Kërkesa e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellarit për të rimarrë telefonin e saj është refuzuar nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
Naqellari kërkoi sërish që t’i rikthehej telefoni i saj por kërkesa iu rrëzua, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO, të cilët argumentuan se mjeti duhet të ishte sërish nën sekuestro pasi duhet ekzaminuar.
Edlira Naqellari ndodhet në arrest me burg dhe akuzohet për ‘’shkelje të barazisë në tendera’’ për tenderin 28 miliardë lekë për të cilin SPAK bashkë me të arrestoi dhe 9 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme.
Lidhur me skandalin me tenderat e uniformave të policisë, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë.
Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.
j.l./ dita

E keni lene pa videot e preferuara porno