Xhevahire nga Jurgen Klop

anazapta

Kur Jurgen Klop u takua me Zlatan Ibrahimoviç mikrofonët u drejtuan menjëherë, në pritje të batutave. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me dy persona që kurrë nuk ngurrojnë të thonë atë që u vjen në mendje, madje pa u shqetësuar nëse dikujt mund t’i vijë mirë apo jo. Trajneri i Borusia Dortmund prej vitesh shquhet si njeri që në çdo situatë, fitore apo humbje, e ka diçka të veçantë për të thënë.

 

“Dyzhardën? Si konjaku? Urime! Dhe edhe ti e bën mirë punën…”.

Pasi kryeredaktori i Goal Germany, François Duchateau, iu prezantua trajnerit, Klop ia ngatërroi mbiemrin me emrin e një marke konjaku që prodhohet pranë Dortmundit.

 

“Do ta presim si një grua e mirë që pret burrin t’i dalë nga burgu”.

Në pritje të kthimit të Mats Humels nga dëmtimi.

 

“Jam disi krenar për kartonin tim të parë të kuq si trajner. Iu afrova gjyqtarit të katërt dhe e pyeta: “Sa gabime lejohen këtu? Nëse lejohen 15, edhe një ju ka mbetur”.

Klop sa nuk e hëngri nga inati gjyqtarin e katërt në ndeshjen kundër Napolit.

 

“I dërgova një sms ku i shkruaja “Schalke????????”. Ishte djalë i mirë, deri sot në mëngjes. Pse Kevin? Ai ishte te Milani”.

Pas transferimit të ish-lojtarit të tij Boateng te rivali më i urryer i Dortmundit.

 

“Ik q…! Të jap intervista për ty më pëlqen po aq sa dhembja e dhëmbëve. E ke me detyrim të vish këtu apo çfarë?”.

Reporteri Stephan Mai duket se e ka tepruar me pyetje…

 

“Herën e fundit që Borusia kishte këtu, shumica e lojtarëve të mi ushqeheshin ende me gji”.

Klop shpreh kënaqësinë për fitoren e parë kundër Bajernit si trajner i Dortmundit.

 

“Për momentin janë si kinezët në biznes. Shohin çfarë bëjnë të tjerët dhe e kopjojnë, vetëm se me më tepër pará”.

Pas Bajerni e eliminoi nga Kupa, Klop mendoi se Jup Hajnkes i kishte kopjuar stilin e lojës.

 

“Gëce iku sepse është i preferuari i Guardiolës. Nëse dikush ka faj, ai jam unë. Nuk mund të bëhem më i shkurtër dhe të mësoj spanjisht”.

Pas lajmit se Mario Gëce do të shkonte te Bajerni.

 

“Vë bast bythën se Bajerni do t’i telefonojë Guardiolës”.

Para ndeshjeve të bavarezëve me Barcelonën. Rumenige u përgjigj se të pasmet e Klopit do të përfundonin në muzeun e Bajernit.

 

“Ishte shumë bukur. Londra është qyteti i Lojërave Olimpike. Koha ishte e mirë, gjithçka në rregull, vetëm rezultati ishte mut”.

Klop përpiqet të gjejë gjërat pozitive pas humbjes në finalen e Champions League.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *