Nga Zija Çela
Midis shumë pyetjeve që mund të bëhen, me dy po filloj. Janë ato më të epërmet, për të cilat thuhet se, kur vjen finalja, gjyqtarët ia bëjnë çdokujt në paradhomë. Një: A gjete gëzim në jetë? Dy: A u fale gëzim të tjerëve?
Për të parën është përgjigjur vetë Dritëroi në të gjallë. Për të dytën ka mijëra e mijëra të tjerë, dorëzanë si unë. Veçse, mbas këtij pohimi ekzaltues, mos prisni epitete shkëlqyese, as ditirambe supreme për talentin dhe madhështinë. Nuk di përse, por mua gjithmonë kështu më është dukur: Për shkak të thjeshtësisë gjeniale të krijimtarisë së tij, me përdorë fjalë të mëdhaja për Dritëroin, më bëhet se hyj në gjynah.
Madje tash nuk po më lënë edhe do gjëra të vogla, siç janë kokrra e grurit dhe sumbulla e ullirit, veshi i rrushit dhe vathët e qershisë, rezhdat nën gushën e kecit apo rumbi lojcak i këmborës. Bëjnë ç’bëjnë dhe këto voglane, voglane e jallane, ende më vijnë ndër sy. Vijne sepse tani shpejt kam lexuar ca lirika dhe, prej ajamit krijues agollian, i kam gjetur jo vetëm të trupëzuara, por edhe të shpirtëruara, të sjella në art gjithë mendim, gjithë emocion e lezet rustik, si të thuash me gojën plot: Bukë, verë dhe bulmet. Janë lirika si lira, që provojnë se filgrani i brishtë ia del t’u bashkohet shtyllave të ashpra të jetës, për t’u shtuar atyreve ca qëndisma që kanë shfaqje të bukurisë së pavdekshme.
Ka pyetje që Dritëroit mund t’i bëheshin më parë, por ka dhe të atilla që s’ka përse t’i bëheshin, sepse autori do ta kishte të pamundur t’u jepte përgjigje të kulluara. Duke dashur të hyjë drejtpërdrejt në zemrën e prozës së tij, pyes veten: Cili është sekreti kryesor, mekanizmi i fshehtë që tregimet dhe romanet e Dritëroit e tejkalojnë metodën e kohës kur u shkruan? Si ia doli autori të bënte më finen dhe më të rrezikshmen në vitet kur, prej diktatit politik, shkrimtarët shkruanin të shtrënguar në katrorë të ngushtë, me rregulla më strikte se fusha e shahut? Ndoshta sepse, ashtu si çdo shkrimtar i madh në raport me llogarite që bën arsyeja, sa herë që Dritëroi i është dorëzuar të pavetëdijshmes, intuitës së lindur dhe trillit krijues, na ka dhënë kryevepra. Shihni, kur Leonardo Da Vinçi deshi të jepte masat ideale të trupit njerëzor, në skicën e tij të famshme ai iu referua katrorit. Por një katrori të futur në figurën më simbolike dhe më të harmonishme, atë të rrethit. Diçka të përafërt bëri Dritëroi atëherë. Prej thellësive plot trysni të artistit, ai ua nxori kokën personazheve sipër katrorit kufizues të metodës. A keni gjë për të thënë tani? Thuajeni, i nxiti. Të tjerët, ato që hezitonin para të pamundshmes dhe ulnin kokën, ose i skartoi krejt, ose i la sakat, pra skematikë. Tundimi i fortë për ta pasqyruar në përmasa ideale njeriun e deformuar, ia rriti përmasat edhe krijimtarisë së tij, duke e sjellë deri në ditët tona e deri në ardhmëri, nëpërmjet asaj forcës së mistershme që ka vetëlëvizja e rrathëve koncentrikë. Historia dhe teoria e letërsisë mund ta shpjegojnë këtë zgjidhje komplekse, e cila në dukje disave mund t’u ngjajë lehtësisht e arritshme. Ndoshta atyre që, për arsye moshe, nuk e kanë provuar në kurrizin e tyre. Si dhe ca kapterëve e nëntogerëve të letërsisë që, të alarmuar prej staturës së tyre të vogël, e zvogëlojnë edhe vetë artin, duke qëmtuar gjithandej vetëm çfarë amortizohet. Mirëpo shkrimtarët e mëdhenj, sidomos të mëdhenjtë me xhinde, kështu i kanë ardhur gjithnjë botës: i kanë ardhur sipas epokave, me kulmet e tyre të paaritshme dhe me ca firo të dhimbshme, por të shpjegueshme e të harrueshme.
Me një gjuhë më sociale, e njëjta pyetje mund të shprehet edhe ndryshe: Cili është nukli, prej ku vepra e Dritëroit shpërndan kaq rrezatim dhe përhapje komunitare? Një përgjigje thuajse e kam të gatshme. Është qendra e lëvizshme e rrethit, pikërisht pika ku individi takohet me shoqërinë. Sic thuhet, ndodh që në letërsi vlerësimet më të shumta i jepen autorit që ngjan me lexuesin, ashtu si në zgjedhje i jepen kandidatit, i cili ngjan me votuesit. Por edhe këtu Dritëroi i ka shpëtuar kurthit. Duke qenë shkrimtar me aq popullaritet, megjithatë ai asnjëherë nuk ra në populizëm. Po ashtu siç nuk shkruante vetëm për elitën, ai nuk shkroi as për lexuesin e çfarëdoshëm. Pa e zbritur nivelin e tij për hir “të masivitetit”, Dritëroi aspiroi për ta ngritur shijen e lexuesit në nivelin e letërsisë së mirë. Sepse, tekefundit, një shkrimtar mund të mbetet edhe me një grusht njerëzish, por nëse vetë qëndron nga janë vlerat, prapëseprapë është shumicë. Mirëpo në përhapjen e veprës së Dritëroit kanë ndikuar veçmas faktorët autorialë. Me mënyrat e rrëfimit që zgjidhte, ngjeshjen e subjekteve me ëndrra të denja publike dhe plot ndjesi urgjence, ai ka siguruar njëkohësisht lirinë e leximit, tërheqjen e vetvetishme ndaj tij. E këtu, sigurisht, ka pjesën e vet edhe humori. Por humori i Dritëroit nuk është kokërr, si kripa që të qorron sytë, humori i tij është i tretur gjithandej nëpër çdo libër. Para viteve ’90-të, kur qeveria gabonte, ky lloj “gatimi” mund t’i shërbente edhe si mbrojtje. Por shpjegimi i vërtetë ka bazë më të qëndrueshme e më të gjithkohshme. Duke qenë shkrimtar Njeridashës, vepra e Dritëroit lejon natyrshëm qeshjen, por jo ngërdheshjen, jo përbuzjen dhe urrejtjen. Sepse autori Njeridashës nuk nuk mund të jetë asgjësues ndaj njeriut. Prandaj Dritëroi është shkundës e shkundullues, qortues kokërisur, i thekur dhe i hidhur, madje përvëlues e kurues si speci i kuq në sofrat e tij.
Në rrethe të ndryshme por edhe intervista, përsëritet rëndom një kureshtje që dëgjohet shpesh: Mjeshtër, si u bëtë shkrimtar dhe cilët patët për model? Sipas meje, Dritëroi u bë shkrimtar duke shkruar, duke kërkuar Uni-n e tij dhe pa imituar askënd. Ai është shembull i individualitetit të fortë që, pasi e gjeti veten shpejt, hyri në hullitë e modernitetit duke i besuar më tepër rezultatit, sesa eksperimentit. Por nëse dikujt i do t’i shkrepte për të pyetur se çfarë mendonte Dritëroi për qenien, natyrën dhe ekzistencën, asgjëkundi s’mund të gjenden më gjerësisht këto mendime, se sa në librat e tij. Dhe nëse ndonjë nopran gjithsesi nuk ndalet, por do të kërkonte të dinte se çfarë është demokracia, atij ashikut tonë të gjuhës së hollë, Dritëroit gjithë furtunë, mund t’i hipte damari prapë. Përveçse strategji për dialog e kompromis, ai mund të përgjigjet edhe me një fjalë të vetme, atë që e tha dhe vulë e la.
Është e vërtetë se, për shumë e shumë vjet, pavarësisht nga mosha e shokëve me të cilët rrinte dhe e dollibashëve me të cilët pinte, midis tyre Dritëroi ndihej gjithnjë më i riu. Por “shtriga” zuzare nuk është si e ëma e Zeqos, që rri pa lëvizur majë thanës. Pleqëria e merr thanën në krah dhe e tërheq pas vetes, duke e çuar kufirin vazhdimisht më larg. Prandaj tani e ka hapur rrugën vetë edhe pyetja mizore, ajo që nuk i bën ballë asnjë ego humane, por që për Agollin tonë vjen me kujtesën e një të shtëne topi: Çfarë do të dëshironte Dritëroi i plakut Mere të thuhet për vetë Dritëroin pikërisht sot? Në pamundësi për ta marrë lejen e tij, po marr guximin të jap një version: “Për mua, që aksidentalisht kam shkruar libra, do të desha të thonë: Ai ka kundërshtuar dhe është kundërshtuar, si për të thënë se kam qenë i gjallë mes shumë shpirtrash të vdekur.”
A i shkon portretit të Dritëroit kjo kornizë e fortë dhe kaq e thjeshtë, pa stërhollime e pa xhixha? Nuk është imja. Por nëse e mira nuk arrin gjithnjë tek e drejta, çfarë është e drejtë ka prirjen te përqafohet nga të gjithë.
E ndiej, më ka shkarë goja dhe kërkoj ndjesë për gjynahun. Mik i dashtun, na ndodh t’i shohim me sy djemtë e rinj, që në trupin e tyre shkruajnë me bojë gjithëfarë shenjash. Por vjen një moshë, ajo e bilancit, kur gjaku i zemrës i shkruan vetë shenjat e saj. E po të them pra, e kam aty tatuazhin e pashlyeshëm për ty.

Nuk është në karakterin tim të shkruaj keq për ata që s’janë më,por e kopjova këtë poezi nga një komentues në këtë gazetë.Dhe po e postoj për arsyen sepse Dritëroi shkruante keq për ata që I hapën sytë pamvarësisht se nuk jetonin më
Elegji per Enver Hoxhen
1
Ish i rëndë dimri i sivjetshëm
Dhe pranvera erdhi me mundim
Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,
Erdhi me një det me hidhërim.
Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,
Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;
Shqipërisë zemra iu lëndua,
Shqipëria jote po derdh lot.
Shqipëria Jote s’i kish parë
Mbyllur as në gjumë syt e Tu,
Qielli i ballit Tënd me yj të larë
Ndriti dhe nga retë nuk u zu…
Falmë, Enver, që po përmend në vjershë
Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
Deshe jetën në çdo poezi.
2.
Malet heshtin, malet ulin kryet,
Roje rrinë në arkivolin Tënd,
Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,
Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.
Eh, shiriti i zi, një ton me hekur
Më rëndon në krahun tim, Enver,
Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,
Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…
Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,
Falmë Enver që kaq i dobët jam!
Paska çaste kur njeriu I shkretë
Veten se pushton e dot s’e mban!
3.
Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,
Nëpër fluturime si nëj zog,
Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime
Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…
Ti na rrite dhe na bëre burra,
Rrite çdo të ri dhe çdo plak,
Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,
Ndezëm komunizmin prag më prag.
Ne me ty, me dorë i kapëm yjet
Dhe i vumë përmbi Shqipëri;
Ne me ty s’i ulëm kurrë kryet
Nëpër gjysmëshekullin e ri.
Falmë, Enver, që kryet i kam ulur
Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;
Neve, që furtunash jemi turrur,
Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!
4.
Vallë a do mësohemi njëherë
Pa të patur pranë dhe mes nesh,
Bora nëpër male kur të bjerë,
Dielli kur të dalë midis nesh,
Plisat kur të ngrihen në luginat,
Fushat kur të vishen me flori,
Kur të nisë Komani turbinat,
Kur të mbushet plot liqeni i ri,
Kur të zgjohet herët Gjirokastra
Dhe të hapen portat në sokak,
Kur shamitë e nuseve buzarta
Flokëve të çelin si zëmbak,
Kur të mblidhen shesheve fëmijët
Tok si luleshqerrat në livadh,
Kur si zjarr të ndizen karafilët
Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,
Kur Një Majet duart të trokasin
Mbushur plot me lule dhe me gaz,
Kur pëllumbat kopshtit të gugasin
Dhe të rrahin krahët në pullaz,
Kur Tirana mes përmes të dritave
Të lundrojë natën si në det,
Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave
Të na duket sikur dikë pret,
Kur të vijnë Kongreset e Partisë
Me hap komunizmi ngadhnjimtar
Dhe të ndritë balli i Shqipërisë
Me flamurin Tënd të ngritur lart…
5.
Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
Zemrën time do ta nxirrja jashtë
Të ta jepja Ty me ngazëllim!
Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
Fjalët më përzihen, sigurisht!
Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
Dhe harroj që jam një komunist?
Ai e mbylli mire .i lumtur.Shishen e rakise dhe turshite ishte bota per te.Te gjallet te mendojne per lumturine e tyre.
Gjimnazi AZ, çdo te thuash me ato qe shkruan; po ben rolin e papagallit se ato jane vargje te Driteroit. E pra, mesohu, zberthé dhe dialogo me veten , per te gjetur hymnin e tyre. Mos u ben cinik se veten demton; Dritero beri ate qe beri dhe shkoi atje ku shkojne te gjithe, por ne histori ngeli i madh ne mendim e veprim dhe njerezit e mençur kane ç’te mesojne; hipokritet dhe ciniket zvarriten si gjithnje.
Mëso ti vlerësosh njerëzit ashtu siç janë.Kameleonizmi dhe bythlëpirja ekzistojne në çdo sistem.Prandaj kur gjykon dhe kohën para ‘90 dhe mbas saj ,shiko dhe ndryshimet e personit në fjalë.
Rastesia qe nuk kisha lexuar asnje rresht nga Zija Cela! Tani qe po lexoj keto rreshta per Driteroin e madh,,them qe ky pac e ka zanat llustren.
Zija Cela me te lumte e jetegjatesi asaj MENDIE komanduar ate PENE sa shkruani sa komentuesit *Gjimnazi A* sjelle,kryepoezine e Dritero Agollit si koment i rralle.Ju lumte o o PENE ARTE sa shkruani. I perjetshem kujtimi i te Mdhit Drtiero Agolli me verpren e tij lene.
85 vjecari nje jete me te- Guri Naimit D.