Tronditet komuniteti shqiptar në Tuz, 19 vjeçarja vritet nga ish-bashkëjetuesi

redaktor

 

Vrasja e 19-vjeçares Shejla Bakija në Tuz nga ish i dashuri i saj Ilir Gjokaj në shtëpinë ku jetonte bashkë me gjyshen dhe familjen ka tronditur ditën e djeshme Malin e Zi.

Fati tragjik i vajzës së re, ka bërë që shumë komentues të reagojnë të zemëruar në rrjetet sociale. Reagimet kanë qenë të shumta dhe qytetarët kanë thirrur protestë ditën e sotme në orën 12:00 para ndërtesës së Policisë së Tuzit.

Ndër ta është edhe modelja e njohur me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj, e cila jeton në SHBA. Modelja kërkon kapjen e autorit të ngjarjes i cili është ende në arrati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *