ENERGJIA / Çfarë do të thotë deklarata e kryeministrit Edi Rama për “valën goditēse tē një tjetër fatkeqësie që po vjen drejt Shqipërisë”

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat, tha se kemi një krizë të madhe energjitike botërore.
“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.
Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë.
Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës…”

Mesazhi i shefit të qeverisë është i qartë. Shqipëria do të përballohet me një situatë të pazakontë, por që është pritur se do të ndodhte një ditë. Ka qenë e qartë, që në krye të herës, se pavarësisht zhvillimeve në botë, Shqipëria do të ketë pjesën e saj të dëmtimit, sidomos një sektor kaq jetik, në energjetikë, i cili në 30 vite, ose është dëmtuar qëllimisht, ose është keqmanexhuar nga padija, ose është përdorur për të majmur bosë oligarkë dhe pushtetarë të njohur.

Fakt është se thuajse të gjithë ata njerëz të politikës që kaluan sado pak kohë në drejtimin e KESH, pavarësisht kohës dhe partisë që i delegoi, kur u larguan prej saj ishin shumë më të pasur se kur filluan, se prej aty ata nisën biznese të ndryshme, disa herë pikërisht në sektorin e energjisë përmes kompania private, të shkruara në emër të familjes, sidomos të kunetërve dhe vjehrrave; po aq sa është fakt i njohur se duke qenë një vend i pasur me ujëra dhe burime ergjetike nëntokësore, vetëm i kemi shpërdoruar e masakruar ato.

Kriza e tanishme energjetike, e cila ka lindur jashtë Shqipërisë dhe domosdo do të kishte efektin e saj në Shqipëri, është pritur se do të ndodhte. Në mos në vitin 2021, në një vit tjetër. Ajo është cikluar herë pas here, ka sjellë shenjat e saj vit pas viti, ka rënduar ekonominë, sidomos xhepat e konsumatorëve privatë, është përdorur për fushata elektorale dhe si bonus për votën e deklaruar e të padeklaruar, është trajtuar si malli i hasmit dhe asnjë hasëm nuk do e kishte shpërdoruar dhe katandisur në këtë gjendje.

Duam apo nuk duam, e pranojmë apo e mohojmë, 30 vitet e shkuara ishin koha e humbur e energjetikës, ku rendja ishte pas hidrocentraleve private, në çdo vijëz uji, në çdo prrakë, në çdo përrua, pa asnjë studim shkencor, barbari babëzitëse. Licencat e shumta të dhëna nga opozita e tanishme e më pas nga qeveria e sotme ishin si qoka për njerëzit e politikës, të cilët, burra e gra, vrapuan t’i merrnin , pastaj t’i shisnin në njerëz që përgjithësisht kishin para e të lidhur me pushtetin e çastit, duke shkatërruar lugina të një bukurie të veçantë, krijuar në shekuj, të ruajtura nga brezat, për t’i shkatërruar duart e politikës miope dhe vrastare.

Një “i mençur” në SHQUP del me planin e tij shtatë pikësh, për të zgjidhur atë që nuk u ndryshuan dot kur ishin në pushtet, dhe përmes “kësaj strategjie”, si lobim politik, asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me sistemin, por me nevojat për riciklimin e teorive boshe dhe pa asnjë vlerë minimale, sidomos në këtë situatë.

Ka 30 vite që ky vend nuk ka një strategji kombëtare për të ardhmen e energjetikës, profesorë të shquar janë lënë jashtë debatit, institutet studimore u mbyllën, veprat as nuk u filluan ndonjëherë dhe vendin e tyre e zunë biberucët e oligarkisë, të cilët, duke rendur pas një fitimi të çastit, prishën të ardhmen. Me përkrahjen e shtetit, nën shpatullat e tij dhe me fitime të përbashkëta.

Është fakt se në 30 vite pluralizëm, asnjë qeveri, e alternuar mes dy grupimeve politike, nuk ka pasur një qasje të drejtë, koncept shkencor dhe projekt real për zhvillimin e energjetikës.

Ende sot, rreth 77 për qind e prodhimit të energjisë në vend realizohet nga tre hidrocentralet në kaskadën e Drinit, prej të cilëve, më i fundit, ai i Komanit, është përuruar në vitin 1986. Asnjëri prej tyre nuk ka mundin, arsyen, mendimin shkencor apo realizimin e qeverive pluraliste.

Ishte si ishte regjimi i shkuar, ai ndërtoi një sektor energjie të vlefshëm dhe të përballueshëm për kohën. Që në vitin 1947, në takimin me grupin e deputetëve të qarkut të Shkodrës, në përgjigjen e pyetjes së deputetit Hysni Curri, mbi të ardhmen e rajonit të Veriut, Enver Hoxha do paraqiste dy projekte madhore, të pabesueshëm për kohën, njëri nga të cilët ka mbetur ende ëndërr. Ndërtimin e hekurudhës Shkodër – Gjakovë, sëbashku me rrugën ndërlidhëse, si dhe “tani nuk kemi mjete, por jo larg, ne do e bëjmë lumin e Drinit një liqen”, duke iu referuar një projekti madhor austriak.

Mungesa e strategjisë ka sjellë gjendjen e sotme, që nuk është e panjohur për asnjërën qeveri.
Në vitin 2002, Shqipëria u përball me krizën e parë të madhe elektroenergjetike. Që atëherë kanë kaluar 19 vite. Shqipëria vazhdon të mbështetet në hidrocentralet e kohës së monizmit, të cilat, duhet të jemi falënderues, që nuk u prishën nga teoricienët e kuotës zero apo e çekut të bardhë, apo edhe më tej, nuk u shitën, si ndodhi me miqtë e Zenit të vockël.

Dy shembuj të mungesës së një baze shkencore në zhvillimin e energjetikës:
Kriza e vitit 2002 tregoi se duhej bërë përshpejtimi i zhvillimeve në energjetikë, sidomos në jugun e vendit.

Studimi i vitit 2002, jo nga institucionet shqiptare, që tashmë kishin hedhur në erë institutet famoze të dikurshme, u bë në një kohë kur Shqipëria po vuante një nga krizat më të rënda elektroenergjetike në histori, krizë e shkaktuar nga rënia e papritur e prodhimit në hidrocentrale dhe mungesës së linjave të transmetimit dhe kostove të larta të importit të energjisë elektrike.

Sipas një studimi të ndërmarrë nga BIRN, vendi përballej me dy alternativa për zgjidhjen e krizës së energjisë elektrike: ndërtimin e lidhjeve të interkonjeksionit me vendet fqinje për të importuar rreth 30-40 për qind të energjisë së konsumuar çdo vit ose ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese. Kështu lindi ideja e termocentralit të Vlorës.

Projekti vlerësohej fillimisht të kushtonte 113 milionë dollarë dhe parashikohej të përfundonte në vitin 2008. Në fakt, projekti kushtoi në total 130 milionë, u mbyll në vitin 2012 ndërsa termocentrali që ndërtoi rezultoi difektoz, me kosto tepër të lartë dhe praktikisht i papërdorshëm. Në fakt, një varrezë energjetike. “Faji” ka mbetur jetim. Qeveria e dikurshme Berisha ia kalon fajin Bankës Botërore, ndërsa zyra e Bankës Botërore në Tiranë ngulmon ende, sot e kësaj dite, se përgjegjësia për zbatimin e projektit qëndronte me KESH.

Ndërkohë shqiptarët vazhdojnë të paguajnë rregullisht kostot e kredisë 130 milionë euro.

Rasti i dytë: Në shtator të vitit 2019, kryeministri Edi Rama deklaroi se në Shqipëri nuk do të ndërtohen me hidrocentrale të vogla, nën 2 MË (2.000 KË). Ai pranoi se këto hidrocentrale të vogla janë të padobishme dhe të dëmshme.
Mirëpo, ka gjithnjë një “mirëpo”, deri atëherë, qeveria Rama kishte dhënë 99 leje për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, ku gjysma e tyre ka qenë dhe është nën 2 MW – 2.000 KW.
Disa shembuj: HC EME – 450 KW, HC Llëngë 2 – 300 KW, HC Shëngjon 3 – 341 KW, HC Miraka – 613 KW, HC Lotaj – 480 KW, HC Vendresh 230 KW, HC Perollaj – 400 KW… etj.

Duke pasur parasysh se konsumi mesatar vjetor i një familje shqiptare është 200 KW, mendoni se sa të vlefshëm dhe të dobishëm janë këto hidrocentrale që shkatërruan edhe mjedisin, faunën e florën e thellësive shqiptare. Tani synohet të shkatërrohet edhe habitati i lumit Vjosa.

Në Shqipëri janë disa projekte të dështuar për fuqizimin e sektorit energjetik.

Projekti i parë daton në vitin 1995 dhe kishte vlerë 7.5 milionë dollarë. Vendosja e matësve të energjisë elektrike dhe reduktimi i humbjeve, të cilat ishin si pak kund në botë, 47 përqind. Kur projekti përfundoi humbjet ishin 54 për qind!!!

Në vitin 1996, Banka Botërore me bashkëdonatorë të tjerë u angazhuan në një projekt tjetër të quajtur Projekti i Rrjetit të Transmetimit dhe Shpërndarjes së Energjisë, i cili parashikonte shpenzimin e 117 milionë dollarëve me synimin e reduktimit të humbjeve.

Projekti u mbyll në vitin 2002, u shpall i dështuar, por shqiptarët do të paguanin 117 milionë dollarë.
Një projekt tjetër prej 35 milionë dollarësh, që synonte gjithashtu reduktimin e humbjeve, u zbatua nga viti 2002 deri në vitin 2006. Projekti u vlerësua si “Relativisht i Kënaqshëm” në rezultate, pavarësisht se humbjet në vitin 2006 qenë sërish 41 për qind dhe qenë rritur për tre vjet me radhë, raporton BIRN.

Ne jemi i vetmi vend që shpenzojmë qindra milionë dollarë për reduktimin e humbjeve në rrjesht, por në fund të projekteve humbjet rriten.

***

Në vitin 1985 Shqipëria, sipas statistikave jo të plota, prodhonte 1 milionë e 360 mijë ton naftë në vit. Megjithëse ishte dënuar dhe shkatërruar ajka e shkencëtarëve të sektorit të naftës, përsëri ishte një prodhim i konsiderueshëm për kohën.
Sipas llogaritjeve të ERE, termocentrali i ri i Vlorës, ende në konservim, duhet të konsumojë 136 mijë tonë naftë në vit.

Nëse në vitin 1943 kompanitë e huaja eksportonin 970 mijë ton naftë në vit, kapaciteti i kompanive fantazmë të instaluara në Shqipëri është mbi 2 milionë ton.

Prodhimi maksimal i naftës është realizuar në vitin 1974 me 2.250.000 ton naftë/vit (ose 6165 ton naftë/ditë e barabartë me 38.408 fuçi/ditë). Sasia e gazit, vlerat më të larta, i ka pasur në vitin 1982 me 940.000.000 Nm3 gaz/vit (ose 2 575 342 Nm3 gaz/ditë).

Në këto vite numri i punonjësve në Industrinë e Naftës ku përfshiheshin rreth 34 ndërmarrje, ka qenë rreth 25.000 vetë, prej të cilëve rreth 2.800 punonjës ishin specialistë të lartë dhe të mesëm.

Çfarë është bërë me naftën në këto 30 vite? Sketerrë e vërtetë. Shqipëria nga qindra miliona ton naftë nuk përfitoi asgjë, ose thuajse asgjë. Ne kemi një qasje dembele, duke eksportuar naftë bruto nga kompanitë që fitojnë miliona dhe duan të mashtrojnë duke ndërtuar një rrugë fshati 200 mijë dollarësh.

Çfarë bëhet me fitimet që nxjerrin kompanitë? Naftëtarë të flakur në rrugë, edhe pas një jete në sektorin e naftës, shtëpie që shemben nga shpërthimet nëntokësore, qeveritarë që premtojnë zgjidhje dhe harrojnë se për të cilët kanë premtuar, oligarkë të formësuar me shtetin, rimbursime të pallogaritshme…

Çmimet e naftës në Shqipëri janë në më të lartat në BE, rreth 40 për qind më të larta se në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, që nuk kanë ende burime nafte të furishme; më shtrenjtë se në Kosovë dhe në Malin e Zi.

Rezervat e naftës në zonën e Shpiragut mund të arrijnë nga 500 deri në 800 milionë fuçi. ‘Oil and Gas Investments’, një institut kërkimor kanadez në fushën e energjisë thotë se ky mund të jetë një nga zbulimet më të rëndësishme të naftës në rajon për vitet e fundit. Kush do të përfitojë nga kjo pasuri e të gjithë shqiptarëve?

Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se, “Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.”
Këtë valë goditëse do mund ta kishim përballuar me qartësisht dhe shumë më lehtë nëse do të kishte pasur një projekt afatgjatë, shkencor, nga mendjet e shkencës dhe jo të oligarkisë politike zhvatëse.

Ne kemi thuajse 30 vite të humbura! Nuk i fitojmë dot në 30 ditë e as në 300 ditë! As me dekrete qeveritare dhe deklarata politike!

 

Share This Article
39 Comments
  • Megjithese duhet te vazhdoje me pjesen qe i takon qeverise aktuale ne gjithe kete zgafelle energjitike,,prape eshte nje shkrim per te qendruar mbi tryezen e qeverise,po qe se qeveria ka sy te shikoje dhe veshe te degjoje.

  • Megjithese duhet te vazhdoje me pjesen qe i takon qeverise aktuale ne gjithe kete zgafelle energjitike,,prape eshte nje shkrim per te qendruar mbi tryezen e qeverise,po qe se qeveria ka sy te shikoje dhe veshe te degjoje..

  • Ne Shqiperi sundon DIKTATURA OTOMANE e Edi Rames,por jo kapitalizmi!
    Ne se kjo nuk kuptohet seriozisht,na mori lumi si popull!

  • Kryeministri Edi Rama ka kohe qe ka folur per nje nje panel te madh diellore, pore nuk e dije perse u vonua kaqe shum. Po ti kishim keto panele diellore nuk do te shpenzonim shum, enerigji nga hidrocentralet dhe do ta kursejshim ujte me raste te till.
    Pra ngritje e energjis diellore dhe ajo me ane te eres do ti jepet shum mundesi shqiperise per t`ju pergjigj situatave te tilla qe natyra po na i sjell si rezultat i mungeses se reshjeve ne rajonin ton.

    • O Hali….

      Kriministri ynë Largpames si ày, nuk ka premtuar Vetem nje Panel Diellor….

      Ay na ka premtuar Vet Diellin!!!

      Dhe diellin do ta bjeri vetem per ne Patronazhistet….E lum si ne!!!

      Do na bjeri diellin me ndemen e Epistes se pjerdhur, dhumujanit, taullulluanti e shum te tjera.

      Fli i qet o Hali, se mendon kriministri per ty…

  • Po pse gjithë këto qeverri Shkërdhato-FASHISTE nga të 2 Krahët e Politikës si dhe Ky Byt…Qi..që kemi në Pushtet prej 2013,, pëe 8 vite e gjysëm SHPËRFYTËROI QËNDRAT e Vlorës , Tiranls dhe të gjithë Qyteteve dhe së fundi Shkodrës duke i BETONIZUAR Në atë farë feje sa të vjen për të Uluritur .
    Ky Person me këto Betonizime ka Shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme këto qëndra Qytetesh.
    Mjafton një Xhiro nga Sheshi i Flanurit ( të cilin e ka shkatërruar tani së fundmi duke Çkulur Lulishten dhe Palmat dhe drurët mbas Hotel “Sazanit””, dhe do ta Betonizojë .
    I ka nxjerë si Lapurakër ai “Ushtarin e Panjohur “ si SHTIZËN E FLAMURIT ashtu dhe Monumentin e Pavarsisë .
    Që nga Sheshi i Flanurit deri në Ujë të Ftohtë rruga është 2 kalimshe dhe nuk ka bërë “”Xhepa”” për Urbanët (( janë 7 ndalesa që bëjnë Urbanët prej Xhamisë deri në Ujë të Ftohtë dhe Urbani bllokon qarkullimin, pastaj është tjetër histori ajo që Urbani ecën sikur të jetë Funeral .
    Beton deri në Ujë të Ftohtë dhe Aspak Gjelbërim ku në Vlorë ka 320 ditë me diell në Vit .
    Që nga Tuneli i Ujit të Ftohtë dhe deri në Karaburun derdhen në Det 30 Metra Kub Ujë / sekondë kurse mbi të gjithë Godinat e Vlorës janë Instaluar mbi 40 MIJË BOLIERË ?!
    Bujqësia është Mesjetë dhe të shkatërruara Sistemet e Kullim -Ujitje .
    Nuk dua tu ha kohën .
    Por në se këto 300 Milion $ apo € të ishin përdorur për një Burim të Ri Energjitik mbi Kaskadën e Drinit , apo Vjosls , ose të ndërtoheshin Termocentrale si Ai i Vlorës apo Korçës , a do të Zbutej Kriza Energjitike ?
    Natyrisht që Po .

    • Per cfare krize derdellit ky kryeminister i pa afte dhe mbrojtes i korrupsionit?
      Pse nuk mbushi te gjithe Karaburunin me “mullinjte e eres”,te gjithe siperfaqen e tokes se kripur ne bregdetin e Karavastase,Bedatit ne Lushnje me panele diellore,te gjithe liqenet e Drinit,rezervuaret apo liqenet artificiale,qe te prodhohej energji elektrike?
      Pse nuk e ka dhene me koncesion ishullin e Sazanit,plazhin gjigand te Divjakes,firmave nderkombetare,sidomos ato skandinavemrusemgjermane,irlandeze,islandeze etj per resorte turistike,kazino etj qe sigurojne edhe klientele tere vitin se jane vende te ftohta?
      Pse nuk ia kane dhene me koncesion minierat e kromit Kines dhe portin e Shengjinit qe te shfrytezonte kromin,ndertonte hekurudhen,portin,te hapte magazina gjigande dhe te sigurohej montimi i pajisjeve elektronike etj duke punesuar mijra njerez?
      Pse nuk jepen me koncesion hekur nikeli qe te prodhohej Cobalti,kaq i kerkuar ne bote?
      Pse nuk shfrytezohet uji i lumit Drin dhe Bune per te furnizuar me uje te pijshem te gjithe pjesen fushore e kodrinore te Shqiperise ?
      Por keto nuk mund t’i vere ne pune nje kryeminister i pa afte,piktor,por delirant i pa shoq,qe e urren popullin e tij deri ne palce!
      I eshte bere mendja rruge,pedonale,lungomare,tunele,ura etj,krejtesisht te pa nevojshme aktualisht kur populli ka halle shume me te medha!
      Pse nuk thote se me 13 miliard euro borxhe te marra sa vete ka punesuar me teper sipas specialiteteve?
      Pse nuk e lufton seriozisht informalitetin,qe sipas BB eshte 50% e bizneseve jane informale,pra nuk paguajne asgje vec vjedhin?
      TURPI TE MBULOFTE ty dhe PS-ne,o Rame damllamadhi!

  • TË LUMTË!
    PO NE ZGJEDHIM QEVERITARE QE NA NGOPIN ME FASADA, IMAZHE DHE PROJEKTE NE 3D.
    Dhe kenaqemi me ata qe zgjedhim kur na japin ndonje karamele, ashtu sikurse u japim femijeve qe qajne per buke.

  • Sot lexova se Kina ka nje problem serioz lidhur me prodhimin e energjise elektrike. Mijra zona banimi, qendra industriale jane stakuar.

    Demet ekonomike jane te ndjeheshme. Nje pakenaesi e madhe popullore po krijohet.

    Po fusin ne shkollat elementare e me tej ideologjin “qe do i ndihmoje ta kene situaten nen kontroll”

    Po shesin rezervat strategjike te naftes, aluminit, …. …..mineralet e ralla, etj.

    Kjo tregon se atje po ndjhet thelle nje kriza ekonomike, energjitike, ideologjike etj.

    Kriza energjitike dhe e shume lendeve te pare e produkteve bujqesore duket se ka tendenca globale se per shkak te pasojave te corova -virusit por edhe per keqesimin e klimes.

    Problemet qe shtron Z.Islami duhet te ishin zgjidhur ne kohen e perkatese. Eshte e nevojme ti shkohet deri ne fund, ne rrenje , pse falimentoj, deshtoj TEC i Vlores, pa krijuar, gjeneruar “teori konpirative” Per mua eshte primare se ne duhet te jemi te bashkuar per te miren e gjithe secilit,
    Te percare jemi te gjithe humbes, asnje nuk fiton. E di, qe te gjithe e kane te qarte kete. Por kerkohet te jemi me te kujdeshem.

    Ndertimi i HEC-it te Slavices eshte nje lajm shume i gezuar, qe tregon se ne keto kohe te veshtira nuk jemi vehtem.

  • Z.Bedri! Projektet jane por jane te kopsitura per te vjedhur sa me shume popullin “trim e te pamposhtur” Shqiptar.Prandaj eshte i merzitur rama me shpalljen nongrata te sali vukut sepse i druhet se do ti vij radha e nuk shpeton dot ate e as veten!

  • Çmimini energjisë dhe përgjithësisht i mallrave të konsumit me sa duket ritet me një të shtypur butoni. Se cilët kulisha bushtrash qëndrojnë pas gjithë kësaj loje të ndyrë me pasoja të rënda për mbijetesën e miliona qytetarëve një djall e di, por që krerët e oligarkisë botërore dhe lobiistët apo çakejtë e vënë mendërisht dhe shpirtërisht në shërbim të tyre po mbipasurohen me hapa gjigande, kjo nuk do as laps e as kalem. Ka shumë pak të dhëna të sigurta se çfarë “temash serioze” diskutojnë mes njëri-tjetrit krerët qeveritarë dhe bosat e ekonomisë në mbledhje të fshehta si ato në davas të zvicrës ku shtypi nuk lejohet të jetë prezent, por shumëkush supozon se aty bëhet koordinimi i veprimeve të radhës në varësi të interesave të individit në kurriz të shoqërisë, e cila si dhe kësaj here do detyrohet të shtrëngojë rrypin pa e ditur se pse dhe për cilat arësye.

    Që pas pandemisë do rriteshin çmimet e mallrave kjo merrej deri diku me mend por se do eksplodonte çmimi i mjeteve jetike si buka dhe karburanti këtë askush nuk e priste. Mediat (ato arnautase po e po, por edhe të huajat) po heshtin edhe pse çmimi i karburantit brenda një periudhe relativisht të shkurtër 6-mujore është rritur me 150%, gjë që e vërteton fakti se në fund të shkurtit në Gjermani nafta kushtonte vetëm 1 Euro litri, kurse sot 1.50 €, me tendencë rritje. Vetëm javën e fundit u rrit me 15 cent, gjë që në kohën e H. Kohl as që imagjinohej e jo të ndryshonte sa hap e mbyll sytë 10 herë brenda ditës.

    • Bravo Armir kapedani se e paske gjetur shpetimin tone!

      Leri pordhet me Kines se ajo do humbasde e fundit ne bote,por shiko veten!
      2 milion shqiptare jetojne ne nje vend me p[asuri prallore,qe nuk i ka asnje vend europian dhe po na kercenojne me rriotje cmimesh!
      Po si ioa bente Enmver Hoxha qe kishte 4 milion banore,arrinte te furnizonte me energji elektrike prodhim vendi qindra fabrika,uzina,kombinate,furrnalta,Kombiunatin Metalurgjik qe harxhonte sa gjysma e Shqiperise energhji,fonderite e shkrirjes se celikut,bakrit,ferrokromit,Kombinati i Autotraktoreve,Kombinati i Armeve ne Polican etj,etj,bnile edhe eksportonte me shumice,ndersa tani qe nuk ka asnje nga keta perdorues te fuqishem te energjise,po na terrorizojne se do shtrenjtohen cmimet!
      Dhe kulmi fare,si arrinte Enver Hoxha,i izoluar nga boita,te mbante ulur te gjitha cmimet,ndersa ky mazdravellua jone po na kercenon!
      Te dhjefsha shtetin tend,o pasha !

  • B.Islami tu lumtë për shkrimin analitikë.Me të gjitha OK.Dua të di: H/Centralin e Kalivaçit kush e inicoi,Kush do e ndërtonte,Pse nuk e ndërtoi.
    -A ka lidhje ky H/C me TV Agon të Sonilës + Becetit që akuzojnë E Ramën.Apo ka lidhje me Italianin që nuk e ndërto H/Ç por u tall me Qeverinë,Popullin dhe tashë Shteti do i paguajë Prostituorit Beceti 120 mil.€..!?
    -Si ka mundësi që Drejtësia jonë e TREDHUR nga Sb që në 92 nuk vepron edhe për katraurën Enetgjitike në Shqipëri.
    -Si ka mundësi që nuk përfundoi gjyqi i ÇEZ,ku është implikuarë Sb,Im,etj.
    -Rritja e çmimit të bukës kaloi në efektin zinxhir edhe për të tjera që nuk ka lidhje me grurin që vjen nga RUSIA-KOSOVË-SHQIPËRI,ku ne prodhojmë më pak se 20 % të grurit…për të vënë duart në kokë.
    -Dje pagova 3000 lv.më shumë për TV me kompanin TRING-FIER,të cilën e drejton një Maqedonas.Te ne çdo gjë e drejtojnë firmat e husja,pasi Specialistët tanë Saliu i hodhi në rrugë..!
    -Tashë e tutje do jem pa TV.Nuk më del pesioni.Ky është Kapitalizmi që na serviri Perëndimi dhe administroi SaliKrimi në vitet 90 ku shkatërroi çdo gjë mbi tokë dhe që nuk prodhojmë asgj…Dhe drejtësia e kapur prej tij mbajti e po mban sehir,është në KOMA.
    -FLM DITA

  • Njerëz, kur rritet çmimi i naftës në botë ata që humbasin janë vëndet që nuk prodhojnë naftë por ata që prodhojnë naftë kanë fitime maksimale, madje janë ata që ngren çmimet në unison vetëm për këtë qëllim, të fitojnë më tepër se më parë dhe

    Edi Rama duhet të dilte jo për të paralajmëruar tërmetin energjitik por përfitimet që ne si vënd prodhues i naftës do të kishim nga ngritja e çmimit të naftës në tregun botëror, të njoftonte

    urgjentisht vënjen në punë të rafineris së naftës në Ballsh që të mos viktimizoheshim nga eksporti i produkteve të naftës me çmim të papërballueshëm duke i prodhuar vetë madje edhe me cilsi të standarteve ndërkombëtare dhe

    satanai i kusaris përbindshi makabër Edi Rama që vjedh me konçensionet fantazëm të naftës që vijn e zhduken pa lën gjurmë simbas dinamikës së vjedhjeve të kusarqeveritarëve tanë po pregatit vargoj të rinjë çmimesh për të grabitur popullin e përulur shqipëtar deri në groposjen së gjalli në varrin e varfërisë përse ……..thjesht që ky i marrosur të mbush miljardat në llogarin bankare të Zahos së tij që do ta ler me pasuri sheikësh dhe për të mbush llogarit bankare të patronazhistëve të tij kafshët kusarbiznesmenë që blen për të votat në tërmetin zgjedhor të 25 prillit .

    I nderuar Bedri, një shkrim nga një specialist nafte do të saktësonte sa do të fitonte vëndi ynë nga rritja e çmimit të naftës në botë me shifra kokrete në përputhje me nivelin e prodhimit aktual dhe ti tregohet popullit që ne si vënd nuk humbasim por fitojmë duke llogaritur edhe leverdinë që do të kishim po të përpunohej në vënd dhe

    në qoftë se vërtet horri, shëmtira njerzore, antishqiptari më i përbetuar në historin tonë Edi Rama po lajmëron tërmete ogurzezë që të rjep popullin e vetë le ta heqim nga kusarqeverisja, si ?…. thjesht…….

    muajin tjetër tu bëhet thirrje të gjith shqipëtarëve që asnjë të mos paguaj faturën edhe të energjisë elektrike edhe të ujit, deri sa qeveria Rama të zhduket bashkë me kusarin me faturë në dorë, këtë u them bashkëkomentuesve në këtë faqe, të sensibilizohen të gjithë njerzit që po e ndjejnë që po u veta thika e kusarit Edi Ramja në kockë asnjë të mos paguaj faturën e energjisë elektrike, asnjë të mos paguaj faturën e ujit dhe ky bojkot do të jetë plumbi ballit kusarqevrisjes dhe përgjigja e duhur popullore për paralajmërimet e këtij horri ose

    duke qën dele mjerane të bindura

    ti marim vetë kthetrat e zeza të përbindëshit Edi Rama dhe të kusarbiznesmenëve patronazhist të tij me faturat e grabitjes dhe ti fusim që të shqyejnë si të duan xhepat tanë duke i lën që të na marin edhe qindarkën e fundit të djersës dhe mundit tonë,

    njerëz, bojkotoni pagesën e faturave të kusarisë se nuk kanë çfarë të na bëjnë, një popull të tërë nuk e burgosin, një populli të tërë nuk i fikin dritat.

    • or tej !

      te mbeshtes deri ne rreze kunder Rames por e keqja eshte se ty te mungon plani me shtatë pika të prezantuar një ditë më pare nga Lul Bashsuma..Mos harro se krimi me i madh i Rames eshte falja e krimberishes..kurse me kete deklaraten e fundit per termetin energjitik vertetoi se Rama-basha-sala-meta jane kuislinge te nje klike oligarke financjare ne forme oktapodhi..

  • Ujku plak-problemi qe ngre eshte nje Alarm per shqiptaret.Betonizimi i qendrave te qyteteve tregon qe Rama me furce fasadash kerkoi pushtet,per te grabitur
    TRUALLIN E ZEMRES SE QYTETEVE,SIMBOLIN HISTORIK,.per ti bere te pabanyeshem ne jete te jeteve.Ne Elbasan betonoi truallin e kinema 11 Nentori dhe sheshin para saj,duke ndertuar nje kulle masive qe po i merr frymen qytetit. Ne sheshin historik para Bashkise,,(ky shesh nuk ka qene kurre prone private,,ka qene shesh i prefektures qe ne kojhe te Turqwise)sot e gjithe diten,po nderton nje kuulle masive,qe masive,ka bllokuar qarkullimin e qytetareve dhe do ta shnderroje Elbasanin ne nje Labyrinth tuneli,ku njerezit nuk do te kene mundesi me te shohin as qiellin.

  • Ne te djelen e pare te Tetorit 2021 kryeministri Rama foli per Ekonomine!
    (Hera e fundit qe ka folur per Ekonomi ka qene kur para 8 vitesh premtonte Shendetesi falas e 300 mije vende pune)
    Me nje demagogji te dale boje te para 1990 tentoi ti sajoje alibi deshtimit spektakolar te qeverisjes tij 8 vjecare ne ekonomi-finance qe reflakton ne Borxhin Publik me katastrofikun e 30 viteve gje qe nuk e justifikon dot me perralla nga e kaluara te stilit “Kriza e pergjithshme e Kapitalizmit”.
    Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga qeveria e Adil Carcanit.

  • “ishte si ishte regjimi i shkuar….u ndertuan hidrocentrale, shkolla spitale . arsimi falas, shkolla falas, bujqesia ne shkallen me te larte te disiplinimit dhe zhvillimit .
    kishte ndyresira si demo me shoke, qe donin te ndryshonin sistemin per t’u kthyer ne pashallare e agallare vete edhe pse te shkerdhenin nenen per partine, qe s’e donin ne te vertete por publikisht e varnin ndonje qe kritikonte, padrejtesite dhe bente thirrje per te ndertuar sa me shume hidrocentrale .
    Pra, pse mos te themi tani;
    “komunizmi, ishte dhe eshte shpetimi i botes”, po vazhdojme t’a perforcojme dhe t’a mbrojme sistemin, qe vlen vetem per Demo-net dhe Pushtetaret, qe punojne per mireqenjen e tyre ?!?…

    • Komunizmi me tallona e rraciona mujore ushqimesh edhe kufinj mbyllur si burg paska qene e do jete shpetimi i botes?
      Jo, faleminderit! Zor se gjenden me budallenj sot ti besojne me atij Komunizmi shpetimtar

      • komunizmi ishte shpetimi i popullit shqiptar, dhe komunizmi si parim ishte baza e rindertimit te Evropes moderne te pas luftes.
        Nuk eshte rastesi qe shtetet perendimore kane progresin me te qarte nga te gjitha vendet e botes, sepse u ndertuan sipas teorive komuniste te Rilindjes evropiane, dhe ne fakt, programet sociale i kane ne baze te qeverisjes se tyre.
        Mireqenia ne bote po shkaterrohet sot, kur teorite e kapitalizmit global po abuzojne hapur nga korruptimi i qeveritareve dhe krijimi i legjislacioneve antipopullore.
        Duhet nje rilindje tjeter qe ti japi fund ketyre mashtruesve te mireqenies fallco.

        • Shtetet perendimore paskan progresin me te qarte nga te gjithe vendet e botes sepse qenkan ndertuar sipas teorive komuniste te Rilindjes europiane ??
          Duhet ti hiqni keto nga mendja nese nuk jane lapsus sepse komunizmi u stis nga Karl Marx e nuk ka asnje lidhje me ate Rilindjen europiane d.m.th.
          Ne ato shtetet perendimore nuk jane aplikuar kurre teorite komuniste te Luftes Klasave, Prones 100% shteterore, Monizmit ne poluitike, e mbi te gjithave vetizolimit me klone me tela gjembace.

          • Nje cope budslla ballist ka qene prezantuar si mbetje injorante ne tere Evropen, qe nga Lufta e deri tani.
            Ata nuk bene lufte klasash, po i vrane me plumb gjithe bashkepunetoret e fashizmit, dhe fajtoret nuk u ndjene me me goje, po ulen koken dhe i ndejten mutit siper me heshtje, ndersa zorra si puna jote shet mend te budallenjte e Shqiperise

  • Sistemi i kaluar qe u permbyse dhe ata qe erdhen ne pushtet me ne krye Sali Berishen na premtuan , bollek te madh e te gjithanshem.
    Nje nder to ishte edhe energjia, por energjia e saliut nuk u duke ne keto vite, qe ishte ne pushtet.
    Berisha kure erdhi ne pushtet kishte dy ndermarrje te fuqishme per ngritjen e H/C mbi lumin Drin qe ishte Bushati ne projekte dhe Skavica , ndersa ne Juge ishte Kalivaci.
    Pore c`fare ndodhi.? Ndodhi ajo qe nuk u priste fare. Berisha me BE lidhen nje kontrat qe deri ne vitin 2011 te mos ngrej asnje H/C te madh se sipas Berishes dhe BE-se nuk ishin kapacitene per ti bere keto.
    Ne keto kushte Berisha mashtroi me ca perrojna per te ber H/C te vejgjel qe ato me shum i marrin shtetit se sa i japin energji. Shteti i kompenson per mose funksionimin e tyre.(kjo sipas marveshjeve qe kan bere me privatet)
    Pra Dy ndermarrjen e ngritjeve te Hidrocentraleve i shkatrruan si te gjith shqiperin, dhe shqiperia ngeli pa energji vetem ato qe i dha sistemi i kaluar qe Berisha vazhdon ta mallkoj edhe sote.
    Pra shkaktari per nderprejen e ngriteje se H/C eshte Barisha.

  • Z. Bedri, Megjithe respektin qe kam per ju, keni hedhur mbi supe nje barre qe nuk e mbani dot. Ne shkrimin tuaj ka shume te verteta, por edhe pasaktesi, me shume ka konsiderata personale. Pse nuk ja keni lene apo nuk i jeni drejtuar ta shtjelloje nje specialisti te mirefillte qe ka dijeni dhe te dhena te sakta ne kete fushe, fjala vjen Pajtim Bellos.
    P.S. Perseri nuk i shmangeni shkrimeve shume te gjata qe me shume te lodhin se te kenaqin.
    Faleminderit per mirekuptimin.

  • Shkrim shum i dobët. Pa emra konkrete si muhabet kafeje. Se normal fajin e ka Berisha . Sa hidrocentrale ka shqipria e sa jan private? Dritan Prifti ramet past iku. Kta plerat pa perjashtim nga i 1-ri e deri tek i fundit jan pergjegjes per varfërin që sundon tek ne . Politik me hajduta me kollare.

  • KOMENT 3 ( 2 PA BOTUAR)

    I NDERUAR MODERATOR

    (shpresoj mos jeni ju censuruesi por dyshoj per filtra jashte Dites)
    .
    Ne dy komentet e para kam kembengulur qe “te perkoheshmit aparatcike” Edi Rama & Yuri Kim me Hidocentralin e Skavices nuk p tregohen te sinqerte.
    .
    Sepse te krijohet pershtypja se nje nga faktoret kryesore te Super alarmit Rames per katastofen e ardheshme energjitike eshte justifikimi I fillimit “me drita ndezur” I Skavices si dhe justifikimi per cdo deshtim te tij te pritshem..
    .
    Vija theksin ne 2 drejtime themelore qe para se Ram&Kimi TE LESHOJNE FISHEKZJARRE (DASMEN) per Skavicen duhet te mbarojne pune me 1 BANORET E DIBRES DHE ME SPECIALISTET E KOMAN-FIRZES DHE STUDIMIT TE SKAVICES NE KOHEN E XHAXHIT
    .
    Per kenaqsi te lexuesve te Dites po ju kujtoj se fix 58 vjet me pare ne tetor 1963 ne North Italy ne digen VAJON ndodhi katastrofa hidroteknike me macabre ne kete fushe…Komuniteti Italian I asaj zone para fillmit te punimeve kishin kundershtuar projektin..
    .
    Por hidrocentrali perfundoi..Nje dite ne 9 tetor 1963 nje masiv gjigand shkembi 260 miljon metra kub bie ne rezervuar duke shkaktuar disa dallge te paimagjinueshme me 50 milion kub uje.Kam pare dokumentarin ne History Chanel dhe mu kujtua Skavica..
    .
    Kam njohuri te mjaftueshme ne DIGA-URA-TUNELE por ne kete fillimin e ndertimit te Skavices me ‘DRITA NDEZUR” duhet te dale dikush qe te thote;
    STOP KIM & RAM & BETCHELL merrni OK nga populli qe preket nga ujrat e Skavices nga xhentelmenet inxhiniera te kaskades Drinit (projektim & zbatim)..pastaj filloni punen…ne te kunderten ajo fjala me “d” qe kam thene ne dy komentet e para behet realitet

    • O 3, keta jane te porositur te bejne saktesisht ate qe ju thote Ramuti.
      Dhe tani, tere kete shkrim Bedriu e ben qe populli ti thote dakort Skavices. Cdo krim eshte i programuar qe te ndodh me popullaritet, jo vetem si vendim absurd i qeverise.
      Dibra duhet te ngrihet e gjitha.
      Shqiperia duhet te ngrihet e gjitha,
      Po eshte e njejta fatkeqesi kombetare, kur nje pjese vuan dhe pjesa tjeter rri indiferente.
      Kjo ndodh me minatoret,
      Kjo ndodh me naftetaret
      Kjo ndodh me fshataret, fermeret, te gjithe ata qe vuajne nga politikat absurde te Oligarkise

  • Ky dhe te tjeret: gazetare formaliste . Dy lloj qendrimesh kane : o ne sherbim te politikes( ne dem te popullit) , o thjesht per te marre honorarin e shkrimit.Çfare shkruajne? Bejne vetem pershkrime, tabllo, foto te realitetit te hidhur, te katrahures qe prodhon politika. Po keto tabllo, populli i di me mire se ju, se i ka provuar ne kurriz qe nga 1990-ta. Po zgjidhjen, rrugedaljet nga situata pse nuk i permendni?Nuk ua mban, kane frike me keq se ne kohen e diktatures ose jane te blere nga politika.

  • Shoku Edi është një dobiç i vërtet politik, ai nuk mbijeton pa fatkeqsi. Ai me dhelpëri justifikoj dështimin e tij në mandatin e parë me prapanicën korruptive të mikut të tij në kusari në prehër, Ilir Meta, që gjoja e pengonte të drejtonte timonin.

    Në mandatin e dytë ai u lumturua dhe tha shyqyr duke hedhur valle gëzimi kur satanai i dërgoj si ndihmë për të mashtruar popullin për dështimet e tij edhe tërmetin edhe pandemin fatkeqsi e varfëri për popullin, lumturi dhe pasuri për këtë horr.

    Mandatin e tretë ai vendosi për të mbijetuar që pa ndihmën e satanait, me aftësitë e tij supreme diabolike mediatike, të shpik…. po, po….të shpik një fatkeqsi për ti mar shpirtin popullit të tij më keq se tërmeti dhe pandemia, fatkeqsinë e ngritjes së çmimeve , taksave me tërmetin apokaliptik energjitik imagjinar energjitik që ai e aktroj me talent me një fjalor me tone horrori në shoun e ti mediatik të së djelës.

    Në qoftë se vërtet ka një satana përbindësh universal që stis dhe dërgon fatkeqësi njerzimit fshehur në ndonjë vrimë të zezë fatkeqsishë, ky individ, Edi Rama, është satanai përbindësh i shqipëtarve që sapo stis një megafatkeqësi ekonomike dhe

    po e ve në zbatim me mjeshtëri me makinerin makabre të patronazhistëve të tij që e kan filluar me përpunimin mediatik gebelsian në studiot TV para se të aktivizoj patronazhistët e tij në kuvënd me ligje dhe kusarqevrin e tij me VKM megafatkeqsinë e ngritjes së taksave e çmimeve përpunuar me kujdes nga mëndja e tij makabre.

    Njerëz, ky satana shpirtzi që prodhon tashm edhe vetë mega fatkeqsi për popullin dhe vëndin duhet ndalur urgjentisht.

    Në qoftë se një njeri përbindësh i vetëm si Edi Rama të jetë në gjëndje që ti hedh lakun e kusaris në fyt një populli të tër dhe nuk ka asnjë reagim kundërshtues që me kurajo ti tregojm vëndin këtij përbindshi,

    atëhere ne vërtet duhet të jemi një parapopull i vetëbraktisur që akoma kemi bishtin e parardhësve katërkëmbësh dhe e meritojmë të shuhemi si komb

    në xhunglën ekonomike dhe politike të krijuar nga Edi Ramët e vëndeve të botës që mblidhen në Abu Dabi në koferencë për tu mar vesh për apokalipsin e ngritjes botërore të çmimeve dhe të shpërndahen si korba kobzinjë në vëndet e tyre për të rjepur fukarenjtë e botës që të bëhen më të varfër që këta, Edi Ramët e urryer, kusarë dhe sundimtarë autokratë kudo në botë, të bëhen akoma më të pasur e më të pasur në llogaritë e miljardave në bankat of shore jo të parajsave por ferreve të zinjë fiskale të Kajmanve e ishujve Virxhinia.

    • I nderuar 2pikecuditese &1 pikepyetje
      .
      Kam lexuar nje vapor me libra por nuk kam pare nje densitet marazi I kthyer ne fabrike fekalesh toksike.
      .Te kuptohemi..Rama sinqerisht I ka hallall keto shprehje me siper te pakten qe nga data 14 prill 2014 ku ne Kukes Rama e quan tradhetarin Berishe si Atdhetar per clirimin e Kosoves…Pra ketu ne kete rast Rama tha publikisht qe jam ‘suprem diabolic ofendimi# 7 I juaji por ju shqipfolesit ( shqiptaret po shkojne drejt shuarjes) flinit gjume me Bedri gjumashin..
      .
      Me pak durim mblodha kete kazanin tuaj per kuriozitet te lexuesve

      1-dobiç i vërtet
      2- dhelpëri
      3- me prapanicën korruptive
      .4- kusari
      5-satana
      6- mashtrues
      7-suprem diabolic
      8-fatkeqesi
      9-varferi
      10-horr
      11-apokaliptik
      12 horror
      13. përbindësh universal
      14- megafatkeqësi
      15.makabre
      16.gebelsian
      16 katerkembesh
      17 xhungel
      18.korba
      19.kobzinj
      20.sundimtare
      21 autokrate
      Etj..
      Ne vend te mbylljes;
      Sinqerisht Rama I meriton keto ofendime tuajat sepse mori votat per te gjetur rruge per pranga Berishes dhe ne vend te saj hapi Bunkaret e Enverit si kryekanibal I paguar..ketu jam me ju..
      .
      Por ajo qe ju ben me përbindësh se Rama eshte fakti se Devili &Debili Lul Basha po behet gati per portofolin e K/M vitin e ardhshem sepse rezultoi se NON GRATA berishes nga Amerika po behet per te fryer Tullumbacin Basha si bene me berishen ne 1991-1992..
      .
      Nje sugjerim;
      Mos dilni me me kete fabrike me sharje djalli se lexuesit e kuptojne se je nga dixhitalet e Lalzit dhe akoma me shume shqiptaret do ja japing voten Rames..sorry !

  • per ate nick’un e vjedhur, “mirelen” qe paska tager ti mohoje repliken te tjereve –
    O injorant i shkrete, ato vendet perendimore ate perparim qe kane sot ja dedikojne faktit se kurre nuk zbatuar ne praktike ato teorite komuniste. Dhe ajo pjese e Europes (Lindja) qe i zbatoi e detyruar nga pushtimi Sovjetik , i shkelmoi pas 45 vitesh e i hodhi ne plehra ato pra, “teorite komuniste te Rilindjes europiane” per te cilat lotojne akoma ne 2021 ca budallenj si ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *