Saliu vazhdoi,
me tjetër takim,
se ç’kërkon tamam,
akoma s’e dimë
Thamë se në Fier,
na zbuloi sekretin,
do t’i kthejë PD-së, prapë sovranitetin!
E ndërsa në Vlorë,
mision i ndryshuar,
tani pluralizmi,
qenka rrezikuar!
A e sheh i marri,
zhytur në skandale,
se ka një përkrahje,
fare minimale?
Gjer tani ka bërë,
dy a tre vakanca,
po s’na thotë në ka,
ndonjë lajm nga Franca!
Akuzon Lulashin,
se po komploton,
në fakt vetë Saliu,
Ramën po ndihmon!
Ramën po ndihmon,
ky plak krejt i marrë,
PD-në krejtësisht,
duke e përçarë!
Me ato që ndodhin,
sot në kampin blu,
kush është pro Berishës,
është njeri pa tru!
Ai kish menduar,
se gjithë këtë jetë,
do përdorte Lulin,
si një marionetë!
Po Luli e bëri,
zero tek partia,
i mbështetur fort,
nga Superfuqia!
Të Shtunën-në Vlorë,
kishte marrë i marri,
që nga Amerika,
një farë Kokalari!
Bishti i kavallit,
në partinë e Trampit,
po bën për Saliun,
rolin e garantit!
A e di Saliu,
bakalaro burrë,
se ajo: “Non Grata”,
nuk hiqet më kurrë?!
Tani që Saliut,
emrin ja ka shuar,
Lulin shpall armik,
Krejt të kamufluar!
Vetëm herr Berisha,
nuk ka gojë të thotë,
se Luli nuk pyet,
për statut e votë!
Sala s’është lider,
i padiskutuar,
se 13 vite,
parti s’ka drejtuar!
Lider historiku,
bën llogari vetë,
5 vjet presidencë,
dhe tani tetë vjet!
Lëvizja e Salës,
shpejt do mbarojë,
si një flluskë sapuni,
do të përfundojë!
E thamë dhe më sipër,
se ky palo burrë,
partinë që ka patur,
nuk e merr dot kurrë!
Hapja e Gërdecit,
s’është thjesht për Mediun,
aty xhevahire,
do ketë për Saliun!
Prapë me Amerikën,
ka faqe të zezë,
se ripaketonin,
fishekët kinezë!
Se ushtrisë afgane,
ato ua jepnin,
edhe nga skadenca,
të shumtit nuk shkrepnin!
Punishten e vdekjes,
sot plot fakte kemi,
më shumë se Delijorgji,
e kishte Shkëlzeni!
Me lekë të përgjakur,
topi nuk e lot,
dy televizione,
i ka ngritur sot!
Ndaj ai hetim,
Tani do thellohet,
duke ndjekur lekët,
në burim do shkohet!
I shkreti Trebicka,
pas e ndiq mandata,
ka bërë nga zyra ime,
shumë telefonata!
Sala të mos hiqet,
si “super njeri”,
se Shkëlzeni burgun,
shumë pranë ka tani!
Edhe vetë i marri,
Që kërkon partinë,
më shumë shanse ka,
të marri qelinë!
Keq u katandis,
ky burrë kaq i zoti,
dhe më qesharak,
nga vetë Don Kishoti!
Gërdeci do jetë,
pa dyshim i pari,
por ende s’është mbyllur,
Njëzet e Një Janari!
A.DUKA
