Ç’po ndodh me Bashën: A do bëhet ndonjëherë kryeministër 47 vjeçari i mësuar të katapultohet e që deri tani e ka fituar gjithçka nga hiçi?

redaktor
newspaper isolated on white background

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Ëndrra e shpallur e Lulzim Bashës është zyra kryeministrore. Ish-i panjohuri, i ardhur nga Kosova, përmes vizës “Argita”, i katapultuar në postet më të larta të qeverisë Berisha 1 dhe Berisha 2, i mësuar t’i shërbejnë të tjerët, edhe duke futur duart brutalisht në kutitë e votimit, që nga viti 2017 përkundet në ëndrrën e tij.

Por lufta e hapur mes tij dhe “babait” të tij shpirtëror, Berisha, po e largon atë gjithnjë e më shumë nga godina e Kryeministrisë, madje po e bën të pasigurtë të ardhmen e tij politike. Rrethanat ku ndodhet e kanë bërë madje agresiv, të dalë nga vetja; deri tani ai gjithçka e kishte kaluar përmes qëndrimit flegmatik, heshtës, me procedurë dhe me mbështetjen e pandalur të Berishës që ka qenë mburoja e tij e paepur.

Çfarë di Berisha për Lulzim Bashën? Êshtë shumë më tepër nga sa dinë gjithë të tjerët së bashku. Njeriu që ka regjistruar edhe bisedat e zakonshme me pasuesin e tij, – çështje pasioni, por edhe përllogaritje meskine, – ka për Bashën aq shumë informacion, sa që lufta e shpallur mes tyre mund të nxjerrë në çastin e fundit kapilarët e shumë ngjarjeve dhe krimeve të ndodhura.

Berisha di atë që të tjerët e hamendësojnë: nga ditët e Kosovës, si garanci se do të shërbejë besnikërisht, deri te skandalet e njohura tashmë, nga të cilat shpëtimi i erdhi përmes procedurës. Në fakt nuk ishte Basha ai që frenoi sistemin e drejtësisë dhe trembi prokurorët, ishte Berisha, hija dhe furia e tij e pashembullt për të dërmuar cilindo që i dilte kundër. Tani përballë ka Bashën dhe ëndrrën e tij: do nxjerrë gjithçka di apo e gjitha është vetëm paraloja për një hapje të madhe?

Balancat janë prishur, bashkë me të duket se janë prishur edhe synimet e Bashës. Gjysma e PD-së, në rastin më të mirë, nuk e bën atë asnjë ditë shefin e qeverisë. Atij i duhet e tëra e opozitës, duke përfshirë këtu edhe ata që i dëboi, lësëistët, të cilët tani presin rastin t’i nxjerrin sytë politikisht, si hakmarrje për pabesinë bizare që u bëri.

Nga ana tjetër, Basha, nuk e tremb dot ish-shefin e tij, as me 21 janarin, as me Gërdecin, as me manipulimet nga ku doli kryebashkiak. Asnjë prej tyre nuk e bën bashkëfajtorin shef të qeverisë apo njeriun që do të mund të dërgojë opozitën drejt pushtetit.

Aq më pak mund të trembë dikë me zhargonin e përdorur në parlament, i denjë për rrugaçë politikë, shumë larg nga “politikani i vetëm shqiptar i shkolluar në perëndim”. Veç kësaj ai ka mosbesimin e rreth 70 për qind të anëtarëve të partisë që drejton rastësisht.

A do bëhet dhe a mund të bëhet ai kryeministër Basha, ndoshta është një pyetje e shtruar shumë para kohe, por është shkak për të bërë çdo ditë anatominë e shkurtër politike të një njeriu, të cilit për herë të parë i duhet të luftojë.

Ai erdhi në parapolitikën shqiptare nga zyrat e të huajve në Kosovë edhe përmes bekimit të një serbo-boshnjaku, Fazlliç dhe nuk kishte asnjë kredencial tjetër, veç shtatit të gjatë, pamjes së bukur dhe miqësisë me vajzën e liderit të opozitës.

I përdhosi tri herë postet që i dhanë, përmes vjedhjeve, vrasjeve dhe tradhtisë së kombit, por të gjitha do i përcillte përmes buzëqeshjes karakteristike të personazheve të Dikensit. Çuditërisht, ky njeri, pa asnjë mendim të tij politik dhe pa asnjë thërrime vizioni, pa asnjë të shkuar të njohur, u bë njeriu i së ardhmes në PD.

Pasi skicoi fundin politik të Olldashit, fundosi edhe një plejadë, që thënë të drejtën, me ndonjë përjashtim, nuk më janë dhembsur. Pas këssj, në çastin kur pak-kush e priste, i dha shtytjen drejt greminës edhe idhullit të tij politik. E pabesueshme, por e vërtetë.

Njeriu i panjohur, kamarieri i dikurshëm i Rinasit, poseduesi i një pasaporte amerikane, për të cilën askurrë nuk e tregoi se si kishte arritur tek ai, i dyshuari i dosjeve të atyre që kishin bërë luftën në Kosovë, ndihmësi i hetuesve apo vetë hetuesi i çështjeve përvëluese të pas luftës; njëri ndër krijuesit e legjendës famëkeqe të Shtëpisë së Verdhë, tani është figura kryesore e opozitës, në luftë me krijuesin e tij.

Pas 25 prillit, kur dështimi u ripërsërit, të dy po bëjnë të gjitha përpjekjet për të deleguar imazhin e një Shqipërie tjetër, krejt tjetër; një sulm aspak befasues, kur kihet parasysh që opozitat e kanë për zakon ta nxijnë brenda dhe jashtë këtë vend.

Detyrime më të mëdha qëndrojnë pas gjithë këtyre përpjekjeve të pareshtura për të hedhur gjithçka në greminë, për të shfaqur para botës një shtet që, megjithëse ka dhjetëra probleme të mëdha, shumë nga të cilat të lënë prej atyre që ikën, e të krijuara prej këtyre që qeverisin tash 8 vite, përsëri nuk është ai i nxiri që përpiqen të shfaqin.

Në takimet e fundit të Bashës me statura të njohura të politikës së mendimit të djathtë evropian, është folur me tërbim të pazakontë, janë sajuar fakte dhe ngjarje. Ndonjë prej dëgjuesve ka shprehur edhe çudinë  nëse ky njeri mban vërtet një pasaportë shqiptare. Gjuha e tij ka qenë e njëjtë me atë të diplomacisë serbe, nganjëherë deri edhe në detaje.

E kam patur bindje të hershme: në rastin e Bashës nuk është vetëm etja për pushtet që e shtyn drejt karriges kryeministrore; është shumë më tepër se kaq.

E kemi shprehur shumë herë që qeveria Rama nuk është ajo që është pritur dhe nuk ka sjellë atë që njerëzit kanë menduar. Shumë shqiptarë të mirë janë të zhgënjyer thellë dhe do të kishin dashur që kjo qeverisje të ishte në shumëçka ndryshe: mosndëshkimi i korrupsionit të shkuar dhe vijimi i korrupsionit të sotëm duhet të ndalet.

Por këtë nuk e bën dot Basha dhe opozita e tij. Ai e di edhe vetë këtë. Maksimumi i tij, është të krijojë tek të huajt një Shqipëri me imazhin e saj të copëtuar, të lodhur, të stërkequr. Me shpresën se kjo do ta sjellë në pushtet. Njeriu që deri tani i ka fituar të gjitha nga hiçi, nuk e ka kuptuar ende që kaq nuk mjafton më.

Share This Article
11 Comments
  • Do jete mire per Shqiperin qe dueli ndermjet motrave basha-berisha te perfundoj me shporrjen e tyre nga politika -dhe Pd

  • ISLAMI flet me pasion per vizen “argita” por e mbyll sqepin per KARTABJANKEN Yll ne ngjitje te Arvizuse pas masakres ne 21 janar 2011.
    .
    flet per Fazllicin e mbyll gramafonin se pas Fazllicit ishte Tom Rixhi ( ish bossi sigurise amerikane).
    .
    ka frike te thote se eshte pikerisht Kimja dhe shefat e saj ne WDC qe po bejne gabim-krimin e rradhes duke ndare bashk-fajesine kriminale te Bashes nga Berisha qe edhe zoti vete te zbrese ne toke nuk e ben dot..e bënkërka Kimja e Guajamit !!
    .
    Luli nuk eshte problem sot por Shtetet e Lul Bashkuara te Amerikes
    .
    .Kur them qe duhet ta ngulesh mire plugun kam parasysh fillimet e tij ne Hollande ku eshte cfaqur ne noterine e atij vendi me pashaporte amerikane me numra ekstra.

    Lidhja e tij me Fazllicin ne te njejten linje dhe me paraqitjen e Damirit ne krah te Tom Ridge-es ne kasafortat e sigurise kombetare nuk do shume koment

    A te kujtohet o Bedri djali ambasdorja M Rais kur I shkonte per nate Lulit si minister transporti deri sa I mori firmen qe kjo rruge te fillonte pa project ???

    Dhe a e dini kush e shpetoje Lulin nga procedimi penal “me procedura” ??

    Mos harro se ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS perballe MPB te Lulit,dalja rastesisht e Arvizuse duke pergezuar Policet e armatosur ne mbrojtje te Lulit perballe te rinjve me parrulla “luli vrases” ishte nje sjellje qe te linte te kuptonte se Arvizu ka qene eshte dhe do jete engjelli mbrojtes I kriminelit Lul.

    Mos harro se kur gjithe burrat e shtetit qe shkuan ne Amerike ne fillim te 2012 per nje “rrjeshtore” te nje kokzbathur Filip Riker atje,vetem Luli u prit dhe u percoll nga Arvizu sikur te ishte djali I tij I “lindur “ ne ambasade.

    Ajo qe nuk kuptoj eshte se perse I shkeli vijen e kuqe Luli, Arvizuse ne 15 nendor 2013 me rastin e LHL dhe perse ambasdori I shkoi me pas te Shqup-i me nje pako llokume per ti kerkuar te falur…Kush eshte me I madh me spaleta jo dipllomatike Luli apo Aleksi qe duket si roje apo engjelli mbrojtes I tij

    Si te mos mjaftonte kjo perse duhej qe zyrtarja amerikane Nuland ta puthte kete zuzar ne mes te sheshit ?? A e di zonja Nuland qe ky lloj boyfriendi ka lene dhjetra jetime rrugeve dhe I ka duart e lyer me gjak shqiptaresh.

    Shkurt muhabeti Luli si dhe Sala, Babai I tij criminal e kane nje mbeshtetje te fuqishme matane atllantikut.

    Eshte nje ngjajshmeri me junten e koloneleve ne greqi ku koka e tyre Papadhopullos kishte qene nje agjent I sherbimeve secrete amerikane sipas dokumenteve te deklasifikuara por megjithate populli grek e plasi ne burg kete monster.

    Ashtu si pranvera greke ne 1974 qe groposi junten e koloneleve,ashtu ndodhi me 21 janar 2011 qe u cua populli per rrezimin e juntes kriminale 2B por deshtoi se piktori baskebollist dhe PS (partia e spurdhjakeve) iken me bisht ne shale dhe sot po bejne nje tradheti kriminale duke u tallur me votuesit e 23 qershorit qe kerkuan arrestimin e bandes 2B qe per cudi eshte shume here me e forte se ne 23 qershor

    Banda 2B pasi vrane,grabiten dhe tradhetuan po urinojme mbi ata qe dhane voten ne 23 qershor dhe mbi famijet dhe jetimet e 21 janarit ,gerdecit dhe me rradhe dhe si gjithmone pas ngerdheshjeve te arvizuse,engjelit mbrojtes te Lul Bashes mender yll ne ngjitje
    Konkluzion

    O Zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhem vete..

  • Natyrisht që Luli e ka të vështirë të pranojë se ka bërë një llogari gabim, se e kanë futur në një lojë që nuk ja kuptonte dot as rrethanat, as caqet dhe as rrethin nga ku nuk mund të dalë.

    Në të kundërt, duket se në interesin e tij është që të lere të kuptohet se ai po synon individualitetin e tij, i cili kalon vetëm nëpërmjet një dere: rrënimit të plotë të Doktorit.

    Dhe nëse e bën këtë – i ka të gjitha arsyet politike dhe personale që ta bëjë – Doktori nuk ka kujt t’i ankohet! Vetë e zgjodhi Bashën, njëlloj siç e zgjodhi atë vetë Ramiz Alia më shumë se 25 vjet më parë.

    Historia thjesht po përsëritet. Doktori e mbylli dikur në qeli burgu Alinë, pikërisht për të dëshmuar distancë me atin e tij shpirtëror. Basha nuk po bën asgjë më shumë se ajo që është rregull në politikën mosmirënjohëse shqiptare: Hidh poshtë atë që të morri në krahë! Nesër do ta pësojë në të njëjtën formë në kurrizin e tij.

  • Shumë Saktë Z.B.Islami.PD-në në 30 vite e kanë drejtuarë dy personazhe me rrënjë e degë nga Vëllai madh S.Millosheviçi.Vetëm thyrrja e Embargos së NAFTËS e tregon mësëmiri këtë.
    -Saliu familja e të cilit është me “rrënjë”Sërbe,Pra me dajo Sërbë,që do të thot nga anët tona-Mallakastër,DAJOS I NGRIHET DOLLIA MË SË PARI.
    -Dhe në 30 vite Saliu ka ngritur vetëm “dollinë” e dajove Millosh,Fazlliç,etj.
    -Edhe Luli sipas librit të tij të bërë nga Flutura Açka,na qënkej kapur nga SHIK që në moshën 15 vjeç,Ndërsa Ajo vet në moshën 19 vjeçe,Tregon se Luli në UNMIK është dërguarë nga ustallarë të dajove të Saliut.Ndaj,Luli di vetëm të shai Alglishti në Europë e Botë..dhe se dinte mirë të gjitha skutat në Shqipëri si Shpia e Verdhë në Burrel,etj,Ku u sajuanë dosjet famkeqe për UÇK dhe udhëheqsit e saj sot janë në burg në HAGË po prej tij.Vidio e KRUSHËS është një faktë fomethënës që nxin me bojë të ZEZË LuliZiun.Dhe meqënse DREJTËSIA jonë ishtë e tredhur prej Sb dhe se Drejtësia Kosovare po flë gjumë,Sb tashmë duhet të flasi për të varrosur politikisht Lulin,Pasi vet përfundimisht e mori brinjë më brinjë gozhdën e trarit nga DASH për shpalljen NON GRARA.
    -Nëse në PD mund të ket ndonjë fije shprese,Ajo duhet të reformohet pa Sb & Lb..dy fatkeqsit më të mëdha për PD dhe Shqipërinë,Ku janë diskredituarë Nd/Kombëtarisht.Ndaj E.Rama me të drejtë rreket me ta.
    -FLM DITA,B.ISLAMI

  • Po lereni PD ne hallin e saj, por jepni intervisten e Edi Rames ne shtypin francez, qe te “kenaqe” Ethemin nga Mallakastra, Zyberin nga Tirana, Bejkushin nga Lumi Vlores, a ku ta di une.
    Jepeni,ate interviste te Kryetarit te PS i thencin dhe pastaj hajde te merremi me Lulin e Bedriut.

