Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Gojëtar pasionant, njeri që beson lehtë dhe mashtrohet nga besimi i tij, Sali Berisha, është nga ata figura të politikës që, papritmas, përmes fjalës së pakontrolluar, ditën ta tërhiqnin pas vetes një pjesë të rëndësishme të popullit për ta çuar drejt greminës. Asnjëherë ai nuk ka synuar një zgjidhje të moderuar, përmes arsyes, sidomos kur ka pasur forcën. Atë nuk e brente asnjëherë ndërgjegjja dhe as që ishte i shqetësuar, duke pasur moton e tij politike, tashmë të njohur, “pas meje u bëftë qameti”.
Përjashtues i gjithmonshëm, befas ai u bë i përjashtuar. Kërcënues i përhershëm, ai u bë i kërcënuar. I rrezikshëm për të vetët, ai u bë, pikërisht nga të vetët, i rrezikuar. Njeriu që ua përkëdhelte shpatullat militantëve të tij dhe ata ngazëlleheshin, tani është i padëshiruar.

Krisja e tanishme në PD nuk është as e rastit dhe as e habitshme. Kaluar përmes krizave të herë pas-hershme, kur gjithnjë në anën fituese ka qenë Berisha, tani ai mund të jetë humbësi. Dhe do të jetë: ai mund ta mposhtë ndoshta Bashën e Bardhin – ky i fundit mposhtet lehtësisht, sapo të zbërthehen pasojat e vrasjes në Elbasan, gjë që nuk po e bën asnjë institucion i drejtësisë, por nuk mposht dot Departamentin e Shtetit dhe kohën e tij që ka shkuar.
Asnjëra nga palët brenda llojit nuk është as demokratike dhe as e reformuar. Të dyja janë të deformuara, qoftë edhe për shakun e vetëm të daljes së tyre nga i njëjta fillesë. Asnjëra nuk është perëndimore dhe pak prej tyre besojnë sinqerisht se përmes mendimit liberal e perëndimor, sidomos amerikan, mund të vijë fillimi ndryshe dhe ngritja e opozitës. Disa nga mbështetësit e Berishës, ndoshta edhe për shkak të vendndodhjes së tyre dhe të luajalitetit njerëzor, mbështetin një kauzë që e dinë fare mirë se nuk është e tyre. Të tjerë, nuk e dinë as vete se çfarë duan, duke hyrë në një lëvizje “ dumbabiste”, e cila lehtësisht mund të quhet tani “dumberishte”. Përmallimi i Berishës ndaj reformave, kundër të cilave ishte deri në asht, më kujton një pjesë të letrës së Karlit të Parë të Anglisë drejtuar princit të Uellsit, se, “Djalli i kryengritjes merr shpesh pamjen e engjëllit të reformës”.
Nëse pjesa tjetër do të ishte ndryshe, liberatore dhe e emancipuar, larg frymës që ka mbërthyer partitë politike, sidomos opozitën e tanishme, kjo do të ishte e keqja më e vogël. Një e keqe që do të kalohej. Nëse ka ende njerëz që ndjekin e, ndoshta besojnë verbërisht te lëvizja e tanishme e Berishës, kjo ndodh sepse përballë tyre kanë një kastë njerëzish thellësisht të pabesuar; më shumë përulës, se sa të mendimit; lëpirës dhe zhvatës më shumë se sa paraqitje njerëzore e njeriut të politikës; dallkaukë dhe të pavlerë në kreun e opozitës, që, megjithatë, janë të aftë të ngritin struktura thellësisht të rrezikshme dhe që e kthejnë forcën e tyre politike në një bandë.
Nëse dikujt i duket e tepërt ky cilësim, e përsëris, e kthejnë në një bandë, e cila duket e llahtarshme përballë bëmave të Edi Ramës dhe i japin hapësirë Berishës.
Nëse dikush në opozitë mendon se mund të ketë mendim racional dhe tolerancë, vizion apo ide që ia vlen të mbrohen, është e mjaftueshme të shikojë se cilët janë thirrur të mbrojnë këto ide: Basha, Bardhi, Salianji, Duma, Alibeaj, të cilët, më shumë se politikanë, janë një skotë e politikës, që, edhe sikur gjithë Departamenti i Shtetit të shkojë tek ato, as i bën liberalë, as mendimtarë, e as perëndimorë.
