Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin, rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, ku katër persona kanë mbetur të plagosur.
Një mjet tip ‘Renault’ është përplasur me një tip ‘Ford’, e si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime katër persona.
3 gra që ndodheshin në të njëjtin automjet dhe shoferi i automjetit tjetër. Identiteti i të plagosurve nuk dihet ende
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





O.J/DITA

Shkaku?
Se ecin si te cmendur dhe parakalojne vend e pa vend