Saba Lama
Arsimi është vlerësuar si sektori më prioritar i shoqërisë. Pa dyshim, një vlerësim i tillë është i pamohueshëm nisur nga vlerat që ka për një komb. Nëse dëgjon opinionet e qytetarëve lidhur me nivelin e arsimit te ne, shprehja më e lakuar që dëgjon është : “Arsimi te ne ka degraduar totalisht “. Aq më tepër se një shprehje e tillë, qarkullon edhe te qytetarët që përbëjnë shtresën intelektuale. Madje ky mendim reflektohet edhe tek specialistë të mirëfilltë të fushës së arsimit. Mendoj ta nis këtë shkrim, duke kujtuar thënien e shkrimtarit dhe poetit të dëgjuar austriak Franc Kafka lidhur me vlerësimin e arsimit. Në këtë drejtim ai ka thënë : “Në do të shkatërrosh një komb, shkatërrojë atij arsimin“. Një realitet i tillë mendoj se ndodh edhe në vendin tonë, nisur nga dinamikat e zhvillimeve arsimore të përjetuara në tranzicion. Në do të bësh analizën e këtyre zhvillimeve, duke iu referuar mjaft treguesve që kanë të bëjnë me nivelin e këtij sektori, që do t’i quaja tregues bazë për të matur nivelin arsimor në një vend, arrin në përfundimin se arsimi ynë vërtetë është në një gjendje të degraduar dhe mjerane. Le të prezantojmë disa prej këtyre treguesve që mendoj se janë të mjaftueshëm për të argumentuar këtë realitet.
Cilësia e drejtimit (në bazë dhe në qendër)
Nga drejtimi i arsimit varen shumë faktorë që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e tij. Drejtuesi është ai që do të monitorojë dhe kontrollojë punën te vartësit e tij. E nëse ai nuk e ka kulturën e duhur profesionale në institucionin ku i është besuar drejtimi, cilësia e punës së vartësve të tij, padyshim do të jetë e dobët. Po kush e drejton arsimin për momentin? Të aftët apo të paaftët? Realiteti i deritanishëm nisur nga praktika rezulton se drejtohet nga të paaftët si rrjedhojë e përzgjedhjeve me këndvështrime partiake, madje edhe me tarafe e miqësira. E këtu është fjala në nivel qendror dhe lokal. E keqja është se ky fenomen me prurje militante dominon në arsim dhe ka qenë vazhdë gjatë gjithë periudhës në tranzicion, pavarësisht se është trumpetuar se përzgjedhjet në arsim, do të bëhen në bazë të testimeve dhe meritave. Kjo ka qenë thjeshtë një propagandë sa për të kaluar radhën. Pra realiteti ka provuar të kundërtën e asaj që është thënë.
Cilësia e stafeve pedagogjike (mësuesit dhe pedagogët ) në institucionet arsimore
Është fjala jo vetëm për nivelin e mësuesve në shkolla por edhe të pedagogëve në arsimin e lartë, cilësinë e mësimdhënies që reflektohet te nxënësit dhe studentët. Fatkeqësisht kjo cilësi vlen për të dëshiruar nisur nga niveli profesional i tyre. Rrallë përballesh me mësues apo pedagogë që e kanë nivelin e duhur profesional dhe pasion mësimdhënien, sepse kemi shumë prej tyre që janë diplomuar pa merita dhe me rrugë abuzive, pa folur këtu për nivelin e dobët kualifikues të tyre si rrjedhojë e neglizhencës nga institucionet e specializuara të arsimit, që ka vite që e kanë nënvleftësuar këtë parametër të rëndësishëm. E sigurisht ky nivel dhe kjo cilësi mjerane e stafeve pedagogjike, kjo cilësi e dobët e mësimdhënies që reflektohet në institucionet arsimore, padyshim rëndon mbi nxënësit dhe studentët tanë, tek të cilët varet e ardhmja e kombit nesër kur ata të dalin në jetë.
Cilësia e kurrikulës arsimore
Është fjala për programet dhe tekstet shkollore që kanë nxënësit dhe mësuesit në përdorim. Në këtë drejtim, programet dhe tekstet nisur nga përmbajtja e tyre dhe aparatit pedagogjik që disponojnë, paraqesin mjaft probleme në drejtim të të kuptuarit dhe të të përvetësuarit të tyre nga nxënësit nisur nga mosha e tyre. Bazuar në ankimimet e bëra, rezulton se ky fenomen ndodh pasi programet dhe tekstet shkollore janë hartuar nga pedagogë që nuk e njohin mirë botën e nxënësve sipas moshës ku delegohen tekstet. Pra nuk janë hartuar nga specialist të mirëfilltë që kanë punuar me nxënës. Gjithashtu këto programe dhe tekste, ndonëse janë prurje nga përvojat e arsimit të përparuar europiano-perëndimor, kanë nevojë të përpunohen dhe të përshtaten në nivelin e nxënësve tanë dhe kushteve konkrete që dikton zhvillimi i arsimit shqiptar për momentin.
Niveli i nxënësve dhe i studentëve
Ajo që doja të nënvizoja lidhur me këtë tregues është se sukseset e çdo reforme në arsim, duhen parë në arritjet dhe rezultatet qe jep te nxënësit gjatë zbatimit. Por sipas testimeve të bëra ka rezultuar se niveli i nxënësve dhe i studentëve, në drejtim të formimit të tyre për lëndët që zhvillojnë sipas cikleve të shkollimit nuk ka qenë produktiv. Pra kjo tregon që reformat e zbatuara kanë qenë të nxituara dhe të përshpejtuara.
Strukturat arsimore dhe mënyra e funksionimit të tyre
Arsimi tashmë, ka përjetuar ndryshime në kuadrin e reformimeve gjatë tranzicionit jo vetëm në drejtim të përmbajtjes, por edhe në drejtim të formës së tij (strukturat dhe institucionet e reja që janë krijuar në arsim ). Por këto struktura dhe institucione nga mënyra e funksionimit, nuk po e thonë fjalën e tyre për misionin që kanë. E këtu është fjala për bashkëpunimin midis tyre sipas kompetencave që kanë. Ato nisur nga praktika, më shumë kanë mbetur thjeshtë formale dhe jo për t’i shërbyer mbarëvajtjes së arsimit dhe konsolidimit të tij.
Funksionimi i kontrolleve
Ka vite që kontrollet në institucionet e arsimit parauniversitar, nga ana e institucioneve eprore të arsimit nuk ndjehet si duhet. Madje do të thoja që ky parametër i rëndësishëm për mbarëvajtjen e arsimit, ka rënë në gjumë nga neglizhenca dhe indiferenca. Për rrjedhojë kanë rënë në gjumë edhe vetë institucionet e varësisë nga mungesa e këtyre kontrolleve. Pa dyshim nga mungesa e këtij kontrolli, nuk ndjehet edhe përgjegjësia e punës në institucionet e arsimit parauniversitar nga ana e personelit që punon në këto institucione ( mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve përkatëse).
Arsimi i letrave dhe i praktikave formale
Në praktikat e punës së mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, madje edhe te personeli që punon në instancat e larta të arsimit ( instancat eprore ), vihet re një ngarkesë shumë e madhe në drejtim të dokumentacionit që përdorin lidhur me mbarëvajtjen e arsimit. Në këtë drejtim mësuesit dhe drejtuesit e shkollave kanë shprehur shqetësime dhe ankimime. Mendoj se kanë plotësisht të drejtë sepse ky dokumentacion nuk i ka shërbyer mbarëvajtjes së arsimit, nisur nga praktika e zbatimit. Madje nisur nga praktika po bëhet normë, kontrolli i mbarëvajtjes së arsimit dhe i strategjive arsimore vetëm duke u mjaftuar përmes letrave të tepruara dhe komunikimit më e-maile, duke harruar apo nënvleftësuar kontrollin në terren, sepse kështu preken më mirë problemet në bazë, krijohet më mirë vizioni se si punohet në arsim dhe në ç’nivel ndodhet arsimi për momentin. Pra të tilla praktika që ndodhin do t’i quaja thjeshtë procedura burokratike që nuk i shërbejnë mbarëvajtjes së arsimit, përkundrazi e dëmtojnë atë.
Lind pyetja: përse ndodhin dukuritë e lartëpërmendura? Mendoj se përgjegjësia bie mbi vetë shtetin i cili ka lejuar hapësira dhe mundësira për abuzim nga personeli që punon në institucionet arsimore, ku krahas të tjerave përmendim edhe korrupsionin në këtë sektor.
Në përfundim dua të nënvizoj se arsimi ynë është degraduar edhe sepse në kuadrin e qasjeve që përjetoi nga arsimi i përparuar europiano-perëndimor gjatë proceseve integruese në tranzicion, u hodh poshtë tradita pozitive pedagogjike shqiptare me argumentin se çdo gjë që marrim nga jashtë, është më e mirë se e jona, pra edhe në arsim. *(Ish-specialist në Zyrën Arsimore Krujë )

Ne antishqiptaret perqendrimin tone kryesor e kemi vendosur tek arsimi shqiptar dhe deri tani kemi arritur rezultate te paimagjinueshme ne drejtim te shkaterrimit te tij! U japim nga pese kacidhe shqiptarve dhe u fusim programet tona shkatrrimtare, qe i kane mesimet te ngaterruara dhe copa-copa! Per 5 kacidhe shqiptaret i vene flaken vendit te tyre! Bereqaves, deri tani na ka ecur puna mire me shkaterrimin e Shqiperise!
Bëtë ç’bëtë më në fund ju “anti-arnautasit” pas 30 vitesh aktivitet të dendur agjenturor na e nxorrët arsimin fare fare cullak. Pa brekë na e latë. Ah sa të “poshtër” paskeni qënë…
Të kishit minimalisht ca ndjenja njerëzore të paktën do na e kishit lënë arsimin me minifund ose me gjoksin pak zbërthyer… si dikur në kohën e “ndritur” të hoxhizmit…
Eh çfarë nostalgjie… Kërciste ai miku si në harados dhe as që e çante njeri trapin.
Mirë o mirë po s’na the se çfarë planesh ogurzeza e shkatërrimtare ke akoma ndërmend të bësh me arnautasit.
Do i kyçësh dhe ti si ati yt shpirtëror prapa kafazit të hekurt?
Apo do i lësh injorantë duke i gënjyer me diploma fallso që mos t’i hyjnë as dreqit në punë e jo punëdhënësit?
Aman o “sojsëz” pak mëshirë për arnautasit se po ja mbathin masivisht nga sytë këmbët të shkretët.