  • Basha dota vazhdoje karrjeren duke pritur rastin e pershtatshemte behet K/M…..Te gjithe po punojne per Bashen .Lufta qe po bene Berisha eshte per tu hedhur hi syve shqiptarve qe dhe po e hane sapunin per djath . Berisha eshte i kenaqur nese Basha merr kreune pushtetit . Baba te kam .Te vras por kockat do ti kemi si hajmali ne demokratet e partise qe ndrite ti o i madherishmi Sulltani i bjekshve te malesise .Kjo duket nga levizjet e fundit te Aleatve qe kane shpeshtuar takimet me te .Berisha u plak .Ska me vlere per ata qe e servisen si shpetimtari i demokracise ne Shqiperi . Stafeta i mbetet ketij “Ylli ne ngritje”.
    Por qe te behet Basha K/M duhet qe te thyej hundet Ps me Ramen . E kjo po ndodh . Brenda Ps ka filluar lufta si dikur Nanua ne mandatin e dyte .Aleatet kerkojne rrotacjon . Jo se do shpetoje shqiptaret ,nga kjo murtaj qe i ka zene, por te largoje aventurjeret qe skane me prespektive per te udhehequr .Jane diskredituar me ato qe kane bere .Une i konsideroje te qellimshme sjelljet e Ps e ne vecanti te Rames .Mbetet si do te reagoje populli perball kutive te votimit.Po u eliminua , shitblerja e votave, Basha kurr shypen ne pushtet .

  • Shkurt :… BEDRO, PO C’NA KRISI NE PER BASHEN APO PER TE TRASHEN..! SHIH ATE QE DREJTON ORE BEDRI..! MOS PREJ ATIJ KE FRIKE TI..! NUK TE PELQEJ PO QE SE ME GENJEN… AI PER MUA ESHTE “MIDHEN”..! D. M. TH. “ZEROOOO”..! PRA SIC E SHIKON, NUK JAM SI ATA… SHKRUAJ ME GERMA TE MEDHA..!

  • Po ekspozohet edhe nje here katerciperisht,qe pd-eshte bande e udhehequr nga kulla e erret dhe qe ka grumbulluar rreth vetes interesaxhinj ordinere, te eger,te paftyre dhe injorante te te gjitha llojeve.
    Tere ky llum tani eshte goxha i coroditur dhe nuk dine nga cfare ane tja mbajne,nga ish marioneta e kulles,qe tani ka mbas Ameriken,apo nga babe Saliu,qe dhe nje here po e perdor banden,per nevojat e familjes.
    Eshte kenaqesi ti shikosh keta brumbuj malinj,qe sillen verdalle me toruan e humbur,por qe mender vazhdojne te perfaqesoje opziten e ketij shteti te mbaruar.

  • Pse Jo?

    Por me merite, pa manipulime.

    Potenciali i madh brenda PD-se por edhe antare te PD-se, jashte grupit drejtuse, ne qender dhe ne rrethe duhet te japin kontributin e tyre.
    Po arriti ta tramsformoje PD-ne si nje force opozitare qe konkuron dhe bashkepunon me dinjitet dhe mer vendime te drejta per interesin e Shqiperise, Ai mund te behet ne te ardheshmen, me merite, kryeminister

  • Si mundet të ngrihet një pyetje e tillë: -A do të bëhet ndonjëherë kryeministër Basha?…
    Basha është përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të PAFAJSHËM më 21 Janar 2011.
    Ai duhet të japë llogari përpara drejtësisë, të ndëshkohet përsëri nga populli me votë dhe shkojë në Holandë tek gruaja, duke qenë i bindur ml në fund se është i pavlefshëm për popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Atje le të shikojë ëndrra, sikur është kryeministër…, por pa kabinet dhe të bëjë ndonjë spiunllëk…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *