Presidenti i SHBA, Joe Biden mori dozën 3 të vaksinës Pfizer, kundër COVID-19. Ai zgjodhi të bëjë live vaksinën, për të bindur qytetarët se nuk duhet të kenë dyshime lidhur me dozën përforcuese.
Rekomandimi i kësaj doze u bë disa ditë më parë nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për një kategori të caktuar, e cila është më e rrezikuar dhe më e ekspozuar ndaj armikut të padukshëm.
“Ashtu siç bëra dozën e parë dhe të dytën, po bej edhe të tretën, dhe jam gati ta bej atë publikisht. Ne duhet të vaksinohemi, Ju lutem, bëni gjënë e duhur, merrni vaksinën. Mund të shpëtoni jetën tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë”, u shpreh ai.
Sipas ekspertëve kjo dozë vjen për një mbrojtje më të fuqizuar të një kategorie të caktuar njerëzish, por nuk pritet që të ndryshojë trajektoren e pandemisë. Ajo çka mund të ndryshojë vërtet rrjedhën e pandemisë, është vaksinimi i të rinjve.
SHBA, ishte një ndër vendet më të “goditura” sa i përket pandemisë së COVID-19, por kjo situatë është stabilizuar. Kjo falë vaksinimi masiv të qytetarëve i cili ka qenë mjaft intensive dhe masave. Deri më tani të paktën 77% e qytetarëve të rritur kanë marrë njërën prej dozave, ndërsa 22% refuzon të bëjë vaksinën.
o.j/dita
