“Shtëpia mrekulli”, kështu është quajtur nga përdoruesit e mediave sociale kjo shtëpi në ishujt Kanarie, pasi ishte e vetmja që i shpëtoi llavës së vullkanit që shpërtheu pak ditë më parë.
Shtëpia i përket një çifti pensionistësh danezë, të cilët nuk e kanë vizituar shtëpinë që nga fillimi i pandemisë.
Ada Monnikendam, e cila ndërtoi shtëpinë me burrin e saj, tha se kishte folur me çiftin, të cilët ishin shprehur se ndjeheshin mirë që shtëpia qëndronte ende në këmbë.
“Por, nuk duan të flasin me askënd sepse nuk pushojnë së qari”, tha ajo, pasi kanë miq që kanë humbur gjithçka për shkak të shpërthimit.
Vullkani në La Palma të Spanjës filloi të shpërthejë të Dielën, për pasojë u shkatërruan më shumë se 200 shtëpi dhe rreth 6,000 njerëz u evakuuan.
Llava, e cila ende po përparon, ka përfshirë shtëpitë, shkollat dhe disa plantacione me banane.
o.j/dita

Per pasoje thote kjo.
Se mos nuk e thote pa pasoje. Vullkani shpertheu dhe shkaterroi shume shtepi, apo 200 shtepi.
Per pasoje te vullkanit, po
Duhet ndonje budalla qe ta gjeje,cfare pasoje pati shperthimi, se nuk kuptohet cfare i shkaterroi shtepite