Ç’është Bulqiza?! Një Shqipëri në miniaturë!

anazapta

Për ta kuptuar sa më mirë e sa më qartë se ç`lloj fati e fataliteti bashkë e ka kapluar këtë vend, do mjaftonte Bulqiza. Nëse një grupi nxënësish do u jepej mësim Shqipëria nga 1992 e këtej, do u afrohej Bulqiza në kushte laboratorike për ta zbërthyer detaj më detaj kapitalizmin allasoj shqiptar që u përvijua  po allasoj siç dhe komunizmi. Thuhet se dy inxhinerë gjermanë që erdhën në Bulqizë në kapërcyell të 90-ës, prisnin të ballafaqoheshin me një qytet prej xhami. Po vinin në qytetin e një prej nëntokave më të pasura me krom në Europë, po aq “ar” sa dhe nafta – “ari i zi” i lëngshëm. Dhe thuhet se kur iu afru

an qytetit dhe panë mjerimin e atyshëm, në portretet e vyshkura të njerëzve e ngado, u kthyen të çmeritur andej nga kishin ardhur. Në një koment të shkurtër e të troçtë në FB, Erjon Braçe, fare mirë e ka bërë rezymenë e asaj çfarë përfaqson ky qytet, si shkak i ekzekutimit të rradhës, nga lufta tashmë e ditur dhe e njohur e bandave të kromit. Tashmë aty është një truall ku bashkëjetojnë si në një realitet surreal, mjerimi, miliardat e gjaku që derdhet si pa të keq. Eshtë tipikisht vizioni berishist për “Shqipërinë e zhvilluer”.

Nuk është teprim të thuhet se rilindja e Shqipërisë duhet të nis nga Bulqiza. Atë ditë ku aty, për shkak të pasurisë së nëntokës e njerëzve me mend e moral bashkë sipër saj, Bulqiza të jetë një qytet normal, plot dritë, jetë e paqe bashkë, ku njerëzit e saj t`i gëzohen fatit e jo ta mallkojnë që kanë lindur aty, e në Shqipëri po ashtu, vetem atëherë mund të thuhet se u kry…Rilindja!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *