Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Nuk janë të shpeshta rastet në histori kur konfliktet midis shteteve lindin nga përpjekja për zbatimin e marrëveshjeve midis tyre. E kundërta është e vërtetë. Përgjithësisht, konfliktet midis shteteve lindin dhe acarohen kur shtetet nuk arrijnë dot të bëjnë marrëveshje për një ose më shumë probleme që iu interesojnë palëve.
Rasti më i fundit, ai i shndërrimit të një konflikti të brendshëm midis një shteti dhe disa shtetasve të vet në një konflikt midis këtij shteti dhe shtetit fqinjë, pra rasti i acarimit Kosovë-Serbi, është shumë domethënës.
Megjithëse i thjeshtë dhe i qartë nga pikëpamja ligjore, konflikti rezulton shumë i thellë dhe domethënës nga pikëpamja politike dhe gjeostrategjike. Qeveritë e dy vendeve fqinje kishin bërë një marrëveshje në vitin 2016 dhe kishin rënë dakord që lëvizjet e automjeteve me targa të njërit shtet do të mund të lejoheshin në shtetin tjetër vetëm pas vendosjes së targave të përkohshme të këtij shteti.
Serbia e kishte zbatuar atë më heret ndërsa Kosova filloi zbatimin e saj kohët e fundit. Një grup politiko-bulevardesk qytetarësh të etnisë serbe në veri të Kosovës nuk ishin dakord me këtë zbatim dhe nisën rebelimin ndaj shtetit “të vet”, pra qeverisë së Kosovës, duke vendosur barrikada në rrugë dhe duke sulmuar e djegur zyrat e regjistrimit të automjeteve në Zubin Patok dhe Zveçan.

Akte të tilla konsiderohen kriminale në të gjithë botën, perëndimore e lindore, dhe, rrjedhimisht mbetet detyrë dhe e drejtë e çdo qeverie përkatëse të përdor të gjitha mjetet kushtetuese për rivendosjen e rendit dhe zbatimin e ligjshmërisë. Mirëpo disa qytetarë serbë të Kosovës nuk njohin as ligjet dhe as vetë shtetin e Kosovës, megjithëse ky i fundit, çuditërisht dhe paradoksalisht, i ka llastuar për një kohë të gjatë duke iu paguar shpenzimet e energjisë elektrike dhe ujit (!?).
Nëse llastimi i qeverisë kosovare nuk i ka zbutur, propaganda, financimet dhe mjetet e tjera të përdorura nga qeveria e vendit fqinj, Serbisë, i ka inkurajuar dhe shndërruar në kontingjent të gatshëm kamikazësh për interesat e Serbisë dhe më tutje.
Duke pasur parasysh sa më sipër, konflikti në fjalë ishte një konflikt midis një shteti sovran dhe disa shtetasve të tij që, për të mos iu bindur ligjit, përdorin dhunën si shenjë mospajtimi dhe kundërshtimi. Meqënëse shtetasit ligjshkelës janë qytetarë të Kosovës, por që i përkasin etnisë serbe, shteti serb do të kishte të drejtë të ngrinte zërin në të gjitha institucionet ndërkombëtare ku bën pjesë, nëse vërtetë beson se po iu shkelen të drejtat dhe po dhunohen në kundërshtim me konventat ndërkombëtare përkatëse.
Meqënëse masat e qeverisë së Kosovës ishin thjesht zbatim i marrëveshjes Kosovë-Serbi, qeverisë serbe i kishin rënë argumentet morale dhe juridike për të ngritur zërin, prandaj, pasi nxiti rebelimet e dhunshme të organizuara nga Lista Serbe e Kosovës, filloi të përdorte si pretekst faktin se në veri të Kosovës ku dhunohej rendi dhe ligji u dërguan disa forca policore të shtetit kosovar.
Cili është ai shtet i Evropës apo Amerikës që nuk përdor forcat policore për rivendosjen e rendit dhe neutralizimin e veprimeve të dhunshme e kriminale?! Asnjë.
E mësuar historikisht të jetojë nëpërmjet mosmarrëveshjeve dhe grindjeve me fqinjët, qeveria serbe zgjodhi gjuhën e forcës dhe kërcënimit duke afruar tanke dhe avionë luftarakë pranë kufirit me Kosovën.
Një demonstrim i tillë synonte disa qëllime: nxitjen dhe trimërimin e popullsisë serbe në Kosovë për të mos njohur shtetin e Kosovës dhe për të mos iu bindur atij; përforcimin e dëshmisë se politika serbe nuk e njeh dhe as do ta njohë shtetin kosovar; mbajtjen e Kosovës në pasiguri politike e diplomatike dhe sfidimin e botës perëndimore që mundësoi çlirimin e Kosovës dhe njohu shtetin e saj.
Afrimi i forcave dhe mjeteve ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën dhe prania aty e drejtuesve kryesor të ushtrisë serbe, të shoqëruar nga ambasadori rus në Beograd Aleksandër KarÇenko, të sjellin ndërmend manovrimet ushtarake dhe skenat e prapaskenat diplomatike të viteve 1912-1913 kur u copëtuan vendbanimet shqiptare në Ballkan nga Serbia, me ndihmën e Rusisë dhe të disa shteteve perëndimore. Tani kushtet dhe rrethanat janë në skajet e kundërta të diametrit, por qëllimet dhe dëshirat pansllaviste kanë mbetur të njëjta.
Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama pyeste në mënyrë retorike se “Çfarë do ambasadori rus në kufi?”, sikur nuk e dinte se ai kërkonte “thesarin” e s’ëmës. Ambasadorit rus i dukej vetja si mareshali Kutuzov para dy shekujsh, por, ndërsa Kutuzovi drejtonte me sukses ushtrinë mbrojtëse pa i dhënë betejë Napoleonit, ambasadori KarÇenko do që ta nis betejën, ngjashëm me ish-ambasadorin rus Nikolas Hardvig në Beograd në vitet 1909-1914, për të cilin thuhej se ishte “më serb se vetë serbët”.
Prania mendjelehtë dhe qëllimkeqe e diplomatit rus pranë kufirit të një shteti tjetër, i rrethuar nga shtatmadhoria ushtarake serbe dhe tanket e saj të blera në Rusi, është më tepër një karshillëk kundrejt BE-së dhe SHBA-së. I shoqëruar ky karshillëk me pretendimet donkishoteske të disa studiuesve rusë që e shpallin Kosovën “pjesë të Rusisë” dhe, sidomos, me deklaratën qesharake të Ministrisë së Jashtme Ruse që thoshte se “Kosova dëshiron të shtrijë kontrollin në të gjithë territorin e saj, përmes aparatit shtypës të shtetit”, dëshmon se Rusia e sotme politike është ajo që ka qenë historikisht, të paktën kundrejt Ballkanit dhe shqiptarëve.
Një shtet i cili e përdor “aparatin shtypës shtetëror” për të vënë nën kontroll edhe popujt e shtetet e tjerë, përveç të vetit, nuk ka të drejtë as morale, as politike dhe as diplomatike të japë këshilla apo të bëhet gjyqtar i veprimeve të qeverisë kosovare brenda territorit të saj.
Vendosjen e forcave ushtarake pranë kufirit me Kosovën e përshëndeti edhe gjenerali serb me një sy Dragutin Dimçevski, i cili e quajti atë si “mbështetje morale për njerëzit e prekur në Kosovë”, pra “mbështetje morale” me tanke, avionë dhe ushtri (?!). Gjenerali në pension Dimçevski, ish-drejtues i batalioneve të kufirit serb, ndoshta e shikon kufirin serb deri në Durrës, kur, si paraardhësit e tij dikur, pohon se “Kosova është territor i okupuar për mua, por nuk do të qëndrojë kështu gjithmonë”.
Gjenerali serb në pension do të kishte të drejtë sikur të mos ngatërronte kohën e tanishme të foljes “me qenë” (biti) me të shkuarën “ishte” (bio). Nëse politika serbe qëndron gjithmonë në të shkuarën, bota ka mbërritur në të tashmen dhe i shërben së ardhmes.
Politika nacional-shoviniste serbe ka ndryshuar vetëm formën, por jo përmbajtjen. Kryeministri A. Vuçiç tha se “Do të presim 24 orë për të reaguar NATO, ose Serbia do të reagojë”. Pas kësaj ngrefosjeje ballkanike dhe “guximi” të marrë për të na treguar se ai mbetet pasardhës i denjë i Milosheviçit, sikur ne nuk e dimë, shfaqet edhe një mospërfillje kundrejt shtabit politik të Perëndimit, tek i cili ka miqtë e vjetër, ashtu edhe lajkatarët e rinj të Evropës.
Dy Aleksandërve të sipërpërmendur iu shtua edhe një i tretë, në garën për t’u dukur si Aleksandri i Madh i Maqedonisë, i quajturi Aleksander Vulin, Ministri aktual i Brendshëm i Serbisë. Me cinizmin dhe arrogancën e fodullit ballkanik, ai deklaroi se “Për luftën mjafton vetëm një budalla dhe jam i frikësuar se ai budalla ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”.
Aleksandri i tretë “i Madh” ka të drejtë. Në Prishtinë ndodhet vërtetë një “budalla” me emrin Albin Kurti i cili kërkon të vihet në jetë një marrëveshje e nënshkruar edhe nga shteti i Aleksandërve, një “budalla” që është burgosur dikur nga shteti i këtyre Aleksandërve, nga babai i tyre shpirtëror e politik dhe, megjithatë, pranon të ulet në tryeza bisedimesh me bijtë moralë të atyre që e persekutuan. Nga ana tjetër, në Beograd gjenden me dhjetëra maskarenj që zbatimin e një marrëveshjeje të firmosur prej vetë atyre e konsiderojnë si shkak për luftë dhe shkelje të të drejtave të pakicave kombëtare.
Këta maskarenj që gjenden në Beograd, siç thotë kolegia ime serbe Jelena, ose janë të marrë, ose krejt të paskrupuj. Unë jam i bindur se ata nuk janë të marrë, por marrin zemër nga vëllai i madh rus dhe nga qendrimet qesharake dhe lajkatare të Evropës së parimeve me fjalë dhe interesave me vepra, e cila bën thirrje për “përmbajtje dhe dialog”.
Çdo të thotë të përmbahesh kundrejt shkelësve të ligjit, dhunuesve të rendit e institucioneve dhe mospërfillësve të shtetit?! Pse Evropa e shumë zërave, shumë gjykimeve dhe shumë qëndrimeve dëshmon të tjera qendrime e reagime kundrejt kategorive të mësipërme antiqytetëruese dhe, nga ana tjetër, këshillon standarde dhe mjete të tjera për “shtetet periferike”?! Si mund të ulesh për dialog me dikë që, jo vetëm s’të njeh, por edhe të kërcënon me ushtri pranë dyerve të tua?!
Si mundet që establishmenti politik i Evropës nuk ia fut “dy këmbët në një këpucë” një qeverie që, edhe pse kërkon të bëhet anëtare e BE-së, vazhdon të ketë dhe shfaqë pretendime territoriale kundrejt shteteve fqinj dhe i kërcënon ata me luftë dhe ushtri?! A nuk e kuptojnë vallë disa politikanë lajkatarë dhe hileqarë evropianoperëndimor se, edhe pasi ta kenë pranuar Serbinë në bashkimin e tyre fluid (të paqëndrueshëm) ajo do të jetë thjesht një “Kalë Troje” i pansllavizmit në Evropë?!
Nuk mund të vihen në një plan si “budallenjtë” që iu përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare ashtu edhe maskarenjtë që përpiqen t’i kthejnë marrëveshjet në mosmarrëveshje dhe në casus belli. Nëse përdoren standarde të dyfishta e shumëfishta për popuj dhe vende të ndryshme, atëherë e Drejta Ndërkombëtare dhe parimet politike të propaganduara shndërrohen në hipokrizi, mashtrim dhe asgjësend.
Ndarja në popuj të llastuar dhe popuj të diferencuar nuk mund t’iu shkojë dhe as mund t’i nderojë propaganduesit e parimeve dhe vënësit e kushtëzimeve “demokratike” të botës.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Me gjithe respektin Z. Viktor do te luetsha mos u merr me Serbet! Shqiptaret dhe Kosovaret kane mednime te ndryshme per serbet! Ata ,kosovaret kane te drejte ne injorancen e tyre! Qe te behet Kosova nevojitet me shume edukate dhe kulture! Prapambetja shekullore e Kosovareve cmend serbet! Ata nuk mund ta pranojne qe jane te barabarte me Kosovaret! Ky eshte thelbi dhe duhet te zgjidhet nga Kosova me shume shkolla me shume dituri! Po te ulesh me nje serb te pish nje kafe dhe me pas me nje Kosovar do te shohesh ndryshimin e madh midis tyre!
