PAMFLET: “U thoni shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të imitojnë dhe të veprojnë si serbët e Mitrovicës. Diplomacia europiane lëviz dhe vepron vetëm kur plasin ujrat”

redaktor

 

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

U thoni shqiptarëve të Luginës së Preshevës që, nëse duan të kenë të drejtat supermaksimale si minoritet që ia mbledh qeverisë qendrore dhe institucioneve të shtetit, duhet të imitojnë çfarë bën minoriteti serb në Veri të Kosovës.

Minoriteti serb ka ligjëruar vetë të drejtën e paprekëshme të veprimtarisë së lirë kolektive të krimit të organizuar dhe të kontrabandës së organizuar, ka ligjëruar vetë të drejtën e ndalim-hyrjes për ministrat, policinë dhe ushtrinë e shtetit të Kosovës. Ka fituar të drejtën e çuditëshme specifike serbe, të cilën nuk e ka dhe nuk mund ta ketë asnjë minoritet në asnjë shtet ligjor dhe demokratik të botës, që nuk paguan as për energji dhe as për ujin, që harxhon sa i don qejfi.

Me këto mënyra ka fituar mbrojtjen e ministrit të jashtëm të BE, Borrell, i cili ngrihet në mes të natës nga gjumi, nëse një mizë nga Prishtina prish sovranitetin e shpallur dhe të pashpallur të minoritetit serb në Veri.

U thoni shqiptarëve të Luginës së Preshevës se duhet të imitojnë minoritetin serb në Veri të Kosovës dhe të bëjnë gjurulldira çdo muaj, që të kujtohet BE, KE dhe OSBE se ka një minoritet shqiptar autokton në Jug të Serbisë, që nuk gëzon as të njëqintën e të drejtave, që shkruhen në konventat europiane për minoritetet, e jo më të ëndërrojë ndonjë të drejtë të barabartë me minoritetin serb në Veri të Kosovës.

U thoni të bëjnë rrëmuja dhe të bllokojnë rrugët kombëtare si t’u ngrihet qejfi dhe të ndjekin modelin serb të djegies së ndërtesave kufitare dhe zyrave doganore e policore siç bëjnë serbët e Mitrovicës, dhe do të kenë mbrojtjen e BE, e cila do t’u thotë siç u thotë tani “përmbahuni” të dy palëve, edhe bandave serbe që djegin dhe sulmojnë shtetin dhe ligjin, edhe policisë së shtetit, që mbron rendin dhe ligjin.

Ju kujtohet se sa shpejt e harroi BE që në dhjetorin e 2011 bandat serbe të Veriut të Kosovës dogjën e shkatërruan ndërtesat kufitare e doganore në kufi dhe plagosën 30 ushtarë gjermanë të KFOR-it dhe nuk u hyri gjemb në këmbë dhe nuk u dënua asnjë bandit serb.

U thoni shqiptarëve të Luginës së Preshevës të imitojnë minoritetin serb të Veriut të Kosovës, se ndoshta ashtu do të detyrojnë diplomacinë e Kosovës, që ka 10 vjet që dëgjon në tryezën e dialogut në Bruksel nga BE vetëm “hallet e mëdha” të minoritetit të përkëdhelur serb  dhe të drejtën e tij specifike për “republikë serbe” në Veri të Kosovës, dhe kurrë nuk ka folur për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ndoshta metoda serbe e ndjekur nga shqiptarë do të bëjë që diplomacia e Kosovës të kujtohet që për reciprocitet në dialog duhet të kërkojë për shqiptarët e Luginës së Preshevës të njejtat “asosiacione apo autonomi administrativo-territoriale”, që Beogradi kërkon në çdo takim të Brukselit për serbët e Mitrovicës.

Ndoshta kujtohet edhe ndonjë qeveri apo kryeministër i Shqipërisë, që në vitin 2013 para erës sonë, kur shpalli në parlament programin e qeverisë së re, u zotua se do t’i ketë prioritet dhe do të kërkojë të njejtat të drejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës si për serbët e Mitrovicës.

Në fjalimin e mbajtur në 13 shtator 2013 në parlamentin e Kosovës kryeministri i ri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi solemnisht: ”Përse të mos bëhen të drejtat e pacënuara dhe mirëqenia në Luginën e Preshevës dhe në Veriun e Kosovës lajtmotivi i epokës së re?”.

Duke qenë se kanë kaluar mbi dymijë vjet nga ky zotim qeveritar e ka harruar, por ndoshta po të veprojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës si serbët e Mitrovicës mund të detyrohen arkeologët diplomatikë të qeverisë në Tiranë t’i rihapin shtëllungat e rërës, ku kanë shkruar programin qeveritar të vitit 2013 për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Mendimi i këshilltarëve jugosllave të qeverisë së Tiranës është se qeveria nuk i ka harruar zotimet e vitit 2013 para erës sonë, por ato nuk janë më aktuale, sepse qeveria ka zbuluar tani se këto të drejta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të realizohen plotësisht në “Ballkanin e hapur” të presidentit serb Vuçiç.

Sidoqoftë, bëni mirë t’u thoni shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të imitojnë dhe të veprojnë si serbët e Mitrovicës. Diplomacia europiane lëviz dhe vepron vetëm kur plasin ujrat.

Share This Article
27 Comments
    • Te lumte Shaban Murati se ia ke perplasur ne SURRAT te vertetat antishqiptyare si Edi Rames,politikaneve te Kosoves tash e 20 vjety Vucicit dhe BE-se tradhetare!
      Duket hapur se te drejtat e shqiptasreve mund dhe do t’i zgjidhe vetem SHBA se te gjithe te tjeret jane armiq te shqiptareve!
      Ky artikull eshte edhe nje shuplake SURRATIT per Edi Ramen per maredheniet SERVILE poshteruese te tij me Greqoine,qe kerkon boterisht edhe kur nuk ka shkelje te te drejtave qofte edhe te nje minoritari grek ne Shqiperi,ndersa per Camerine ai jo vetem ka heshtur,por eshte gati t’u fale edhe detin JON,pjese te Shqiperiose,Greqise,gjoja duke e cuar ceshtjen per zgjidhje ne Gjykaten Nderkombetare!
      ARMIQTE e te gjithe kombit shqiptar jane te paret SUNDIMTARET shqiptare!

    • Analize llogjike, e drejte, e ndershme.

      Nje alternative se si mund te zgjidhet kjo situate:

      1. Serbia duhet te pranoje realitetin se Kosova eshte nje shtet i pavarur, sovran. Se eshte ne interesin e Serbise qe ajo te rroje ne paqe me vendet e tjera te Bakanit. Dihet se Ballkani ka qene konsideruar ne te kaluaren si nje fuci baruti me fitil te shkurter. Tani Serbia po e projekton vehten tamam si nje fuci baruti “Made in Serbia” qe fitilin e ndezjes, shperthimit e kane zaptuar eksteremistet, radikalet nacoinaliste te Miloshevicit.

      2. Ne qofte se “Shqiptaret e Krahines te Presheves do protestojne” sic protestojne “Serbet e Kosovoves veriore” atehere “automatikisht” do kete nderhyrje ushtarake reciproke ne te dyja zonat perkatese.

      Le te konsiderojme keto alternativa:

      a) Shqipetaret e Presheves te ndrojne vendet me Serbet e Kosoves. Kjo eshte shume e veshtire te relizohet, por jo e pamundur.

      b) Te “ckembehen territore” te barasvlefshmenga ana ekonomike, qe mund te mos konsiderohen “ndryshime kufiri” Ndryshimet e kufirit, kur nje pjese territori i nje shteti i kalon nje shteti tjeter krijon probleme internacionale, ndersa ckembimet e territoreve jane bilaterale.

      c) Problemi eshte qe vlerat ekonomike te territoreve te jene te barabarta. Neqofte se veriu i Kosoves ka minerale etj qe nuk i ka krahina e Presheves atehere
      qe veriu i Kosoves te kaloje tek Serbia,ajo duhet ti jape Kosoves nje territor me siperfaqe me te madhe qe ckembimi te jete i barasvlefshem.

      d) Po te jete se kjo eshte shume e komplikuar atehere
      Serbet duhet ta njohin Kosoven ashtu sic e kane njohur shume shtete te botes,se alternativat e tjera jane te pa qendrushme.

  • Politika europiane qe behet per problemet midis Kosoves dhe Serbise ka kohe qe bie ere të qelbur. Në fund te fundit kjo nuk eshte as e re dhe as per here te pare, ka mbi 143 vjet qe eshte e tille. Po ne fakt harrohet se ka ndryshuar realiteti per shqiptaret, (te gjithe keta ne rajon e me gjere), vetem se keta nuk jane te vendosur ne aksionet e tyre ne raport me Serbine. Serbia eshte e vertete qe i ka me vete si ruset,ashtu dhe nje pjese te mire te lidershipit te BE, qe ka qene skeptike edhe per sulmin e NATO per te Jliruar Kosoven nga genocidi i Milosheviçit,, por ja qe nuk kishin ç’ti benin vullnetit te SHBA-ve. Dhe thene kete ky konflikt i maisur serbo-shqiptar, sot, me shume se kurre, ka nevojen e aleatit tone strategjik per t’u zgjidhur njehere e pergjithmone. Kosova eshte shtet i pavarur, i konsakruar kjo edhe nga Gjykata Nderkombetare, por kete nuk e njeh Serbia dhe 5 shtete te BE, nje prej te cileve edhe vendi i Josif Borrel, ministrit te jashtem te BE-se, i cili ka zevendesuar ne ate post komunisten italiane filoserbe, as mish e as peshk e cila zgjati bisedimet serbo-kosovare pafund dhe beri nje vrime ne uje ne to, duke i qare, sic thote dhe zoti Shabani, vetem interesave serbe. Ndaj në gjithe kete mesele deri ne zgjidhjen perfundimtare, cilado qofte ajo ka vetem nje rruge RECIPROCITETI, i cili duhet te jete kusht i panegocueshem. Natyrisht deri në keto momente zeri dhe kontributi i Tiranes zyrtare pervecse deklarata boshe ka qene per te vajtuar edhe pse Shqiperia e ka ne Preambulen e Kushtetutes se saj detyrimin t’i mbroje shqiptaret kudo qe jane, dhe ne kete rast behet fjale sidomos per shqiptaret e Lugiines se Presheves qe jane lene ne meshire te serbeve, kur keta te dytet kerkojne absurditete per serbet e Kosoves (!!!) Shprehja e presidentit Bush nga Tirana, “Enough is enough!”, eshte më se aktuale.

    • Dine vete koqevaret ti zgjidhin problemet e tyre.Ska pse hyn ne punet e tyre qeveria shqiptare(sipas koqevareve).
      Plus keni kryedipllomatin Shaboni per te dhene orjentime, perse nuk e boni Min.te jashtem. JEPI Shabono.

      • @ EMIGRANTAQIS
        MOS U NXITO SHUME!!
        Do t’iau varim Koqet Tona, (tvojoj sestri – nga Serbia) & (tis adherfís sou – nga Greqia).

      • Te lumte Shaban Murati se ia ke perplasur ne SURRAT te vertetat antishqiptyare si Edi Rames,politikaneve te Kosoves tash e 20 vjety Vucicit dhe BE-se tradhetare!
        Duket hapur se te drejtat e shqiptasreve mund dhe do t’i zgjidhe vetem SHBA se te gjithe te tjeret jane armiq te shqiptareve!
        Ky artikull eshte edhe nje shuplake SURRATIT per Edi Ramen per maredheniet SERVILE poshteruese te tij me Greqoine,qe kerkon boterisht edhe kur nuk ka shkelje te te drejtave qofte edhe te nje minoritari grek ne Shqiperi,ndersa per Camerine ai jo vetem ka heshtur,por eshte gati t’u fale edhe detin JON,pjese te Shqiperiose,Greqise,gjoja duke e cuar ceshtjen per zgjidhje ne Gjykaten Nderkombetare!
        ARMIQTE e te gjithe kombit shqiptar jane te paret SUNDIMTARET shqiptare!

      • Te lumte Shaban Murati se ia ke perplasur ne SURRAT te vertetat antishqiptare si Edi Rames,politikaneve te Kosoves tash e 20 vjet Vucicit dhe BE-se tradhetare!
        Duket hapur se te drejtat e shqiptareve mund dhe do t’i zgjidhe vetem SHBA se te gjithe te tjeret jane armiq te shqiptareve!
        Ky artikull eshte edhe nje shuplake SURRATIT per Edi Ramen per maredheniet SERVILE poshteruese te tij me Greqoine,qe kerkon boterisht edhe kur nuk ka shkelje te te drejtave qofte edhe te nje minoritari grek ne Shqiperi,ndersa per Camerine ai jo vetem ka heshtur,por eshte gati t’u fale edhe detin JON,pjese te Shqiperise,Greqise,gjoja duke e cuar ceshtjen per zgjidhje ne Gjykaten Nderkombetare!
        ARMIQTE e te gjithe kombit shqiptar jane te paret SUNDIMTARET shqiptare!

  • Dine vete koqevaret ti zgjidhin problemet e tyre.Ska pse hyn ne punet e tyre qeveria shqiptare(sipas koqevareve).
    Plus keni kryedipllomatin Shaboni per te dhene orjentime, perse nuk e boni Min.te jashtem. JEPI Shabono.

    • @ EMIGRANTAQIS
      MOS U NXITO SHUME!!
      Do t’iau varim Koqet Tona, (tvojoj sestri – nga Serbia) & (tis adherfís sou – nga Greqia).

  • Pikërisht kjo duhet bërë, reciprociteti. Atë që bëjnë serbët e Kosovës, të bëjnë shqiptarët e Serbisë. Kjo është zgjidhja.

  • Kush do i thote????
    Keta qeverisin me koret qe u hedh be dhe ne kembim heshtin per te drejtat e popullit te tyre pra e barabarte me tradhtine
    ndryshe nga serbia qe kane burime alternative

  • Te ‘plasin ujerat’ per shqiptaret jetime te Lugines dmth kur te theren te gjalle nga serbet.
    Nuk jane njelloj kushtet

  • Nga e thena ne te bere te ndan nje mal i tere
    Beji therror shqiptaret e Presheves, dhe hap lufte te re ne Ballkan.
    Kjo ceshtje i takon diplomacise shqiptare qe duhet ta kishte luajtur kete karte me kohe.
    Statusi i Kosoves i ndalon te hyjne me dhune ne lufte, po Presheven e kane karamele, dhe preteks per me tej

  • Idea eshte e mire, por duhet zbatuar ne kushtet qe ka Presheva.
    Dy deputetet e Lugines, duhet te behen 4 ne zgjedhjet e ardhshme, kjo eshte rruga per te krijuar me shume autoritet.
    Te bashkohen te gjithe Shqiptaret, te votojne vetem kandidat Shqiptar.

    • Ideja qe hedh Shaban Murati, jane per te nxitur konflikt midis Shqiperise dhe Serbise. Kemi kellqe ne per kete beteje? Po te mos ishte Amerika, sot nuk do kishte me Kosove.

      • O BARBA PILO.
        Pra te ulim koken sipas teje.
        As reciprocitet, As gje prej gjeje.
        O PILO LALA, A TE ÇAFTE LEPURI RE TRIM.

  • Ndoshta kujtohet edhe ndonjë qeveri apo kryeministër i Shqipërisë, që në vitin 2013 para erës sonë, kur shpalli në parlament programin e qeverisë së re, u zotua se do t’i ketë prioritet dhe do të kërkojë të njejtat të drejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës si për serbët e Mitrovicës.
    ALRMI INTELEKTUAL I AMBASADORIT TONE TE SHQUAR, I SHPREHUR ME NJE SARKAZEM THERESE.
    PERGEZIME PROFESOR MURATI!

  • I nderuar Shaban , kush do ti ndihmoj dhe mbështet shqipëtarët e Preshevës, piktori Edi Rama që vizaton pllumba paqeje të Open Ballkan mbi uniformat e përgjakura të Vuçiçëve serbë që nuk i kan hequr që nga lufta e Kosovës dhe deklarojnë haptazi që nuk duan ti heqin,

    madje ai i vizaton këto pllumba edhe kur Vuçiçët marrshojnë me tanke e avionë në “dritare” të shqipëtarëve gati për luftë të etur si bisha për të përgjakur përsëri uniformat me gjak shqipëtari pa pyetur fare për pllumbat e paqes të Open Ballkan që vllau Rama ka vizatuar mbi uniformat e tyre me talent të lavdërueshëm diplomatik si piktor i famshëm që është në fushën e diplomacisë apo

    do të ketë potencë në fushën e diplomacisë që të ndikoj në vetëndërgjgjësimin e shqiptarëve që të kundërshtojnë spastrimin e heshtur etnik të luginës pseudo ministrja e jashtëme shoqja Olta që ka për detyrë vetëm që të jetë sfondi dekorativo artistik i ministrit real të punëve të jashtëme , poliministrit Edi Rama në shoun e tij të turizmit diplomatik vërdall botës për të treguar barcoleta të llojit që

    atë, goxha dhëndërr nuk e pranon nusja Europë që ta fus brënda kollovar sepse nusja është me ca probleme të brëndshme dhe nuk e kupton se është një çik budallaqe që kandidati Rama (Shqipëria asnjë) i ka plotsuar të gjitha kushtet për të qën kollovar.

    A e kupton që këta që na qeverisin as e kan mëndjen për të qevrisur e mbrojtur shqipëtarët nga armiqtë që u bjen haptazi daulleve të luftës kundër nesh pran teritoreve tanë etnikë madje edhe brënda teritoreve me kollonën e pestë të arkanëve serbë të Mitrovicës deportuar aty që në kohën e Rankoviçit që të luajnë rolin e vrasësit serb të arqidukës Ferdinand në Sarajev për të vën në lëvizje arkanët që kanë më tepër se një muaj qëndrojnë në tanke e avion armatosur për luftë jo për paqen e Open Ballkan.
    Kryeqeveritari ynë ka konstante vetëm një gjë, thjeshtë të vjedh, vetëm të vjedh popullin e tij, tashma me makinën makabre të tërmeteve…..

    – me tërmetin zgjedhor të 25 prillit vodhi votat që të vidhte plaçkën më me vler , qeverisjen e vëndit,
    -me tërmetin e ngritjes së frikëshme çmimeve deri në absurditet të çdo malli nga patronazhistët e tij, horrat kusarbiznesmenë,
    – me tërmetin e kolapsit energjitik që duhet të trondis vëndet që nuk prodhojnë naftë dhe që nuk kanë hidrocentrale por jo Shqipërinë megjithatë shoku Edi me talentin e tij tërmetbërës arriti të shkund vëndin dhe popullin e tij që

    të arrinte për të vën në lëvizje atë që synonte me paragoditjet që sajoj, tërmetin 10 ballësh të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për të gjithë shqipëtarët por

    u trëmb se ky tërmet do të fundoste vet atë tërmetbërsin se e kuptoj që fukarenjtë nuk mund të duronin më dhe rrezik do ta tërhiqnin zvarrë në rrugët e Tiranës dhe

    vendosi të vjedh para në emër të popullit të tij nga bankat e huaja për fillim 200 miljonë euro, mbasi ti fus këto në trastën e tij do të vjedh nga bankat e huaja edhe nja 500 miljon të tjera

    prandaj a e kupton i nderuar ambasador Shabani që shoku Rama është shumë i zën me punën e tij kryesore si kryeministër dhe as që i vete mëndja te tanket e Sërbisë me grykën e topit brënda dritares së Kosovës dhe as që i vete mëndja te shqipëtarët e luginës së Preshevës kur ai ka ca punë të rëndësishme me shqipëtarët që kusarqevris.

  • Vajti nga vajti u kthye edhe Shaba te zgjidhja permes kembimit te territoreve?! Ndryshe nga zgjidhja ne tavoline, propozon asociacionin paralel ne Presheve, ose ndryshe perdorimin e preshevareve?!

  • Teorikisht ka te drejte SH.M. por praktikisht shqiptaret e Lugines Presheves nuk kane atje asgje ne dore kurse serbet ne Mitrovice zoterojne gjithcka. Kush dyshon le te shkoje e ta shohe kufirin real Kosove-Serbi tek Ura e Ibrit (me bekim te Perendimoreve Clirimtare qe ne 1999)

  • THIRRJA JUAJ Z MURATI ESHTE SHUME E DREJTE POR DO TE SHTOJA
    PERSE TE.MOS NGRIHEN NE REVOLTE EDHE CAMERIA ULQINI E TIVARI DHE GJITHE .ETNIKET SHQIPTARE TE MAQEDONISE
    JEMI NE TE DREJTEN TONE
    MINORITETI SERB E GREK
    KERKON TE PERJETESOJNE PUSHTIMIN E TROJEVE TONA TE PUSHTUAR KURSE SHQIPTARET KUDO JANE AUTOKTONE
    NUK BARAZOHET KURRE LUFTA JONE E DREJTE ME ATE TE GJAKSOREVE FQINJ
    NGRIHUNI VELLEZER
    NE EMER TE LIRISE ATDHEUT E GJAKUT TE DESHMOREVE
    SE4BET E GREKET KURRE NUK
    MATEN DOT ME NE
    ATA I.PERKEDHEL.EUROPA KURVE KURSE NE NA PRIN E DREJTA DHE HISTORIA E TE PAREVE TANE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *