Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Një prej dukurive më bezdisëse në vendin tonë, vitet e fundit, është shpërfytyrimi që i ka ndodhur njeriut. Janë shtuar dukshëm disa krijesa të gatshme të përfitojnë nga gjithçka. Varfëria, pasiguria e sistemi i ri ekonomik i perceptuar së prapthi kanë rezultuar në krijimin e një qënieje pa vlera, pa besime, pa edukatë dhe mbi të gjitha të pamoralshme.
Një individ primitiv me të cilin secili prej nesh ka mundësi të përballet përditë e kudo dhe të lebetitet nga mungesa e theksuar e normave njerëzore dhe harbutëria që e karakterizon.
Shumë shpesh është në petkun e politikanit maskara që gënjen, mashtron, e shpik për të mbrojtur pozicionin e të paprekshmit, se largimi a dorëheqja mund të nënkuptojë tjetër fund.
Jo më rrallë e gjen në drejtësibërësit dhe drejtësiruajtësit tanë (vite e vite nuk mjaftuan për t’i ‘situr’ të gjithë faqezinjtë jashtë sistemit). E nuk merret vesh nëse e pamjaftueshme është koha, metoda e pastrimit, apo potencialet zëvendësuese të pakorruptuara.
Nuk mungojnë as në mesin e bluzave të bardha, me betimin e Hipokratit dhe cilësimin si profesion human mbi supe, përfituesit par excellence. Fatkeqësisht, disa syresh nuk nguruan që edhe frikën dhe injorancën njerezore përballë pandemisë së Covid-19 ta shfrytëzojnë pamëshirshëm.
Prepotenca e gërshetuar me përtesë fjalamane për të përmbushur detyrat e veta duket se është kriter bazë për pranim e rritje hierarkike në shumicën dërrmuese të zyrave të administratës. Aq sa ata që nuk e përqafojnë mediokritetin duket se nuk mund të kenë vend në zyrat kundërmuese që të bëjnë të dyshosh se funksionojnë si strehë patronazhistësh dhe jo si ambiente në shërbim të qytetarit.
Por të gjitha këto, të padashura dhe të pamerituara nga ne si janë, do ishin më pak shqetësuese nëse mësueset nuk do rriheshin për “vendin te lokali”. Do shiheshin si fenomene tranzitore të së shkuarës që dhunojnë të tashmen, por nuk hedhin dot hije mbi të ardhmen, nëse dy edukuese brezash nuk do thërrisnin “të fortët përkatës” për të zgjidhur një zënkë më se ordinere.
Do ishin më pak trazuese, nëse nuk do shkreheshin armët – fatmirësisht në ajër – pranë një shkolle të mesme në mes të kryeqytetit e në mes të ditës, duke terrorizuar të madh e të vogël.
E vështirë padyshim, por shqiptarët dinë ta mbyllin njërin sy e të gjejnë një gjuhë komunikimi me punonjësit e rëndomtë të administratës. E rëndë, por kanë mësuar të kërkojnë të drejtën e vet, kur ka qenë e nevojshme, edhe me kamera të fshehta e gazetarë. Kanë mësuar edhe t’i marrin më pak seriozisht fjalët e politikanëve të babëzitur. Nëse duhej, kanë pranuar edhe të përpëliten nën kredi për të shpëtuar jetën.
Por si mund t’ia shpjegosh shqiptarëve se dy mësuese që presupozohet të kenë kualifikimet e nevojshme për të qënë pjesë e stafit mësimor në një prej gjimnazeve të Tiranës mund të kenë mosmarrëveshje e të konfliktohen, jo për orë mësimi, klasa, apo si t’i mësojnë më mirë historinë e gjuhën, si lëndët përkatëse, nxënësve të vet, por për një vend – besoj llozhë – lokali?
Si mund të justifikohet para prindërve shembulli që këto dy zonja me banda përkrahëse japin? Kush mban përgjegjësi për promovimin e kësaj kategorie edhe në mesin e atyre që i besojmë edukimin e fëmijëve?
Harbutëria, mungesa e parimeve dhe agresiviteti pamoral, fatkeqësisht, po bëhen të zakonshëm në shoqërinë tonë, por, në emër të së ardhmes, të paktën shkolla mund të mbrohet që të mos kthehet në çerdhe të padenjësh.

Eshte projekti allbania urupiane, histori suksesi
se keni harruar kryesoren, o shoket e dites.
Nuk ka shqipetar te lumtur ne allbanine urupiane.
thojeni hapur, mos kini frike,
Boll ti o papagall.
Ngele ti te mesosh te tjeret.
Ke mesu dy fjali permendesh e na ke ça bythen ne cdo shkrim.
Tru laraske!
artikkulli flet per harbuterine dhe REDaKTORI pa dashur i jep te drejte autores se ketij artikulli.S”rri dot shqipetari pa perdorur fjalorin e arte.
Me resppekt redaktor.
Megjithate redaktor ajo qe thote Arbeni eshte realiteti.
K@ inat Turqinë ai, nuk shikon realitetin në sy
Varet si e shikon realitetin.
Me cfare syzesh.
Arbeni i ke syze qorri nga ato byth kavanozi
Hajd t shkuara
Me syzet e @tij që 30 vitet | fundit k@ jetuar allbaninë urupiane
Edona Llukacaj!Vetem fjaline e pare lexova dhe pyeta vehten:C’fare lloj shkolle ka bere (jo mbaruar)qe shprehet:Shperfyterimi qe i ka ndodhur njeriut.Sa per dijeni keto qe shikon sot jane pasojat.Thelbi qendron ne edukata komuniste per te krijuar njeriun e ri.Thellou ne shkencat psikollogjike dhe do ta kuptosh pergjigjen”e shperfyterimit”.Ka materiale me bollek ,vetem deshire te kesh qe te zgjerosh njohurite.
Eshte e vetete se pasojat e rregjimit te kaluar komunist dhe kultit te Enver Hoxhes kane lene gjurme tek te gjitje, ku me shume e ku me pak.
E lexove rrjesht per rrjesht artikullin e Edona Bashes. Me pelqeu, ishte realist, pa egzagjerime. Besoj se dhe ju Z.Mali po te lexonit me shume se fjalia e pare do ta vleresonit. Ka kapur disa momente thelbesore qe kerkojne zgjidhje apo permiresme te matejshme.
Me që dashur padashur theksi vihet ke “kohët e fundit”, merret vetë me mend se cilët janë përgjegjësit kryesorë pêr gjendjen miserable në arsim e jo vetëm.
Temë shumë interesante dhe aktuale, por shqiptarët nuk merren se kanë hallin e Saliut.
Aman se mos i ulet nderi një kërrme, por se ku edukohen femijët nuk ka rëndësi.
Kur ngjarje të tilla ndodhin në një gjimnaz prestigjoz në mes të Tiranës, imagjinoni c’mund të ndodhë nëpër rrethe.
Është e paimagjinueshme për një të brezit tim si mund të mbajnë titullin mësues specie të tilla.
Ilirjana Mezini
“ Shumë shpesh është në petkun e politikanit maskara që gënjen, mashtron, e shpik për të mbrojtur pozicionin e të paprekshmit, se largimi a dorëheqja mund të nënkuptojë tjetër fund.”
Tek lexova kete paragraf me erdhi ndermend deputetja zones ku une banoj, Orgeta MANASTIRLIU te ciles me 10 dhe 25 maj 2021 i jam drejtuar me dy zarfa ankesash, i pari per Kadastren e Tiranes e cila nuk me ka pajisur me certifikate pronesie ndonese kam aplikuar por exhe paguar ne Banke qe me 06.07.2020, pra mbi nje vit e ca.
Ne tskimin me Deputeten qe patem dy para zgjedhjeve ajo sy me sy me premtoi se do e ndoqte pad zgjedhjeve mirepo jo vetem qe nuk u interesua vete por ankesat e mia sipas protokollistes me 25 .06.2021 i paskan kaluar drejtoreshes se madhe se ministrisr, Merita Xhafaj.
Nga muaji qershor e deri ne tetor 2021 Merita Xhafaj nuk sipas nepunesve te informacionit nuk gjendet ne Ministrine e She detesise.
Me 13 shtator 2021 i dergova leter Merita Xhafes te me kthente zarfat e derguara Manastirliu mbasi kaluan muaj dhe ankesat e mia kishin mbetur ne vend pa u zgjidhur❗️
Sot jemi 13 tetor, pra plot NJE MUAJ qe Merita Xhafaj nuk me krhen zarfat me ankesat e mia.
U ankova per Kadastren por deputetja zones nuk me zgjidhi problemet per te cilat me premtoi se do m’i zhjidhte ceshtjen pas zgjrdhjeve…
KALUAN 6 MUAJ NE MINISTRI por deputetja ime prentoi
por nuk i zgjidhe hallet❗️
SI QUHET NJE PERSON I CILI PREMTON PIR NUK MBAN FJALEN E DHENE❓
Une e di, po ju❓
Reply to this comment
Ik moj turtulleshë se mbete duke votuar dhe ti ca sharabajga pa kurfarë integriteti në shoqëri. Votoi copat e mishit, votoi, se ndryshe s’do rilindësh dot e s’do bëhesh kurrë fekale e pareciklushme si patronazhistet
Janë thjeshtë mësuesët që duam që në orën e mësimit hanë fara luledjelli dhe bëjnë llogje me nxënësit për të shtyjtur orën e radhës së mësimit , që kanë psikozën që po mbizotron që vetëm mësuesët psikopatë robëtohen për të bër mësimin si duhet, të mënçurit janë ata që tallen në orën e mësimit me nxënësit,
janë mësuesit që bëjnë mësim me tekstin e fizikës 1 të shkollës së mesme që fillon me një mësim që ka rreth11 gabime shkencore dhe të befson se si mund të mburret me këto tekste mizerabël kampioni i dijeve në vënd, gjithollogu shoku Edi Rama që ka fiksimin që tekset e mrekullueshme të autorëve shqipëtar nuk bëjnë dhe o burra përkthe shatra patra tekstet e Kembrixhit për handikapatët,
që mendon që universitet tona që dikur nxirnin specialistë të mrekullueshëm nuk bëjnë dhe o burra të importojmë universitete të huaja në vënd që të shpëtoj universitetet tona nga profesorët e drejtuesit injorantë me tituj shkencor me plagjiaturë, të korruptuar e hajdutë,që nuk mësojnë por korruptojnë e shkatrrojnë moralisht studentët,
janë mësues që nuk kontrollohen kurrë si bëjnë mësimin, nuk u bëhet verifikimi real i njohurive të nxënësve nga drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë arsimore
mësuesët që provimet i kanë kthyer në farsa kopjimesh të organizuar shpesh në kuadrin e fushatave elektrole të partisë sunduese me parrullën e çuditshme e thën shpesh shqeto nga drejtuesit “votoni për ne se do tju lem të kopjoni” duke i kthyer provimet në një bombë për të shkatrruar deri në momentin e fundit final procesin mësimor dhe
si kudo ko kemi perversitete, akte të flliqura do të çfaqet polici që duam i shokut Edi që me të shtënat e pistoletës plotson figurën e mësuesit që duam të arsimit moderrn
të modeluar nga ministrat e llojit Lindita Nikolla që dallohen për zërin e tyre të ultë që bëhet më i ultë dhe pa vlerë kur buçet me të gjith bagazhin e dijeve të thella dhe superkompetente edhe në arsim zëri i ministrit real, poliministrit dhe gjithologut Edi Rama.
Mjer ne që zvarritemi të verbuar pas menderes së njeriut të kalbur fund e krye nga korrupsioni e kusaria që po na çon nga tërmeti në tërmet duke filluar nga tërmeti i tij i 25 prillit që pjell tërmete të tjera me radhë deri sa të shpërbëhemi si komb.
!!? , me menyren si shprehesh, duket qe ke nevoje te vizitohesh; ose qe je shume kompetent dhe duhet te shoqerosh Saliun ne foltoret e tij – per te na nxjerre nga kjo gjendje.
Të paska djeg keq sumatriçja o ppappaapagall bodrumesh, hëëë?
Se çër mendon e shkruan tjetri është punë e tij dhe e askujt tjetër.
Ec mër kastrangull shko e pshi byzët se të jon përly gjith yndyrë nga sufllaqja që hongre mçeftas ke bodrumi i ramazonit
“…varferia, pasiguria e sistemi i ri ekonomik i perceptuar se prapthi kane rezultuar ne krijimin e nje qenieje pa vlera….”
Jo moj ti Edona jo, nuk thua gje se kemi qene shume me te varfer se sa sot!
Ti rrekesh e i vjen rrotull por nuk ke as tager e as deshire ndoshta te kapesh thelbin – Harbuteria, mungesa e parimeve dhe agresiviteti pamoral ku perplaset qytetari ne te gjithe instancat e administrates shteterore dhe institucioneve shteterore vjen ngaqe ne keto institucione jane punesuar MILITANTE pa asnje kriter tjeter pervec MILITANTIZMIT te treguar ndaj qeverise Rilindjes.
Jane ata pra, PATRONAZHISTET, te kudondodhurit e harbuterise, qe i falen vetem partise qe i punesoi e jo ligjit a normave njerezore.
Po zbriti katunaria ne qytet atdheu eshte ne rrezik,ka thone Qazim Mulleti,aty eshte burimi i gjithe te keqijave.
Si koncept, “dukshem”, e ke nisur me “drejtesiberesit”. “drejtesiruajtesit”, po e ke perfunduar argumentin me mesuesit.
Pse moj Zonje nuk ke ndonje fakt me konkret me “drejtesiberesit” para se te arrish te mesuesi?
Si te duket ankesa e kesaj zonjes me siper qe i drejtohet ministres me letra e kerkesa te ligjshme, dhe e marrin neper kembe sikur te mos ekzistoje fare?
A nuk eshte me primitivitet i ndyre dhe i me i rrezikshem?
Kush e ka kthyer shkollen ne nje “cerdhe te padenjesh”?
Se me vjen dhe neveri te lexoj keto shprehjet e tua prej idioteje. Te thuash pastaj cila cerdhe eshte e padenje ketu. Injoranca dhe primitiviteti jane institucion publik e shoqeror. Ti kontribon me menyren tende prej moralisteje. Por fatkeqesisht, je nje prej tyre.
Injorancia dhe idiotesia e shprehjeve te tua eshte pasqyrim i primitivitetit shoqeror.
Kur them une qe shqiptaret jane larg qyteterimit, kjo eshte ekzaktesisht ajo qe them.
Nuk mjafton te quash veten qytetar vetem pse mundohet te flasesh me fjale te “bukura”.
Asnje modifikim fjalesh, asnje gjetje artificiale nuk ta zevendeson dot injorancen dhe primitivitetin e mendjes.
Fakteqesisht, nuk eshte problemi jot personal, por i gjithe brezit tuaj te qurrasheve, qe keni gjetur ngajne qoshe te ngrohte, dhe filloni te beni zzz, si mizat
Une kam me respekt per grate harbute te Vlores qe i thoshin Berishe te qidsha motren ne protestat e 97es.
Ndonjehere harbuteria eshte qytetari. sepse qytetari duhet te luftoje dhe me dhune per te drejten e tij.
Ka ca njerez qe te drejten e kerkojne te llozha e lokalit.
Per kete nuk ke ca thua..
Besoj qe eshte shume e veshtire te zevendesosh te korruptuarit me te pa korruptuarit…sepse nuk i gjen dot. E njejta situate eshte edhe per te zevendesuar te paedukatet, hajdutet, kriminelet etj etj. 99 % nuk mund te zevendesohen nga 1%. Por edhe ky 1% “te nderçim” ne fakt eshte pa pune dhe pa te ardhme sepse nuk i do kush.
Po pse , kot ja fusin vrapit shqipetaret nga Shqiperia . Sepse e dine qe ai vend eshte kalbur nga koka te kembet. Kur mos duan me shqipetaret te ikin atehere ai vend do jete rregulluar.