Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur me vezë gjatë një vizite në shfaqjen e restoranteve ndërkombëtare në Lion.
Siç shihet nga pamjet, veza ka kaluar mbi supin e Macron pa u thyer.
Mediat franceze raportojnë se autori është një burrë, i cili u transportua menjëherë në një dhomë aty pranë dhe pastaj u prangos.
“Nëse keni diçka për të më thënë, ju lutemi ejani”, komentoi pPpresidenti, duke kërkuar të fliste me individin.
“Do ta shoh më vonë. Shkoni merreni”, shtoi ai.
Përveç këtij incidenti të vogël, vizita e Presidentit francez kaloi e qetë.
Profesionistët e restaurimit dhe industrisë së hotelerisë kanë mirëpritur ardhjen e tij në Lion dhe mbështetjen gjatë krizës shëndetësore.
En visite au Sirha, Emmanuel Macron a été la cible d’un petit projectile. L’auteur de ce geste a été exfiltré pic.twitter.com/0AggfKGB9H
— BFM Lyon (@BFMLyon) September 27, 2021
j.l./ dita

e kujt i interson kjo o Dita!Fokusohu tek zgjidhja e problemit shqipar,Jane momente historike per kombin tone.Jep edhe ti kontibutin tend .
Te dergoje luftanije per te ndihmuar Greqine hajdute!