Kokaina në Portin e Durrësit, shoqërohet administratori i ri i kompanisë

J L

Është shoqëruar në polici administratori i ri i kompanisë, “Alba Exotic Fruit”, Ermal Arapi, pasi në portin e Durrësit u kap sërish kokainë.

Një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë kokainë u gjet në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë Alba Exotic Fruit”.

Kjo është hera e gjashtë që kapet kokainë në kontejnerët e kësaj kompanie.

Skenari është sërish i njëjtë.

Konteineri vinte nga Ekuadori, ndërsa droga ishte vendosur te kapakët e motorëve frigoriferik.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *