Bedri Islami
Një gjë është e sigurtë tashmë, opozita është në gjendje të sëmurë. E deformuar dhe në luhatjen mes dy rrugëve, ku asnjëra prej tyre, e vetme, nuk e çon drejt pushtetit, por, për më tepër, as drejt reformimit të saj.
Lideri i djeshëm i opozitës, Berisha afron kurën e tij. Për fat të keq, kura është më e rëndë se sa vetë sëmundja. Më e padobishme dhe e provuar disa herë. Në kahun tjetër, ajo që afron Basha nuk ka as emër, as ide, e as vizion. Është një përpëlitje kaotike, mbështetur nga një grumbull njerëzish pranë tij, të cilët, më tepër se gjithçka, duket se i ka thirrur si mburojë në përpjekjet që do të ketë në të ardhmen, se sa si mendimtarë për të formuar një rrugë të re.
Paradoksi është i dyfishtë: I pari, baza e partisë më të madhe opozitare, ndoshta 70 për qind e saj mbështet lëvizjen e Berishës, si një ecje politike e durueshme dhe e furishme, që mund të bëjë diferencën. Ndërsa strukturat e partisë, të zgjedhura apo të emëruara, ndoshta më shumë se 50 për qind e tyre, mbështetin ecurinë politike, pa plan e pa formë, të Bashës. Dy lëvizje drejtvizore brenda llojit të njëjtë, të cilat kundërshtojnë njëra tjetrën, pa patur një pikë takimi.

Paradoksi i dytë është se kjo përplasje ndodh në të njëjtën kohë kur shumica qeverisëse ka programuar lëvizje politike dhe financiare , të cilat do të ndikojnë në mirëqenien e njerëzve të zakonshëm dhe, kundërshtimi qytetar ndaj tyre, do të jetë sporadik, i pafuqishëm, i përcjellë përmes dy zërave që tashmë e kanë ndarë rrugën me njëri-tjetrin dhe përballjen me Edi Ramën do e kenë më shumë si shenjë devotshmërie, se sa besimi për të rifituar besimin.
Pak kush ka pasur besim te Basha si lider, e ndoshta edhe si njeri. Tashmë besimi është drejt pikës kritike, pra ngrirjes dhe në një betejë askush nuk mund të ndjehet i sigurtë nëse besimi te lideri ka humbur. Pas asaj që ndodhi mes Bashës e Berishës, pavarësisht nëse ishte një goditje e drejtë apo jo, e imponuar ose jo, e domosdoshme apo gjetje e çastit, cilido në opozitë mund të jetë nesër shenja e goditjes së tij. Në fakt, edhe më parë, ishin dhënë shenjat e pabesisë politike, duke larguar nga radhët e opozitës figura të njohura, dhe këtu unë jam dakord me largimet, por jo me mënyrën bizare, e tani, ajo që ndodhi me “ babain” e tij shpirtëror, njeriun që e mori për dore nga zyrat e UNMIK-ut në Kosovë dhe e bëri tri herë ministër, plaçkiti votat për ta bërë kryebashkiak të Tiranës, është shenja e fundit, pas së cilës kushdo e di se besimi po ngrinë përfundimisht.
Opozita me Bashën është e humbur edhe në mandatin e katërt të Edi Ramës, por e humbur është edhe me lëvizjen e Berishës, që, duhet thënë, nuk është katarsis, dhe mund të jetë vetëm shkundje. Opozita ka nevojën e katarsit, jo të shkundjes. Lëvizjet e tashme brenda saj nuk sjellin frymëzim të ri, as vizion tjetër nga çfarë ishte më parë. Kanë krijuar një rreth qarkullim, ku gjërat e nisura nga pika zero kthehen përsëri në atë pikë. Nga lëvizjet drejtvizore nuk ka asnjëherë zhvillim, aq më tepër vizion kohor, të qartë e frymëzues. Çfarë ndodh: lëvizjen e Berishës , ashtu si është, pjesa e mbetur nën hyqmin e Bashës e quan si frymëzim ish drejtorësh e funksionarë të larguar të kohës së Berishës, ndërsa pjesa tjetër e trajton opozitën zyrtare si pjesës e qarkut të zgjedhur nga Basha për të shërbyer e jo për të ndërtuar strategjinë e duhur.
Përse kura e doktor Berishës është më e rëndë se sa vetë sëmundja dhe, duhet qartësuar, përse sëmundja e rënduar nga politika pa ide e Bashës kërkon një kurë të fuqishme?
Kura e dhënë sot nga ajo pjesë e opozitës, që lehtësisht mund të quhet berishiste, është në të drejtën e saj, megjithëse e vonuar. Pesë humbje në zgjedhjet politike e vendore duhet ta kishin shkundur mirë lidershipin e opozitës, e më tej, duhet ta kishin larguar atë. Ricikilmi I tyre përmes sloganit bajat, “Rama i ka fajet” , e më tej, “Rama ik”, në fakt ka sjellë fuqizimin e shumicës qeverisëse, ka bashkuar militantët e majtë, që, edhe pse të lodhur nga 8 vite qeverisje kaotike, qëndruan në të njëjtën llogore politike. Strategjia e Bashës nuk ka pasur kurrë strategji brenda vetes, nuk ka qenë koshiente se përballë saj ka një amalgamë të fuqishme politike, që nga të fortët, oligarkët politikë e financiarë, mitingashë dhe militantë, që kurrë nuk u frymëzuan nga vija politike e Bashës. Nëse dikush mban mend, edhe pas 8 viteve të drejtimit të Bashës në PD, një devizë të ngulitur e frymëzuese, ai do të jetë përjashtim nga rregulli. Basha është provuar gjithë andej: edhe në të ftohtin e politikës, edhe në afshin e dashurisë me Ramën, maj 2017; është provuar edhe në diskurset politike, edhe në braktisjen e parlamentit; edhe në fjalimet plot pathose e pa ide të qarta, edhe në zgjatjen e zanoreve kur këndonte himnin kombëtar. Në të mirë e në të keq është provuar, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ama, edhe pse duket i brishtë, ai ka vendosur hijen e tij mbi atë pjesë të strukturave që zotëron. Fakti që në një qytet si Shkodra, në foltoren e Berishës, as për kortezi, nuk merr pjesë asnjë deputet, asnjë anëtar i kryesisë së partisë apo funksionar bashkiak i nivelit të lartë, kur pikërisht në këtë qytet Berisha ka pasur zenithin e tij, nuk është në dobi të konceptimit real të politikës, por shenjë e përmbysjes së saj. Diktati i heshtur i Bashës është i njëjtë me diktatin e shpallur të Berishës. Në Shkodër më dukej se u shfaq hija e Eduard Selamit kur i treguan derën e mbyllur të partisë së tij, ndërsa Berishës ia mbyllnin portën dishepujt e djeshëm të tij. Koncept i përmbysur i demokracisë.
Kura që afron Berisha nuk e shëron sëmundjen e opozitës. Deri tani duket më shumë si një zemërim idhnak vetanak, se sa një lëvizje politike e frymëzuar nga ide të hapjes së opozitës, rrëmbimit të mendimit të ri politik e një frymëzimi aktual.
Ndoshta është koha të saktësohet në diskursin e tij politik vizioni – nëse ka një tillë; perspektiva e lëvizjes së tij politike – nëse ka një cak; qëllimi politik jashtë vetes Berisha – nëse e ka menduar; koha për të gjetur një figurë apo shumë figura frymëzuese – të cilët mund të jenë më të besuar edhe nga dy përleshësit e tanishëm.
Nëse Berisha synon të rikthejë opozitën e fillimit të gjërave ndryshuese, ai duhet ta bëjë këtë përmes njerëzve e jo përmes vetes. I shpalluri “ non grata” nga Departamenti I Shtetit nuk mund të ngritë një forcë politike pro perëndimore, kur ai vetë nuk është i besuar nga thelbi I demokracisë. Rikthimi në Fillesë kërkon brez të ri politik, e nuk është e mjaftueshme vendosja e figurinave pas shpinës së tij në foltoret e një pas njëshme, por tërheqja e vizionit të tyre. Sëmundja e opozitës nuk ka dobi nga kura e doktor Berishës. Nuk do të jetë e largët dita kur ai do e kuptojë se shpallja e tij non grata, më tepër se me vëzhgimet e institucioneve ndërkombëtare, mund të ketë lidhje edhe me qarjet e ankimet e Bashës, sipas të cilit, në kontaktet me diplomatë të lartë euro atlantikë, hija e Berishës po bëhej e frikshme dhe duhej ndaluar. Ishte alibia e tij ndaj marrëzive politike të një pas njëshme, që ndërmori vetë dhe nuk arriti t’i mbronte.
Nëse Berisha dhe Basha do të donin një forcë politike të reformuar, ata do të kishin bërë një pakt politik : të iknin të dy, njëri drejt vilës së tij luksoze në Gjirin e Lalzit dhe të shkruante kujtimet, nëse koha do të ishte e mjaftueshme; tjetri drejt Holandës, shtetësinë e së cilës e ka më shumë se gjysma e familjes së tij. Ndoshta ky do të ishte fillimi I një reformimi. Por, askush të mos e presë se mund të ndodhë. Basha do të vazhdojë të mjelë edhe pikën e fundit të qumështit që rrjedh nga trasnia e opozitës mbi biznesin, ndërsa Berisha do të përpiqet të ruajë me çdo kusht atë “ qumësht blete” që kanë mbledhur pinjollët e tij harbutërisht. Si njërit, edhe tjetrit, lideri është mburoja e së ardhmes.
Ndërkohë që dy miqtë – armiq përleshen me njëri-tjetrin, vendi po futet në një krizë të re financiare, që mund të jetë më e ashpër dhe më e rëndë se sa pandemia dhe goditjet e tërmetit. Mund të jetë shkundje e xhepave dhe depozitave të qytetarëve, të cilat i ka aq shumë në merak shefi i qeverisë t’i çojë drejt zeros.
Një opozitë kësisoj është anti makthi i çdo qeverie, shansi i saj të qeverisë përmes autokracisë dhe, më tej, drejt babëzisë.
Të duket sikur me vite ka mbjellë shumica qeverisëse sherrin mes dy miq – armiqve për ta pasur si shenjë qetësimi në këtë ditë.
Nuk e di ende se cili nga këto të dy miklohet nga Edi Rama….

Fjale Z. Bedri dhe vetem fjale! Keto qe shkruani ju i dine te gjithe! Fjala eshte se si SPAK duhet te therrese Saliun! Pse Gazeta Dita nuk pergatit nje para SPAK nje kerkese kunder Saliut me krimet qe i dine te gjithe! Kjo eshte nje nga detyrat e Gazetarise!
Megjithese Ramiz Alia pati dhjetra dhe qindra ekonomiste te zote ne sektore te ndryshem te ekonomise,,zgjodhi nje doktor sharlatan per te derguar tek Opozita qe formoi vete dhe nje karagjoz ekonomist si Fatos Nano,qe e vuri me doren e vet.Ketu qendron e keqja,qe u trashegua tek piktori zhgarravine Edi Rama,,qe nuk ndertoi dot familje,,jo te drejtonte shtet.
E keqja shqiptareve jane njerezit e keqij,,nuk jane SISTEMET,IDEOLOGJITE,STRATEGJITE,,se te gjithe Stratege jane.
Ja ke fut pordhes o Demo me kete koment idiotesk, pa sens dhe pa kuptim.
demo
Kur e zgjodhi Ramizi Saliun ishte nje nga komunistet me te devotshem te PPSh dhe prandaj u vendos ne krye te PDSh, per ti sherbyer komunisteve shqiptar. Te thuash qe Nano ishte karagjoz ekonomist do te thote te mos jesh komplet out ne vleresimet per te tjeret. Dhe sic e dime te gjithe, tashme Rama ka nje familje te respektuar me gruan dhe 3 femijet e tyre.
Ramizi e vendosi Salen ne krye te PD duke e ditur cfare psikopati ishte, me qellimin e vetem per tu hakmarre ndaj sistemit demokratik , duke ju thene me kete Shqiptareve se doni demokraci ju , atehere shikoni se cfare demokraci do te keni dhe ne po e vuajme dhe do ta vuajme per nje kohe te gjate Berishizmin
Ramizi me Berishen na ka lene litarin jashte varrit
Berishen e zgjodji lobi Serb me ne krye Elez Biberaj dhe jo Ramizi.
Per kete ka dokumenta qe kan folure qe kur ai doli si kryetar Partie.
Alia zgjodhi Gramoz Pashkon,e lobi serbo-Grek nuk e lejuan.
O demo qenke shume abdall ti. Rezervat i komandon rothschildi me shoke. Banka i krijon vete parat.
http://www.whale.to
Lexo se te bene mire!
Kjo është lojë e PD-së. T’a provojmë në se n’a ecën duke u grindur me njëri tjetrin. Ardhja në fuqi e PD-së është katakstrofë për Shqipërinë, sakohë që udhëhiqet nga të njëjtët njerëz si Berisha, Basha, e kompani. Duhen njerëz me vizion të ri, të pa konsumuar, që të bëjnë analizë të saktë se përse i humbasin zgjedhjet. Kur opozita shqiptare të urojë fituesin për fitoren, atëhere mund të thuhet se vepron si në perëndim. Ky stil i « vjedhjeve të zgjedhjeve » është alashqiptare për të gënjyer e mashtruar.
Problemi me i madhe nuk eshte vetem se PD-ja
ne kto 30-vjet ka hyre ne te gjitha Zgjedhjet pa nji Program
te qarte se si do Qeverrisi Vendin etj ,
por qesharakja eshte ti besosh Pushtetin nji injoranti si basha dhe kjo jovetem per ate se nuk njeh Arithmetiken
e shkolles Fillore por qe i mungon gjithcka me qen Politikan ne ate vend .
Boll me me Parti Fallso e deputete me maska politikani ,
nderkohe qe nuk jane asgje tjeter vecse Grupe Interesi
ku hyrja ne Politika ka pasur per qellim jo forcimin e konsolidimin e Shtetit dhe zhvillimin e mireqenjen e popullit e vdenin ,por thjeshte si te gjithe dijme tashme
Pasurimin personal .
Jane mbush te gjithe me Miljona ne Banka dhe Vila .
Pra si mundet te behet fjale per Opozite ktu ?
Jane te gjithe te korruptuar shqiptaret apo te qorruar !
Klasa Politike ne Shqiperi duhet te pesoje Katarsis dhe dali para Drejtesise # shqiperia nuk del dot nga kjo Hale
Troç muhabeti, pas gjithë asaj diktature të egër dhe këtij kaotizmi tri dekador arnautistani i shokit bedri nuk mundi të ketë kurrë një opozitë të fortë.
Me komunistë të thekur, të shndërruar sa hap e mbyll sytë (gjoja) në antikomunistë, masat e gjera të popullit kanë mbetur e do mbeten të papërfaqësuara në kuvend.
Po nuk u organizua, kjo opozitë reale (dhe jo ajo e salinjve të ppsh-së) kurrë s’do kenë shans për të ndikuar sado pak në politikbërje.
Edhe pse paksa i kamufluar, monizmi hoxhist vazhdon ende, duke nëpërkëmbur në mënyra vulgare parimet themelore të demokracisë.
Përderisa shërbëtorët besnikë të diktaturës do posedojnë poste kyçe në të ashtuquajturin “shtet” (satelit?), demokracia do çalojë keqazi. Ëndrra për përqasje drejt strukturave të BE-së do mbetet mision i pamundur.
Sali RAM Opozitaria
dhe Edi RAM Qeveria,
nje Bajge e ndare me dysh,
30 vjet me pare nga RAM Alia
Ngrihu pra mor Popull,
ne do vehten ta shpetosh,
ket rrac te qelbur RAMA,
nga zverku ta shkelmosh!
terr dhe mashtrim per shqiptaret.
As opozite, e as pozite, as PS e as PD nuk jane institucione te denja per perfaqesim.
Populli eshte opozita e vetme e kesaj lukunie maskarenjsh e kriminelesh qe kane zaptuar vendin dhe e vjedhin, e vrasin, e shesin dhe e degdisin neper bote shqiptarin e mjere.
Cdo lloj teorie per poziten dhe opoziten eshte si te mbajne ne pushtet veten dhe te legjitimojne grabitjet dhe krimet e tyre.
Kujt ju rrua se eshte Basha apo berisha me i mire apo me i keq, pervec Bedri kruves dhe kermave te tjera te Ramut Dules
Mul Noka KRRIMINELI , HAJDUTI dhe BANDITI i PD KRIMIT dhe KORRUPSIONIT po zihet me LUL KURVÈN , HAJDUT , VRASÈS dhe GRABITQAR ORDINER !!
Kurse Edvin Rama FRYHET si Kaposhi mbi Çati me HAJDUTIN Arben Ahmetaj ZEMÈR ZI , SURRAT ZI , SHPIRT ZI dhe GJAKPRISHUR i PËSHTIRË që VJEDH dhe GRABIT SHQIPTARËT çdo ditë të VITIT ! ! !
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
KRIZA financiare mund te shkunde xhepat dhe depozitat e shqiptareve qe rama ka aq merak ti coje ne zero… DEPOZITATqe nder vite emigrantet me shume sakrifica kane arritur ti mbledhin per sigurine e familjeve te tyre….per shkollat e femijeve …semundjet…. …e prinderve….me pensionet qesharake….por KM tone nuk i intereson fare kjo gje…ai do depozitat…..ne nje vend tjeter perendimor FRANC E…ITALI etj sot AIduhej te ishte ne shtepi duke bere piktura…..se askush nuk do ja falte ate qe tha shqiptaret kane depozita……dhe tna i japin neve qe te bejne qejf PPP te e RAMES qe kapitalizmin e ka per vete e miqte e tij POPULLI te zbathi breket…..TURP……..KJO ESHTE QEVERISJA E RILINDJES…….VDEKJE PER POPULLIN…….
Realisht z.Bedri ne nuk kemi as pozite dhe as opozite.Ne kemi nje shtet te kapur nga mafia komuniste qe luajne rolin pozite -opozite per produkt te jashtem.Jashte bejne sikur e pranojne pozite-opozite thjesht per interesat e veta.Shqiperia iu duhet per pastrim parash,vend ideal per trafik droge ne europe.Te gjitha vizitat e funksionareve te BE-se ne shqiperi jane vetem te sigurohen qe kreret qeveritare shqiptare jane te besueshem.Rama ia ka dhene kete garanci.
Kjo eshte mafia komuniste e ballisteve dhe kolaboracionisteve
Perplasja Rama Basha nuk po behet per alternative ne te miren e vendi.
Kjo perplasje eshte per jete a vdekje ne mes tyre.
Berisha, kuptohet qe ngriti zerin kunder Bashes kure Basha i shkeli ne Kallo. Luften e kundervenjes e ben Berisha per ta mposhtur Bashen dhe per te rimarre partin, pore te jeni te bindur qe edhe ne se ndodh kjo qe me duket tejet e pamundur, Berisha ne krye te Partinse qe mendon ta marre ne se ndodhe ate bashke me partin do ta nxjerrin jashte ligjit.
Berishas i interson mbrojtja e pasurise qe ua vodhi shqiptarve.Kjo eshte vetmja alternative e Berishes. Tani me lufte kunde komunizmit mori funde ku propaganda e Berishes nuk ngjit me.Pore lufta behet per mbrotjen e pasusris se vjedhur dhe kjo vjedhje vjen vjedhje faliljare dhe jo thjesh Berisha si personalite.
Si person Berisha penalizohet edhe per krime te tjera qe ken te bejen me jeten njerzore.
Me gjithe mend o Ali?
Ajo qe autori i shkrimit e quan “krahu tjeter” eshte Qeveria, por qe nuk eshte pa emer, pa ide e pa vizion!
Kjo qeveri Rama ka emer – eshte Deshtimi.
Ka ide – te vjedhe nate e dite.
Ka dhe vizion – te shpike Kriza ku te fshehe emrin qe ka, pra DESHTIMIN.
per me shume info:
Lexoni te verteten:
http://www.whale.to
Qeveria po merr dhe 700 milione euro te tjera Borxh.
Kesaj ca i thote Bedriu? Veper e Bashes, apo Berishes?
Vetem mbeturinat komuniste shqupisa ndyresira kane ne mendje kohen e qoftlargut kur qeveria i thoshte popullit edhe bar do hame e borxh nuk marim.
u kurva e mutit, po ti votat i merr nga e majta ish komuniste moj putane e ndyre.
Po ju as bar nuk i late popullit moj shkerdhate e Dules, te keqen e barit te Enver Hoxhes, moj vrrome varrezash.
O shkerdhate, po bashkoju hapur me Shqupin e PDse, se ata e shajne komunizmin
putane muti e Ramutit