sipas Folësit kuptoni: ”..me te pabesin (Lulzimin) merret i pabesi(SHBA)!”.. Urrejtja ndaj SHBA është një maraz i vjetër e i pa tretur për Saliun.

E më tej për të vënë kujën. Vrasësi i votës së lirë bërtet:”Vota e lirë është shpëtimtare”! Sarkazëm therëse. Kë dhe nga se do ta shpëtojë vota e lirë në rastin konkret?! Saliu është anwtar i PD, është antar i forumeve të PD, është ligjërisht deputet i Grupit Parlamentar të PD. Saliu i ka të gjitha. Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk ka çfarë ti kthejë apo ti shtojë Saliut. Por kuvendi i duhet që ai të restaurojë lavdinë e humbur dhe krenarinë e nëpërkëmbur. Dhe, si gjithnjë, ai e fsheh qëllimin e vërtetë të aksionit. Karshillëk ndaj SHBA: “Unë jam Sali Berisha. Në s’më njihni, do të më shihni!..”. Duket se vërtet ka ardhur koha që SHBA dhe shqiptarët ta shohin e ta njohin mirë njeriun Sali Berisha.

Përmes një hipokrizie të shpifur, për marrëdhëniet e tij me Lulzim Bashën, i përrallis demokratët: ” Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike…. Nuk e njifja këtë… ”. Hiper hipokrizi, deri në pafytyrësi komunikimi me mbështetësit. Lulzim Basha nuk erdhi nga rruga në PD dhe atje nuk u rrit për një ditë. Ai e mori drejtimin e PD përmes një procesi zgjedhor nën flamurin dhe bekimin e Sali Berishës. Çfarë ai tashmë deklaron, vë në dyshim shumë gjëra. Nëse është kështu, koha do të na sjellë të tjera xhevahire nga kampi i demokratëve!

Një tallje ezopiane vjen për karrige thyerit e PD: “Ka ndodhur një spastrim i heshtur, i atyre që kishin punuar me mua dhe nuk i thashë, dakord do të qeverisë me njerëzit e tij, i shihja njëri pas tjetrit se si largoheshin, por…”. Epitaf i merituar për karrike thyerit që jargaviten pas Saliut për ndonjë kockë.

Përtej të gjithave vjen kërcënimi që Saliu i bën Lulzim Bashës përmes zhargonit folklorist-metaforik: “Peng Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi!”. Dy fjali, shumë mesazhe. Kërcënohet Basha, kërcënohet e përgojohet edhe kush ia solli Bashën. Me “zemërgjerësinë” kapos së kupolës, iu jep kohë për reflektim. Iu kujton se PD ka qenë, është dhe do të jetë e Sali Berishës. Kush ka provuar t’ia marrë, ka thyer qafën. Nëse nuk ka reflektim, do të plasij gjylja e madhe e Plakut Mere! Dhe at’here… o burra kush të mund të shpëtojë, si i thonë: O gomari, o i zoti!

Çudia më e madhe janë brohoritjet që auditori i rrudhur i foltores i jep atij. E dinë që Saliu tjetër thotë e tjetër mendon, i gënjen ditën për diell. Dhe prapë e brohorasin, e duartrokasin, e adhurojnë… O zot po i fale, shpëtoji nga “hipnoza”!

Share This Article
3 Comments
  • ” Foltorja e Sali Protopapes Berisha Karaxhiç ” , eshte foltorja per te shpetuar ” Sypeshkaqenin ” e Gerdecit dhe te boronicave , eshte foltorja per te shpetuar dhendrin Malltezi te ” ish Kompleksit Partizani ” , eshte foltorja per te shpetuar vajzen e tij Argiten dhe djalin politik Lylzimin nga aferat super korruptive ne KFOR ne luften e Kosoves , eshte foltorja per te shpetuar Sali Rame Berishen nga vrasjet politike “pa autor” te Kosta Trebickes , Sokol Olldashit , Gramoz Pashkosh , Azem Hajdarit , etj vrasje , eshte foltorja per te shpetuar Ilir Meten nga “blloku i 700 mijshit” te pergjuar nga Dritan Prifti shkrete , si dhe nga “Thesari Qafe Kerrabes” ! Sovrani Popull me 77 deputete te PS+PSD !

  • saliu eshte salihi i Vicidolit. njeriu e veseve me te keqija qe mund te jete mbi faqen e dheut. e drejte se ka ardhur koha qe te marre cfare i takon per cfare iu ka bere shqiptareve. Teli

  • Disa fakte per Zotin Sali:

    1. Nje mik i imi dhe disa kolege te tij qe punonin ne nje grup studimor/projektus qe drejtohej nga djali i madh i Enver Hoxhes shkuan per ta ngushulluar Ilir Hoxhen, ne shtepine e Enverit. Ai me ka treguar se Sali Berisha i puthi kembet Enverit te pa jete. Askush tjeter nuk e beri nje veprim te tille arkaik.

    2. Saliu i tha Ramiz Alise se nuk ka ardhur koha e pluralizmit politik ne mbledhjen e “intelektuareve me te shquar te asaj kohe” pjesemares ne ate takim. Pas nje intervali te shkurtert kohor u be “themelusi i patrise demokratike” dhe “antikomunst me i zjarrte”. Pra Sali Berisha, nje nga fanatiket “me te shquar te Enever Hoxhes” vrau” idealet e babajt te tij, per te cilin linte te kuptontej se ishte gati te jepte edhe jeten per te”.

    3. Ky kamaleon ka mbreda tij disa personalitete. Kur kalon nga njeri pol ne polin tjeter, po ta veshtrosh plotesisht i perqendruar te krijon bindjen se ai beson cdo fjale qe thote. Kjo cilesi i ben mjaft nga pasusit e tij ta besojne plotesisht. Eshte me te vertete nje specie shume e vecante. Shto ketu dhe faktin se kur ai e percepton dike se ka besnik ai i ben te gjitha favoret pasusit te tij. Nuk ka rendesine se favori eshte i ligjeruar apo kundra ligjit.

    Keto pasuse “bien ne dashuri shpirterore me te”. Besojne totalisht se “lideri i demokracise” i kupton hallet e tyre, i vlereson ato, eshte mirenjohes “per kontributin e tyre te cmuar” kur therasin ” Hail, rrofte Berisha, rrofte lideri historik i PD-se”

    4. Sali Berisha burgosi Ilir Hotin se i pagoi $700,000.00 nje mashtrusi Francez qe premtonte se do cbllokonte disa miliona dollare ne nje Banke Amerikane qe i perkisnin Shqiperise. Por pas rreth nje viti nje nga ndihmsat e presidentit Berisha, Zoti Fulani i kishte dhene urdher Ambasadorit Shqipetar ne Washington qe te bente nje pagese rreth $110,000.00 per shpenzimet e nje avokati qe kishe bere per fazen e pare te bisedimeve per kete problem” Dua te theksoj se nuk isha i informuar per kete ngjarje sepse finacat kontrolloheshin nga nje person tjeter. Pasi ai u largua dhe une kisha kasaforten dhe ceqet ne nje kontrool qe bera te pagesave gjeta dhe cekun e kthyer nga banka per shumen e me siperme. E bisedova me ambasadorin dhe me tha se ishte bere me urdher te presidentit. Dergova ne Tirane fotokojen e cekut me faks. I thashe ambasadorit se une mbaj pergjegjesi per kete shpenzim se tani u bera i njohur, deshmitar dhe mendoj se duhet te infotmoj Ministrin e Jashteme. Ai e pranoi kete zgjidhje. Pas ca kohesh Z.Fullani me mer ne telefon dhe me tha se duhet te behej nje pagese e dyte; $200,000.00. Ai e dinte se une kisha ceqet por firmen e vende ambasadori. I thashe se un jam ne sherbim te ministris se jashteme. Ju duhet te njoftoni minisrine e jashteme e cila do japi urdherin per kete pagese. Ai e konsideroj kete si nje ofeze qe po i beja Presidentit te Shqiperise. E zgjata kete qe te kuptohet se kjo eshte nje historie vertete qe kam perjetuar thelle.Per kete e gjera te tjera me kerkuan te kthehem ne Shqiperi, gje qe nuk ndodhi.

    Ne perfundim dua te shtoj se dikushi kishte mare informacion se Amerika do i kthente paret dhe ai i kishte thene dikujt tjeter ti premtonte Presidentit Berisha se do ta zgjidhte kete problem, por kjo do kerkonte disa shpenzime per anen ligjore.

    Konluzioni im eshte se Berisha futi ne burg Ilir Hotin, por kur mori vesh se avokati i dyte ishte nga Anglia ai kaloi tek personaliteti i tij i dyte. Pasi njoftova minstrin e jashteme e cila besoj, se ka njoftuar Ambasaden Amerikane ne Tirane, ky maskarallek u ndalua. Pra Amerika eshte nje shtet gjigand me ligje te forta kunder korrupsionit. Ku e conta mushka Saliun, ne kete rast Z. Fullani? Cilin donin te korruptonin? A e konsideronin ata kete nje akt lobimi, apo sic e kuptuan shume ministra qe ne fazen e pare te demokracise se po nuk e grasatove karrocen ajo nuk punon.

    Ky ishte interpretimimi i ministrave te qeverise demokratike kur erdhi Berisha ne pushtet. Kur u nisa per ne Amerike Z.Berisha me tha te takoj ministrat e qeverise dhe ti kerkoj listen e personaliteteve amerikane qe kishin takuar, kerkesat e ministrave tane bere ketyre te derguar te Amerikes, dhe numrat e tyre te telefoneve ose fotokopje te kartevizitave. Asnjeri nuk mi dha. Nuk eshte nevoje se i ndjekim vete keto probleme me thane.
    Pra nuk ishte vetem Berisha por dhe keto “demokrate te shquar” qe ishin bere ministra. Ne ato momente historike, Berishen e korruptoi etja per “pushtet absolut”, Perfitimi materjal korruptoj nje pjese te ministrave te tij, por jo te gjithe. PD-ja ka shume njerez te ndershem qe duhet te zevendesojne personazhet e korruptuar.

    Ne mbyllje:

    Ne nje takim me gjeneralet e tij Napoloni shprehu mendimin se Robispieri, qe preu ne gilotin kokat e 40,000 kundershtareve ka bere nje gabim te madh.
    “Ai besonte se duhet ti kepuste kokat nje grupi shume, shume me te vogel, gjarperijve te vertete dhe jo atyre qe grijne sallate per te shkarkuar stresin qe i vlon nga brenda”

    Ne nje rast tjeter sherbimi sekret i Fushese interceptoi bisedad e nje numur te madh gjeneralesh dhe oficereve me pozita te larta qe kishin pakenaqsi ndaj Napolonit per probleme te ndryshme. Pasi i analizoj te gjitha faktet, Napoloni konstatoj se shume nga gjerat qe ato kerkonin i kishte menduar edhe vehte dhe se kishte ardhur momenti per te bere ndryshimet e nevojshme.

    I mblodhi te gjithe ne nje takim dhe i vuri ne dijeni per aktet e tyre verbale. Te gjithe u tmerruan. Pastaj i mori ne analize nje per nje. Shumices i tha se mendimet e tyre jane te drejta dhe se vehte ai e kishte kuptuar se ka ardhur koha per ndryshime. Ndersa disa prej tyre i gradoi, i dha tituj etj, disa kokrra qe ishin intrigante, karrjeriste, dedikuar interesit te tyre personal dhe jo Frances i denoi me vdekje.

    Por kjo zemergjeresi ishte para se ata te vepronin.
    Sic e dini, kur rojalistet bene nje revolt militare ne rruget e Parisit ai vurine veprim artilerine dhe i goditi dhe pas kesaj u bene arrestime ne mase dhe u dhane ndeshkime te rrepta.

    Pra ka nje vije te kuqe qe ndan mendimet dhe bisedad nga paqartesia nga vepra penale si kryengritje, puce, … per te demtuar shtetin, popullin ne teresin e tij. Pasi kalohet vija e kuqe bisedat e mirekutimit reciprok perfundojne, fillon nje ndeshkim i repte. Nuk ka me reciprocit, ti me bere kete un te bera ate. Ndeshkimi eshte masiv sepse ndryshe shkaterrohet shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *