VIDEO: “O hale, injorant, plehrë”, nuk përmbahet Basha sot në Kuvend, shpërthen kundër deputetit të PS-së: “Ta përplas kokën unë, mos më qesh”

J L

Kryedemokrati Lulzim Basha shkoi në Kuvend me 30 minuta mungesë duke humbur debatin lidhur me kohën e fjalës së deputetëve.

Por sapo ka hyrë, Basha ka gjetur në foltore deputetin e Partisë Socialiste, Eduart Shalsin, me të cilin është përplasur edhe verbalisht.

DEBATI NË SALLË:

Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm! E bëni kudo, ky padurimi për të reaguar kur tjetri flet. Është çështje edukatë. Po nuk duruat, nuk do të dëgjoni dhe nuk do të mësoni kurrë.

Basha: Pusho mor ti! Injorant! Plehrë! Ky ke mësuar ti more? Je haleja e Sudeve. Ta përplas kokën! Maskara.

Shalsi: Keni gjithë keqardhjen time…

Basha: Pusho more…! Mos mu drejto ashtu ti

Shalsi: Në një kontekst tjetër do të jepja një përgjigje tjetër

Basha: Ta jap unë po deshe ty dhe të gjithë… Atë që se morët dot… (nuk kuptohet)

Nikolla: Ju kujtoj etikën zoti Basha.

Shalsi: Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je

Basha: Ta tregoj unë dobësinë

Shalsi: Mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje por…përveçse më bën për të qeshur me natyrën tënde, që bën të fortin.

Basha: Dërr-dërret e tyre…

Shalsi: Do flasim edhe për Bechettin por e ndjej veten të pafuqishëm për të debatuar. Ta kuptoj hallin. Por nuk ta qaj!

Basha: Jeni një grup horrash dhe banditësh.

Shalsi: Me të vërtetë mendon që..

Basha: Ore fatkeqësi!

Shalsi: (qesh) Do ta jepja më gjithë qejf fjalën time sepse…A e di pse qesh?

Basha: Koha juaj ka filluar të mbarojë. I gjithë llumi…

Shalsi: Ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë

Basha: Ta tregoj unë se çfarë kam kuptuar, kur mbijetohet. Ti ke hyrë në politikë për t’u pasuruar.

Shalsi: Nuk e di sa e besoni për këto që thotë, por një gjë do t’ju them…

Nikolla: Tani mbaroi koha! Zoti Shalsi koha mbaroi! Uluni zoti Shalsi. Mbaroi koha juaj…

Share This Article
17 Comments
  • Ore Basha palaço! Nuk diskrediton veten tënde me këtë gjuhë, por diskrediton Shqipërinë more legen! Je në Parlament dhe je kreu i opozitës, more fundërinë, që asnjë epitet nuk është i mjaftueshëm për të të përshkruar ty. Kjo nuk është politikë, por është ofenduese për çdo njeri që ka edukatë dhe i përket atij vëndi. Kështu ndodh kur nuk funksionon drejtësia dhe secilit t’i jepet atë që meriton. Kur do të kuptoni që Shqipëria duhet të pastrohet nga këta politikanë injorantë që vetëm « dhjesin » në Parlament?! Asnje votë këtyre legenave që ka 30 vjet që vetëm diskreditojnë Shqipërinë!

  • Basha dhe Shalsi kane nje gje te perbashket. Ne kohen e Saliut u bene milionere. Ne kohen e Rames u bene miliardere.

  • Kisha nje fije shprese se ky vend do behej , por e them me gjithe shpirt . Futjani vrapit per…ne Afrike .

  • Luan pjesen ne teater lulzimi se vetequhet ‘Opozite’.

    Lojen reale e ka me kryemutin ku sinkronizojne bukuri.

    Pjeset e aktrimit ne teatrin e parlamentit jua ka ndare kryemuti.

  • basha eshte thjeshte nji qesk e cpuar ,
    mbushun ne Halene e berishes .

    Eshte koha qe kta Funderina te tipit basha duhet te zhduken nga skena Politike Shqiptare .

    Kjo s’eshte as kulture Politkani e as sjellje ne KUvend
    prenji Opozitari por nji njeriu ordiner te cilit po i ha
    ,krruan si miza nen ksul qe e mundon gjithe kohes .
    Eshte e kote ,nji Kriminel e AntiKombetare nji njeri ordiener si basha qe po i djeg bytha nga berisha & Co
    te vazhdoje e beje politikanin ne Shqiperi ,

    nderkohe qe i detyrohet shuuuuuuuume Drejtesise Shqiptare .
    Me te tille nivele Politikanesh e kte lloj Standarti nuk shkohet as ne Hale te PD-s e jo me ne Europe .

    Pa u pastruar Haleja PD nga mutrat e BB
    berisha basha nuk do ket asnji sens Politika ne ate vend

  • Fajin e kane te gjithe shqiptaret qe nje vrases, hajdut tradhetar si lulezime lulshit bashuqi te jete ne politike.
    Eshte loja e piset bashke me Sali Ram berishacic . Ky brenda ai jashte. E tha mire Spartak Ngjela , Grifsha Suma Duma jane njelloj kur flasin. Plera qe ofendojne nje popull.

  • Ky bythec ben si i forte,qe ti pelqej saliut dhe mulit.
    Ik o car atje ne hollande se nuk je per kete pune.
    Po flet si kalama o lulash,jo ma hodhe 4 vjet se isha i ri ,e tani qe e njohte ramen do ja hedhesh,por me pare hidhja saliut qe po te baltos

  • Na çau bythen tete vjet duke na u drejtuar si kryministri yne i ardhshem. Pika edhe nje torte Pavaresie nuk ishe ne gjendje te menaxhoje, por u shkel me kembe si kafshe, pasi kishin punuar me dhjetera pasticiere gjithe naten says:

    Fytyra e vertete e kryeministrit te kalendave greke Lulit.

  • Kur hapnin shalet online ato kurvat e Ramutit, per kete Shalesin e kishin?
    Si mendon publiku, a kishte ndonje perfitim nga ky debati i Shalesit me Bashen?
    Harxhohen miliarda leke nga paret e buxhetit per kete lloj estrade ku kenaqet Shalesi dhe “terbohet” Basha
    Per kete lloj estrade e kemi parlamentin

  • Eshte fatkeqesi kombetare kur kryetari opozites
    , njekohesisht pretendenti per k/minister flet me fjalor rruge ne Kuvend.Cfar mund te prese populli kur e degjon dhe shikon keto veprime.Kjo rrugaceri e tij dhe e pasuesve te tij eshte pafuqia per te bere politike fituese dhe me fyerje mendon se do te fitoj pike.Ky person eshte thjesht nje njeri i pa edukuar.Keshtu ka folur ne familjen ku eshte rritur po keshtu flet edhe ne shtepin e tij me femijet.TURP.

  • Sharja është strategji!
    Sharja është trimëri.
    Sharja është guxim.
    Sharja është shpërthim.
    Sharja është ushtrim.
    Sharja është burrëri.
    Sharja s’është barbari.
    Thot’ e bën sadist saliu ,
    Rroft’ e mosqoftë namuzliu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *