Ambasada e Italisë në Tiranë uroi sot drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ndërsa shprehu vendosmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin në luftën ndaj krimit.
“Urime Kreut të ri të Policisë, Gledis Nano! Të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer ndërmjet forcave të rendit të Italisë dhe atyre të Shqipërisë për shtetin e së drejtës dhe në luftën ndaj çdo lloj forme të kriminalitetit”, thuhet në një njoftim për shtyp të Ambasadës italiane.
Gledis Nano mori sot detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ai zëvendësoi në këtë post, Ardi Veliun, ndërsa më parë ushtronte detyrën e drejtorit të Antiterrorit.
j.l./ dita

E cdo bej ky kur ska shtet kukulla rradhes. Po nuk ke orkester profesioniste me integritet vendos dirigjentin me te mire ne bote nuk i sinkronizon dot. Se ktu ne shqiperi ingranazhet e shtetit mire qe jane te sabotuara e kosumuara po i mungojn dhe dhembet qe te punojn sic duhet. Do ta shofim cdo qullos. Auguri
Sumriq