Pajtim Bello
Lufta e UÇK dhe ndërhyrja e NATO në 24 Mars 1999 hapën një faqe të re jo vetëm në Historinë e Kosovës por dhe të Historisë së Shqipërisë në të cilën ajo është e mishëruar. Duhet të pranojmë se, të paktën që nga vitet 1820, ne shqiptarët e kemi humbur kohën historike dhe jo vetëm një herë. Jo se nuk kemi luftuar, as se na kanë munguar heronjtë por nuk e kemi kapur ritmin e kohës historike dhe kemi rezultuar humbës të mëdhenj në Çështjen Kombëtare. Fundi i Luftës Ruso-Turke solli Traktatin e Shën Stefanit në 3 Mars 1878, vuri gurin mallkimi për shqiptarët. Ky traktat kënaqi orekset ruso-sllave. Porta e Lartë e Stambollit e gjeti të udhës që Trojet Shqiptare ti jepte si plaçkë lufte. Në Kongresin e Berlinit (13 qershor-3 korrik 1878), arroganca e Fuqive të Mëdha e çertifikoi Traktatin e Shën Stefanit; për më keq la të hapur kafshimin e Shqipërisë nga jugu dhe juglindja. Prej këtu Çështja Kombëtare, si në asnjë rast tjetër, hyri në një labirinth të vështirë.
Një luftë e pashembullt u bë deri në Shpalljen e Pavarësisë në 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Qeveria e Vlorës injoroi termin Kompensim Territorial për aleatët që mundën Portën e Lartë. Por përsëri Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve të mbajtur në Londër, 16 dhjetor 1912-29 korrik 1913, i qëndruan mëkatit të tyre. Ne nuk e zhbëmë dot Shën Stefanin, humbëm edhe jugun e juglindjen. Kështu ndodhi edhe me dy luftërat botërore.
Epopeja e UÇK solli ditën e lume kur Shën Stefani filloi të zhbëhej. U hap drita që të shëronim plagët që na shkaktuan nga humbja e kohës historike. Më 3 qershor 1999 Millosheviçi pranoi kushtet e paqes sipas Marreveshjes së Kumanovës. Makina ushtarake serbe u gjunjëzua dhe i mblodhi gjymtyrët brenda kufijve të vet. Çështja Kosovës dolli nga arkivat ku e kishin syrgjynosur Perandoritë Evropiane dhe tashmë është mbi tavolinë. Pas luftës fati i saj do të vendoset nga paqja; që ta fitojmë atë duhet të fitojmë paqen. Fitorja e paqes kërkon një betejë po aq të vështirë, në mos edhe më të vështirë, se sa fitorja e luftës. Që të shkojmë tek fitorja, duhet të jemi përherë në pozita sulmuese, pa dyshim me rrugë dhe me mjete paqësore. Duhet të jemi aktivë kudo e kurdoherë në zhvillimet në shkallë rajonale, shkallë europiane e botërore. Mungesa do të thotë vend bosh, mungesë dëshire, mungesë aftësie, mungesë fuqie apo shfaqje frike për tu përballur me këdo kurdoherë dhe në çdo front. Duhet pjesëmarrje dhe çlirim nga tërësia e komplekseve që historia e dhimbshme na i ka hedhur mbi kurriz.
Filozofia na mëson se ajo që dhëmb nuk harrohet. Por dhimbja nuk mund të shërohet duke e konservuar atë por duke u përballur me ata që ta kanë shkaktuar atë. Kur flasim për pjesëmarrje në proceset politike, diplomatike apo të karakterit ekonomik rajonal e më gjerë nuk ka pse të ndahemi në palë dhe të humbim energji mbi: “Nëse duhet të përfshihemi apo jo?!”. Të jemi në një mendje se pashmangësisht e pa mëdyshje duhet të përfshihemi. Dakord, të debatojmë fort se si duhet të përfshihemi. Kur themi se Paqja është një betejë më vehte, kuptohet se duhet të jemi të përgatitur për ta zhvilluar këtë betejë, të nxëmë sa më shumë dije, të kemi strategji dhe taktika të mirë menduara, të rakorduara mes nesh dhe me aleatët. Të jemi të zgjuar e të vendosur për të marrë atë që na takon.
Mos të harrojmë se ajo çka morëm përmes luftës është vetëm gjysma e Fitores. Nëse humbim paqen, kemi humbur edhe atë që fituam nga lufta. Kemi kapur kohën historike, mos ta humbi atë por të rendim me ritmin e sajë; të përballemi me ashpërsinë, me vështirësinë dhe me dredhinë e fushë betejës. Ndryshe…, mos o zot të kthehesh në pikën e ngrirjes! Tradhtia nuk ka tjetër fytyrë. Na ka ndodhur edhe herë të tjera. Shpresoj të kemi nxjerrë mësime nga historia jonë e pashembullt.

Jam dakord me Z.Bello.
1.
Ne luften per clirimin e Kosoves Amerika dha kontributin kryesor, e paralizoi Serbine nga ajri, i shushati, nuk i la te organioheshin e te kishin insiativen ne betejen e Kosoves dhe i dha mundesine UCK-se te jape kontributin e saje maximal per clirimin e territoreve te saja, qe do permendet gjithmone si nje fitore e madhe historike.
2.
Tani qe fituam luften duhet te sigurojme Paqen.
Ne kete proces roli i Shqiptareve dhe Kosovareve brenda dhe jashte territoreve mer nje perparesi.
Diplomacia del ne plan te pare. Instiktet e fuqishme duhet ti nenshtrohen nje disiline dhe llogjike te forte.
Duhet te marim vendime te koordinuara, te bejme veprime jo impulsive, per te cilat do mbajme pergjegjesi.
Semendja njerezore ” Kush je ti e kush jam une” kerkon vaksinen perkatese. Kerkon konsultime te vazhdushme me ata qe e kane provuar se na duan te miren, pra me aleatin tone strategjik. Edhe sot ka individe ne Amerike qe nuk kane qene te nje mendje me Presidentin Clinton, jo se kane qene anti shqipetare, por se Amerika sipas tyre ka vepruar kundra interesave te saj ne maredhenie me shtete te tjera qe nuk e kane perkrakur atehere “nderhyrjen Amerikane”, sepse ka demtuar interesat kombetare te disa shteteve.
3.
Sic thote populli ” nje here bie daci ne petulla”
Do shtoj se “Nacionalizmi i shfrenuar Serb”, kryesisht i veteraneve te kohes se Miloshevicit e te tjereve qe “rrojne ne te kaluaren”, eshte nje rrezik serioz. Kur degjova per Ballkanin e hapur mendova se ky proces do kete efekte pozitive per te korigjuar “friken dhe mos besimin” e Nacionalsteve Serbe se Shqiptaret paraqesin nje rrezik per vendin e tyre.
Duke besuar se bashkepunimi reciprok, ku te gjitha palet perfitojne, do krioje kushte qe aritja e paqes te jete me e kollajte, medoj se:
Duhet te angazhohemi ne kete proces se nuk e dime se
cfare do na sjelle rrjedhja e kohes. Do jete ne favorin tone apo kundra nesh, kjo eshte nje pike pytje e madhe qe nuk mund ti japim pergjigje, se cdo kush, cdo popull beson ne interesin e tij.
E drejte. te fitosh Paqen eshte nje beteje. Mesazhi i ish Presidentit Klinton ishte se neve fituam luften juve fitoni paqen. Me qarte e me prere nuk mund te thuhej dhe kjo vlen sot e ne te ardhmen deri sa ta fotjme paqen. retorika nacional patriotike nuk vlen shume… Teli