Dhiaret, vrromaret dhe putanat e varreve nuk jane nje me shqiptaret o kurve e Dules.
Qelbësirat ndjehen aq të forta në pozitat e tyre sa nuk e kanë për gjë të pranojnë haptazi se ulen e pinë kafe me serbët.
Vetkuptohet se janë po këto qelbësira ato që shpifin dhe thurrin intriga kundër kosovarëve.
Në qytetetet e Kosovës po e po, por edhe kudo ku gjendesh nëpër botë sot nuk është vështirë të konstatosh se sa të civilizuar e të emancipuar janë kosovarët karshi qelbësirave. Këta shpirtshitur janë fatkeqsia e kombit.
Katarakti ka 100 % te drejte.
Serbët janë të injoruar ma tepēr nga vetë fqinjët e tyre sllavë për praninë e miljona romëve në brendinë e tyre duke pērfshi edhe këtë gexhen Vulin dhe puro serbi nuk ulet me ty për një kafe nga i nxorre serbociganët me qytetrim krimet në ish YU e treguan civilizimin e tyre
Ore Katarakti por gjithmon vrer nxjerr nga goja per shqiptaret, apo je nga ata te financimeve serbe dhe greke !!
Serbet po te kishin kulture dhe edukat nuk do benin gjenocide ndaj shqiptareve te Kosoves dhe nuk mendoj qe shqiptaret te kene ndonje respekt per keta monstra serb, respekt mund te kene grekofilet, dhe serbofilet si puna tuaj, qe tremben nga bashkimi i trojeve shqiptare
KATARAKTI DUHET TE JETE NJE KOPIL SHQIPFOLES I MILLOSHIT DHE SHESHELIT
Po kjo Dori (dorjana?) që i mbeti duke ja fërku me dorë kataraktit kopil osht apo pederast pasiv profesionist (shkurt PPP)?
Faleminderit per shkrimin. Po mos te ishte Amerika, Europa nuk do te bente asgje, sepse jane ne zemer vrasesit e shqiptarve. Pretendimi i tyre politik se jane demokrate eshte nje e vertet me dy fytyra, njera eshte me turp te tmershem.
IB, sa per dijeni luften e beri Tony Blair. Ishte ai qe e futi Ameriken ne Lufte.
Bravo Viktor ! Por te gjitha ketyre u duhet shtuar edhe qendrimi, naiv dhe miqesor i politikes se Edit, ndaj qendrimit agresiv dhe armiqesor te Aleksandrit, Eshte utopi, qe sot te ndjekesh kete politike kaq paqesore me nje kundershtar kaq agresiv sic eshte Serbia!?
Reciprocitet do ishte që edhe qeveria serbe të paguaj energjinë elektrike dhe ujin për popullsinë shqiptare në komunat e Preshevës dhe kudo që janë ato.
Ramuti eshte direkt kurve e Vulinit.
NJe “meme” i beri Vulini Ramutit ne Fb, dhe aq e pati shtetin Ramuti. Kapitulloi me nje postim ne FB.
Ja ku e ke Durresin i tha Vulinit. Hajde, merre kur te duash. Fjale per fjale, pa shtuarr asnje germe me teper
Vetem nje putane si mireli I dallon mire putanat.Ose sic thone amerikanet ” It takes one to know one”
Kurve e Dules, i hape varret greke sot?
Këto shkrime mund të botohen fare mirë edhe në gjuhët europiane, pra në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, etj. Pra duke përdorur dhe mediat evropiane, qoftë dhe të majta, nëse nuk pranohen nga ato nacionaliste do shërbenin më mirë për popujt e BE-së pë ta parë Serbinë si KalëTroje të Rusisë.
Bravo Viktor!
Dashur pa dashur ushtari i panjohur qënka hedhur në linjë të njëjtë me dumbabain e tij shpirtëror duke mbështetur dhe ai teorinë trushplarëse se për gjithshka çfarë ndodh tek ne ” fajin e ka Evropa”. E mbështet qorrazi këtë lesh teorie pa sjellë as argumentin më minimal të besueshëm për atë se pse i ashtuquajturi “union” (i cili deri mê sot s’ka mundur të unifikojë dot as trupat ushtarake në një të vetme) na u dashka patjetër të zgjidhë detyrimisht dhe urgjentisht konflikte reale apo artificiale në rajonin më problematik të kontinentit (historikisht ka qënë e ka mbetur “fuçi baruti”).
Ta kërkosh fajin për 8 vite resht ke pardesybardhi ramizalist me emrin sali dhe të mbyllësh sytë para një fataliteti dhe dezastre të turpshme në pothuajse çdo sektor të jetës, ku ai ekonomik e financiar kanë çuar e po çojnë gradualisht drejt braktisjes masive të trojeve prej shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre me bangladeshas të pa dëshiruar për vende në zemêr të Evropës, kjo dëshmon katërcipisht njëanshmëri dhe sharlatanizëm.
Arben Ahmetaj RREZIK KOMBÈTAR pèr POPULLIN SHQIPTAR !!! Arben Ahmetaj duhet tè marri DÈNIM KAPITAL pèr GENOCID , SHKATËRRIM JETE tè SHQIPTARÈVE dhe SHPOPULLIM tè SHQIPÈRISË !!!!
HAJDUTI , BANDITI , KUSARI , GRABITQARI dhe VRASÈSI Arben Ahmetaj , ja u ka bèrè JETÈN , ZI SHQIPTARËVE me KORRUPSION KORRUPSION KORRUPSION , dhe SHQIPTARÈT LUFTOJNÈ për BUKÉN e GOJËS , ose JA MBATHIN nga SYTË KËMBËS , sepse janë të RRËNUAR EKONOMIKISHT !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
ALBANIAN PEOPLE in the REAL DANGER fron CORRUPTION and CORRUPTED Politician
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
I bëj thirrje USA , DASH , CIA , FBI , NSA të ARRESTOJNË menjèherè KRYE KANIBALIN Arben Ahmetaj , sepse po VJEDH dhe po SHKATÈRRON JETÈN e 3 MILION SHQIPTARÈVE me KORRUPSION , HAJDUTËRI , TENDERA KRIMINALË , PPP KORRUPTIVË dhe KONÇENSIONE MAFIOZE !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
Kosova ka llastuar, serbet ne Mitrovice.Nga deshira e madhe, qe atyre tu krijohen kushte sa me te mira
qe ata ta shofin veten e tyre si ne shtepin e tyre, Ata kalojne ne pozicionin tjeter.Pra punen e mire dhe shume afruese ata e kethjen ne nje dobesi te qeveris shqiptare.
Potre kete Llastim, nuk e ka bere Kosova, pore e ka ber Bashkimi Evropian.
Ai nuk lejon zbatimin e ligjshmerise ne Mitrovice dhe atje ku banojn pakicat serbe.
Pra Viktori e kritikon qeverin Kosovar, pore ne fakt Qeveria shqiptare nuk ka asnje faje,
Ja nje rast shum i fresket.
Qeveria Kurti mori venmdim qe te dale ne Mitrovicc dhe te mbeledh, debitoret e energjis elektrike, dhe sa u dha lajmi menjeher nderhyri BE duke i thne Albin Kurtit. “Mos provoko ne Mitrovic”
Pra BE eshte ajo qe ne vend qe te kerkoj zbatimin e ligjshmerise, ajo kerkon te mos zbatohet ligji ne keto zona.
E c`faj ka ketu Qeveria e Kosoves.?
QEVERIA E KOSOVES DUHET TE NGREQE SA ME PARE BARAZINE MIDIS SHTETASVE TE SAJ NE CDO LEMI TE JETES!
Nuk pse serbeve tu dhurohet energjia elektrike dhe uje !
Liri Barazi Vellazeri eshte lejtmotivi i Revolucionit demokratik francez.
Po te shkelet cilado prej ketyre shtyllave ngrehina e demokracise dhembet!
Ha te Lena e leh te Prena nuk ka vend as ne jeten e perditeshme e jo me ne politike e demokraci!
AS VIKTOR MALAJ NUK DO TA KISHTE QARE KA MIRE KETE ANALIZE!
Aferim pendes tende te arte e mendjes tende te ndritur VIKTOR!