Albert HABAZAJ
Alem ÇINO, nip i dëshmorëve
Disa lindin madhështorë,
Disa bëhen madhështorë,
Disave u zë madhështia derën.
“Malet e Vranishtit, borë dhe në verë
Atje rriten trimat, ata djem levenë,
Nënat le të mburren, ato kishin pjellë.
Fshat’ i madh në rrëzë mban zi për Hysenë
Dhe qanë me lotë, vajton për Xhevdenë.
Si këta Vranishti ka trima të tjerë…”
- Vranishti dhe Çinojt. Vranishti i Labërisë (bashkia Himarë, qarku Vlorë) shtrihet në rrëzë të vargmaleve të Vetëtimës (Çikës) dhe ka një histori të lashtë, duke qëndruar kështjellë e luftërave dhe përpjekjeve për liri e pavarësi, djep i atdhedashurisë e dijes, ku breza luftëtarësh në shekuj sakrifikuan e derdhën gjakun, duke përballuar me dinjitet rrebeshet e kohërave, duke ruajtur gjuhën, historinë, kulturën, si gjënë më të shenjtë dhe ngritën emrin e Vranishtit në majat më të larta të historisë së Labërisë e më gjerë.
Në vitin 2014, botova monografinë: “Çinojt në rrjedhën e kohës (Yje të lirisë nga Çinojt e Vranishtit të Labërisë)”, 272 faqe, ku trajtoj rrjedhën e jetës të këtij fisi të ri në Vranishtin e vjetër, nga zanafilla deri në vitet e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, kur u fitua Liria e Shqipërisë, në themelet e së cilës skuq ndritshëm edhe gjaku i pastër i bijve të këtij fisi. Vërtet që Çinojt janë fis i ri, i ardhur, i futur, i pranuar, i mbështetur në mëhallën e Alikonde dhe në fshatin me histori të Vranishtit, por u njësuan, u bënë një masë e vetëdijshe me vranishtjotët autoktonë. E njohën dhe e vlerësuan historinë e tyre me kapedanë, dijetarë e atdhetarë. E çuan më përpara lavdinë e tyre dhe të Vranishtit. E ngritën më lart dhe e nderuan historinë e fshatit të madh në Rrëzë, deri me sakrificën më sublime, duke i dhuruar lirisë së Atdheut gjakun e pastër e të freskët të trimit me fletë Hysen Çino, të Xhevdetit, të Hajros e të Rexhepit. Katër dëshmorë të Atdheut i falën Shqipërisë së lirë vetëm Çinojt e Vranishtit. Nga ata të katër, dy janë vëllezër: Hyseni me Xhevdetin – dhembja e krenaria e nënë Zilos e babë Musait. Homerike, por e vërtetë. Edhe Hajrua e Rexhepi, sikurse Hyseni dhe Xhevdeti, sikurse 62 dëshmorët e fshatit, janë bij të pavdekshëm të Vranishtit, të Vlorës e të Labërisë, janë nder i Shqipërisë, sikurse të 28 mijë yjet e pashuar, që dhanë jetën për Atdhe.
Mbahet mend akti bujar për dritën e diturisë i babë Lazes, Laze Çelo Çinos, si atdhetar i veprimit në përkrahje të qeverisë së Ismail Qemalit. Qe arsimdashës dhe iu përgjigj konkretisht thirrjes së Plakut të Vlorës, duke i lehtësuar punën Ministrit të Arsimit Luigj Gurakuqi në Veprën e Madhe Kombëtare, me hapjen e 10 shkollave të para shqipe në krahinën e Vlorës. Më 16 shtator 1913 u hap e para shkollë shqipe edhe në Vranisht, por ngaqë mjedise s’kishte, Laze Çelo gjithë pasurinë e tij e shkriu për ndërtimin e shkollës.
Hyseni, djali i Musait, mbas vdekjes së të atit, e la shkollën (4 klasë) dhe u detyrua të punonte si bari në Dhërmi, Himarë, Vuno, Dukat dhe punëtor në guroren e Vlorës. Në mezin e vitit 1941 dezerton nga ushtria, Regjimenti i 3 – të i Këmbësorisë Elbasan dhe u përfshi në Lëvizjen Antifashiste. Edhe vëllai i tij, Xhevdeti e la shkollën që vazhdonte në Tiranë dhe, megjithëse në moshë të vogël, 15 vjeç, iu bashkua të vëllait, që sa qe e pati idhullin e tij.
- Heroi Hysen Çino. Në këtë fshat me tradita të njohura patriotike në zemër të Labërisë, në një familje të thjeshtë fisnike atdhetare, lindi më 9 shkurt 1920, Hysen Çino i, djali i tretë i Musa Çinos. Musai, në këtë vit, në qershor, merrte pjesë, së bashku me 236 vranishnjotë, në epopenë e Njëzetës, sepse, edhe e gjithë krahina e Lumit të Vlorës e Labëria mbarë dhe Shqipëria ishin ngritur në këmbë, në situatë lufte, e bëheshin grumbullime vullnetarësh, mblidheshin ushqime, armë e municione për luftën e çlirimit të Vlorës nga pushtuesit italianë. Nënë Zilua, nëna e Hysenit, bashkë me qumështin e gjirit, që i jepte të birit, duke e përkundur në djep, i mëkonte dashurinë për Atdheun, i këndonte këngë të patriotëve të shquar të Vranishtit e Labërisë. Sikur ta parashikonte që Hyseni i saj do të bëhej bir i gjithë nënave shqiptare! Sikur ta dinte që djali i saj do të bëhej hero i ardhshëm e do të ngelej simbol i Vranishtit të Labërisë, yll i pashuar, si 28 mijë dëshmorë të tjerë, që s’kemi për t’i harruar!
Hyseni ëndërronte për një botë të re, pa shtypës e të shfrytëzuar, prandaj u bë një antifashist i orëve të para, që rrezatoi atdhedashuri, trimëri, zgjuarsi, drejtësi. Ai u rrit e luftoi për idealin e lartë të lirisë, që u formua në zjarrin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe në çdo aksion e betejë qëndroi në ballë të saj në frontin e tij.
Hyseni u karakterizua nga një veprimtari aktive propagandistike luftarake. Me punëtorët organizoi greva e revolta ekonomike antifashiste, ndër të cilat mund të përmendim aksionin për hedhjen në erë të depove të municionit, që ndodheshin në Kavën e Gurit, Vlorë dhe administroheshin nga italianët. Organizoi mbledhjen e armëve dhe municioneve dhe i vendos në ruajtje në shpellat e guvat rrëzë malit të Çikës. E thirrën ushtar në regjimentin “Kaptina” dhe aty u përfshi në veprimtaritë atdhetare, duke organizuar grupe ushtarësh që hapin depot e municionit, marrin armë dhe i çojnë në çetën partizane të Martaneshit. Merr pjesë me Çetën në luftën për çlirimin e të burgosurve në burgun e Burrelit.
Dezerton nga ushtria me 11 djem vlonjatë dhe me gjithë armë vijnë në Vlorë. Ra shumë në sy ky akt i padëgjuar në autoritetet komanduese të ushtrisë italiane, të cilët menjëherë shpallën urdhër – arrestin e tij, si person i rrezikshëm për regjimin që donin të instalonin pushtuesit në vendin tonë. Kështu që Hyseni hidhet në ilegalitet dhe në dhjetor 1942 rreshtohet në Çetën Plakë të Vlorës, e para Çetë në krahinën e Vlorës, që u formua në Gjorm më 2 dhjetor 1942. Më gusht 1943 caktohet zëvendëskomandant i çetës partizane “Sali Murati” dhe në tetor komandant i saj, ndërsa, me formimin e Brigadës V Sulmuese, caktohet zëvendëskomandant i Batalionit të Tretë dhe në shtator 1944 komandant i tij.
Në maj 1944, në luftën për mbrojtjen e Kongresit të Përmetit, në drejtimin Biovizhd-Përmet, plagoset rëndë dhe përkujdesen ta nisin për në spitalin aleat në Bari të Italisë. Nuk pranoi të shkonte atje dhe u mjekua në spitalet partizane Gusmar, Kuç, Ramicë – deri në javën e parë të shtatorit, kur shkëputi marrëdhëniet me spitalet dhe, së bashku me shokun e tij të armëve, Maman Saliun, të birin e heroit të Njëzetës Sali Vranishti, nisen për në Brigadë, e cila operonte në Veri, në rajonet Kukës -Tropojë – Gjakovë dhe përgatitej për çlirimin e Kosovës. Në Bicaj i bashkohen Brigadës.
Trimërinë, guximin dhe atdhedashurinë ia njihte mbarë brigada, qysh me krijimin e saj. Të gjithë thoshnin që Hyseni është nga ata djem, që të merr gjak në vetull dhe rrezikun në sy. Ai fitoi dashurinë, besimin dhe adhurimin e gjithë shokëve të Brigadës. Ata ia vlerësonin cilësitë dhe talentin ushtarak dhe e përcaktuan si mjeshtër të luftës guerile dhe organizator i zot i asaj frontale. Bashkëluftëtarët veteranë krenohen që kanë qenë shok armësh me Hysenin dhe shkonin me të në të gjitha aksionet më të rrezikshme, të cilat i merrte ai përsipër pothuajse gjithmonë.
Me komandant Hysenin, gjithë partizanët ishin gati të shkonin në folenë e rrezikut dhe me të, se s’bën do të fitonin e do të ktheheshin të gjithë gjallë. Edhe në luftimin e fundit të trimit, më 22 shtator 1944, partizanët fituan, u kthyen gjallë, por pa Hysenin. Ai ra dëshmor për Atdhe dhe ne nderojmë çdo 22 shtator, çdo 5 maj, çdo 29 nëntor çdo ditë vitit e çdo vit të jetës sonë kujtimin e tij të lavdishëm, emrin dhe gjakun e atij djali guximtar dhe sypatrembur të Vranishtit të Vlorës, që ndjenja e patriotizmit dhe dashurisë për vendin e tij, e kalitën që në moshë të vogël për të rrokur armët dhe për të dalë partizan, kundër pushtuesve nazi-fashistë.
Kështu, në zjarrin e luftës për liri, lindi kënga e njohur: “Vajton Batalion i Tretë” e thurur me lot në sy nga Komandanti i Brigadës Shefqet Peçi, që e vajtoi me ligje, si trimi trimin, kur skuadra pushkatare e nderimit çau ajrin dhe njoftuan rënien në varr të trupit të komandantit të Batalionit të Tretë, trimit të tërbuar Hysen Çino. Kështu ndodhi më atë 22 shtator të zjarrtë të atij viti të stuhishëm, Batalioni vajtoi komandantin e tij, Brigada kuadrin e saj, Labëria birin e saj, Shqipëria atdhetarin, Liria yllin e pashuar.
Me njoftimin për rënien e Hysenit, në Vranisht, në fshatrat fqinjë e Bregdet, u hap një kuje e paparë, e padëgjuar ndonjëherë. Vajet e ligjërimet e para vajtimore u kthyen në këngë:
“Çështë kështu, që dëgjojmë
Bëhet ulërim’ e hollë,
Vranë Hysen Kaçandonë,
U ngjye fshati me bojë…”
Hysen Çino lindi nën krismat e armëve dhe vdiq me armë në dorë. Historia e bëri hero, kënga e ngjiti në krahët e legjendës, atje ku fitoi përjetësinë, te Kroi i Bardhë, në Buzëmadh të Lumës. Dëshmori i LANÇ Hysen Çino, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, nderohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH me titullin më të lartë “Hero i Popullit”, më 22 nëntor 1969 me motivacionin: “Për devotshëmri shumë të lartë në plotësimin e të gjitha detyrave që ju ngarkuan gjatë Luftës nacional-çlirimtare si komunist, si partizan dhe si komandant. Për akte të shquara trimërie, si partizan i Çetës Plakë të Vlorës dhe si një nga kuadrot më trima të Brigadës V Sulmuese, që udhëhoqi me aftësi, guxim e trimëri të rrallë repartet që i ishin ngarkuar të komandonte. Në përleshje me ushtrinë hitleriane ra heroikisht në fushën e nderit për kauzën e madhe të Partisë dhe të popullit”
- Dëshmori Xhevdet Çino lindi më 10 shator 1926 në familjen e thjeshtë e atdhetare të babë Musait e nënë Zilos. Pasi mbaroi shkollën fillore në vendlindje, vijoi shkollën teknike në Tiranë. Me pushtimin fashist të vendit, Xhevdeti 15-vjeçar lë shkollën dhe rreshtohet në çetën partizane “Sali Murati”, formuar më 25 gusht 1943 në Vranisht. Ngjeshi armët për të luftuar pushtuesit fashistë dhe për të çliruar vendin. Ai ishte në ndikimin e Hysenit, të cilin edonte dhe e dëgjonte shumë. Arma e tij nuk u ul në tokë deri sa u vra për çlirimin e Gjakovës më 16 tetor 1944. Në moshën 17-vjeçare, duke mbështetur me zjarr forcat e batalionit për të zënë një vijë sulmi tjetër më të përshtashme, ra si një lule e freskët liriepër të mos u vyshkur kurrë.
Ai u rrit në luftë dhe mori pjesë në të gjitha betejat që bëri çeta dhe më vonë bridaga e tij.
Kur u vra Hyseni dhe lajmi mori dhenë, edhe Xhevdeti e qau si ai vëllain, duke u betuar se nuk do të kthehej i gjallë në Vranisht pa ia marrë hakun. Që nga ajo ditë, Xhetua u bë i papërmbajtshëm dhe vinte ku rreziku ishte më i madh. Atëherë, komandanti i Brigadës vendosi ta çojë në batalionin e parë, ku komisar ishte Maman Saliu, bashkëfshatar i tij dhe shok i ngushtë i Hysenit. Veterani me plagë lirie në trup na ka treguar dhe ka lënë me shkrim kujtimet e tij, ku tregon se si disa herë e kishte ndaluar të shkonte drejt rrezikut që i kanosej për jetën. Xha Mamani kujton: “Një ditë, kur unë me një kompani shkova në drejtim të Rugovës, komandanti i batalionit, Çelo Arrëza e dërgoi me tre partizanë me një letër për batalionin e dytë. Atëherë kur batalioni ishte nën presionin e nazistëve gjermanë e po tërhiqej nga qyteti i Gjakovës, Xhevdeti me një grup partizanësh, si i vëllai, mbështet me zjarr të fuqishëm tërheqjen e tyre me luftim dhe në këtë luftë të ashpër me nazistët, skuq trimërisht Dheun më 16 tetor. Komandant Shefqeti kërkoi informacion të plotë për luftën e Gjakovës dhe kur mori vesh për vrasjen e Xhetos së vogël, shkroi këto vargje, i hidhëruar dhe i tronditur shumë:
“O Xhevdet i ri, me gjithë vëllanë
Qysh të mori plumbi, si trimin në ballë
Desha të të mbroja, të të mbaja pranë,
Se qe vrarë Hyseni disa ditë më parë…
E ç’t’i shkruaj mëmës? Të dy djemt’ t’u vranë,
Në fushën e nderit gjithë shokët i qanë” (shih: Shefqet Peçi, Vepra të zgjedhura, Tiranë, “Naim Frashëri”, 1982, f. 319).
Maman Saliu, gjithmonë, kur binte biseda, i pikëlluar thoshte: “Vrasja e tij më hidhëroi thellë, se brenda një muaji u vranë dy vëllezër dhe unë nuk munda t’i ruaja”. Dëshmorët i ruan atdheu në gji të lirisë, të shenjtëruar në kujtesën kombëtare.

Lavdi per jete deshmoreve te ardheut. Vetem antishqiptaret I baltosin.
Cfare kerkonin stopanet e Lumit te Vlores
ne Lume dhe ne Kosove?
—————————————————
Krajli i serbit n`at Prizrend
Po i thot Lumes
Lirome vend.
Nuk jam turku,po jam Luma
Mushi gjoksin plot me plumba
Kur vikati Islam Spahija
Bini djem se shkoi Shqipnija
Krajli serbit ban medet
M`faroi Luma Askerin krejt
ma faroi askerin e ngrate
Burrat me pushke
e grate me spate.
Kadale krajl u mlofsh me marre
dymdhetmij t`mbeten pa varre
Djemt e Lumes e kane adet
Ka nje lufte e bajne pervjet
Lufte me krajl,
e lufte me mbret.
Hasi shpat e gur e kep
Vend per vend pushka kercet,
shkoi kukuja shpi per shpi
I preu Hasi 3 mije shkije.
Ne shtator 1944 nuk kishte kembe gjermani ne Lume,
Ne janar 1945,nuk kishte kembe gjermani ne Kosove
Pushtuesit partizane u vrane nga populli liridashes shqiptar i Lumes dhe i Kosoves.
Brigades V me Shefqet Pecin ne krye i mbeti vula e Vllavrasjes.
Kërkonin tët’ëm. Por ndërkohë, ajo fshihej ferrave me çetnikët e Prek Calit.
Hysen Cino ka vdekur ne krahe te babait tim, partizan i vogel, 14 vjec nga Mesapliku. Hyseni e mbante prane dhe kujdesej shume per te.
U vra nga naziste dhe lumjanet e muharrem bajraktarit.
Lavdi Deshmoreve te Atdheut!
Lavdi deshmoreve te LANCit!
Poshte kolaboracionistet e tradhetaret e atdheut!
Si puna e muharremit e prenut te calit qe e dekoroi ai i perkohshmi dhe hajduti president agushi nga cepani qe e hengert kanceri me gjith fis.
I përjetshëm kujtimi dhe vepra e pavdekshme e vëllezërve Çino! Ata dhe të gjithë heronjtë e LANÇL, dëshmorët, veteranët dhe pasardhësit e tyre janë e do të mbeten Nderi i Kombit, Flamurtarët e Lirisë! Ata janë frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Cfare kerkonin stopanet e Lumit te Vlores
ne Lume dhe ne Kosove?
—————————————————
Krajli i serbit n`at Prizrend
Po i thot Lumes
Lirome vend.
Nuk jam turku,po jam Luma
Mushi gjoksin plot me plumba
Kur vikati Islam Spahija
Bini djem se shkoi Shqipnija
Krajli serbit ban medet
M`faroi Luma Askerin krejt
ma faroi askerin e ngrate
Burrat me pushke
e grate me spate.
Kadale krajl u mlofsh me marre
dymdhetmij t`mbeten pa varre
Djemt e Lumes e kane adet
Ka nje lufte e bajne pervjet
Lufte me krajl,
e lufte me mbret.
Hasi shpat e gur e kep
Vend per vend pushka kercet,
shkoi kukuja shpi per shpi
I preu Hasi 3 mije shkije.
Ne shtator 1944 nuk kishte kembe gjermani ne Lume,
Ne janar 1945,nuk kishte kembe gjermani ne Kosove
Pushtuesit partizane u vrane nga populli liridashes shqiptar i Lumes dhe i Kosoves.
Brigades V me Shefqet Pecin ne krye i mbeti vula e Vllavrasjes..
Lavdi yjeve të pashuar të lirisë, heroit Hysen Çino dhe vëllait dëshmor Xhevdet Çino!
Faleminderit Gazeta DITA, redaktorit të saj, nderimtarit të nderuar gazetarit e poetit Xhevdet Shehu!
Lavdi Deshmoreve te LANCit!
Lavdi Heronjve te Popullit!
Lavdi gjakut te derdhur per liri pavaresi dhe emancipim shoqeror!
Lavdi vellezerve Cino!
I paharuar kubtimi i tyre!
I paharuar kujtimi i Hysen Cinos!
Engjelli mbrojtes i babait tim, partizan 14 vjecar nga Mesapliku.
E mbajti prane dhe e mbrojti sa mundi ne ate lufte sa gjaksore dhe heroike.
U vra ne betejat kunder nazisteve dhe lumjaneve te muharem bajraktarit tradhetar i vendit te vet dhe koolaborator i cdo pushtuesi.
Brigada e V Sulmuese “Heroine e Popullit” kapercente kufijte shteterore per tu ardhur ne ndihme vellezerve tane ne Kosove.
Poshte tradhetaret e kombit si muharemi i bjarakeve e prengu i calit me gjithe dekoraten e nje njeriu koti e te perkohshem si agushi hajdutit nga cepani!
Babai me ka thene se Hyseni i plagosur i vdiq ne duar.
Per te mbetur i gjalle ne perjetesi.
La nje vajze te mitur i shkreti.
Lavdi në shekuj DËSHMORVE TË ATDHEUT!
Dhe Ty të lumtë pena, o Albert!
Pse flet keshtu more root ai nuk ishte milladin popoviqi por prek cali turp te te vije
Luftuan e rane per ideal,kur u vrane ne balle nuk kishin shqiponjen me dy krere(simbolin e shqiptaris) por yllin (SIMBOLIN SLLAV) Nazistet para plumbit thoshin;HAIT HITLER,partizanet thoshnin Rofte Stalini.Nje pyetie per artikullshkruesin.Vazhdon te roje ideali per te cilen u vrane 28000 deshmore e ne kampin armiki 420 nazifashiste Hajde lufte o lufte ,bravo trima partizane, ne vend te bombave, paski perdorur pulat e pjekura te ballisteve, ne vend te fishekeve, kini perdorur” fisheket” e Miladinit qe perdorte ne HELMES kunder ENVERIT Lavdi deshmoreve qe rane per idealin sllavokomunist
Kush perbuz Deshmoret e Atdheut, eshte pak t’i thuash bajge.Kush perbuz Luften Antifashiste Nacionalclirimtare eshte ne krahun e atyre qe gjakosen boten me zjarr e hekur. Nder e lavdi ne breza gjithe antifashisteve shqiptare qe ishin ne krahun e duhur te Historise. I perjetshem kujtimi i Hysen dhe Xhevdet Cinos.
Ne Shqiperi, gjate luftes ishin dy doktrina,Nacionaliste dhe internacionaliste (ne fakt sllavo komuniste) doktrina nacionaliste ,nga vete emertimi ishte kombetare, kurse internacionalistia nder sllave,nuk mund ta quajm nderkombetare ,per arsye se bota perendimore, ishte armike e internacionales sllavokomuniste ,pamvarersisht reshtimit ne lufte kunder nazifashizmit.Partizanet ishin luftetare te idealit komunist, si te tille, ata deshmore, u respektuan sa ishte gjalle koloera e kuqe ,per te cilen luftuan, kur vdiq kolera, rivdiqen deshmoret e atij ideali dhe po vdesin cdo dite mbetyrinat e atij ideali vrastar,nje nga sistemet me kriminale te historis njerezore.Asnje sistem shoqeror nuk ka denuar nipin e sternipit per veprimet e gjyshit te katragjyshit. Kam mendimin ne hyrie te vorezave te deshmoreve partizan te shkruhet me shkronja te medha e te zeza. KETU PREHEN DESHMORET E IDEALIT ME KRIMINAL TE NJEREZIMIT “KOMUNIZMIT” mbi te te vendoset flamuri kombetar me yllin sllav si deshmi per perdhosien e flamurit kombetar.
Kunji, lavdi gopit te asaj buceje qe ka ngopur epshet e gjithe zagareve dhe ka nxjerre ne drite nje dobic pa identitet si puna jote! Ke ca ke me komunistet mbas 1945-ses, kjo nuk te jep te drejte te tallesh me gjakun e atyre qe rane per atdheun! Pt’uuuuu rrace e degjeneruar!
Bravo Remo! Bere mire qe e nxorre gjithe dufin se ndryshe do perlcisje. Ke argumenta jo shaka.
Tani, le vime tek thelbi. Nuk lexova ndokend me siper, por edhe kurdohere kur flitet per keto tema, qe te fyhen (larg qofte) ata te rinj apo te reja qe dhane jeten si antifashiste dhe qe nuk i lidhte asgje me murtajen komunsite qe perpiqte te instalonte Enver Hoxha dhe Dushan Mugosha (permend kete se ai ka qene kryesori qe nxiste luften vellavrasese, ose siç quhet ndryshe Luften Civile tetor 1943- janar1945). Fatkeqesisht shume shqiptare qe kane ngelur gjalle e njohin historine nga trushplarrja qe u kane bere ne shkolle, por edhe ne çdo aspekt tjeter propogandistik 50 vjeçar, nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhes ne funksion te pushtetit te tij. Fakte? Po ja vetem kujtoni listen e komandanteve dhe komisareve te formacioneve partizane qe u likuiduan nje e nga nje nga ai, si gjate luftes por sidomos pas saj dhe bindeni.
per te gjithe historine e asaj lufte, keto 30 vjet mbas renies se regjimit enverist, kane dale qindra dokumenta te nxjerra nga Arkivi i Shtetit, jane me dhjetra libra shkruar nga historinane vendas dhe te huaj qe hedhin drite mbi te vertetat e asaj lufte. ne te gjitha ato eshte veçuar kontributi i shqiptareve ne lufte kunder fashizmit, jo vetem ata te inkuadruar ne levizjen e ashtuquajtur nac-çl, por edhe te Ballit Kombetar, Legalitetit, udhehqur nga Abaz Kupi, forcat e Muharrem Bajraktarit, Kryezinjve etj etj dhe duke i ndare kontributet e tyre (edhe te deshmoreve Çino ne kete rast), nga veprimtaria antishqiptare e udheheqjes komuniste me Enver Hoxhen ne krye qe udhehiqej nga emisaret jugoslavve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, qe ne Shqiperi te instalohej komunizmi dhe ne pushtet te ishte nje klike qe do t’u sherbente interesave jugosllave, sidomos çeshtjes kosovare dhe kudo ku ne hapesirat jugosllave jetonin ata. Ky ka qene letmotivi i pare dhe i fundit qe u vuri vulen e turpit atyre, sado qe apologjetet e tyre, pseudo historianeve si Xh. Gjeçovi, Kristo Frasheri etj, nuk u lodhen qe ate histori ta tjetersojne. Po u lodhen kot,: “E verteta/e drejta, menon por nuk harron”- na meson urtesia popullore. vetem se duhet nje çike zell per te lexuar edhe ndonje liber tjeter veç “veprave” te Enverit. apo historianeve te perdorur prej atij regjimi. Po do thoni ju, ata ashtu kane shkruar edhe mbasi regjimi ra, pra edhe ne ditet e sotme. Po, dakord, por mos harroni se eshte veshtre që prej tyre te lepihet ajo qe eshte peshtyre.