Janë disa dukuri që të bëjnë të saktësosh se njerëzit me të cilët opozita mendon të ngrihet në vlerat e domosdoshme, as nuk janë të duhurit e as nuk do të mund të jenë të duhurit. Ata janë mbështjellja e jashtme e Bashës, i cili vetë, nga ana e tij, ishte dikur mbështjellja e jashtme e Argita Malltezit; janë amalgamë politike pa ide dhe mendim, harbutë kur janë në pushtetin e opozitës, të përkulur kur janë nën hyqmin e dikujt tjetër, të thirrur për të qenë të mëshiruar, por që, në një ditë të ardhshme, nuk do të mëshirojnë askënd. Të gjithë kanë fillesën në mësimet e Berishës, por që morën pas vetes edhe Jago-izmin e Bashës. Të shartuar mes tigrit dhe kunadhes.
Disa ditë më parë media publikoi një takim formal ose jo të shefave të partisë me drejtues të degëve dhe deputetë, mes të cilëve ishte edhe Agron Shehaj, krijesë e Bashës, që katër vite më parë, përmes pagesës apo jo – kjo nuk ka rëndësi, e vendosi të parin në listën e deputetëve të Vlorës, e, më pas, në një vend të sigurtë në Tiranë, përsëri, përmes pagesës ose jo- kjo edhe një herë nuk është e rëndësishme. Këto janë “dobësi” që i di më mirë kunati i Lulit.
Çfarë të tërheq vëmendjen në këtë debat spektakolar, që dëshmon cektësinë e baltovinën ku opozita po shkon vullnetshëm. Një fragment: Grida Duma, nënkryetare e partisë, i drejtohet deputetit Agron Shehaj, menjëherë pas debatit që ky i fundit kishte me Bashën.
Grida Duma: Po, sepse një njeri që për protagonizmin e vet personal, ka përdor lekët për të blerë vota për kryetar duke përdorur më llumin e shoqërisë, meriton që ti them këto që po them, që je një hiç. Politika nuk është biznes. Leje pastaj meritokracinë dhe sa i njeh ti demokratët që s’ke lidhje fare. Se je akoma te situata që demokratët të kanë dhënë dhe ti i ke marrë dhe nuk mund të bësh sikur e njeh partinë. Duhet të mësosh akoma.
Në mesoren e lartë të PD-së, sipas deputetes Duma ka figura të rëndësishme, të promovuara nga vetë kryetari që, 1. Blejnë vota; 2. Përdorin llumin e shoqërisë; 3. Janë një hiç; 4. Nuk kanë asnjë lidhje me partinë.
Isa Sakja, nuk e di se çfarë funksioni ka në opozitën e Bashës:
Isa Sakja: Ky është turp që po bën ti. Unë kam prova filmike dhe fizike për ty ku ke përdor lekët me çunin e tezes tënde dhe me llumin që ke përdor për të ndërhyrë në fushatë brenda partisë. Turpin që ke bërë ti se ka bërë askush në Partinë Demokratike që të fus lekët për të blerë garën e brendshme dhe të përdor njerëzit që na kanë qenë kundër në fushatë. Ke shku në lokalet e tyre që dihen qartë se kush janë.
Lexojeni me vëmendje: një figurë e opozitës pranon se ka prova filmike dhe fizike për blerjen e votave…pra e ka ndjekur, regjistruar dhe arkivuar si prova ndaj kundërshtarit të Bashës, ka mbledhur fakte se deputeti përdor llumin e shoqërisë, se turpin që ka bërë ai nuk e ka bërë askush tjetër në Pd, – këtu Basha do të jetë ndjerë keq se ai votat i ka blerë gjithnjë, dhe se deputeti përdor njerëzit që janë kundër tyre.
Për t’i vënë kapakun gjithçkaje ndërhyn sekretari i përgjithshëm, një krijesë politike krejtësisht bashiane, i cili, duke ndërhyrë, saktëson:
Gazment Bardhi: Ka video të tuat ndaj mos aktro këtu. Kemi video ndaj po aktron këtu.
Kush është ky njeri që grumbullon video, që bën seleksionimin e tyre si të jetë një institucion i luftës kundër krimit, i cili, ndaj një deputeti të tij, nuk e ka për gjë të pranojë se „ kemi video të tuat“, duke ndjekur të njëjtën rrugë shantazhi që ndiqte dikur Berisha me dosjet e deputetëve të tij.
Është e lejueshme të përgjohet, ndiqet, filmohet, të ketë prova filmike dhe fizike ndaj një deputeti?
Këto njerëz do të drejtojnë nesër shtetin, kur sekretari i përgjithshëm, disa muaj, ka qenë edhe ministër drejtësie?
Le të shkojmë më tej: para 25 prillit, në qytetin e Elbasanit u vra një militant i shumicës qeverisëse. Vrasja, si do të justifikohen sot strukturat hetuese, ka qenë e përllogaritur dhe e saktësuar se ndaj cilit do të qëllohet. Pra, një vrasje e paramenduar dhe e caktuar.
Bardhi, atë ditë, në ekstazë për vrasjen, deklaroi se këto njerëz, një bandë nga ish policë dhe drejtues të policisë, nuk janë asgjë tjetër, veçse struktura për mbrojtjen e votës së lirë.
Një thënie që i shkon për shtat banditëve. Edhe kur janë me syze. Edhe kur duken gjynahqarë. Të tillë ka pasur gjithnjë. Por, kjo vrasje politike, mbështetur nga presidenti, ishte veçse fillimi i asaj që do të shfaqej më pas: banditizmi i shtetit.
Të formosh një strukturë për mbrojtjen e votës, të armatosur, që lëvizin me mjete të veçanta, si eskortë vrastare, nuk e bën asnjë forcë politike të ketë përfytyrim perëndimor dhe të ndjekë një politikë të hapur e qytetare.
Vetëm një të drejtë ka Berisha në lëvizjen e tij: kjo bandë nuk do të reformohet kurrë. Dhe ai e di mirë, sepse janë nxënësit e tij, të ushqyer me frymën e urrejtjes, meskinitetit dhe dhunës.
Për deri sa ballë tij Edi Rama do të ketë një opozitë të tillë ai do të vazhdojë të mbretërojë pa qenë i shpallur mbret.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

O, z. Bedri Islami, ketu i paske lene mungut vetem “dumtitistet” qe jane krahu i tyre i vertete ne Prishtine, qe kane qene e jane “dumudbiste” e “dumkosiste”, “dumautonomistet” e Grides se ngridhavte!… Ka shume dumhuduma me bisht e pa bisht, or Bedri-ooo!…
DRENICA E KUQE
Politikanet opozitare shqiptare qenkan ne baltovinen kurse shqiptaret e pozites ne pushtet qenkan ne thellesine e mendimit dhe ideve!
Per ta besuar kete ty Bedri te duhet koka rrase e Taulant Balles, ruralit qe nuk i gjendet katundi ne harte!
Shqiptare jane ato te opozites, shqiptare jane edhe ato rreth Rames.
Debate te cekta keto te opozites, por ama edhe karagjozlleqe te tipit “Edi Rama Skenderbeu i shekullit 21” thene ne mes te Sheshit Skenderbeu nga figura me e larte femer e politikes ne pushtet!
Mos valle kishin emrin debate ato qe u botuan ne gazeten BILD mes deputeteve e ministrave te Rames me shefa policie ne Diber?
Ja pra o Bedri pse ti rrekesh kot te bindesh njeri se mencuria shqiptare qenka rreth Rames kurse budallalleku shqiptar eshte ne opozite.
Sa per Ramen ne pushtet, ai do qendroje sa kohe shqiptaret do ja durojne fukarallekun, ashtu si ndenji Saliu deri kur shqiptaret nuk ja duruan me humbjen e parave ne fajde.
Ne Shqiperi opozitat thjesht vijne ne pushtet kur maxhorancat e sosin deri ne fund durimin e kalitur te shqiptareve.
Agron Shehaj luftohet nga hienat e lulit, sepse ai me nje fushate dinjitoze, per vetem 2 jave, arriti ti shkepuse Bashes 15% te PD.
Ata e ndiejne mire, qe forca e Agron Shehaj po rritet, vecanerisht me mbeshtetjen qe ka Agroni nga te Persekutuarit, dhe duan ta zhysin me metodat shpifese te Sali Berishes.
Nderkohe Xhelal Mziu eshte ai qe eshte kapur me vidjo, kur hidhte disa fleta votimi ne PD ne favor te Bashes.
Vetem Agron Shehaj e pastron ate Parti llumi.
Per te tille persona ka nevoje Shqiperia e shqipetaret. Persona si Agroni e jo si matrapazet edi rama lul basha e berisha me shoke apo ai tjeteinqe ka rene squke tani me kushtetuten.
Dhe dita kishte kohe qe nuk lepinte ndonje pjate por u be ca kohe qe po gelltit nga ajo corba prishur.
Tani kush eshte ai bir kurve qe me sqaron mua ktu ,
se s’eshte Parti Serbe kjo Bordello PD ?
Popull me idiot dhe qeveeri me absurde nuk gjen ne Bote .
Cfar presin shqiptaret te beje me Bytheci basha ?
Po me uren c’paten,xhanem?Shkrime pavlere dhe bajate.Pleqte ne bahcet dine me shume se ty.Pa na thuaj c’behet ne Kosove?Apo ishin flluska sapuni makina ushtarake serbe.
“Dumbabistët”, “Dumbashistët” dhe Fashistët “demokratë” duhet të ishte titulli i kësaj analize, i nderuari Bedri Islami!
As më pak dhe as më shumë këta janë fashistët dhe nazistët e L2B, janë hitlerianët e çmendur, që në emër të përndjekjes dhe shfarosjes së çifutëve i shkaktuan popullsisë së planetit katastrofën më të tmerrshme të miliona njerëzve.
Që nga krijimi dhe deri në shkatërrimin e kësaj bande një gjë të mirë nuk bënë për vendin këta kriminelë, që debatojnë me njeritjetrin si të jenë djajtë e ligësive më të shpërfyturuar.
Në debatin e tyre vihet re një e vërtetë, që baza e tyre është llumi i shoqërisë, tarafi, padituria, paaftësia, egoizmi dhe krimi.
Manipulimi i këtij llumi është realizohet përmes parasë dhe shantazhit me dosje, kaseta, filmime, prova të sajuara dhe vrasje gebelsiane.
Shkaktari i kësaj katraure është “baba”, shoku i Hitlerit, i cili, veçanërisht në momentet e tanishme, kur është “dekoruar” me titullin “non grata” nga DASH, e ka humbur qetësinë dhe krejt arësyen, duke kaluar në aventurë: mbledh disa nga të mashtruatit e tij, organizon revolta, shan dhe qëllon majtas dhe djathtas, sa të vetët, po aq, dhe mos më keq, kundështarët, me synimin që të zgjasë ditët, t’mbushë mendjen Amerikës se është i “dashur” në Shqipëri dhe të ndezë zjarret në tërë vendin për destabilizim jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit.
Nuk e kupton ky debil, që në çdo hap është në monitorim, ndërsa prej vitesh duhet të ishte duke vuajtur dënimet për krimet shkaktuar vendit me koshiencën e tij.
Përpara sali, thefsh qafën!
Shqipëria dhe bota do të jenë më të pastëra pa ty!
Te lumte Sokrat. Komenti juaj eshte dicitura dhe portretizimi i bandes “demokratike” (fashiste) qe eshte drejtuar nga famekeqi S.Berisha dhe biri i tij politik L.Basha.
Demet qe i ka sjelle kjo bande shoqerise dhe shtetit shqipetar keto 30-vite jane te krahasushme me ato te pushtusit otoman: shkaterrim ekonomik, varferi, analfabetizem, antikulture, c’kombetarizim e mizerje shoqerore!
“Harrove” nje tjeter cope muti te dale nga vrima e bythes se berishizmit hajvan, intelektualin e nalt Agron Gjekun
Kjo Suma Duma grigja esht superkurv agjente e ndyr qe ben gjithcka vec mos t kthehet te Land karruci benci gri shkerdhim ndertim beton esht rrospije breshk e shtremt trans. Luli do e haj mir nga kjo ….
Epo kur t bo moral kjo baxhella GD ose ulerim Suma grigja qe kur ka lind ja kan ven kte emer te ndyr si me e dit cfar do bohet…pale bo dhe politik copa kurves vajmedet oreeeee lulzim
Ju merzit plaku Mere ksaj Sumës megjith se vdes per car plaku pastaj kapi kyt Salianusin thon qe ka kap Rrushin tash kush e ka rradhen bre Lulzimi??? Baj kujdes or bir se kjo e coi at bankjerin te veni….kjo paguhet per qato pun se ka legen te gjon shuum
Mos merr persiper te shkruash rrena me bisht per ate vrasjen ne Elbasan para 25 prillit, te pakten.
Ate Pjerin Xhuvanin e vrau,,,kush?
Drejtesia nuk ka folur akoma, nuk ka asgje te zbardhur.
Dhe Drejtesia e Shteti jane ne duar te Edi Rames e jo te Gaz Bardhit.
Sa per dieni tenden o ti Bedri a Viktori, gjithe Elbasani e njihte mire Pjerin Xhuvanin dhe e di edhe se ai ra deshmor ne mbrojtje te blerjes se votave per kete pushtet qe ti i sherben sot.
Grigja grigja pa brek me kom sallom mortadel i shtremt me ta shpif noten e jo mo diten aman o PD ku je katandis ke fut copen e mutit that me ju ftillu pupupu ca bohet kshu hoqi gjith zonjat nga partia kjo kryekare.
Ju te gjithe: Salianji kokebosh, Duma, Bardhi, Shehaj etj si ju ne kryesine s PD-se jeni te Neveritshem!!
Jeni te neveritshem!!!!!!!!!!!!!!!
Nuk di per video te Agronit por di per nje vedeo ne Kavaje ku nje demokrat merrte 7 vota per te votuar per Bashen,Ky eshte raporti i vjedhjes nga Basha:1:7
Eh sikur ti kem te gjithe shqiptaret me trute e Bedri Islamit, qe mos ta mbajne mendjen te tryeza ku ulen 3 here ne dite! Nuk do jete fare nevoja te kerkoj per nje Yll Buf tjeter qe te deklaroje “Kemi edhe 6 dite buke”
Kjo eshte nje deklarate shume kuptim plote, kushdo qe ta kete shkruar. Shqiperia ka probleme madhore dhe nuk eshte koha per analiza kondraktiktore, qe ne themel kerkojne ne te njeten kohe dy gjera qe perjashtojne njera tjetren. Pikerisht kete ka beri Z.Bedri Islami.
Ai po thote se PD-ja nuk ka elemente qe mund ta cojne opoziten perpara ne rrugen e reformimit edhe sikur State Department te angazhohet per te perkrahur reformimin e kesaj Partie. Sipas tij atje nuk ka elemente te ndershem, pozitive qe mund te kontribojne per te krijuar nje opozite konstruktive.
Ai po nenkupton se PD- -ja nuk ka shprese te reformohet, se Sli Berisha do e fitoje betejen me ato qe e kuptuan se largimi i Berishes eshte hapi i pare drejt reformimit.
Ai eshte i pakenaqur me PS-ne “qe ka ne krye sipas tij nje mbret”, gje qe le te kuptosh se ai desheron qe ne zgjedhjet e ardheshme ajo te mos fitoje. Po keshtu ai eshte i bindur se PD-ja eshte nje thes me molle te prishura, qe nuk eshte gjendje te loze rolin e nje opozite konstruktive
Atehere shtrohet pytja:
A beson ai qe problemet jane te zgjidheshme?
Pra eshte Z. Isalami nje disfatist?
A po rreh ujin ne havan?
Aka ndonje mendim konkret per te gjetur zgjidhje?
A eshte kjo nje menyre per shkarkuar stresin?
Ku futet kjo baxhella GD ndyn gjithcka esht aq e neveritshme sa te vjellesh esht pak kjo bushtra e burrecve qe ju rri ngref
Ka edhe DumRama,DumSpiropali,DumKim,DumBalla etj apo ste vjen zoni me gudulis pak majtas.Goxha “dinjitoz” Bedri
@ M.Shparthi
Faleminderit, i nderuar z. M. Shparthi per mendimet, qe ndajme sebashku me shume te tjere ketu ne Gazeten ”DITA”.
Fashistet mbollen ”erën” dhe korrën stuhinë”,
Kështu do të ndodhë edhe me katran salinë…
Pershendetje permes DITA-s!
O Bedri vllai , veç dumbabistet e dumbashistet , ke harruar te futesh ne jete shkrim edhe “sumabistet” e Grida Suma (Duma) , si edhe “lgbtbistet” e Gazmenda Bardha (Gazmend Bardhi)
Cfar turpi kjo Suma a e keni pa n rrug esht si breshk xhuxhe me kemb t shkurtra me bytht n tok,po kush e qi kte neveri kurv