Ambasadori britanik në Shqipëri vishet si ‘007

redaktor

Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith është veshur këtë mbrëmje të së shtunës si agjenti ‘007’, rol i luajtur nga James Bond. Në një video që ka publikuar në Twitter, vetë ambasadori shprehet se është nisur për të parë premierën e filmit “No time to die” të Bond në Tiranë.

Ai tregon se është nisur bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa në rrugë valëviten flamujt britanikë.

“Nuk është e shpeshtë si ambasador të të jepet mundësia të pretendosh sikur je James Bond, por shpesh mendojnë si diplomat “a je një spiun?” Por në të vërtetë mendoj diplomatët më të mirë janë diplomatët e vërtetë.

Po ikim në një event këtë mbrëmje ku do t’u tregojmë si vërtet bëhet premiera e filmit James Bond 007, në Tiranë. Në praninë e VIP-ave dhe me flamura britanikë nëpër rrugë, me disa ‘Range Rover’ e ‘Jaguar’ të tregojnë më të mirën e Britanisë së Madhe e të vetë filmit. Le ta shohim se si do t’ja kalojmë!”-shprehet ambasadori britanik.

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
  • Ma te miren e anglise , spiunlleku?! Po kur jo ne favo TV te shqiptareve! Anglia vazhdon avazin e vjeter kunder nje Shsiperi zoje duke na llklush horra qe pastrojne paret e pista ne Tirane ! Qe je spiuno ambasador zeza s’ka dyshim ! Po deri ku detyra juaj eshte shkaterimi i cdo gje shqiptare eshte pyetja?!

  • Pyeteni dhe Lali Erin, qe u zgerdhihet te gjitheve, pse po rriten cmimet e apartamenteve ne Tirane? Premtoi uljen e cmimeve ne 2015, por po ndodh e kunderta dhe ne menyre marramendese. Pse?????

    • C’derdellit gjepura kot se koti!

      Kryebashkiaket ne gjithe boten ku sundon kapitali dh ekonomia e tregut nuk mund te vendosin e percaktojne cmimet e objekteve e pronave te patundshme!!!

      Ku jeton Ti?… Mos valle gjendesh ne kohen e Dulles kur ky i jepte urdher Simoneve, Lenkave, e trapava traktoriste ne kupolen e shtetit, per t’u dhene shtepi e pasaportizim njerezve te diktatures…

      Mos shkruaj gjepura!!

  • Pyetsori real : ku jeton ti se bota kufizon çmimet : shih ne Pariz per shembull e ne disa qytete tjera te Frances ku pushteti nderhyn kur çmimet e qirajave tejkalojne nje mesatare qe komuna vendos! Boll me me rrenat tuaja per kapitalizmin e per mos nderhyrrjen e shtetit ne boten kapitaliste!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *