I akuzuari i vetëm për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin Maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos. Në përfundim të hetimeve, autoritetet kanë dalë në përfundim se në krim nuk kishte të përfshirë asnjë person të dytë.
Avokati i pilotit është thirrur nga hetuesi për të nënshkruar përfundimin e hetimet. Nga sa raportohet se hetuesit nuk nxorën asnjë provë të re nga procesi për verifikimin e telefonit dhe llogarisë bankare.
Ata nuk kanë asnjë informacion shtesë në lidhje me thirrjet e bëra natën kur u vra nëna e re në sy të foshnjës së saj. Ndërsa kompania nga Kina nuk u përgjigj kurrë ndaj kërkesës së autoriteteve greke në lidhje me pamjet nga karta e kamerave të sigurisë.
Sa i përket sekretit bankar, duket se ka pasur transaksione në shuma të vogla në kartat e Caroline dhe pilotit 33-vjeçar, kryesisht për shpenzimet e shtëpisë. Tashmë dosja pritet t’i përcillet prokurorit për të paraqitur propozimin në Këshillin Gjyqësor në lidhje me dënimin e Babis.
O.J/DITA

është shumë e vështirë të mos ketë pasur bashkpuntor!!
lidhja e tij!?
lë shumë për të diskutuar!!
ka mënyra për tu vetlidhur,por duke qënë se janë të njohura ato mund të vërtetohen!!
në radhë të parë ti kërkohet personit ta provojë në realitet vetlidhjen!!
më pas të konfrontohet me filmimet ose fotografitë e bëra në momentin e lirimit!!
ky hetim,pavarsisht se jep një përshtypje të mirë për mënyrën e zhvillimit,ai prapë duket jo i saktë!!
ndoshta thjeshtë se ne nuk kemi tërë të dhënat që kanë dalë dhe si është zhvilluar!!