“Eh, bre shoki Salih!” Letër e hapur Saliut nga një patriot i tij, mbi të shkuarën e lavdishme para e pas ’90-s, si dhe komplotin e sotëm Soros-Rama-Basha

Ornela

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

“Unë paralajmëroj Edi Ramën, mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se po të pret fati i paraardhësve të tu” / Sali Berisha

 

Eh, more shoki Salih sa e çuditëshme qenka kjo jetë ! Po ndodhkan gjana që s’t’i pret mendja dhe as t’i rrok truri. E kujt i ka shkue ndërmend dikur se do të hidhej poshtë shoki Enver dhe do të tërhiqej zvarrë shtatorja e tij prej bronxi ?! Ty e mue, jo e jo, por as shumë të tjerëve që atëhere e dojshim shumë dhe e qujshim të pavdekshëm.

Mirëpo, ja që ndodhi. Madje, ti ishe kryetari i karvanit të trumpetave dhe i shoqatës së vajtojcave kundër të këqijave që na kishte sjellë regjimi që t’bani ty doktor dhe partia që të bani ty anëtar në ditëlindjen e saj, me kërkesën dhe dëshirën tënde.

Kur të shikoja ty nëpër mitingje dhe në studio televizive që e ngrije zanin në kupë të qiellit dhe i përsërisje dhjetë herë, pa u lodhur, neverinë dhe urrejtjen për shokin Enver, unë sillja nëpër mend rrugëtimin tënd nga kulla e katundit të malësisë në kryeqytetin e Shqipërisë, studimet brenda e jashtë vendit dhe, sidomos, shërbimet e paçmuara që i pate bërë udhëheqjes së partisë së kriminelëve, duke iu ulur tensionin e gjakut dhe normalizuar rrahjet e zemrave.

Siç ke thënë vetë, para Zotit dhe mjekut janë të gjithë të barabartë, e sidomos përpara mjekut që ëndërron të bëhet zot.

Më vonë fillova të kuptoj se të gjitha veprimet dhe qendrimet e tua para vitit 1990 kanë pasur si synim vdekjen e shokit Enver dhe Politbyrosë dhe përmbysjen e regjimit, mirëpo ne nuk ishim aq të hollë dhe as të ditur sa të kuptonim se prania jote në shërbimin mjekësor në Bllok synonte të sillte vdekjen e tyre dhe çlirimin tonë.

Madje, edhe fotografitë e shumta që kishe bërë me anëtarët e Byrosë Politike, ne i merrnim, gabimisht si shenjë respekti dhe krenarie që gjendeshe pranë tyre dhe jo si tregues i përpjekjeve tua të holla për ” t’ua futur” me marifet, siç e bëre më vonë kur ata të dërguan si të besuarin e tyre për qetësimin e protestave studentore të shkaktuara dhe nxitura prej tyre.

Faqja e parë e gazetës 06/10/2021

Është për të ardhur keq që ti e pate vënë jetën tënde në rrezik duke lundruar me varkë në liqenin e Pogradecit dhe duke vozitur fëmijët dhe nuset e shokit Enver, gjithnjë me qëllim që t’i mbysje në ujë për të mos lënë trashëgimtarë, qoftë duke u mbytur edhe ti me ta. Guximi yt prej burri malësie dukej qartë kur ti arrite me zgjuarsi dhe trimëri me depërtue deri në shtëpitë e tyre dhe të kaloje netë të tëra dimri i ulur në shiltet e familjes së shokit Enver, në pritje për t’ua bërë gjëmën si familje.

Po të mos kishte ardhë kjo kohë që kemi, askush nuk do të arrinte t’i kuptonte, pa lëre më t’i vlerësonte, sakrificat e tua për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.

A të kujtohet shoki Salih kur të pata paralajmërue që të kesh kujdes me politikën se ajo ka rrëzue burra me za kudo në botë por ma ktheve se ti ishe ndryshe, dhe se kur ka sundue 15 vjet një injorant si Ahmet Zogu, ti do të rrije në pushtet shumë, shumë më gjatë ? Po kur të pata kujtue “ligjin e mohimit të mohimit ” a e mban mend, dhe ti m’u përgjigje se ai ishte shpikje e kriminelit Marks ?

Unë të pata tregue se Marksi nuk kishte aq mend me e shpikë atë ligj por ai, thjesht, e kishte konstatue dhe argumentue, mirëpo t’i më quajte me përbuzje ” komunist “, megjithëse e kishe ende në xhep atë teserën e anëtarësisë në PPSH.

Po, a e shikon more shoki Salih se po të del fjala ime dashamirëse, sepse edhe ty të “mohoi ” Lulzimi, biri yt moral e politik që e rrite me duart e tua dhe besoje se nuk kishe askënd më besnik se atë ? A e shikon pra se ti mohove shokin Enver dhe Lulzimi të mohoi ty, pra ndodhi mohimi i mohimit ?

Si patriot i yti, unë s’e prisja dhe as e dëshiroja këtë, megjithëse e di se një hall i madh e ka detyrua, ashtu si ty dikur në vitin 1990. Ty të detyroi nevoja për pushtet pasi ishte koha e ndryshimit të sistemit politik dhe nuk mund të bëhej kush sundimtar pa mohue shokin Enver.

Edhe Lulzimit sot ia futën të dy këmbët në një këpucë, duke i thënë: A don të vish në pushtet duke mohue e përjashtue shokin Salih apo don ta kalosh gjithë jetën nëpër çadra e bulevard duke tregue përralla dhe hedh shishe molotov mbi godinat shtetërore ? Dhe ai, nën shembullin tënd dhe si nxënës i yti, zgjodhi të parën pasi nuk është aq budalla sa të mos i pëlqejë pushteti.

Unë çuditem more shoki Salih se si ta bani Amerika me hile dhe të hodhi në koshin e plehërave pa kurrfarë dhimet. Po, a e harroi ajo kaq shpejt dashurinë tënde të pakufishme për të, përkushtimin tënd fisnik e të dëlirë për demokracinë dhe parimet e shtetit të së drejtës ?!

Unë nuk mund t’iu besoj syve dhe as veshëve kur shoh se ata që nuk lanë gur pa luajtur dikur për të të sjellë ty në pushtet, kanë filluar të luajnë gurë të tjerë për të të nxjerrë fare nga politika. Nuk i kanë luajtur ende të gjithë gurët, por kij kujdes se janë ca gurë të rëndë ende pa lëvizur të cilët as peshëngritësi, z. Meta nuk do të mund t’i largonte po i rrokullisën mbi ty. Lëre që ai as do afrohej për të t’i larguar pasi ndihet i sigurt se do t’i binin mbi kokën e tij.

Ai vërtetë të ka krahasuar me verën që sa më shumë rri, aq më e mirë bëhet, mirëpo z. Meta nuk e di se në kohën që verës i ndërrojnë shishen nuk duhet lënë me grykën hapur, ashtu siç ndodhi me ty kur kalove nga shishja e komunizmit në atë të antikomunizmit dhe, rrjedhimisht, u thartove e hidhërove deri në atë masë sa zemërove edhe të zotin e kantinës.

Kur sjell ndërmend përpjekjet e tua vigane për t’i qendruar sa më afër Sekretarit të Shtetit, z. Xhejms Bejkër në tribunën e Sheshit Skënderbej në qershor 1991 dhe tani përpjekjet e tua të mundimshme për ta dërguar në tribunalin e Francës Sekretarin e Shtetit, z. Blinken, unë mahnitem nga zhvillimi dialektik i historisë që na kanë pas mësuar dikur krimineli Marks dhe banditi Lenin.

Besoj se tani edhe ti do të jesh bindur se rreziku anglo – amerikan paska ekzistue vërtetë dhe se tani ai është ende aq veprues saqë po të imponon një ” pleqëri me samar “, siç thoshin të parët e tu dhe të mitë dikur. Eh, more shoki Salih, sa e vështirë qenka jeta dhe sa i çuditshëm ky njerëzim i pabesë !

Unë po ndjek me vëmendje rrugëtimin tënd të quajtur “Fallxhorja” për ta sqaruar popullin e mashtruar mbi komplotin Soros – Rama – Basha dhe mbi vetëdijen tënde demokratike dhe të shkuarën e lavdishme të qeverisjeve tua.

Shqiptarët nuk të njohin mirë sepse, përndryshe, do të të bënin sërish sundimtar, ashtu siç kishin arritur të të njihnin ata të burgosurit ordinerë të Durrësit dhe Shkodres që u shprehën të gatshëm të rrëmbenin automatikun dhe, madje, të vdisnin për ty, veç të riktheheshe edhe një herë në pushtet për ta shpëtuar këtë popull të vuajtur e mosmirënjohës dhe për t’iu risjellë demokracinë e rrugës.

Unë mendoj se je në rrugë të mbarë por, në një vend ma prishe o shoki Salih. Ti, njeri me aq shumë mend, madje Skënderbeu i Tretë, sepse i dyti ishte shoki Enver, si ia lejon vetes ta urosh armikun e gjithë shqiptarëve, narkotrafikantin dhe Zografin bis Edi Rama të ketë fatin e paraardhësve të tij ?!

Po, a s’e din ti shoki Salih se paraardhësit e tij qendruan në pushtet gati 50 vjet dhe vdiqën në shtëpitë e tyre pasi kishin mbushur gati 100 vjeç?! A mos don ti që edhe tradhëtari më i madh i shqiptarëve Edi Rama të qendrojë në pushtet edhe tridhjetë vjet?! Mos more burri i malësisë, se na more në qafë ne demokratët dhe të gjithë shqiptarët!

Ti, a po kërkon që, larg, shumë larg qoftë, me shkue në botën tjetër pa e pa Ramën pa pushtet ?! A don me na ba me hanger bar ne demokratëve, siç tha ajo që mos iu përmendt emri ?!

Edhe një lutje kam në fund, o shoki Salih, megjithëse e di se nuk do të ma vësh veshin, ashtu siç bëre në vitin 1990. Mos e rëndo shumë Lulzimin pasi, në fund të fundit, siç tha edhe kjo amerikanja Kokalari, ashtu siç t’i dha ty shoki Ramiz (Alia ) çelësat e pushtetit në vitet ’90, edhe t’i ia besove Lulzimit në 2013.

Është tjetër punë që ai kishte ngatërruar derën dhe nuk mundi të hynte në zyrën kryesore të pushtetit, megjithëse pati shpallur ” Republikën e Re ” dhe  veten ” kryeministri i ardhshëm” ! Në fund të fundit ai kishte besim se dera do i hapej sapo të përmendte emrin tënd dhe të tregonte se i përkiste shkollës berishiste.

Ashtu siç more ti vendimin e jetës tënde në dhjetor 1990, duke braktisur shokin Enver, edhe Lulzimi mori vendimin e jetës së tij, duke të përjashtuar nga Grupi Parlamentar, por duke ruajtur gjithë trashëgiminë tënde të vyer politike, si aset i çmuar i partisë dhe i gjithë Shqipërisë.

Unë kam besim se ti do të fitosh, siç ka ndodhur gjithmonë. Këtë besim ma shton edhe prania në krahun tuaj e profesorit me të ardhme të ndritur z. Tritan Shehu. Vetëm një gjë më trishton. Edhe pse gjallë dhe i fortë, kundër teje po dalin mjaft bij të tu. Merre me mend çfarë do të ndodhë kur, larg qoftë, ti të mos jesh më midis nesh.

Gjithësesi, në ndodhtë kjo gjë, sepse njerëz jemi, mbaj lidhje me Salianjin sepse ai ka eksperiencën me Babalen dhe do të të informojë vazhdimisht mbi tradhëtarët dhe grupet armiqësore që do të shpallen armiq të hershëm, por të kamufluar të veprimtarisë tënde. Gjithashtu, Salianji do të ketë mundësinë edhe të të njoftojë prej këtej kur shteti amerikan ta heqë statusin ” non grata” dhe, madje të kërkojë falje për gabimin e bërë. Sepse, njerëz janë edhe amerikanët. Edhe ata gabojnë, sidomos kur të akuzojnë ty.

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Share This Article
43 Comments
  • Po te mos ishte enveri nuk do kishim saliun nga shpella,jane te pa ndare.kur themi enver nenkuptojme saliu dhe kur themi saliu nenkuptojme enverin says:

    Shoku salih sot do mbledh berishisto enveristet te shtepia enverit ne Gjirokaster.
    Do jene prezent lazaratasit e droges,tritan komunist preshi,bujar mustaki qe u be komunist kur te gjithe dilnin nga ppsh,prof edmond dantes spaho komunist i hershem e shume shume kom e sigurimsa qe u konvertuan ne dhjerokrat dhe shoqerojne kryekomunistin sali neper foltore….

    • Me sakte do ishte:

      Po te mos ishte Biberi nuk do kishim Saliun nga shpella,jane te pa ndare….kur themi Biber nenkuptojme Saliu …dhe kur themi Saliu nenkuptojme Biberin

      &&&&

      Pak histori;

      Euro-amerika I tha Ramizit ne pranveren e 1990-es…lejo pluralizmin bej votimet dhe po I more Hallall..
      .
      Ne 31 mars 1991 u bene votimet e para pluraliste qe jo vetem u pergezuan nga bota perendimore por dhe Ramizi I fitoi me rezultatin 8 me 2
      .
      Sipas izet Haxhise ( I konfirmuar dhe ne shume burime te tjera) ne 1 prill erdhi ne komanden e PD Elez Biberaj ( me franin-hillin &billin) dhe urdheruan mos njihen keto votime dhe nisi personalisht “heroin=horrin e demonkracise” Azem Hajdari me njerez te hurit dhe litarit per te djegur shkodren dhe shqiperine qe ja arriti me sukses..
      Biles “njerku” i shokit Sali =Edwin Rayerson para pak vitesh deklaroi ne kontekst
      SE PO MOS ORGANIZONIM 2 PRILLIN 1991 NUK BINTE KOMUNIZMI..
      .
      Nje lutje per stafin e gazetes Dita:

      Nese ju akoma vazhdoni te luftoni Berishen per bluzen e kuqe ne Kohen e Enverit dhe harroni bluzen e zeze makartiste- xhorxhsorriste-biberishiste-neofashiste & talebaniste te pas 1992 tregon se ose jeni frikacake..ose jeni te paguar..ose jeni me intelekt afer zeros..

      Thjesht po e juftoni shokin Sali
      duke I gjuajtur me bombone dhe cokollata
      si Dashi Kimes dhe Mixha Elez I Voas
      me Gallaten Non Grata

      • Ehe more Mixha Elez. Ti e ke me te drejten e zotit, kure shkruan per Elez Biberajn.
        Elez Biberaj ashtu sice e kan then shum komentues eshte dora e zeze e shqiperise e komanduar nga Lobi Serb per ti bere varrin Shqiperise.
        Edhe ky Raisoni qe kerkon sote te lej duart ishte argati i Eleze Biberajte dhe i Serbise.
        Po perse Berisha e ben gjith kete lufte.? Nje senator Amerikan para pake ditesh pate deklaruar. Salu nuk eshte peshku i madh, ka peshqi me te medhej se Saliun.!
        Me kete un kuptoi qe ne se i shkohet deri ne funde kesaj situate, pa tjeter qe metastazate e Saliut do te shkojne shume large, ndofta deri teke Elez Biberaj ose edhe me teje.!
        Qofsha i Gabuar pore kjo lufte e saliut qe ne fakte nuk eshte thejshte e Saliut ka keto prapaskena qe ndofta shum kush do te habitet.
        !

    • Nje shkrim real si gjithmone ,per shokun Saleh si e ardhmja ” e PD-se i cili ka marre ne dore flamurin kunder USA i ndjekur nga qorret dhe idiotet e pakte ne numer ,çfare tallje,çfare paradoksi,çfare budallalleku .(Nje sqarim per te verbrit qe ndjekin pas shokun SALEH se helbete nuk eshte i perjeteshem mbi dhé …po pastaj do pajtohen me USA aleatin dhe mikun me te vyer te te gjitha koherave te historise se Shqiperise,shpresa e veteme e te persekutuarve ne diktature dhe shpresa e veteme sot per t’a bere Shqiperine shtet ligjor,prosper dhe normal.

  • haaaaaaaaa. sa shkrim real. e paska qarë me lot.
    tamam. e paske kap kaun nga brinjete.

    shoki Salih. haaaaaa

  • Qe te shkoshe me vite te tera pas nje [ latyre te piste ] do te thote se ty je nje symbol i latyres . Histori latyrash me artikuj dhe krye artikuj te shkruar nga latyra gazetash dhe gazetare. Gjith kjo latyresi i shkon per shtat nje populli latyre qe ka shum pak vlera qytetarie .

  • Telendiseni kete palaco,bejani ftyren ma zi se kpuca,,As rajersoni,as byberaj,as picka semes nuk e detyrojne dot nje person te beje aq te zeza sa i ka bere ky shqiptareve.
    Ja ku eka Rajersonin e Kokalares,,pse nuk sulmon SHQUPIn..Hajt ta shohim njehere prap sa i vlen lekura malokut. Ku i ka Hajdarat,,Haxhiajt,Lushat?

  • Ore mos po hani me shume buke duke share Saliun ju mbeti Saliu Saliu….po I rrisni vlerat…sepse as e kemi idene si do perfundojne kta te tjeret qe qeverisin sot

  • Ah more Z Malaj , sa I fshehte dhe modest qe paska qene ky patrioti yt , qe ka qene disident me nam , por c ti besh sa here qe ka dashur ta shkrepe kunder atyre qe ju mbante uturakun , baruti ka qene I skaduar ( me siguri ka ndodhur ndonje sabotim I fatit qe Sala te mos behej deshmor I demokracise pa ardhur demokracia vete) , por shyqyr qe nuk beri ndonje heroizem qe te vriste byroistet dhe te perfundonte ne nje var pa emer , se a do te dilte gjate ketyre 30 vjeteve ndonje burre qe ti bente popullit tone gjithe keto te mira ( gjema) sa na ka bere patrioti yt qe e pacim me (pa) jete
    Ramizi na I ka bere peshqesh kete kuceder me emrin Sali duke e mallkuar popullin Shqiptar qe deshi ( apo ja futen demokracine , sepse shume e qane Enver ziun kur na la ) demokracine , duke na thene demokraci doni ju , na merreni bashke me Saliun dhe pijani lengun demokraci leshit eshte si ai qe vdes dhe na le litarin jashte dhe Ramizi edhe pas vdekjes na ka lene Saliun ne vend te litarit , qe populli te kete ku te varre veten
    Lulezimes nuk kemi perse ti hedhim faj ai ka bere copy-paste nga experience e idhullit te tij , por per te erdhur ne pushtet do ti duhen nja 20 vjet te tjera , sepse eshte kthyer ne opozitar profesionist dhe rrezik me kete profesion do ta ngryse deri sa te dale ne pension

    • Dritan e ke vene pseudonimin por qenke erresire sepse akoma beson se Ramizi pruri Saliun o derman !Ju lutem ndiqni kete interviste te Fran Llesh Shkrelit te Titogradt qe bashke me Elez Biberin e Beogradit na I prune nga vendkomanda e cias ne jugoserbi;
      .
      Lexo dhe mos beso po deshe .
      .

      Shkreli: ‘Non grata’ e Berishës s’është detyruese me ligj! Shqipëria drejt autoritarizmit, po vritet opozita
      21:45, 05/10/2021
      Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli në lidhje direkte nga New York për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi edhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
      Shkreli tha se vendimi i DASH-it pa baza dhe fakte, nuk është detyruese me ligj, por vetëm të mohon mundësinë e marrjes së vizës për në SHBA.
      Sipas tij, non grata për ish-kryeministrin tregon situatën aktuale brenda PD, e cila sipas tij është pranë pozitës si asnjëherë më parë, por kjo shton Shkreli, do të vrasë opozitarizmin në Shqipëri.
      “Kur nuk ke fakte, për çështjen Berisha, shpallja non grata, të gjithë e dimë që z.Berisha ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë,.
      ..
      Pra dritan ne pyetje per ju dhe lexues te tjere te semure nga humbja e memories…Pse nuk merreni me turbo-berishistin Frankeshtein Shkrelin qe po sfidon Ameriken nga Amerika por merreni me kufomat e Ramizit dhe Enverit si edi taqi rame kanibali…

      • O njesh pa asnje zero pas por me mire do te te shkonte ndonje zero para se aq meriton
        E lexova ate pacavure te Shkrelit qe eshte vecse nje lake I Berishes dhe cfare pastaj se po na cudit me llogjiken tende te cartur , ku del nga shkrimi yt se Fran Llesh Shkrelit na e paska sjelle Berishen ne krye te PD ???
        Sa per ate se PD na u krujua nga sigurimi I shtetit , nuk ka ndonje filozofi te madhe qe te mos e besosh , sepse ne te u futen sa e sa spiune te sigurimit te shtetit , sa per ate qe Ramizi nuk ka luajtur rol ne levizjet e dhjetorit e me pas vetem ndonje Berishist ( ose naiv si ty ) e beson
        A nuk ishte vete Ramizi qe ne diskutimet e tij me intelektalet ne vitin 1990 I nxiste ata qe te kerkonin pluralizem dhe qe ju thoshte flisni more shoke pa frike ( ai e kishte kuptuar me kohe se nuk mund te vazhdonte I vetem trim ne lufte akoma me avazin e komunizmit dhe donte nje ore e me pare qe te dorezonte pushtetin qe nuk kishte koker leku reserve dhe nga frika se mos I ndodhte si Caushesku , por kerkonte qe pushtetin ta merrnin njerez te kontrolluar nga ai )
        A nuk ishte Ramizi qe kur morri vesh se ne krye te levizjes se dhketorit ishte nje fare Azemi nga Tropoja me pas thirri Berishen qe si patriot me Azemin I ngarkoi detyren qe merreshe vesh me te e te tjeret ???
        A nuk ishte Berisha qe e mbronte Ramizin dhe ulerinte qe Ramizi te mos sulmohej ???
        A deshte Berisha qe te futej ne burg Ramizi? , apo ja ngeci dopjo gjashten Zef Brozi dhe pastaj e denoi per hic mos gje per ca shperdorime kafesh
        A nuk ishte Skender Gjinushi qe jut ha studenteve qe boll me kerkesa ekonomike , por bjerini ne te me kerkesa politike dhe a thua ti se Gjinushi keto I nxorri nga mendja e tij dhe jo me porosi te Ramizit SIC DUKET O NJESH U PREKE SE TE SHAME XHAXHI RAMIZIN , nga I cili e pranon ti apo jo e kemi peshqesh kete klase politike ,NESE NUK E KUPTON NUK TA KAM FAJIN UNE POR THELLOHU MORE NJESH PA ZERO DHE MBASE ILUMINOHESH PAK , mirupafshim o pionier I xhaxhi Ramizit I cili ka qene spiun I KGB dhe kete Enveri e dinte , por s ka gje sa te rrosh do te mesosh edhe ti ndonje gje dhe me kalimin e kohes do ti shtosh vetes pas 1 edhe ndonje zero
        AJDE SUKSESE NE JETE O NJESH

  • Nuk kam fjal per kete shkrim te pergezoj zMalaj tu befte dita 1000
    ky ishte salih berisha
    krenohemi me shkrime te tilla dhe besojme se ky vend do te behet
    bravo

  • Shkrimi eshte nje ironizim i realitetit te Salihit.Mbeshtetet ne fakte reale.Por e ploteson me se miri komentet,sidomos ai i “mixhes Elez”.Eshte per tu theksuar qe -salihi,biberi ,franki,azemi kane kene agjente te UDB.Salihi me gjithe vella e xhaja.Me kujtohet nje shprehje e nje miku tone qe ne 1966 ka qendruan nje vit ne shtepine e Ram Berishes “Saliu i ka ngja xhajes vet,i cili cdo te shtune i hypte kalit me shale,shkonte ne Gjakove dhe pasi bente pazaret kthehej te djelen”Cudi ,dy pale roje kufiri,nje gardh me tela me gjemba dhe ai …lirisht maje kalit me shale…ka qene UDB qe i lidhi me Cia.Biberi,Franki,Rajersoni si shef i CIAper ballkanin.Ju kujtohet “ceku i bardhe”.Rajersoni ne makine ne tirane”do ta rrafshoj shqiperine.do ti bej shqiptaret te hane me gavete ne dore ne menxat sociale”.Ndersa Milloshi ne parlamentin serb pergjigjej”-shikoni si eshte katandisur shqiperia?E pushtoj me shoqaten e gjahtareve”.kush eshte autori ,udheheqesi i ketyre shkaterrimeve?PDme ne krye Kriminelin Sali Rame Berisha.Sa krime e tradheti rendojne mbi te.Dhe Amerika sheh te keqen vetem te pasurimi familiar nepermjet korrupsionit.Mos valle eshte i vetmi?Jo.Lista eshte e gjate.por parate vazhdoje te pastrohen edhe sot e kesaj dite.Vetem se behen kercenime:-“mbylle gojen,bej si them une se…te shpalla non grata”

    • Banda e tropojes
      “ Sali Elezbiber jemi gati kurdohere”
      nese ne akte terroriste si 2 prilli 1991
      kishte Azem Hajdarin
      ne ate te propogandes
      kishte Besnik Mutstafain
      I cili nga # 2 ne institutin
      e marksizem leninizem te nexhmijes
      u be puthador I elez dhe frank rrospijes.
      biles retth vitit 1988 me porosi te Nexhmijes merr shtepi “endrash” ne mes te Tiranes si rralle kush ne Shqiperi..
      .
      A e imagjinoni qe malokari marksist BMustafai ne 1988 merr shtepi nga Nexhmija ne mes Tiranes dhe ne 1991 me makinen fringo te Halezit shkon ankohet ne Selanik ne nje forum nderkombetar per “ krimet e diktatures” pra nqs se do me pyeste ndonjeri
      kush eshte kryemonstra shqipfolese
      nga 1991 e deri me sot ??
      PERGJIGJA DO ISHTE
      Besnik mulla Mustafa( plehu qe lulezon krimet e bash-berishes)

      Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME
      Te tregimi “nje kafe turke ne Selanik” ne veren e 1991 ky kelysh i elez serbiberit..shkon ne nje mbledhje “europjane” ne selanik….merr makine fringo te re biles merr te gruan me vehte…..hajde turizem hajde
      kush “amerikan prej trapoje” ja dha makinen per Selanik per te share Enverin ne nje forum europjan…pse shkon ben palle dhe me gruan dibrone ne 1991….

      • MIre qe ne vitin 1988 shtepine ne mes te Tiranes Besnikut ia paska dhene Nexhmija,po sot ne 2021 kush i dha leje per te ndertuar nje pallat tjeter mbi pallatin qe kishte?Erioni i Bashkise?Pyeteni nese e ka bere ai ose pse e ka lejuar qe te beje nje ndertim pa leje.Pleherat gjithenje notojne mbi siperfaqe.

    • Ky SPOAKU me sa duket eshte me hile.
      Ka kohe qe shqiptaret bertasin per kapjen e peshkut te Madh ndersa ata vazhdojn te bejn sehire.
      E me e keqja eshte se nuk “paska: Fakte .
      Kjo te habit, ku me ze e me figura ka ber me qindra vepra penale dhe sote ai thot nuk keni fakte.
      E c`fare fakte duan keta zotri kur Berisha te vras gjysmen e Shqiperise.?

  • Ketu shum po flitet per Ramiz Alin, pore ne fakte nuk eshte Ramizi qe e la Berishen ne opinion per ta ber shqiperin ne kete Hall.
    Udhehqja e asaj kohe megjith se vazhdimishte bente thirrje per rritje te vigjilences, ne fakte vete ajo nuk paska pasur aspak intut per te kuptuar se c`eshte vigjilenca.
    Saliun e Afroi Djali i Enveri Sokoli. Me kujtohet si sote nje shkrim ne gazeten dita, ku thuhet: Sali Berishe kishte arritu deri ne zyran e Sekretarit te Pare te KQPPSH shkout Enver Hoxha . Saliu Deklaron” Un i hapa kompjutri Enverit.Enveri u egersua shume, pore situaten e normalizoi Sokoli ” E c`fare fai ka ketu Ramiz Alia kureSh.Enver e afroi me besimin se Ky Malsore i ardhur nga Rrethinat e nje vendi shum Patriotik ku nga ato treva dolen heroi si Mic Sokoli, Bajram CURRI, Haxh ZEKA , nga ai vend ku u be Mbledhkja e BUJANIT dhe shume aktivitete heroike te atyre trevave , ata krijuna besimplo se shqiperin po e lejme ne duart e sigurta.
    Por Sh Enver harroi ate teza qe permende edhe V,Malaj ne shkrimin e tij. Harroi dialektiken “Se aty ku eshte e mira eshte edhe e kunderta e saj” “Pra aty ku eshte Heroi aty linde edhe tradhetia” Kjo nuk u shkoi ndermende.!
    Pore edhe nje gje qe Nexhmia te pakte qe ishte nga Veriu duhet ta duinte mire”Kush e vrau Bajram Currin” Mire se e vran pore ase nuk e varrosen. Sipas shkrimeve qe kemi lexuar ate e kan varrosur Hasianet .E kan marre nga shpella e Drogobise dhe e kan varrosur ne Krume te Hasit, nga ku , pas viti 1960 sh, Enver e hoqi Bajram Currin nga varrezat e Krumes dhe e dergoi ne Kolgecaj ku dhe i vuri emrin qytatit te B.Currit.
    Me falni qe une po zgjatem. Kam qen me pune si kuader ne NBKrume ne ate kohe .Ish i ri, dhe kure ne vitin 1972 Enver Hoxha po bente vizite ne Veri te shqiperise ai u ndale edhe ne Krume te Hasit.
    Me qe isha Jabanxhi Sekretari i Partise se asaj kohe me mori dhe me futi ne kete mbledhje me pleqet e Hasite.
    Aty i zhvilluan mjafte biseda lidhur me veprimtarin e B.Currit ne Zonen e Hasite.
    Me ne funde Enver Hoxha pyeti. Kush e do fjalen. Nje i moshuar nga Kruma mos u Gabofsha nga fshati Krum me mbiemrin Peka i beri kete Pyetje.
    Shoki Enver , Neve Hasianve na ke bere nje te padrejt. Enver Hoxha ju kthyre dhe i tha: Cfare te pa drejte kame bere.?
    Malsori Hasian i tha: “Na hoqe Varrin e Bajram Currit nga Hasi (krume) dhe e dergove ne Kolgecaj. Nga ku ne Hasianet e kemi marre nga shpella e Dragobise dhe e kemi varrosure ne Krume te Hasit”
    Shoku Evcer vuri kishtin tregues ne faqe dhe pasi u mendua tha: Te mos bejm dy Gabime.! Kety u bylle edhe Takimi.
    Pra sinjalet edhan Hasianet pore ata nuk e kuptuan.!

  • VIKTOR MALAJ ESHTE IKONA E ANALIZES BASHKEKOHORE SHQIPTARE

    Viktor Malaj nuk shpik as nuk shpif por perdore faktet e gjalla, konkrete, te verteten acik si nje mjeshter i pashoq i saj.
    Fuqia e Viktor Malaj qendron tek fuqia e fakteve, e se vertetes.
    “ Nje fakt flet me shume se nje hes me pallavra” eshte mesimi qe e kam degjuar nga goja e babait, ikones se “ The New York Times” dhe babait te analizes se lire, te pavarur, te paanshme, demokratike e mediatike boterore qysh ne Tetorin e vitit 1990 ne Seline e OK -se Nju Jork.
    Viktor Malaj eshte Sulzberger i analizes shqiptare

  • Ne vend te nje pergezimi per Viktor Malaj dhe gazeten “ Dita “

    MENDJE FLORI
    PENDE AR !

    E ke qare
    Ore e ke qare
    Mendja flori
    Penda ar …
    Nder shqiponja
    Je i pare
    Mendja drite
    Penda flori
    Shtylla e tyre
    Shqiptari !
    Shpirti i tyre
    Demokraci !
    Zemra e tyre
    Eshte liri !
    Drite flori
    te pjell ty penda!
    O Viktor mendje ari !
    Sa maskarenjve
    U pshurr mendja
    Ty te pjell me shume
    Hajdari !
    Shih cfare pjerdh
    Intelegomari
    Me shume tru
    Ty te ka Hanxhari!
    Te lexoj
    Fort ma ka enda
    Sikur eshte
    Sulzberger*
    brenda !
    Krejt Kazani
    S’ te vjen
    tek fenda
    Drite …flori
    Ty te pjell
    Mendja !

    Raj ( Rye ) Nju Jork, me 11 maj 2018

    * Arthur Hays Sulzberger eshte babai i “ The New York Times” mbretit te shtypit amerikan dhe gazetarise bashkekohore te lire e te pavarur boterore

    • or ti cuni Rom Deges

      Keshtu thue si zotrote
      i bie qe Saliu te
      jete
      perandor
      se i ka thone
      ny-time-sit
      leter higjenike

      e kujt duhet baca Arthur
      apo viktori yne
      kur jane humbes me karaduzin e trampojes?
      qe dashi e beri me te forte me non graten me dash je apo pa dash je nuk e dime

  • Zoti dritan !

    Nga menyra si shkruan dhe argumentet qe jep
    je “ Peshe e lehte” per tu mundur ne debat aq me shume kur ben autogol spektakular kur thua
    ***** A nuk ishte Ramizi qe kur morri vesh se ne krye te levizjes se dhketorit ishte nje fare Azemi nga Tropoja me pas thirri Berishen qe si patriot me Azemin I ngarkoi detyren qe merreshe vesh me te e te tjeret ???***

    &
    Nese veme logjiken ne perdorim kur thua qe eksponente te PD ishin spiune te Sigurimit si nuk e dinte Alija per Hajdarin qe ishte “1” dhe paska cuar “2” pra Berishen…ju lutem leri perrallat

    &
    Ju dhe shume si puna juaj fatkeqsisht akoma besoni se spiunet apo ithtaret e Ramizit vazhduan misionin e tyre pa mbarim…Nga sa e njoh realitetin me e shumta deri ne 23 mars 1992 kur Rajersoni hapin nr 1 qe beri ishte KASAFORTA E MINISTRISE BRENDESHME…vazhdimin beje vete
    .
    &
    Kembe ngul qe Amerika zyrtare me Banden Biberishiste nuk duhet te klasifikoonte Shqiperine ne vendet e Lindjes qe do ti fuste RULIN E SHEMBJES KOMUNIZMIT (gjasme) sepse ai system ishte rrezuar qe ne 17 dhjetor 1981 pra te mundesh nje te vdekur dhe te ushqehesh sot me kufomen e tij quhet Kanibalizem

    &
    Kembe ngul qe Amerika zyrtare me Banden Biberishiste nuk duhet te klasifikoonte Shqiperine ne vendet e Lindjes qe do ti fuste RULIN E SHEMBJES KOMUNIZMIT(gjasme) sepse Shqiperia armikun me te madh te Ameriken ruso-sovjetiket e kishin perzene qe ne 1961-1962
    .
    &
    Ka ardhur koha qe Amerika zyrtare te kerkoje falje shqiptareve per politiken e gabuar ne vitet 1992-1997 qe ne vend te zbatohej nje plan Mini-Marshall per rimekembjen e ekonomise jo vetem nuk u ngul nje kokerr gozhde por ne mars 1997 Shqiperia ishte OUT THE ORDER qe nga koha e Pamvaresise

    &
    Ka ardhur koha qe Amerika zyrtare te kerkoje falje shqiptareve per politiken e gabuar ne vitet 1992-1997 qe ne vend te behej ne Pajtim I Madh Kombetar sic bene me Mandelen ne Afriken e Jugut ne 1990-en na sollen Banden e tropojes me Halez Biberin dhe Frankeshtain Shkrelin & more qe akoma nuk jane ngopur me kufomen e komunizmit bashke me cunin e Taqit dhe nipin e Barba Spiros.

    E leme barazim dritan ?

  • Viktor,ky patrioti i Berishes,sikur nuk duket nga veriu.Nga gjuha duket ,sume pak verior,e me shume jugor,por spesh eshte edhe i perzier.A eshte ndonje i lindur “diku” dhe qe paska jetuar “gjithkund”.Por ma shume,eshte problemi yt,me shkrimin,qe kalon,sa nga njera krahine ,ne te tjerat.Sepse ne fakt,veriorin, (por jo vetem verioret,por edhe te tjeret),por sidomos verioret,kudo qe te jetojne,apo kudo qe te jetojne,kurre,por ama kurre,nuk e ndryshojne dialektin.Shikoiji edhe kosovaret,dhe degjoji mire.Megjithese shume prej tyre,jetojne prej vitesh,ne europe,por edhe ne Tirane,pereri,dallohen prej gjuhet tyre tre ore larg.PRA,a e shikon se sa letrar i afte je ,apo ndofta shume i pa vemendshem ne shkrim,gje qe tregon mos respekt per lexuesin,por bile edhe per vehten tende…….

    • .

      Zoti Krist,urojme mos kesh emrin Zylyf ,Mahmud apo Maxhun se na i shpife me keto 8 rrjeshta ku ke bere mbi 10 gabime gjuhesore.Me thene te drejten nuk me pelqeu ky shkrim i zotit Malaj por togefjaleshi “shoki Salih” eshte kryeveper..Ju gaboni qe akuzoni artikullshkruesin per mos respektimin e dialekteve sepse nuk kuptoni qe eshte tip pamfleti dhe jo leter serioze dhe nuk do te marre leje Viktori se cfare dialekti te shkruaje verior apo mix eshte puna e tij.Me vjen keq se ka shqipfoles si puna juaj sepse nuk beni dallimin te gjuhes folur nga ajo e shkruara letrare.Nese ka nje aritje madheshtore ne periudhen 1945-1991 ajo eshte gjuha e njesuar letrare shqipe me kahje nga Toskeria por qe nuk e ndalon kurre
      dialektin verior ( duke perfshire dhe Kosoven)
      me perjashtim te gjuhes zyrtare.Po mire te gjuha ka ngelur problemi ne ate vend apo te “zločinački beriš”

  • Me shume eshte problem Saliu apo atdheu,bashkimi kombetar Shqiperi -Kosove?Po shoh qe duan ta groposin kete ide te nxehte ,bashkimi Shqiperi -Kosove.E shikoni qe nuk permendet?Vetem armiqve te Shqiperise i u dhembin syte t’i shohin vllezerit te bashkuar.Nje shqiperi e bashkuar zhduk korupsionin,trafikun e droges,mafien dhe renditemi me popujt e europes me dinjitet.Si mendojne akademiket tane?

  • Sa kohë të jetë gjallë Katili Sali ,Edi Rama i ka të fituara zgjedhjet.
    E mirë se kërma Sali veç llomotit nëpër halera, e keqja se na mbeti ER si dopjo gjashta.

  • Elegji per komandarin e pare

    NJERIU SHTET NE GJUNJE PARA LIDERIT TE PARTISE SHTET TE PARE TE TIJ !

    O Enver cohu nga varri
    Ngrihu se fort me mori malli !
    Korrupsioni me hodh nga Kali !
    Pa pushtet jam i vdekur
    per se gjalli !
    Tunde Enver djali tunde
    Se per se vdekuri ti na munde!
    O Enver varrin ta prisha
    Se mua me thone Sali Berisha
    Sa qe gjalle shurren ta pisha!

  • Sot kërkon shpëtim e drejtësi te njerzit e Tramp ku deri dje i sulmomte pa mëshirë si shtytës të ndarjes të Kosoves amvasadorin Grenell dhe sidomos Hashim Thaqin kishte vërtet Salihu hallin e madh për kufinjtë e Kosovës ose shfrytëzoi rastin që në prag tê burgosjeve të ish liderve UÇK edhe ky ti bashkangjitet asaj propagande

  • Gospoda,kompjuteri i vjeter,ne nxitim,edhe nuk shtyp ndonje germe,qe ne fakt,po te kesh kohe duhet me i plotesu,por e keqja,me e madhe eshte,se ti nuk dike as me numuru.Nga gjashte rrjeshta,po na i paraqet sikur ,qenken tete.Besoj,se ky gabim ne numurim,nuk eshte faj kompjuteri,apo nxitimi,por i ngjan 7 x 7 =42.Megjithate,te pershendes,qe paske lexuar komentin tim,dhe te siguroj,se une e shkruaj realisht emerin qe kam,dhe nuk ja fus kot me Slobobanka (ne fakt duhet Slobodanka) druga Beris(h)a ,edhe ketu,ja ke fut kot.

  • Bravo një shkrim ispikatur mefakte e ngjarje të radhitura bukur që tregojn kontributin enjë kreshniku që sdihet kur lindi dhe kujt i shërbeu dhe vdiq pa vdekur.

  • Ku doni te dilni me kete artikull qe Saliu paska qene enverist dikur? Per kete e shani Saliun? Qe do te thote se keta qe jane sot ne pushtet perballe Saliut , qenkan antienverista, dhe prandaj quhen te majte?

  • Pse habiteni pra, mor shokeni,
    me kete trimin pra “shokin” Sali?
    ket lloj mostre Partia Punes sajoi,
    “Njeriu i Ri” – keshtu e pagezoi!

    • Per enveristet e ketij timit.
      .Eshte jashte llogjike te quash Saliun Enverist kur ai e ‘KRREU” nga varri ne 2 maj 1992 arkivolin e tij deh futi dhjetra pushtetare te asaj kohe ne burg..
      .
      Vepren e tij kriminale Salihi kur u be antienverist sidomos pas 2 prillit 1991 qe eshte ma zi se 7 prilli 1939..
      Keto qe ka thene me lart komentuesi ‘mixha elez’ jane aksioma qe ti duhet ti besh Tatoo ne fund te shtylles kurrizore

      Ne 31 mars 1991 u bene votimet e para pluraliste qe jo vetem u pergezuan nga bota perendimore por dhe Ramizi I fitoi me rezultatin 8 me 2
      .
      Sipas izet Haxhise ( I konfirmuar dhe ne shume burime te tjera) ne 1 prill erdhi ne komanden e PD Elez Biberaj ( me franin-hillin &billin) dhe urdheruan mos njihen keto votime dhe nisi personalisht ne 1 PRILL 1991“heroin=horrin e demonkracise” Azem Hajdari me njerez te hurit dhe litarit per te djegur shkodren dhe shqiperine qe ja arriti me sukses..
      Biles “njerku” i shokit Sali =Edwin Rayerson para pak vitesh deklaroi ne kontekst
      SE PO MOS ORGANIZONIM 2 PRILLIN 1991 NUK BINTE KOMUNIZMI..
      .

      Nese ju akoma vazhdoni te luftoni Berishen per bluzen e kuqe ne Kohen e Enverit dhe harroni bluzen e zeze makartiste- xhorxhsorriste-biberishiste-neofashiste & talebaniste te pas 1992 tregon se ose jeni frikacake..ose jeni te paguar..ose jeni me intelekt afer zeros..
      .
      Pse habiteni pra, mor jarona
      me kete trimin pra “druzhe” Sali?
      ket lloj mostre Serbiberaj sajoi,
      “Njeriu i Zi” – keshtu e pagezoi!

      • Ti or Saliberishisti ma kap kete timin ketu poshte –

        Saliu eshte fiks ai Njeriu i Ri,
        qe e brujti 47 vjet Nana Parti,
        i lindur ne 1944 njelloj me PKSH ne pushtet,
        Saliu Njeriu i Ri i Komunizmit ishte e do te jet.

        Miza a Zegali mos ti djege ne bythe askujt per bese,
        Sali Ram Berisha ishte komunist e i tille do te vdese!

        • Zoteri “enverist” mozomakeq !
          .
          Keq ardhje per ty se ate timin “pseudonimin” e kam vene per kunj “Serbiberistet” jo salberishisti qe thua ti o jaron.. c’ka nen kupton Berishen e Amerikes ,Elez Biberajn..
          .
          Ti je vetem qenke qorr ose hilanjoz por dhe ne arithmetike qenke bylmez sepse
          Sali Bythisha ka qene enverist nga 1968-1991 pra rreth 23 vjet kurse ne kohen e demon-kracise ka qene fuckelezbiberist nga 1992-2021 pra 29 vjet.
          .
          Jo vetem kaq por ne kohen e Enverit ka sheruar njerez si doktorr kurse ne kohen qe i sherbente Halezbiberit ka vrare njerez si horr dhe Elezi kurre nuk e hapi. sqepin
          .
          Pikerisht ketu qendron sekreti i forces se Sali Bythishes qe shume njerez pyesin pse ka “dy” Amerika ,,,nje qe do denimin e Salihorrit dhe tjetra Pjesa e Elezit qe Trampi e gradoi drejtor para 2 vitesh e mbron me cdo kusht..
          PRA;

          Sa te kete Salihi ne Amerike

          Njat Elez SERBiberin

          Sa te jete gjalle mbi dhe

          keni me ja pa sherrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *