Saimir Hoxha shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’, Çuçi: Djemtë e tij do të marrin 170% të pagës

J L

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se Qeveria ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme, shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’ për nënkomisarin Saimir Hoxha.

Çuçi deklaroi se familja e Hoxhës do të trajtohet financiarisht, ndërkohë që dy djemtë e tij do të marrin një pagë prej 170% të asaj që ka pasur nënkomisari.

Ministri tha se fëmijët do të marrin dhe trajtim shëndetësor duke qënë se përfitojnë nga statusi i babait të tyre.

“Siç e dini dje humbi jetën në mënyrë tragjike nën komisari Saimir Hoxha. Sot morëm vendimin për shpalljen Dëshmor i Atdheut. Njëkohësisht qeveria po bën trajtimin finaniciar të famikjarëve dhe në marrjen e titullit Dëshmor i Atdheut, kur të hyjë në fuqi vendimi në mbledhjen e parë të Qeverisë, familjarët dhe fëmijët do të trajtohen deri në 18 vjeç dhe nëse vazhdojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç, si fëmijë në përkujdesje të Republikës. ato do të marrin një pagë prej 170% të pagës që ka pasur Saimir Hoxha. Po ashtu do të marrin dhe trajtim shëndetësor si përfitim i statusit të babait të tyre. Në asnjë moment përgjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja”, tha ministri.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Pirdh o Çuç pirdh. Idjot komplet. A, nuk je për ministër ti, po çti bësh Ramës.
    Përfitimet nuk ja jep ti familjes, por ligji.
    Dhe për të marë ato që I takojnë, keni për ta torturuar familjen duke bredhur zyrave të Shtetit.

  • Oohhh sa te neveritshme keto deklarata …te vetmet qe ta peshtjellojne stomakun….ose direkt qe dje nxituan te thoshin se do e shpallim ” Deshmor”….o zot pa piken e lezetit…sikur duan te shlyejn veten , e bem punen tone ja …..o pika qe su bie nga i pari te i fundit…..ketu eshte bere Meksike komplet…

  • na neveritet me keto reagime, post mortum .
    gjeni menyra te tjera per te perballuar emocionet
    njerezore .
    reagimi i shtetit ne keto raste, duhet te jete dinjitoz dhe jo
    si mender kurve ;
    publik i dashur; jepni ca leke nga xhepi juaj i shpuar, qe te ndihemi pa faj (madje te nderuar), ne ..Qevria .

  • Jep DORËHEQJEN O HAJDUT dhe lëri QOKAT me 170% , të PAGËS që do marin Fëmijët e atij Policit !!! Dhe MOS bèj sikur ja PAGUAN nga XHEPI , sepse do ti PAGUAJNË SHQIPTARÈT e VARFÈR, dhe JO juve KRYEHAJDUTËT e PUSHT-etit dhe Politikës KRIMINALE 30 VJEÇARE !!!
    JEP DORËHEQJEN o Çuç ZVARRANIKU dhe lèri DÉNGLAT , sepse e keni mbushur SHQIPÈRINË me DROGË dhe KRIM !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • Mire mor zoteri, por para se gjithash pajiseni policine me jeleke antiplumb, apo nje jelek ka i gjithe shteti dhe ai i duhet Edvin Bastardit kur shkon ne Kosove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *