SHËNIM: “Paraja nuk mban erë”! Historia e taksës mbi urinën në Romën e lashtë si përgjigje për pyetjen: Çfarë do të thotë rritje ekonomike 18 përqind?

redaktor

Nga Gjergj Erebara

Në Romën e lashtë, perandori Vespasian vendosi të taksojë urinën, një lëndë që në atë kohë përdorej si produkt pastrimi. Kur perandorit i vunë në dukje natyrën e pistë të taksës, ai supozohet se deklaroi Pecunia non olet (paraja nuk mban erë). Ky besoj se është një shpjegim i vlefshëm për shifrën bombastike të deklaruar nga INSTAT për rritjen ekonomike të tremujorit të dytë 2021, 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e këtij tremujori përbëhet në masën më të madhe nga rënia e një viti më parë, ndërsa në një pjesë më të vogël, përbëhet nga paratë që qeveria shpërndau para zgjedhjeve të 25 prillit për “rindërtimin”, fonde që u etiketuan si ‘korrupsion elektoral’. Në një pjesë tjetër, kjo rritje ekonomike vjen si pasojë e faktit se dhjetëramijëra shqiptarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti ishin të sëmurë me COVID-19. Këta dhjetëramijëra u detyruan të shpenzojnë dhjetëramilionë euro për shërbime shëndetësore, ilaçe, pajisje mjekësore dhe këto para janë gjithashtu pjesë e “suksesit ekonomik”, pra rritjes me 18%.

Për ta kuptuar më thjeshtë, le të supozojmë se ekonomia në vitin 2019 është 100 lekë. Në vitin 2020, ajo bie me 11.33%, pra bie në 88.67 lekë. Në vitin 2021 ajo rritet me 17.9% nga niveli i vitit 2020 dhe arrin në 104.54 lekë. Në krahasim me periudhën e para krizës, jemi rritur me 4.54 % dhe kemi humbur një vit jetë.

Le ta zbërthejmë pak trashë: INSTAT ka rishikuar në rënie rritjen ekonomike të vitit 2020. Sipas saj, në tremujorin e dytë 2020, ekonomia ra me 11.33%. Nga rritja 17.9%, duke zbritur rënien e një viti më parë, na del një rritje neto prej 4.54%. Pra, në rast se ekonomia më 2020 do të ishte në stanjacion në krahasim me vitin 2019, rritja e vitit 2021 do të ishte 4.45%. Në rast se nuk do të kishim pandemi më 2020 por rritje ekonomike normale pak më shumë se 2%, atëhere rritja e këtij viti do të ishte gjithashtu 2-3%, pra një shifër aspak e jashtëzakonshme.

Problemi është që edhe kjo shifra e fundit duket se është furnizuar në një masë aspak të vogël nga “fondi i rindërtimit”. Këto janë paratë që qeveria shqiptare po merr borxh për të paguar procesin e rindërtimit. Ministria e Financave i ka deklaruar këto para në raportet e saj mujore. [Link] Sipas këtyre të dhënave, në muajt prill-qershor, janë shpenzuar 8 miliardë lekë fond rindërtimi; të barabarta me 0.5% e PBB-së vjetore. Në PBB-në tremujore, pesha natyrshëm është katër herë më shumë.

Këto nuk janë kontributi i vetëm i qeverisë në PBB. Në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, administrata qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet e sektorit publik patën 12 mijë të punësuar më shumë se sa një vit më parë. Këto gjithashtu janë PBB. Edhe korrupsioni elektoral është rritje ekonomike dhe për këtë nuk ka dyshim. Vetëm se kjo lloj rritjeje paguhet me borxh, pra para të marra borxh nga qeveria. Këtë borxh do ta paguajnë qytetarët.

Tremujori i dytë i këtij viti ishte gjithashtu edhe periudha më e vështirë për shqiptarët sa i përket shëndetësisë. Më 1 prill, në Shqipëri kishte 39,390 të sëmurë me COVID-19. Deri më 30 qershor, sipas statistikave zyrtare, 38,143 shqiptarë u shëruan nga COVID-19. Nëse supozojmë se secili prej tyre ka shpenzuar 100 euro ilaçe, atëhere atëhere kemi disa miliona euro rritje ekonomike shtesë. Në një notë më të zymtë, e njëjta gjë vlen edhe për numrin e arkivoleve të prodhuara gjatë një pandemie. Edhe ata llogariten si rritje ekonomike.

Me pak fjalë, Pecunia non olet.

 

Autori është redaktor i rrjetit investigativ BIRN. Titulli është i redaksisë

Share This Article
6 Comments
  • me ndihmoni ju lutem ne kete pyetje

    a eshte Jorgo Erebara si nje arme me precizion
    (ne duart e atyre qe bejne ligjin ne Shqiperi nga 1992)
    per te goditur Ramen e radhes dhe per te ardhuar ne pushtet se shpejti fituesi i duelit Sal & Lul ?

    po vjen era e votimeve 2005 kur tosi ja fali sales dhe majit 2011 kur Arvizi ja fali yllit te ti ne ngjitje me vule te Ramortjes bashkine e Tiranes

    Sepse dhe Marksi Roosvelti me Churchillin te ngrihen naga varri nuk e ngjallin me ate vend

    • C rendesi ka quhet Jorgo apo Gjergj autori.
      Rendesi ka qe thote te verteten.
      Dita ju lutem mos publikoni reagimet e injoranteve dhe qorrave partiak ne forum, na pengoni ne t tjereve te komentojme.
      Faleminderit

    • help your self !
      as çezari e as PS nuk e shpëtojnë dot shqipërinë nga budallallëku!!
      e një prej tyre je dhe ti!!
      gomar,a janë të vërteta apo jo,këto që thotë artikull shkruesi??
      mos ha mut me idiotësitë e zakonshme të budallenjve si ti
      “shumë vonë për të thënë të vërtetën”
      “duan të nxijnë qeverisjen djellore”
      “duan ti marrin pushtetin”
      e nuk e di sa idiotësi të tilla që qëllimisht nuk i përcaktova se kujt i drejtohen!!
      njeri skarcitet,qënje e gjallë,shiko në është apo jo e vërtetë ajo që shkruhet,pastaj vazhdo me spekullime!!
      pastaj fillo e kërko arsyet përse bëhet një gjë e tillë!pastaj shiko e “zbulo” prapavijat!!
      nëse do të bëje kështu!?
      atëherë nuk do të kishim nevojë të rringjallnim as marks as engels e as ruzvelt!!
      do ti kishim zgjidhur vetë!!
      por ti nuk mund ta bësh sepse,je një halabak partiak,fanatik partiak,që ndyrësinë e lan me ndyrësi!!
      ti je nga ata tipa që pranon të bësh poshtërsi sepse ai tjetri ka bërë poshtërsi!!ti je nga ata tipa që shtojnë poshtërsinë,dhe jo ta paksojnë!!
      zotëri,nëse nuk je në gjëndje të godasësh poshtërsinë e kundërshtarit!?
      nuk është në dorën tënde!atëherë mos përkrah poshtërsinë që është në dorën tënde,godite atë,për të pasur më pak poshtërsi!
      18%shin e ahmetaj e pordhëm të gjithë sapo e dëgjuam!e pamë që ishte një bllof i trashë!zotëria po e shpjegon si profesionist!
      ndoshta ky është saliu vetë a lulkuqja vetë,që mund të fshihen pas emrit!mua më intereson arsyetimi dhe
      jo qëllimi i tij!
      pra kur unë ti mbyll gojën ahmetajt dhe ti them”gënjeshtar nuk të besoj”,në të njëjtën kohë nuk pranoj ato ndyrësira që bën berisha,ato që bën basha!pra nuk i mbështes në dëshirën e tyre për të ardhur në pushtet!jo se dua këta mashtrues,por sepse e di se sa kriminelë janë ata!e di se nuk është hera e parë që ndërrojnë lëkurë,e di se dhe me lëkurë qëngji e kanë treguar se janë ujqër të ndyrë!!
      kështu o HELLP YORU SELF,duke qënë kundër ujqërve me lëkurë qëngji,nuk kam ndërmënd të mbështes këtë ujkun që po i bie lëkura e qëngjit që kishte veshur deri në qershor ’13!!

  • Lojëra me shifrat! Qëllimi është politika dhe jo analizat ekonomike, të cilat nuk mund të bëhen me « shurrën romake ». Një ekonomist nuk mund të hedhë shprehje si të opozitës shqiptare si « u vodhën zgjedhjet », « u blenë zgjedhjet », etj. Këto shprehje janë për ata që kontrollojnë zgjedhjet dhe jo të një ekonomisti! Unë nuk jam dakort për shumë gjëra të tjera të Ramës, por kur shkruhet në këtë mënyrë humbet edhe kuptimi i kritikës. Kanë kaluar 30 vjet në « demokraci » dhe shqiptarët akoma nuk kanë kuptuar se çfarë vlere ka fjala e shkruar drejt me plot fuqinë e saj.

  • Rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash”- thote kryeministri duke ju pergjigjur pyetjeve te qytetareve. E thote si justifikim, nderkohe qe vetem kaq duhet te ishte arsye shume e forte qe shqiptaret ta pushonin nga puna kryeministrin. Nese nje kryeminister ne Europe do te guxonte ta thoshte kete publikisht, karriera e tij politike do te kishte marre fund menjehere.

    Por pse rritja ekonomike nuk perkthehet ne rritje rrogash?

    Eshte e thjeshte. Sepse qeveria ka hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes. Qeveria percaton fituesit dhe humbesit ne treg. Me pak fjale, qeveria ndan torten e mireqenies. Kur qeveria jep nje koncesion ekskluziv, shperndan nje pjese te rritjes ekonomike ne menyre te pamerituar tek koncesionari.

    Kur administrata ben nje tender korruptiv, con nje pjese te rritjes ne menyre te pamerituar tek fituesi i tenderit. Kur shteti ben nje ligj qe favorizon nje individ ose nje grup te caktuar, e orienton rritjen ekonomike tek ata per te cilet ben ligjin. Kur qeveria jep asete shume te vlefshme publike me 1 euro te nje oligark, e heq rritjen ekonomike nga qytetaret dhe ja con oligarkut.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Kur ministria e mbrojtjes tjeterson pronat e ushtrise, kafshon rritjen ekonomike qe duhet te shkonte tek qytetaret. Nese edhe opozita e kyc gojen si ne rastin konkret, atehere sabotimi eshte bipartizan. Konsensual dhe me baze te gjere politike. Kur entet rregullatore behen pale me kartelet, ne vend qe te mbrojne konkurrencen, atehere instalojne ekonomine e rentes, qe thith mireqenien e qytetareve per llogari te tregtareve te miellit, oligopoleve, monopoleve.

    Pra me pak fjale, qeveria dhe shteti kane hyre ne biznesin e shperndarjes se rritjes ekonomike, per se mbrapshti. Qeverite normale rishperndajne nga lart poshte. Pra ja u marrin te pasurve dhe ja u cojne te varferve. Qeveria jone ben te kunderten. Kjo eshte arsyeja se pse nuk rriten rrogat per qytetaret kur rritet ekonomia. Sepse qeveria nuk le tregun te beje punen e tij, por e shperndan vete se ku duhet te shkoje rritja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *