Triptik poetik
1.
Miku kthente gota
dhe s’ma ndante synë,
për të kishte Bota:
“Ty dhe Perëndinë!…”
Ty të adhuronte
si Zot e si Krisht,
se të dashuronte
fare marrëzisht!…
U fiksova keq
në fiksim të tija,
dhe ai për dreq
s’e kish veç nga pija!…
Ai po me joshte,
që e marrtë e mira,
edhe pse me thoshte
vetëm marrëzira.
Sikur e kuptonte
këtë gjë dhe vetë,
ndaj dhe nuk pushonte:
“Tjetër s’ka në jetë!…”
2.
“Ty dhe Perëndinë!…”
e ç’i duhej tjetër,
dhe s’ia mbushnin synë
as princër, as mbretër!…
Veç ty të dhuronte
dashuri për zota,
se tek ti fillonte
dhe mbaronte Bota!…
Veç ty të premtonte
ç’ka Toka dhe Qielli,
se tek ti agonte
dhe perëndonte Dielli!…
“Ti dhe Perëndia”
dhe askush në Botë,
gjente veç tek tyja
hënëzën e plotë!…
“Ti dhe Perëndia!…
derdhur-o në ar,
shikonte tek tyja
veç yllin Polar!…
“Ti dhe Perëndia”
dhe s’kish tjetër emër,
jetonte me ty
mu si në një ëndërr!…
Kur dëgjoj se ç’thotë,
sa s’më merr të qarët,
se s’është kjo botë
për ëndërrimtarët!…
Vetëm ti në Tokë
dhe lart Perëndia,
më gjëmon në kokë
gjëmimi i tija!…
“Ti dhe Perëndia!…
dhe asgjë më tjetër,
unë me kohë e dija
këtë përrallë të vjetër!…
3.
Po kur e takova
pa shkuar behari,
në çast e kuptova
se s’ish më I pari!…
Qe tharë e që tretur
në maraz të tia,
duket i kish mbetur
vetëm Perëndia!…
Miku im qe fikur
porsi një cigarë,
ti i kishe ikur,
Zotin s’e kish parë!…
“Ti dhe Perëndia”
s’ju zuri në gojë,
gjithë njerëzia
humb në këtë lojë!…
Gdhihen si agimi
e si nata mugen,
krejt i kotë fiksimi
për gjëra që s’duken.
Një që kaptoi motin,
rroi katërqind stinë,
nuk pa dot as Zotin
dhe as dashurinë!…
Se u lind njeriu
krejt i ndërlikuar,
Po s’u lind i ziu
për t’u dashuruar!…
“Ti dhe Perëndia!…”
fjalë që na kanë lodhur,
as mua, as tyja
kjo nuk na ka ndodhur!…
Asnjë s’do ta ketë,
për asnjë s’ka shpresë,
se gjithnjë do jetë
një i tretë në mes!…
Qindra shekuj ikën
dhe ndërruan jetët,
dashurinë e shpikën
në muza poetët!…
13.06.2009
Arben Duka

RAMSESI DUKE TËRHEQUR NJË VIZË
Ja erdhi dhe dita e madhe,
bëhuni gati për afro 1 vit,
përveç dronëve që do kemi,
do ngre në hapsirë 2 satelitë.
Do ju monitoroj si të isha Zot,
do përgjoj ç’bëni e ku shkoni,
do ngre ”pallatin e ëndrrave”,
si shokun Enver do më adhuroni!
Lum si ju që më keni mua,
lider suprem me këmbë në tokë,
por me vizion e sytë nga qielli,
si unë askund nuk gjen në botë.
Elon Musk më merr të keqen,
s’jam miliarder por jam si mbret,
kam buxhtet shteti harxhoj sa dua,
me paratë e popullit bëj si di vetë.
300 mijë vende pune i hapa,
por ju doni të punoni në zanat,
emigroni e lani banjo edhe pjata,
refuzoni n’Shqipëri gjithë këtë fat.
Punë në llaç e tulla keni kudo plot,
call centeri është ëndrra shqiptare,
pse të merreni me drogë nëpër botë,
kur hashashi këtu është sheshit fare?!
U ngrit çmimi i bukës dhe s’reaguat,
doemos se këtu s’ka më fukarenj,
llogaritë bankare i keni plot me pare,
vërtet jeni dembela por jo budallenj!
Kjo është dhe merita e qeverisë,
që ka krijuar ekonomi informale,
kështu kanë mundësi të hanë t’gjithë,
ky quhet progres jo ekonomi kriminale!
Legalizimet falas ua premtova,
n’fushtatë para se të vija në pushtet,
nuk janë gënjeshtra ato ç’tha Lamja,
prisni sa të mbarojë mandati i tretë.
Ju e dini që shtëpia e shqiptarit,
është e Zotit dhe e mikut patjetër,
prandaj ç’i doni ato dreq legalizime,
e zeza në të bardhë shkruar në letër!
Pensionet rriten vazhdimisht,
lexoni çdo ditë te Panorama,
atje keni lajme dhe për tapitë,
mos bëni kot sikur ju ka rënë drama!
Më besoni s’ke ç’e do pasurinë,
ajo ta prish edhe gjumin natën,
hallexhiu i vërtet është pasaniku,
jo fukarai që rropatet për kafshatën!
Vetëm në BE s’po ju integroj dot,
por kemi Ballkanin serb të hapur,
gjynah që Kosova nuk merr pjesë,
s’do humbur kohë, shansi do kapur.
Bëhuni gati pra për atë ditë,
ku të gjithë do të ëndërrojmë,
dhe nëse s’hamë me lugë floriri,
lart drejt hënës le të shkojmë.
SHËNIM: O RAMË, KUJDES ME TALLJEN E TRAPIT ME INTELEKTUALËT OPOZITARË TË VËRTETË PA PARTI, SIDOMOS ATA QË NGA HALLI I KEQ QEVERISJES, KORRUPSIONIT TËND QEVERITAR DHE MUNGESËS SË MERITOKRACISË PUNOJNË NË CALL CENTERA!
RAMSESI DUKE TËRHEQUR NJË VIZË
Ja erdhi dhe dita e madhe,
bëhuni gati për afro 1 vit,
përveç dronëve që do kemi,
do ngre në hapsirë 2 satelitë.
Do ju monitoroj si të isha Zot,
do përgjoj ç’bëni e ku shkoni,
do ngre ”pallatin e ëndrrave”,
si shokun Enver do më adhuroni!
Lum si ju që më keni mua,
lider suprem me këmbë në tokë,
por me vizion e sytë nga qielli,
si unë askund nuk gjen në botë.
Elon Musk më merr të keqen,
s’jam miliarder por jam si mbret,
kam buxhtet shteti harxhoj sa dua,
me paratë e popullit bëj si di vetë.
300 mijë vende pune i hapa,
por ju doni të punoni në zanat,
emigroni e lani banjo edhe pjata,
refuzoni n’Shqipëri gjithë këtë fat.
Punë në llaç e tulla keni kudo plot,
call centeri është ëndrra shqiptare,
pse të merreni me drogë nëpër botë,
kur hashashi këtu është sheshit fare?!
U ngrit çmimi i bukës dhe s’reaguat,
doemos se këtu s’ka më fukarenj,
llogaritë bankare i keni plot me pare,
vërtet jeni dembela por jo budallenj!
Kjo është dhe merita e qeverisë,
që ka krijuar ekonomi informale,
kështu kanë mundësi të hanë t’gjithë,
ky quhet progres jo ekonomi kriminale!
Legalizimet falas ua premtova,
n’fushtatë para se të vija në pushtet,
nuk janë gënjeshtra ato ç’tha Lamja,
prisni sa të mbarojë mandati i tretë.
Ju e dini që shtëpia e shqiptarit,
është e Zotit dhe e mikut patjetër,
prandaj ç’i doni ato dreq legalizime,
e zeza në të bardhë shkruar në letër!
Pensionet rriten vazhdimisht,
lexoni çdo ditë te Panorama,
atje keni lajme dhe për tapitë,
mos bëni kot sikur ju ka rënë drama!
Më besoni s’ke ç’e do pasurinë,
ajo ta prish edhe gjumin natën,
hallexhiu i vërtetë është pasaniku,
jo fukarai që rropatet për kafshatën!
Vetëm në BE s’po ju integroj dot,
por kemi Ballkanin serb të hapur,
gjynah që Kosova nuk merr pjesë,
s’do humbur kohë, shansi do kapur.
Bëhuni gati pra për atë ditë,
ku të gjithë do të ëndërrojmë,
dhe nëse s’hamë me lugë floriri,
lart drejt hënës le të shkojmë.
SHËNIM: O RAMË, KUJDES ME TALLJEN E TRAPIT ME INTELEKTUALËT OPOZITARË TË VËRTETË PA PARTI, SIDOMOS ATA QË NGA HALLI I KEQ QEVERISJES, KORRUPSIONIT TËND QEVERITAR DHE MUNGESËS SË MERITOKRACISË PUNOJNË NË CALL CENTERA!