Ish-të përndjekurit kanë qëlluar sot me vezë makinat e dy zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Incidenti në fjalë ka ndodhur mëngjesin e sotëm para kryesisë së Kuvendit.
Makinat me targa TR 0279 Z dhe TR 0283 Z ishin të parkuara në momentin që u qëlluan me vezë. Grupi i ish-të përndjekurve kanë qenë fillimisht të mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa më pas janë zhvendosur drejt ndërtesës së Kuvendit, ku kanë qëlluar më vezë makinat e gjykatësve.
Ky incident nuk është i pari i këtij lloji. Pak muaj më parë, ish-i përndjekuri Gjergj Ndreca qëlloi me vezë dhe miell makinën e kryeministrit Berisha, në momentin që po hynte në oborrin e Kuvendit.
