Vendet e lira të punës për arsimtarët dhe mësuesit ndihmës

Ornela

Nis sot viti i ri shkollor 2021-2022 në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend. Janë me qindra vendet e lira të punës të raportuara për muajin shtator, jo vetëm për mësues të profileve të ndryshme lëndore, por edhe për mësues ndihmës.

Zyra vendore e Arsimit të Tiranës ka zbardhur tashmë vendet e lira të punës për çdo shkollë 9-vjeçare dhe shkollë të mesme që janë nën varësinë e këtij institucioni të raportuara përgjatë muajit shtator, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit. Në këto kushte të gjithë arsimtarët që kanë aplikuar nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë 2021”, kanë ende një shans për të qenë pjesë e procesit mësimor përgjatë këtij viti të ri shkollor. Për secilin profil lëndor është përcaktuar nëse punësimi do të jetë provizor deri në përfundim të vitit shkollor, apo disa muaj sipas mungesave të raportuara nga mësuesit që kanë emërimin, si dhe vendet që janë vakante, për të cilat kohëzgjatja e punës do të jetë edhe përgjatë viteve të ardhëshme.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, autoritetet e arsimit bëjnë me dije se tashmë janë marrë të gjitha masat e duhura që nisja e shkollës të jetë në përputhje edhe me me masat antiCovid, ku jo vetëm nxënësit, por veçanërisht edhe mësuesit do të duhet t’u kushtojnë kujdes maksimal respektimit të tyre.

Sipas urdhrit të miratuar në datën 24 shtator nga MASR, personeli i institucioneve arsimore do të duhet që të depozitojnë pranë qendrës së punës dhe studentët pranë zyrave të institucionve të arsimit të lartë detyrimisht certifikatën e vaksinimit të Covid-19, apo kartën e vaksinimit të shkakrkuar nga portali “e-albania”. Për punonjësit e institucioneve arsimore që nuk paraqesin dot këtë certifikatë apo kartë, është e detyrueshme paraqitja çdo javë e testit të PCR, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit të Sars-Cov-2, duke filluar nga dita e sotme datë 27 shtator. Ndërsa për studentët që ende nuk janë vaksinuar, drejtuesit e strukturave universitare duhet të marrin masat për ofrimin e studimeve në platformat online duke nisur nga data 11 tetor, kohë në të cilën do të nisë edhe viti i ri akademik.

Po sipas urdhërit, institucionet arsimore duhet që të identifikojnë personelin e institucionit arsimor dhe studentët që kanë depozituar certifikatat e vaksinimit apo kartën e vaksinimit, dhe të raportojnë pranë Institutit të Shëndetit Publik informacionin mujor mbi identifikimin e kryer. Përjashtim nga këto rregulla do të përbëjnë vetëm rastet që kanë një indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikim të vaksinës.

“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi në një mesazh urimi të bërë për nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor 2021-2022. Përgjatë këtij viti, të gjithë nxënësit që ndjekin klasën e parë deri tek ajo e nënta kanë marrë librat falas. Për herë të parë nxënësit e klasës së parë do të mësojnë dhe lëndën e gjuhës angleze.

Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. Arsimi bazë është i njësuar. Institucionet e tij shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtetasit që mbushin moshën 16 vjeç, por që nuk arrijnë ta përfundojnë arsimin bazë, mund ta përfundojnë atë në shkollat me kohë të shkurtuar.

Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesëm i ulët, (klasa VI-IX). Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuar bëhet në shkolla speciale, në klasa speciale brenda shkollave normale ose të integruar në klasa normale.

Ndërsa arsimi i mesëm në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar) si dhe nga shkollat e mesme profesionale. Gjimnazet me kohë të plotë japin një kulturë të përgjithshme që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore. Kurrikula e gjimnazit është e përbërë nga kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohë të shkurtuar, shërbejnë edhe për arsimimin e të rriturve. Kohëzgjatja e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojnë me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH). Plani mësimor dhe programet kurrikulare, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë.

KLIKO

VENDET E LIRA TE PUNES PER MESUES NDIHMES

VENDET E LIRA VAKANTE DHE PROVIZORE TE PUNES (1)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *