Nënkryetari i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi që do të depozitojnë ditën e sotme në orën 12:00 kërkesën pranë Kuvendit për ngritjen e Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është vetëm një nga kërkesat e Bashës për aksionin opozituar institucional brenda Kuvendit.
Një ditë më parë, Lulzim Basha priti në selinë blu delegacionin e OSBE/ODIHR me në krye shefen e vëzhgimit të zgjedhjeve të 25 prillit, Ursula Gacek.
Pas takimit, Basha tha per mediat se problemet e zgjedhjeve nuk marrin zgjidhje thjesht dhe vetem me nje reformë zgjedhore.
j.l./ dita
