Rama-Bashës: Vjen i fundit, zgjohesh vonë. Ti je deluzional, si ustai jot!

J L

Kanë vazhduar debatet mes Bashës dhe Ramës në seancën e Kuvendit, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj njëri- tjetrit.

Pjesë nga debati:

Rama: E para një herë që të jemi të qartë, ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk më argëton por më bën të ndihem keq, se është fundi, është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë ëka bërë po deri këtu  nuk kishte shkuar. është shumë e shëmtuar, foltoren këtu nuk e solla unë, nuk e ke dëgjuar dhe nuk e kam dëgjuar … pse më ndërhyn, pse qesh. Se e qeshura ka filluar të të dalë me shumë vështirësi këto kohë.

Basha: E di, gjithmonë

Rama: Se sa më mirë të jetë opozita aq më shumë do angazhohet shumica, e mora fjalën prapë për të vënë disa pika. Foltoren e sjell ti, se vjen këtu i fundit, gjë që e dimë se zgjohesh vonë, dhe fillon me fjalët më të ulëta që mund të nxjerrë njeriu, në sy të dynjasë. Mos imito, hiq dorë nga ai që këtu e quajte ustai, i joti jo i imi, se sa më shumë e imiton aq më pak mund të kthesh në realitet ato që shikon në ëndërr. Ai thoshtë studentët e mjekësisë, ti e bërë të psikologjisë, ti vure diagnozë sot, janë gjëra rtë ulëta. Bëre të njëjtën gjë si ai, po ai ishte autori, i ka dalë rrënja e të vërtetës në lidhje me djalin tim. Dhe më tregon ti mua prindin dhe këta të tjerët duartokasin, e kupton sa poshtë je,.. gdhihet dita dhe prapë në humbje në humbje, duke iu referuar ustait tënd, duke folur si ai, është turp. Ti je deluzional, si ustai jot, që do të thotë një individ, që bie në ndesh me realitetin.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Rama sikur tha që nuk do të merreshin me Opozitën, nuk do t’u përgjigjeshin “provokimeve” të tyre, do të shihnin punën në Kuvend. Apooo…

  • Per te folur nuk ka te dyte ky artisti yne , porkur do te fillojne te diskutojne per ligjet apo per problemet qe ka vendi , a thua se i paguajme qe te bejne estrade se kush flet me bukur dhe kush tallet me shume me kundershtarin , per estraden e tyre nuk kemi nevoje na del e tepron portokallia , por sic duket politikanet tane kane filluar te lene pa pune aktoret e humorit , se u pa puna ata nuk po rritin as mireqenjen as te zgjidhin problemet , keshtu qe te pakten te ngrene pak humorin e popull ziut qe mbeti duke menduar vetem per buken e gojes ajde suksese palacot e parlamentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *