ERDHI DIMRI! Këtë javë na pret dëbora, po afrohen rrymat e ftohta nga Europa, si pritet të ndryshojnë temperaturat gjatë ditëve në vijim

J L

Java e ardhshme do të sjellë të ftohtin në Shqipëri.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se në të gjithë vendin do të ketë reshje shiu të herëpashershme.

E hëna dhe e enjtja do të shoqërohen me rrebeshe.

Sipas SHMU, në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.

Të enjte parashikohen reshje dëbore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni.

Dëbora do të prekë vendet me lartësi deri në 900 metra.

Era e fortë është gjithashtu një tipar i motit që do të pushtojnë vendin tonë këtë javë.

Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 në ballë. Temperaturat pritet të jenë mjaft të ulëta dhe do të zbresin deri në dy gradë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *