Nga Xhevdet Shehu
Botuar në DITA
Sikurse e kemi thënë në pjesën e parë të shënimeve për botimin e këtyre fragmenteve nga ditari sekret i Enver Hoxhës, hapat e parë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Federale Gjermane janë hedhur qysh në shkurt të vitit 1982. Por u deshën të kalonin pesë vjet deri sa ato u bënë një realitet i prekshëm. Është shkruar shumë për historinë e lidhjes së këtyre marrëdhënieve dhe, pak a shumë të gjithë bashkohen në një pikë: Franc Jozef Shtrausi, kancelari i Bavarisë, ka qenë një katalizator i fuqishëm për përshpejtimin e hapave të duhur për të arritur qëllimin.
Politikani i lartë gjerman, Franc Jozef Shtraus, si kryeministri i Landit të Bavarisë, e vizitoi Shqipërinë tre herë në harkun e viteve 1984-1987. Vizitën e parë e bëri më në gusht 1984, të dytën në maj 1986 dhe të tretën në nëntor 1987.
Herën e parë ai erdhi në rrugë tokësore nga Hani i Hotit, kaloi tre ditë në vendin tonë, mandej shkoi në Greqi.
Herën e dytë mbërriti në aeroportin e Rinasit me një avion të vogël çarter, që e drejtonte vetë.
Në të dy rastet vizita ishte jo-zyrtare. Dhe meqenëse nuk ishin zyrtare, u pasqyruan shumë pak në shtypin dhe median shqiptare. Në vizitën e parë, Enver Hoxha ishte gjallë dhe nga ditari i tij kemi shkëputur pikërisht mendimet e tij për këtë politikan të shquar gjerman që përshpejtoi lidhjet midis dy vendeve tona.
Në nëntor 1987 ai erdhi pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Gjermani, për të takuar ish Presidentin Ramiz Alia dhe për ta uruar tashmë zyrtarisht për marrëdhëniet diplomatike, të cilat ishin vendosur më 2 tetor të po atij viti.
Sipas komenteve të Deutsche Welle, Shtrausi është treguar pragmatik në marrëdhëniet me Shqipërinë. Ai ishte i ftohtë ndaj ideologjisë sunduese. Dy vizitat e para, ndonëse jo-zyrtare, ndihmuan në njohjen më të mirë të Shqipërisë në R.F. Gjermane dhe shpejtimin e hapave për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike.
Këtë fragment nga ditari i Enver Hoxhës që po botojmë prej tri ditësh në DITA, le ta konsiderojmë si një homazh për mikun e madh të Shqipërisë, Franc Jozef Shtraus. Pavarësisht se përkon edhe me ditëlindjen e Enver Hoxhës. Sepse Kryeministri i Bavarisë u nda nga jeta më 3 tetor 1988, pra 33 vite më parë, pas një ataku në zemër.
Më ka ngelur në mendje kjo përgjigje e Shtrausit, pasi u kthye nga Shqipëria në vitin 1987. E pyeti gazetari:
Ju jeni njëri nga politikanët që përpiqen prej një kohe të gjatë për përmirësimin e marrëdhënieve. Pse e keni bërë këtë, pse pikërisht me Shqipërinë, e cila është krenare të konsiderohet trashëgimtare e vetme e vërtetë e kursit leninist-stalinist?
Ja përgjigjja e Franz-Josef Strauss-t:
“Për çështje ideologjike… duhet të kujdesemi këtu më pak. Sepse pastaj shtrohet pyetja se kush e ka kursin e drejtë marksist-leninist: BS, RDGJ apo Hungaria. Shqipëria ka përfytyrimet e saj, domethënë udhëheqja shqiptare. Por që prej fundit të Luftës II Botërore nuk ka marrëdhënie diplomatike midis RFGJ-së dhe Shqipërisë. Kur në vitin‚ 84 unë shkova në Shqipëri, si turist kujtoja, unë u përfshiva edhe në biseda politike. Unë munda t’i bindja partnerët shqiptarë të bisedimeve, se marrëdhëniet diplomatike, pavarësisht si janë sistemet, janë patjetër të mira. Ato nuk varen nga sistemet shoqërore. Doli në pah se ishte interesi i Shqipërisë të lidhte marrëdhënie ekonomike me RFGJ-në. Kjo punë u zgjat një copë të mirë kohe. Në vitin 1986 u arrit hapi i suksesit. Shqiptarët hoqën dorë nga disa kërkesa, të cilat ishin të papranueshme për ne. Dhe pastaj erdhi akti përfundimtar këtë vit. Mua këtë herë më ftuan, në mënyrë që si të thuash në një mënyrë festive dhe ceremoniale, për të festuar me ta fundin e përpjekjeve të mia.”
E pra, a nuk është mirë të shikojmë dhe të gjykojmë se si mendonte Franc Jozef Shtrausi në atë kohë, por edhe se i mendonte Enver Hoxha dhe pasardhësit e tij në atë kohë? Si gazetar, unë mendoj se po. Nëse nuk do të isha i interesuar për të kaluarën, për një të kaluar relative, si kjo e para më shumë se tri dekadave, për të cilën mendoj se është shumë e rëndësishme, nuk do kisha marrë mundimin për t’i botuar këto kujtime të Enver Hoxhës, ku feksin edhe qëndrimet e Shtrausit, të cilat në të vërtetë janë pikëpamjet perëndimore për Shqipërinë e asaj kohe. Por, zhvillimet e mëvonshme nuk mund të kuptohen pa njohur këto qëndrime.
Prandaj dhe ne po i botojmë, përtej çdo paragjykimi.
**************
POGRADEC, E DIEL 22 KORRIK 1984
SHTRAUSI KËRKON TË KALOJË TRANZIT NËPËR VENDIN TONË
Ambasadori ynë në Vjenë njofton me radiogram se sekretari i Zyrës së Kancelarisë të Bavarisë të J. Shtrausi ka telefonuar për të pyetur nëse mund t’i jepet një vizë turistike për kalimin tranzit të Shtrausit nga Jugosllavia në Greqi nëpërmjet territorit të vendit tonë.
Mendoj se kjo kërkesë nuk është e rastit, as thjesht dëshirë turistike. Për këtë çështje do të bisedoj edhe me Ramizin, por paraprakisht mendoj se duke pasur parasysh përgjegjësinë shtetërore të Shtrausit në Bavari, si dhe influencën e tij në të gjithë Gjermaninë Perëndimore, nuk ka arsye që të mos e autorizojmë të kalojë tranzit nëpër vendin tonë. Bile, është mirë t’i thuhet se kalimi nga kufiri i Jugosllavisë për në Greqi brenda një dite, do të jetë i lodhshëm, prandaj t’i sugjerojmë të qëndrojë një ditë në vendin tonë në vizitë private dhe, me këtë rast, të njihet me të. Kjo do të jetë një shenjë korrektësie e politikës sonë të jashtme, në të njëjtën kohë edhe e mirësjelljes shqiptare, pra në favorin tonë.
RRETH QENDRIMIT NË VENDIN TONR TE SHTRAUSIT
POGRADEC, E HENE 20 GUSHT 1984
Sot lexova një informacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që ma dërgoi Ramizi, rreth mbërritjes në vendin tonë të kancelarit të Bavarisë, J. Shtraus, siç kam shkruar, kishte kërkuar një vizë për kalim tranzit nëpër territorin e Shqipërisë. Do të qëndrojë këtu një ditë për vizitë private, por do të trajtohet si mik i Komitetit për Marrëdhëniet Miqësore e Kulturore me vendet e huaja. E shoqërojnë dy djemtë dhe dy miq të tij personalë.
Në postën kufitare të Hanit të Hotit ai është pritur nga persona zyrtarë të vendit tonë. (J. Shtrausi arriti në pikën kufitare të Hanit të Hotit me 17 gusht 1984).

Nga sa lexova në informacionin që më dërguan, Shtrausi është shumë i kënaqur nga pritja që i është bërë qëkurse mbërriti në kufirin tonë dhe këtë e ka shprehur që në takimin e parë që pati me shokët tanë në Shkodër.
Në bisedë e sipër ka folur për disa çështje që i ka quajtur “të brendshme e konfidenciale”, sepse, siç ka thënë ai “Megjithëse kam vetëm një orë që njihem me ju, unë kam besim te ju shqiptarët”. Midis të tjerave, ai kishte thënë se “Bashkimi Sovjetik është një superfuqi e çalë”, dhe se disa nga aleatët e tij (nënkuptohet në Traktatin e Varshavës) nuk do të luftojnë me të”.
Për ne Bashkimi Sovjetik është tamam superfuqi atomike, kurse porsa i përket asaj që popujt e Europës Lindore nuk kanë për të luftuar nuk kanë për të luftuar përkrah ushtrisë sovjetike nëse ajo ndërmerr veprime agresive ndaj vendeve të tjera, Shtrausi ka të drejtë.
Shtrausi kishte thënë pastaj se një vit më parë Honekeri ( Enrik Honeker, Sekretar Përgjithshëm KQ të Socialiste të Bashkuar Gjermane dhe kryetar i shtetit të RD Gjermane) i kishte dërguar një letër konfidenciale prej 12 faqesh për gjendjen e vështirë ekonomike te Republikës Demokratike Gjermane dhe për nevojat që ka ajo për ndihmë financiare nga Boni; se midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane nuk do të ketë kurrë luftë kundër njëra-tjetrës pavarësisht se ç’mund të bëjnë sovjetikët. “Ne, – kishte thënë Shtrausi me këtë rast, – jemi për vetëvendosjen e popullit gjerman, por në rrugë paqësore dhe kjo do të arrihet patjetër. Në qoftë se për këtë shpërthen një konflikt, atëherë ne do të kalojmë tej kufijve e ta bashkojmë vendin pa marrë parasysh praninë e forcave ushtarake sovjetike”.
Për sa i përket vendit tonë është shprehur me konsiderata pozitive. Kishte pranuar të qëndronte në Shqipëri edhe një ditë tjetër, për të bërë vizita në disa objekte historike dhe të kalojë nga bregdeti ynë i Jugut e që andej të kalojë në Greqi.
Rrugës nga Shkodra për në Durrës, kishte treguar interesim për sistemin e fortifikimeve që kemi ndërtuar ne kudo për mbrojtjen e atdheut tonë dhe kishte pyetur nëse i prodhojmë vetë armatimet moderne që na duhen.
Nga sa vura re në informacion, Shtrausi është munduar të paraqitet si një vizitor i thjeshtë dhe i painteresuar për politikë, por është futur në biseda politike. “S’jam njohës i mirë i Ballkanit” – ka thënë, por edhe ka dhënë mendime për gjendjen në Ballkan. “Çdo politikan – ka thënë Shtrausi, – që nuk shikon synimet e Bashkimit Sovjetik në Ballkan, nuk është politikan i vërtetë”. Me këtë rast ka dhënë konsiderata për disa vende ballkanike, si për Bullgarinë dhe Rumaninë. Më bëri përshtypje ajo që kishte thënë për Bullgarinë ku, sipas tij, ka tendenca për “shkëputje nga sovjetikët” edhe pse ky vend konsiderohet si aleati më i fortë i tyre.
Mendoj që ditën e largimit të Shtrausit, në shtyp të botohet një njoftim i shkurtër ku të thuhet se kryeministri i Bavarisë dhe kryetar i Bundesratit të Republikës Federale të Gjermanisë, Franc Jozef Shtraus bëri një vizitë private e turistike në vendin tonë. Të përmenden edhe vizitat që bëri ai këtu.
(Franc Jozef Shtrausi u largua nga vendi ynë për në Greqi në datën 20 gusht 1984 – shih: “Zëri i i Popullit” datë 21 gusht 1984).
E SHTUNË,
1 SHTATOR 1984
SHËNIM
Shokët Ramiz e Manush na informuan sot shkurtimisht për vizitën private që bëri në vendin tonë, duke kaluar për në Greqi kryeministri i Bavarisë së RF të Gjermanisë, Franc Jozef Shtrausi dhe për bisedimet që ai pati me Manushin.
Siç thanë shokët, midis të tjerave, ai kishte thënë se në vendin tonë kishte ardhur me mendime të tjera për shkak të informimit të keq nga shtypi, por kishte shtuar se “nga ato që pashë, mësova mjaft”. Kishte thënë se për pritjen që iu bë në Shqipëri, do të dërgonte falënderim me të shkruar, bile dhe ndonjë dhuratë nga Gjermania.
Sidoqoftë, Ramizit e Manushit u thashë se për bisedimet e mëtejshme me gjermanët për çështjen e dëmshpërblimeve duhet të presim sepse ato nuk do të zgjidhen menjëherë. Edhe deklarata që një ambasador i Bonit i kishte bërë këto ditë një ambasadori tonë se “në bisedimet e ardhshme midis nesh, çështjet do të avancojnë”, është një sinjal i qeverisë së Bonit për të na thënë se s’është vetëm Shtrausi që mund t’i rregullojë këto punë, por, bile në radhë të parë, jam edhe unë ministri i Punëve të Jashtme, Gensheri.

Enver Hoxha ishte dhe do mbetet ne historine e Shqiperi BURRI I SHTETIT me i madhi ,qe e ngriti lart emrin e Shqiperise ne arenen nderkombetare!
Keta langaraqet e sotem jane SORRA te zeza antishqiptare,qe ndonese e shohin popullin e tyre te vuaje per buken e gojes,tal;len ndyrre me ate!
LAVDI E PERJETESHME ENVER HOXHES!
Enver Hoxha ishte dhe do mbetet ne historine e Shqiperi BURRI I SHTETIT me i madhi ,qe e ngriti lart emrin e Shqiperise ne arenen nderkombetare!
Keta langaraqet e sotem jane SORRA te zeza antishqiptare,qe ndonese e shohin popullin e tyre te vuaje per buken e gojes,tallen ndyre me ate!
LAVDI E PERJETESHME ENVER HOXHES!
Bravo, “Peza” e ke thene bukur, realisht.
DRENICA E KUQE
Tè gjithè shqipètarèt qè Respektojnè dhe festojnè 6 Majin si Ditèlindja e Kryetrimit “Skènderbe” nuk kanè motive qè sot mè 16 Tetor tè mos Urojnè dhe Festojnè Ditèlindjen e Enverit. Janè Dy prijès tè shqipètarève qè kanè lènè gjurmè tè thella nè Historinè e popullit tonè tè mèkèmbur por me kokèn Lart. Lavdi pèrjetè !!!
Keto jane pralla per pensioniste, pas 40 vjetesh.
Deri kur te lexoni librin RECETA PA KOMB terri do vazhdoje.
Ca flet o Drita?
Ai libri “receta pa komb” eshte nje idiotesi e atij Sajmir Loljes nga Elbasani. Sajmir Lolja eshte nje ballisto-zogist i deklaruar. Ai liber eshte vetem sa per te genjyer ballistet e zogistet ne Shqiperi.
Lexo kete qe te kuptosh se kush ishte Enveri:
Enver Hoxha ishte frymezimi i te gjithe ushtareve te UCK.
Te gjithe patriotet shqiptare kishin lidhje me Enver Hoxhen.
Jusuf Gervalla ishte ne 1980 ne zyrene Enverit.
Enver Hoxha u thoshte te gjithe patrioteve shqiptare qe te pergatiteshin per luften qe do vinte ashtu sic edhe erdhi lufta.
Po te degjonin jugokosovarin Ibrahim Rugova Shqiptaret e Kosoves atehere nuk do kishin luftuar edhe Kosova nuk do arrinte clirimin dhe pavaresine. Shyqyr qe Shqiptaret e Kosoves degjuan ne mase te konsiderueshme Enver Hoxhen edhe luftuan per clrimin e Kosoves Shqiptare. Armet e UCK ishin armet e Enver Hoxhes nga Shqiperia. Lirine Kosoves ia sollen armet e Enver Hoxhes edhe ushtaret e UCK qe degjuan Enverin.
Po Muzeun e Krujes pse e ndertoi Enveri? Po te mos ishte Enveri patriot nuk e do e kishte bere ate muze madheshtor.
Po kenget patriotike pse ishin ne te gjitha festivalet edhe ne RTSH ne Shqiperi ne kohen e Enverit? E shikon qe nacionalizmi i Enverit eshte shume i qarte.
hahaha o Dibran qe nuk je dibran. Muzeu i Krujes u be me porosi jo te xhaxhit Enver, bre.
Ibrahim Rugova te degjonte ty?!?! hahahaha
Edhe Sajmir Lolja eshte nje xhorxhsorist qe rri ne Kanada. Kush qenka atehere nacionalist Sajmir Lolja apo Enver Hoxha?
Si ka mundesi qe asnje ballist ose zogist nuk iu bashkua UCK? pse ishin te gjithe shqiptaret e Shqiperise qe iu bashkuan UCK enveriste? Nje shembull eshte gjenerali i nderuar edhe shume patriot Dilaver Goxhaj nga Gjirokastra.
Frikacak burre, nje djalle i rralle qe me kujton shtepite e vjetra te Shkoders ku me teper u harxhua per te ndertuar muret 7 metra te larta te oborrit dhe nje dere ku kishte nje vrime te vogel per te pare se kush ishte pas dere. E ate vrime zaptuesi plak i shtepise [ Shqiperise] e kontrollonte vete me kopure ne dore drejtuar robe te shtepise. Mallku qoft!
shko mor burrec, se edhe elektrikun qe perdor sot e ke nga perjudha e atij Plakut, ai te dha mundesi te dilje nga analfabetizmi e te shkolloheshe qe sot te na ndricosh me komentete e tua …
E “kemi” thënë? Jo or badrush, jo. Prallat me zeusa i tregon ti me mendimin se po të besonders njeri. Gënjeje (veten) badri gënjeje se diçka do mbesë.
Nje detaj :
Kur sekretaria e Shtrausit i kerkoi vize ambasades sone ne Viene per te kaluar ne Shqiperi pergjigja e pare nga ambasada jone atje ishte nje Jo e prere! (….sipas tregimeve te djalit te Shtrausit )
Pas nje telefonate tjeter insistuese prej sekretarise se Shtrausit qe te pyetet Tirana per kete ceshtje, dhe direktives se qarte qe i erdhi nga kryeqyteti shqiptar, atehere ambasada jone atje ndryshoi qendrim
Mu djali i Strausit me pat thone qe vizan ua kishin dhene menjehere … Kush eshte genjeshtari ketu?
NE FUND TE 1984 ENVERI ISHTE NJE COPE MISHI ME DY SY
Te gjitha vendimet i merte Nexhmija me Ramizin kjo ishte ashiqare si e fshehte publike, njashtu sic ishin ashiqare te gjitha krimet e Enverit dhe te Nexhmijes qe ashiqare nuk i plaste fare per pastertine e marksizem-leninizmi, por kur mbete ne Dimrin e Vetmise se Madhe me tollona dhe bunkere pranuan t’i puthin bythen Shtrausit te Bavarise qe Bota e njihte si ithtar fanatik i Hitlerit
ti je nje cope mishi, por vetem me nje sy, je meshirimi i idiotesise totale!
Hajdari me bole fanatiku enverist ne dore:
Tema qe ka hapur gazeta DITA me kete artikull te enveristit fanatik Xhevdet Shehu nuk eshte intelektuali, por:
SI KA MUNDESI QE ENVERI QE E MBANTE VETEN KOMUNIST TE LULLUAR DHE QE U PRISH ME KINEN DHE BRSS PER “PASTERTINE E MARKSIZEM-LENINIZMIT” SHKOI DHE U LIDH ME ANTIKOMUNISTIN EKSTREM TE DJATHTE, FRANC JOZEF SHTRAUS?
Ne te gjithe Boten ka fanatike te Diktatoreve sadiste dhe gjakatare, madje ne Rusi ka akoma debile qe i kendojne tra-la-la Stalinit qe vrau mbi 30 milione ruse dhe ukrainas, ne Kine Lej Fenat e Partise Komuniste i kendojne akoma Maos qe vrau gjate sundimit te tij gjakatar mbi 40 milione kineze pa piken e meshires,
por:
NE ASNJE VEND TE BOTES NUK GJEN ME BOLE FANATIKE SE FANSAT E ENVERIT
qe:
Nuk hane fare pyka llogjike
Pa vlere fare ky artikull.
imagjino se sa vlere ka komenti yt …
Poltikani me pragmatik qe ka patur ndonjehere politika e larte gjermane, i cili u perball me disa politikane shqiptare te painfomuar, me mungesa te medha ne sensin analitik per shume ngjarje qe ndodhnin ne Europe.
E „kenaqen“ me vere dhe dele te pjekura si ne ato dasmat labe, a thua se nuk i kishte provuar ato ne vendin e tij, duke dale nga ato pritje sa euforike aq edhe sa te mendonin se kishin bere diplomaci te larte me ato drekat dhe darkat ne Pallatin e Brigadave.
Natyrisht qe bavarezit Schtrauss i kane perlqyer pritje me mish dhe vere, se per ato ka qene i famshem dhe ne tavoline mund te bente „mik per koke“ duke mos marre parasysh se cilin kishte perpara Manushin apo Causheskun dhe duke shfrytezuar xhymerllekun e tij mund ti peshkoje fare mire ndonje „kacidhe“ financiare ashtu sic vepronte mire dhe bukur Gjermania Lindore me tipa si Schalk-Gollokowski, (peshe e rende dhe ky si vete Schtrauss) kur pesha e Manushit ishte teper e lehte para atij buldozeri bavarez.
Shihet qarte sa informacione ka dhene ne drjejtim te Bashkimit Sovjetik te semure, ne drejtim te vendeve si Rumania dhe Polonia si dhe ate kerkese te Honeckerit per ndihma financiare,
E pra kur e shikon qe keto vende kane rene ne gjendje te rende ekonomike dhe kerkojne te shkeputen nga BS, atehere cfare duhet te mendoje per Shqiperine?
Shihet qarte qe politikanet shqiptare vetem politikane nuk kane qene, pa le pastaj te kene patur vizione dhe fleksibilitet ne levizjet e zyre politike dhe diplomatike.
Enver Hoxha vetem sa informohej, por dhe i vete nuk jepte as ndonje direktive te qarte, se helbete vizitat me jashte shtetit per te kishin qene te pakta, dhe e fundit ishte andej nga vitet `60.
Eksperienca te pakta ne kete drejtim.
Keshtu eshte te jetosh ne nje guaske te izoluar te cilet as nuk donin t`ia dinin se c`ndodh rreth e qark duke lexuar vetem ndonje axhans qe ja sillnin nga ATSH.
Ja dhe Schtrauss u gjend aty, dhe per kete jam i sigurte“ vetem dhe vetem per te pare se c`behet ne ate vend „ekzotik“ duke marre me vete djemte dhe miqte e tij, pra, si nje inisiative private dhe aspak zyrtare duke mos i thene „Jo“ Veres dhe mishit te qingjit ne Pallatin e Brigadave.
Nuk e di se cfare pergjigje i kane dhene kur ka pyetur per armatimin dhe fortifikimin shqiptar kur vete dikur kishte qene pjesetar i forcave te „Luftwaffe“ ne kohen e Herrmann Göring si dhe minister i energjise atomike dhe i mbrojtjes ne qeverine e Adenauerit?
Nuk ke c`ti thuash, edhe sot ai njeri ka lene gjurme te thella ne politiken gjermane per shkak te inteligjences se tij te larte, pragmatizmit dhe nuhatjes se thelle politike perkundrejt bashkebiseduesve duke mos anashkaluar dhe humorin e tij qe ndonjehere linte pa mend dhe vete keshilltaret e tij te ngushte.
Ne nje vizite ne Bashkimin Sovjetik ne takimin e pare me Gorbacovin ne fjalet e mireseardhjes u be ky dialog:
Gorbacov: Miresevini ne Leninngrad dhe a mund t`iu pyes a keni qene ndonjehere per vizite ketu?
Schtrauss: „Po e kam pare para 40 vjetesh „ duke lene pa goje tere delegacionin gjerman duke lene te nenkuptohej se kishte qene si aviator gjate luftes se Dyte Boterore kur njekohesisht ajo fjali „pershendetese“ ndaj Sekretarit te Pergjithshem te PK te BS mund te shkaktonte ndonje skandal diplomatik te paprecedente duke sjelle ne moment nderprerje e vizites zyrtare.
Po ja, qe ajo „kaloi“ pa prishur gjakrat nga te dyja palet.
Atij si te thuash i lejohej cdo gje per faktin se njihej si „bavarez“ i vertete me shakate dhe qejfllekun e gotes se birres, se te tjereve sigurisht qe do i kishin vene kufirin te thana.
Ja ky ishte Franz Josef Schtrauss qe i ra per hise takimi me peshen e lehte ne kg Manush Myftiun, por te rende ideologjikisht me ngarkesa kohore asbolutisht te panevojshme.
Dhe ja sot ne ditelindjen e Enver Hoxhes ne kete dite Tetori, Xhevdet Shehu sjell pengjet sekrete te ditareve te tij dhe pikerisht nje peng me personazhin e „antikomunistit“ te famshem bavarez Franz Josef Schtrauss i cili nderroi jete gjithshtu ne Tetor te vitit 1988.
Ti Claus,dukesh qe larg se nuk e ha kot…mutin taze!
Kulish ballisti je,prandaj nuk pret njeri te lavderoish Enverin!
Por Enveri mbreteroi 50 vjet dhe ti atehere fillove te mesosh se si hahet …muti me thonj!
Shume i madh ishte Shtrausi ! Mbase mendoi se do i shtronin nje tapet te kuq e do bente gallate me Enverin tek pallati i brigadave . Por doli qe Enveri nuk ishte shqiptar si ballistet qe ai kishte njohur ne 44′ apo si keta te pas 90′ ….si turist erdhi edhe si turist iku, kaq per sa i perket Enverit !
Te pakten Enveri dergoi Manushin dhe nuk e uli veten ta priste e percillte si Ramuti Goren e Kallashnikovit.
Vinte Shtraus, apo jo?
Te mos i jepnin as mish te pjekur?
Thua se Shtrausit ja kishin ndaluar mishin ne Gjermani..
Sot mund te jesh komod te shkruash opinione, po realiteti ishte qe Enver Hoxha e krijoi shtetin shqiptar dhe e coi deri aty ku e coi.
Ku e cuan keta modernet e sotem?
NË DITËLINDJEN E KOLOSI, SHOKUT ENVER
UROJ PËRMALLËSHËM: QË JETA DHE VEPRA E TIJ MADHËSHTORE NË SHËRBIM TË PONPULLIT DHE ATËMEMËDHEUT SHQIPTAR, SI DHE TË NJERËZIMIT NË PËRGJITHËSI, U PËRKUJTOFTË PËRJETËSISHT!
NË DITËLINDJEN E KOLOSIT, SHOKUT ENVER
UROJ PËRMALLËSHËM: QË JETA DHE VEPRA E TIJ MADHËSHTORE NË SHËRBIM TË POPULLIT DHE ATËMEMËDHEUT SHQIPTAR, SI DHE TË NJERËZIMIT NË PËRGJITHËSI, U PËRKUJTOFTË PËRJETËSISHT!
Sejdi Veseli
16 Tetor 2021
Bashkohem me mendimin dhe urimin e Sejdi Veselit, ketij burri Shqiperie…
DRENICA E KUQE
Qarte fare e ka thene, nuk eshte politikan ai qe nuk shikon rrezikun rus ne Ballkan.
Dada Merkel kete beri kur erdhi
Ky vete donte te jetonte ne Perendimin Demokratik.
Edhe kur i prene bursen,nuk u kthye ne Shqiperi,por u verdallis neper Paris me borxhe,me lemosha,jetoi nje vit gjersa kunati e rregulloi me Myfit Libohoven,sekretar te konsullit cifut ne Belgjike.Atje sic e dijme nga deshmite e Bahri Omarit,lene Kadri Cakranit filloi palacalleqet,sikur ka qene ay Bitroja,qe fuste ne breke parate e bankes se Fullanit. Ne fillim vodhi canten e vajzes se konsullit,,pastaj e kapen duke luajtur kumar,,Beri skandal dhiplomatik ne pallatin mbreteror,,duke u paraqitur si djali Ahmet Zogut,.U hodh nga kati i trete dhe qendroi ca kohe ne spital sa u mbyll ky skandal.Pastaj ne nje aksion te policise belge per nje vrasje ne lagjen e Jevgjiteve te Brukselit,,polisia gjen Enverin mbyllur ne dollap te harixhiut me kembe perpjete.
E fotografuan,e arrestuan e mbajten 2-3 dite dhe me nderhyrjen e Myfit beut dhe miqve te Bahriut,e nxorren.
por perseri nuk erdhi ne Shqiperi.
Shkoi ne Bari tek Bahriu.Ata ishin keq per vete ne ate kohe,,hanin falas tek nje restoranxhi nga Gjirokastra,,ky palacua,mire qe hante veresie,por ju hodh edhe te shoqes se brestoranxhiut qe i mbante.
Bahriu mblodhi shoket dhe i dhane nje dajak te mire Enverit per turpin qe u la ne dere..Bahriu,,Sheh Karbunara,,por me shume qellonte Kole Tromara,,Te gjithe keta u pushkatuan ne gjyqin e armiqve te popullit.
Kete ngjarje e ka treguar Qamil Cela qe ishte aty ,,por nuk vuri dore mbi enverin.Megjithate nuk shpetoi as ky, e hengri ne 1975,,per sebep te opinionit qe dha per Haxhi Qamilin.
Tani ky njeri (ne fakt eshte kafshe)qe ka pare perendimin,e ka shijuar ne menyren e vet perendimin demokratik,,perse kishte fobi per Perendimin,kur u be kryetar shteti? Perse ketij i behej Ferra Ibrahim per cdo Person qe vinte nga Perendimi?I qepte nje ushtri me spiune prapa,,jepte porosi si ta trajtonin,cfare tha,cfare nuk tha?Eshte e habitshme si koincidence,por edhe Pol poti ka studiuar ne Gjermani,Bin Ladeni,ne Angli,Kim Jungu ne Zvicer,,e sa Mostra kriminale ne Azi dhe Afrike!Te gjithe keta ashtu si Enveri e shihnin Boten e Lire Demokratike si Armiken qe do te perpinte Juntat e tyre kriminale,skllaveruese,,do te zgjonte popullin nga hipnoza kriminale ku e kishin futur keta KlOWNA hipnotizatore.
Ti je ai qe shkuaje humor ne Hostenin socialist?
Se te shemb ne vend nga talenti edhe sot
https://youtu.be/B5tpEQfVPS8
po boll me rrena ballistesh o Demo, ju jeni te gjithe pederaste shkerdhata dhe shpifjet i keni ne gen …
Qe ka sekrete shteterore,kombetare e nderkombetare, ushtarake , shkencore etj,nga politikane e udheheqesa shtetesh,eshte nji fakt i njohur.Sekrete ,bile ka edhe ne familje;Por te kishte edhe”Ditar sekret”teEnver Hoxhes, kete , nuk e mendoja dhe as qe e besoj edhe sot ! Shkak per kete eshte vet ngjarja e ardhjes se Shtrausit ne Shqiperi,Kryeminiushtarstrit te Bavarise , nji nga politikanet dhe shtetaret me ne ze te kohes !Te vinte nji njeri i tille ne ate kohe ne Shqiperi,pa lejen dhe dijenin e Enver Hoxhes , as qe mund te mendohej dhe te besohej!Qysh ne ato vite flitej se Enveri e kishte dhene pelqimin per kete vizite ,perfshire edhe kushtet!;Atehere ku eshte sekreti i ksaj ngjarje?Por,qe Enveri paska shkruar ne ato vite nji “Ditar” dhe ky”Ditar”qenka botuar e shperndare vetem per anetaret e Byros politike! Por ndonjeri prej tyre ket”Ditarin ”mund ta kene marre edhe ne shtepi dhe ne shtepi dihet qe kane edhe grate edhe femijet ,qe edhe keta nga ana e tyre,nga kureshtja apo thjeshte se e quanin te tyre e kane pare,lexuar e komentuar edhe mund t ‘ja u kene treguar te afermeve apo edhe shokeve apo shoqeve !Ja pra , perse , une nuk bindem se ”ky Ditar sekret” eshte i Enver Hoxhes! Kete mund ta kete shkruar kushdo , nga Ramizi e Nexhmija deri tek ata qe i zhvilluan bisedimet me Shtrausin!Por keto nuk kane shume rendesi edhe per mua ,por i shkruaj keto radhe per te qene i cilter dhe i qete edhe me vehten time edhe ne kete dite te shenuar te ditlindjes se Enver Hoxhes, per te cilin sa vite qe kalojne ,aq me i paster na cfaqet udheqesi legjendarr , dhe ndoshta i paperseritshem i historis te popullit tone!
Ky eshte Ditari i njohur i shokut Enver i cili duke u ndodhur ne Arkivat e shtetit ka rene ne dore ustallaresh qe tallin bythen ja hedhin si ushqim per kacafytje miletit si kockat per qente e uritur
I madhi shoku Enver Ditaret e tij i hodhi ne libra qe te gjithe i dime. Keto Ditare per shka se jane te muajve te fundit te jetes se tij ndoshta nuk u kaluan dot per botim. Asgje sekrete s’i mbajti Enveri popullit te tij kurre.
Te tjerat jane pazare nga filistinet e PiSit si plakushi qefli Xhevdet Shehu
Mendoj se sot Shqiperia eshte ne piken me te ulet dhe me poshtruese ne historine e saj.
.
Ne fakt sado ta llustroje zoti Xhevdet Shehu kete destinacjonit te Enverit te lidhja me RFGJ duket teper i vogel..
.
Edhe nga ana tjeter kombinati i fekaleve antienveriste te Dites me ne krye demon intelektualin & company jo vetem qe po qelb kete gazete por e ben Enverin Profet
..
Pse e kritikojne Enverin per ngadalesi ne lidhje me R.F.GJ ?
.
Enveri vdiq ne 1985 dhe lidhja dipllomatike me RFGJ u realizua ne 1987..pra shume shpejt
.
Pyetja qe shtrohet ne kete artikul; eshte A ISHIN GJERMANET KORREKTE ?
..
Mendimi im eshte shume negativ sepse cfare ka bere Werner Daum 1987-1990…… ambasdori i pare gjerman qe ishte me shume i sherbimeve inteligjente se dipllomatike i japin te drejte Enverit..
.
Werner Daum-i ishte njeriu qe eshte konsideruar si perendi ne ate kohe se kishte thesin me marka por ai jo vetem qe investoi shume pak por arriti te organizojne Pucin e Ambasadave
Ky gjermani ka shkruar nje liber me titull “Albania between Cross and Crescent Moon” (shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes) dhe ne disa intervista ku tregohet se puna e tij ne Shqiperi ishte pak dipllomaci dhe shume agjenture ..gjeni kete liberth dhe nuk ka nevoje per koment..
.
Maturia e Enverit justifikohet dhe me fenomenin “Caushesku” qe ishte i vetmi lider i Lindjes qe pritej me pompozitet ne Washington Londer Paris Bonn Rome dhe papritur u be “diktator” kur nuk mori borxhe skllaveruese nga perendimi por u lidh me Iranin per hua 4 miljard dollare dhe ja futi Bushi-Gorbacovi me sherbimet sekrete jugusllave dhe hungareze qe i kishin si bedele..
.
Sot pothuaj pas 5 dekadash Enveri duhet respetuar sepse stacjonin e fundit zgjodhi RFGJ per te cilen pas-ardhesit e tij deshtuan ne menyre te peshtire…
.
Fakti qe sot Europa na trajton si vend i dores katert dhe Amerika ka deshtuar per vendosjen e demokracise ne Shqiperi ne menyren me te keqe te mundeshme con uje ne mullirin e Enverit..
Ne vend te mbylljes:
Shume vete me akuzojne si kripto-enverist ( enverist i fshehur) por ju betohem me jete se nuk kam asnje lloj lidhje me sistemin apo mekanizmat e tij,,,Me pelqen ate qe them ta argumentoj me fakte dhe llogjike..ku nje nga keto fakte eshte se Enverin e bene perendi qe nga Kimja me Sorreken e BE-se,,qe nga jakomonet Sali Ram Bash Meta dhe deri te komentuesit e Dites si demo ,nastradini, bureto e gopi somes..
Aresyeja:
Jo vetem nuk bene nje shtet me te forte se ai i Enverit por e kane kthyer ate vend ne rangun e vilajeteve te kohes osmane (bashke me vilajetin e Prishtines) ku ne vend te portes larte te Stambollit kemi Shtepine e lyer me te bardhe me pashallaret e tyre Sali Ed apo Bashe Devili..qe akoma thone fajin e ka Enveri si thonin turqit ne shekulln e XV per Gjergj Kastriotin.
..
Cfare ndryshimi kane diktatoret Gjergj Kastrioti me Enver Hoxhen ?
asnje ndryshim.
.vecse i pari jetoi kur ishin turqit Superfuqi
ndersa i dyti
kur ishin Bossa= Anglezet me Amerikanet
.
O ti Enver-Profet,,!C`me ngaterron mua me Berishen?
Berisha ishte i juaji,Luajti lojen tuaj.
Zoti demo !
Sa eshte jot t’eme me berishen apo me enverin jam dhe une,,
.
Ka nje kufi te qarte kur “Shoki Salih” u kthye nga sumeferkues I Enveri ne zagar te Elez Biberit qe eshte e 2 prilli 1991 dhe shugurimi ne22 maj 1991 si makartist dhe neonazist..sepse edhe gjermanet e hitlerit me serbet dhe greket nga pas nuk do katandisej shqiperia si WC e perendimit
E quaj kriminale veprimtarine e mergat-qyqareve te Amerikes apo Europes qe kur sistemi apo regjimi I kohes kishte rene nga te gjitha anet dhe banda e tropojes Biber-berish-Hajdar shtoni dhr dhe me Molin e 22 majit 1991 me keto Ekrem Bardhat tuaja prapa dhe pardesy-bardhet perpare
Bene rolin e fitimtarit me nje komunizem leshi qe kishte vdekur qe ne 1981 pra ky eshte kanibalizem..
.
E quaj ditet me te zeze qe pas pamvarsise kete tragjedi me poshte
. WASHINGTON D.C.: Më 22 Maj 1991, Dëshmija e Dr. Sali Berishës, Kryekar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, liderit të Dhjeretorit, Azem Hajdari, dhe shkrimtarit të madh Ismail Kadavra, në Kongresin Amerikan, më 22 Maj 1991, …..( menaxheret e ketij takimi te turpshem me keto 3 ish turbo-komuniste ishin Bardhaj dhe Biberaj)
.
Me thoni ju lutem a ka ndonje fjale per Pajtim Kombetar apo kerkese per ndonje plan mini Marshall ne kete takim me rendesi…..aty u fol vetem per nje gje….ngrenia e kockave te Enverit nga ata qe I kishin mbajtur shurren nen zgredhimjete e 2 B-ve Bardhajt dhe Biberajt..
.
Salihi kreu nga varrin me dinamit baben e tij Enver ne 2 maj 1992 qe nuk mund ta bente asnje zogist,ballist,serb grek apo neofashist dhe ti zombie e ke duartrokitur bile te vuri dhe shef te shikut ne Vlore.
..pyet nje here te t’eme
se i punonte ne te dy krahet ne ate kohe..
.
Ditari Sekret i Enver Hoxhes, i publikuar ne DITA ne tri vazhdime, eshte merite e z. Xhevdet Shehu, i cili e shoqeron edhe me parathEnien e tij, vjen si rrenje historike per t’u treguar politikaneve shqiptare se si punohet e veprohet per shtetin e per kombin shqiptar… Ketu, çon peshe thenia: “…se midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane nuk do të ketë kurrë luftë kundër njëra-tjetrës pavarësisht se ç’mund të bëjnë sovjetikët. “Ne, – kishte thënë Shtrausi me këtë rast, – jemi për vetëvendosjen e popullit gjerman, por në rrugë paqësore dhe kjo do të arrihet patjetër. Në qoftë se për këtë shpërthen një konflikt, atëherë ne do të kalojmë tej kufijve e ta bashkojmë vendin pa marrë parasysh praninë e forcave ushtarake sovjetike”, qe nenkupton porosine se midis Shqiperise dhe Kosoves nuk do të ketë kurrë luftë kundër njëra-tjetrës pavarësisht se ç’mund të bëjnë serbet… “Ne, – do thoshte Enveri me këtë rast, – jemi për vetëvendosjen e popullit shqiptar, por në rrugë paqësore dhe kjo do të arrihet patjetër. Në qoftë se për këtë shpërthen një konflikt, atëherë ne do të kalojmë tej kufijve e ta bashkojmë vendin pa marrë parasysh praninë e forcave ushtarake serbe dhe aleateve te saj…
Rrofte Vija Shqiptare e Enver Hoxhes!
Poshte tradhtaret e Shqiperise e te popullit shqiptar!
DRENICA E KUQE
Strausi në Gjermani është konsideruar si shfrytëzues i institucioneve për tu pasuruar një është e sigurt Gjermania nuk i doli në ndihmë 3 milonë Shqiptarëve dhe kurr nuk ka qenë për pavarsinë e Kosoves ata interesa të mëdha kanë me shtetet sllave andaj as që kan dashtë edhe as që dojnë të dinë interesat e shqiptarëve
Kerkoi.vize J Straus per tranzit .Mereni e hapni syte ju qe kemi lindur ne.vitet 90 dhe ju sigurimsat qe lavderoni Enverin ..Dihet Strausi ka qene nje nga politikanet me me respekt ne mbare Gjermanine Federale bile pati shanc ,per tu bere kryeministri I bundestagut Gjerman por nuk pranoi.. Respekt.per kete burre gjerman .
S jemi kaq budallej sa të mos kuptojmë këto gjëra elementare .As shqiptar me pes para mend që përkrah qëndrimin e mbylljes totale të shqiprisë si një kafaz zologjik .që më vonë edhe me mbylljan dhe tufzat e arrzat e R.Alisë shqiprinë e shpien në buzë të greminës ,ose buzë të varrit ,i vjen e mira te dera dhe e refuzoin. Ramiz Alia me nexhmien se Enver nuk drejtonte më . SHqipria falementoi ekonomikisht e mbyllur si lugat në varr për së gjalli deri sa shpërtheu si vullkan drejt ambasadave dhe italisë.fteri
Tradita e shqipkarve eshte te jetojne ne cdo rast ne te Kalueren sepse s’kan byth e forc te perballen me te sotmen .
Prrallat e Nastradinit dikur i keni zevendesuar me historit
e nji epoke te deshtuar .
I referoheni ne cdo rast epokave me skurile te jetes se shqiptareve ,
sepse vetem ne ate Bote jetoni # nuk dini mentalitet e mejhane anadollakesh qe s’i thon asgje te sotmes injoruar nga llumi i absurditetit .
Reflektim/ marrë nga Marshi i çmendur
xxx
Shiti Gjysmën, fitoi gjysmën;
Vrau gjysmën, nënshtroi gjysmën;
Shtypi gjysmën pagoi gjysmën;
Rrojti një gjysmë vdiq përgjysmë.
xxx
Gjejeni sa të prishur la që i shkojnë pas
nji grusht latifondistesh e tregtaresh me qehajajte e tyre nuk ishin as gjysma e gjysmes ne rrenje te 10te, ate kohe, o bejtexhi ballist i Ramut bajges. Ashtu si sot, me drejtesi, nuk ju afroheni kurre minimumit jo me qene shumice ne kuvend por as me qeveris te vetem tepsin.
Bythqira te te huajit qe ju mban karrige mbetet sot si dje. Rrace e poshter Hajdute pulash e qeflij luksi te pangopur .
Nga te gjithe udheheqesit e Partise dhe shtetit,kam nderuar Pali Misken..E nderoj edhe sot.Ka qene i thjeshte,punetor,nuk kishte pordhe te medhaja si ata te djeshmit dhe skenderbet e sotem.E dinte sa vlenete dhe per aq mbahej.E kam takuar njehere ne Fushe-Arres kur shtronim Linjen e Pukes,,Burre babaxhan.
o derman
keshtu si ke nisur do ti nxjerresh nje e nga nje babaxhane jo per gjo por na thuaj ndonje per babaxhanin e Shefqet Pecit, Gonin qe ti e quan xhentelmen..o dem akoma kujton se bota rrotullohet rreth demos ? pra vetem Pali qenka i mire se e ka takuar demo ne Luf te Pukes…dhe pasi e peshoi demo nxorri konkluzionin se mbahej sa vlente ..zavalli demo i mjeri demo..
Ndoshta nuk është e vërtetë por Shtrausi ngeli i zhgënjyer nga qeveritarët që takoj . Ndërsa ai kërkonte që gjermanët të bënin investime në Shqipëri që vëndi të zhvillohej ekonomikisht dhe të shpëtonte nga kriza e mjerimit ku ishte katandisur mbas prishjes së mardhënieve me Kinën motër,
njerzit që takoj i kërkuan armatime dhe konkretisht psh i kërkuan të blinin një seri pushkësh antitank që bënin vetëm me një goditje dhe me plumbin e tyre jo vetëm shponin blindin e tankut por digjinin gjithçka brënda dhe probabiliteti i asgjësimit ishte pothuaj 100%, kërkesë që e befasoj Shtrausin dhe nuk u duk më të takonte qeveritarët shqipëtarë që
nuk kishin hallin e mirqënies së popullit të tyre por
kishin hallin vetëm të armatimit të Shqipërisë, kështjellës së pamposhtur të socializmit që, në momentin që shoku Enver do të jepte sinjalin e revolucionit botëror proletariatit që po bëhesh gati për të përmbysur imperialistë e social imperialist,
as një armik apo koalicion armiqësh të mos e mposhte kështjellën pllëmbë e bunker me në krye bunkerin, sot bunker arti, pronë e shokut Rama, ku do të strehohej marksist leninisti besnik, shoku Enver, me shtabin e revolucionit proletar.
Mendoj që tentativa dhe synimet e Shtrausit nuk përputheshin me idetë e shokut Enver që me veprat e tij madhore si “Imperializmi dhe revoluconi”,mbas një analize të thelluar të situatës në botë mbarsur me kontradikta, po bënte pregatitjet e fundit për shpërthimin e revolucionit ngadhnjimtar proletar dhe duheshin armë e bunkerë, tunele gjigandë për avionët, nëndetset, tanket, super strehime për Komitetin qëndror ……
dhe Shqipëria e humbi shansin e ofruar jo pa interes nga Shtrausi që edhe dinte diçka nga historia që gjerman e shqipëtar kanë qën një popull, gjuhët e të dy popujve e dëshmojnë këtë.
paske fantazi te dobet, shko e boj shurren|
Shume komentues me lart kujtojne se lidhja Shqiperi-RFGJ ishte nje gje e lehte kur ne fakt ajo shenonte hapin e pare zyrtar qe drejtuesit shqiptare po hapeshin me Perendimin jo vetem me Lokomotiven e Europes por mos harroni se Shtraus ishte nje pilot nazist qe takohej me “komandarin kamunist” dhe kjo nuk ishte pak..
C’mund te pritej vec deshtimit, nga ai sistem ne Shqiperi qe u injektua nga takimi monstruoz 28 tetor 1944 ku Churchill-Stalin ne avujt e Wiskit dhe Vodkes u nda Europa ne nje leter bakalli si Kasape qe nuk e pyeten aleaten Amerike fare pasi Roosvelti ishte ne muajt e fundit te jetes
Komunizmi do te deshtonte sepse ishte nje sistem utopik i denuar te deshtonte.
Merita e madhe e Enverit ishte qe brenda atij sistemi ne saje te vetive te tij si nje takticien i rralle, arriti per gjysem shekulli te ruaje pavaresine e Shqiperise ne rrethana pabesueshmerisht te veshtira, duke “staxhionuari” per gjysem shekull pavaresine e saj dhe duke krijuar ne te njejten kohe nje industri dhe bujqesi relativisht te perparuar duke shfrytezuar me mjeshteri te rralle konjunkturat nderkombetare (aleancat me Jugosllavine Rusine e me Kinen) te nje bote dinamike qe doli pas luftes II boterore.
Nje pjese e mire e komunisteve ishin iealiste, besnike te nje ideali qe e bene te tyren (ata qe besonin ne komunizmin ishin ata qe hyne ne parti deri ne vitet 50–te; te tjeret me vone hyne per arsye karriere ose per te siguruar vende me te mira e te sigurta pune).
Kjo pjese idealiste pesoi edhe dramen me te madhe psiko-emocionale me renien e komunizmit.
Si ne nje bote surreale tere endrae tyre e shenjte komuniste mori fund ne fillim te viteve 90-te.
Per keta komuniste idealiste mund te thuhet se i tradhetoi ideali.
Dhe kjo eshte krejt e kunderta e asaj qe ndodhi me klasen e degjeneruar politike te Shqiperise se sotme, Ne kontrast me komunistet idealiste qe u tradhetuan nga ideali i Marksit, pasardhesit e tyre te sotem “demokrate” (Saliu, Fatosi, Iliri, Luli, Edi, etj.) tradhetuan ne menyre skandaloze idealin e demokracise duke e shpure Shqiperine ne gjendjen e sotme te mjerimit dhe te pasigurise kombetare.
.Kishte nje fare sensi deri nga 1996-1997 te shaje Enverin.Sepse sot problemi nr-1 eshte denimi i monstres berishe,Pra mos denimi i kriminelit berishoviq dhe nderimi qe i behet tradhetarit ahmet zogolli automatikisht eshte nderimi qe i bejne sot enverhoxhes duke vertetuar
profecine e Montanelit
( gazetar italian me fame boterore, antienverist)
qe thoshte:
Shqiperia ne fakt nuk kishte qenë kurre bashkuar
as prej race, as prej gjuhe, as prej feje.
U bashkua nën Hoxhën i cili arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu,
… ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi
se kur pati në dorë vendin e tij të vogël,
Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe…..
Hajdari me bole fanatiku enverist ne dore:
Tema qe ka hapur gazeta DITA me kete artikull te enveristit fanatik Xhevdet Shehu nuk eshte intelektuali, por:
SI KA MUNDESI QE ENVERI QE E MBANTE VETEN KOMUNIST TE KULLUAR DHE QE U PRISH ME KINEN DHE BRSS PER “PASTERTINE E MARKSIZEM-LENINIZMIT” SHKOI DHE U LIDH ME ANTIKOMUNISTIN EKSTREM TE DJATHTE, FRANC JOZEF SHTRAUS?
Ne te gjithe Boten ka fanatike te Diktatoreve sadiste dhe gjakatare, madje ne Rusi ka akoma debile qe i kendojne tra-la-la Stalinit qe vrau mbi 30 milione ruse dhe ukrainas, ne Kine Lej Fenat e Partise Komuniste i kendojne akoma Maos qe vrau gjate sundimit te tij gjakatar mbi 40 milione kineze pa piken e meshires,
por:
NE ASNJE VEND TE BOTES NUK GJEN ME BOLE FANATIKE SE FANSAT E ENVERIT
qe:
Nuk hane fare pyka llogjike
Ju falenderoj te gjitheve per cfare shkruat per mua si ata qe shkruajten pozitivisht dhe ata negativet sepse qe veprat e mira qe kam bere per ju, qe te qendrojne e jetojne gjate duhet te njohesh edhe negativet dhe armiqte. Rrofte populli patriot Shqipetar Lavdi te gjithe atyre qe dhane jeten per kete popull.
Si ma rruante Sali Berisha
Dua të ma thuash,
se unë nuk e di:
“Ç’i ke bërë Enverit,
o shoku Sali?!”
Ç’i ke bërë Enverit,
kur le mbrapa malin?!
Ç’i ke bërë Enverit,
që këta s’ta falin?!
Atëherë këtu,
nuk kishte as “Astra”,
si ja bëre topet,
si bora të pastra?!
Atë pyll me lesh,
bukur ja ke korrur,
na thuaj ta dimë,
ç’vegël ke përdorur?!
Ç’vegël ke përdorur,
o mortja Sali,
që del e na shet,
tani trimëri?!
Trimëri të madhe,
ke bërë me Enverin,
në të gjallë – e shumta,
i ke ngrënë menderin!
Nuk e di pse mburren,
sot ca palo burra,
kur nga ai burrë,
u shpëtonte shurra!
O Sali trimoshi,
mbylle edhe hesht,
se ty Enver Hoxha,
të shtypte si plesht!
Për t’i puthur bythën,
viheshit në rresht,
po ti je i marrë,
dhe i marri s’hesht!
Ti dhe ca të tjerë,
do ishit me fat,
sepse bythëlëpirjen,
e kishit zanat!
Ti dhe ca të tjerë,
rrinit nëpër zgëqe,
dhe për njëri-tjetrin,
bënit spiunllëqe!
Dhe për njëri-tjetrin,
bënit spiunllëqe,
sot na hapni barkun,
veç me gomarllëqe.
Sot mund të gënjeni,
ca nga brez i ri,
po jo ne që ishim,
në një kohë me ty!
Një herë-rastësisht,
dorën kur ta dha,
ti një vit s’e lave,
more qerrata!
Se s’doje të ikte,
prekj’e Perëndisë,
ky ka qenë për ty,
kulm i trimërisë.
Servil i servilëve,
për trim mos u mba,
gënjeshtrat e tua,
as qeni s’i ha!
Mburru-more mburru,
o shoku Berishë,
po ty as në mëndje,
Enveri s’të kish!
Ti-proçkat që thua,
i beson vërtet,
po nga ty Enveri,
rronte njëmijë vjet!
Nuk do ligjëroje,
kështu si ezberi,
po të ishte Rama,
veç hije Enveri!
Veç hije Enveri,
edhe vetëm kaq,
këtu s’do të mburrej,
asnjë langaraq!
U interesova per te mesuar me shume per zotin Shtraus dhe me thene te drejten u befasova.
.
Me beri pershtypje fakti I pare ku thuhej
“”In 1945 he served as translator for the U.S. Army.”
Pra ky nazi I Wehrmacht-it merret ne pune nga USA ku me kete zanatin e perkthyesit behen zakonisht dhe “pak spiuna”..
.
Ceshtja e hidhur per Shtrausin qe quhej I“Lockheed bribery scandals” I ve nje kryq te madh ketij “miku” sepse dhe e hoqen nga posti se rrezikoi Chancellor-in Adenauer ..
.
Po pse mor kanibale enverkufomangrenes me Ed Ramortjen e Sorrosit ne krye
nuk shikoni dhe biografine e Enver Hoxhes
ku thuhet qe LINDI NE PERANDORINE MESJETARE OSMANE..
dhe ky njeri pati fatin te hapte Universitetin e Pare ne ate vend ne 1957
kurse Shtrausi studioi ne Ludwig Maximilian University of Munich qe ishte hapur qe ne 1472 ..pra para 500 vjetesh
.
A ka ngelur njeri sagllam ne ate vend
qe te kuptoje keto rrjeshta me lart ??
Ju kurre nuk keni per te shpetuar nga syndroma e SOKAKUT TE TE MARREVE.
Enver Hoxha,nje gjys i mesuar,qe ngriti nje sallhane kriminale,paska ngritur Universitet.
Ngriti nje UCILISHTE per Jeniceret e vet.Te diturit i vrau, i internoi,i syrgjynosi ne Burgje.
Kush ishte shkolluar ne Universitetet e Perendimit nuk i shpetoi sallhanes se Hoxhes,.Ky Injorant cmirezi,shpirtqen,,a mund te ngrinte Universitet?
Perfundimi ishte nje Falimentim Total.Cdo ngje qe projektoi cmireziu i pashkolluar u shkri si kripa ne uje.
As ekonomia qe ngriti Tyrani i BRRSS Stsalin nuk deshtoi ne kete fare feje.Mbeten plot Ndermarrje industriale,Kompani te nxjerrjes dhe tregtimit te lendeve te para burimeve energjitike,,Ushtarake,dhe sot Rusia mbetet nga vendet me te fuqishme te Botes.Prej Rusise varet gjithe Evropa,per lendet energjitike.
Ky enveri,,mendja e tij DIABOLIKE,shkaterroi,dogji,hodhi ne ere,i vu flaken
Gjithe rezervave te naftes dhe gazit ne Shqiperi,duke pushkatuar dhe burgosur Inxhinjeret me te mire te Sektorit te naftes..Lexo,,lexo Vahid Lamin ,te kuptoc cfare ishte Enveri me Nexhmijen,,se Ay ndejti 13 vjet ne paradhomen e tij.
Per 16 Tetorin do ishte mire te na kishit thene ndonje gje per konferencen e Pezes se me Strauß e bote balte fare …….