Franca dënoi krimin kolonial, a do i kërkojë “Ballkani i Kapur” Serbisë të njëjtën gjë? (të paktën njëherë në jetë të dëshmojë se vërtet e don Francën)

redaktor

 

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Për herë të parë në 60 vjet presidenti i Francës, Emanuel Makron, në 16 tetor dënoi masakrën e policisë franceze ndaj protestuesve algjerianë në Paris në 17 tetor 1961, duke e cilësuar “një krim të pafalshëm”.

60 vjet më parë, protesta paqësore e rreth 30 mijë algjerianëve në Paris kundër ndalim-qarkullimit të vendosur nga policia vetëm për algjerianët, u shtyp në mënyrë mizore nga policia franceze, duke vrarë 200 algjerianë, duke plagosur 11 mijë algerianë dhe duke arrestuar 12 mijë algjerianë.

Autoritetet franceze gjithmonë e kanë mohuar dhe nuk e kanë pranuar masakrën. Presidenti Makron pati kurajon shtetërore dhe e hapi tani dollapin e skeleteve franceze, duke dënuar “krimin e pafalshëm” të Francës në kohën e kolonisë algjeriane.

Është një akt, që meriton vlerësim, sepse e historia e hidhur e një shteti kolonial duhet dekolonizuar.

Presidenti i Francës në 16 tetor mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, vendosi një kurorë me lule në urën Bezons të Parisit, ku nisi protesta algjeriane 60 vjet më parë, dënoi “krimin e pafalshëm“ të Francës së asaj kohe, dhe u jep një mësim të madh udhëheqësve të shteteve koloniale si Serbia, që të pranojnë të vërtetat e hidhura historike dhe të dënojnë krimet e shtetit kolonial serb.

Serbia zhvilloi katër luftra të përgjakëshme kundër popujve joserbë në fundin e shekullit të kaluar, dhe megjithë masakrat e përbindëshme serbe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, udhëheqja e saj ende nuk i ka dënuar dhe nuk ka kërkuar falje për to.

Akti i presidentit Macron duhet të shërbejë si mësim i madh edhe për “Ballkanin e kapur”, i cili në mënyrë idiote bën thirrje të harrohen krimet e pafalshme të Serbisë si shtet kolonial.

Franca i mëson “Ballkanit të kapur” se krimet dhe masakrat serbe nuk duhen harruar dhe duhen dënuar nga vetë autorët e tyre. Franca e dënoi më vonë prefektin e Parisit, që urdhëroi masakrën, me akuzën “për krime kundër njerëzimit”. Presidenti serb Vuçiç, babai i “Ballkanit të kapur”, po i nderon dhe po i darovit me poste dhe me glorifikime kriminelët serbë të luftës, që masakruan popullin e Bosnjës dhe të Kosovës.

Presim që “Ballkani i kapur” t’i thotë presidentit serb Vuçiç që të ndjekë shembulin e presidentit francez dhe të dënojë krimet koloniale të Serbisë, e cila në vitin 1999 vrau rreth 20 mijë shqiptarë në Kosovë, përdhunoi 20 mijë vajza dhe gra dhe dëboi me dhunë një milion shqiptarë nga shtëpiat dhe tokat e tyre.

Të paktën njëherë në jetë “Ballkani i kapur” të dëshmojë se vërtet e don Francën.

Share This Article
20 Comments
  • Te lexoj gjithnje Z. Murati…me vemendje te madhe e mesoj shume gjera qe nuk I kam ditur dhe i di.
    Lind pyetja per keto qe lexova dhe duhet ti dime te gjithe…Perse qeveria jone nuk shqetesohet dhe te flase hapur…se Ballkani i Hapur eshte Bellkan i Kapur (ne te vertete e jo ne thonjeza).
    Te lumte dhe te falenderoj per gjithe informacionin qe marr nga shkrimet e tua. Ti meriton nje vend nderi dhe titullin e madh nga presidenca per dipllomacine dhe shoqerine Shqiptare.
    Gabova kush te te nderoje?!…tradhetaret…!!!
    Ate dite ne dekorimin e Z. Rexhep Qoses duhet te ishe ti ne krah te qeveritareve, e meritoje se ke folur dhe flet e shkruan me pasterti dhe sqaruar per problemet kyç te Kosoves….
    Zgjoji nga gjumi politikanet ne parlament…per tema dhe fakte te tilla te shqetesohen dhe te debatojnen se e kane kthyer parlamentin ne vend shtrigash.
    Cor shkrim I joti eshte i sakte…i ve pikat mbi “i”

  • Shaban lidhi marreveshje ushtarake Greqia me USA ashtu si me Francen pavaresisht se jane ne NATO
    S’na bere ndonje koment ashtu sic nxitove heren e pare te therrisje Skandal.
    Cfare ka ndodhur?!

  • Mos shpresoni kot qe Franca te denoje aleaten e saj Serbine Shoviniste dhe Rusine Cariste te denoje Gjenocidin “Milloshevich” persa kohe qe ne fuqi do te jete Gebelsi i tij, Vucic!

  • Ekspozim i vazhdueshemi i kesaj specie fosile te pluhurosur shabanmurat,ndjehet si nje pershpirtje e nje vetvrasja te zgjatur,qe vazhdon ti beje me kokefortesi fare te cuditeshme kjo gazeta vetvehtes.

  • Kurti ka kohe qe po kekron ndjesen e Serbise per genocid , por ky lideri yne global tejet kozmopolit , nuk e shikon te udhes te bezdiset miku i tij i dashur Vucic me keto vogelima , se helbete ne duhet te shohim perpara dhe te shkuara te haruara dhe te shohim nga e ardhmja ,ja kjo eshte filozofia e njeriut qe na udheheq
    Por njr e ardhme e tille pa u pranuar te pakten faji per barbarizma monstruoze , nuk mund te jete baza per te ndertuar besimin midis kombeve
    Edhe bashkepunimi Franko- Gjerman nisi me ndjesen e Gjermanise , kurse tani duket sikur agresor ishin viktimat

    • Kurti e mori dje pergjigjen se kerkoi t’i shfrytezonte per politike keto ndjesat. Ai e di shume mire se ndjesen nuk e kerkon dot nga ky brez ashtu si ndodhi me Gjermanet pas 30 vjetesh apo francezet tani me Algjerine pas 60 vjetesh.
      Francezet ne ate epoke i bene atentat te madhit Charles de Gaulle pikerisht sepse po e leshonte Algjerine kurse serbet vrane Gjingjiç.
      Perrallat jane per t’i vene njerezit me gjume. Kur rrefehen nga nje diplomat eshte mjerim fare. Pse s’ia kerkon Turqise ndaj armeneve Shabani. Kane kaluar 100 vjet.

      • Sapo tentova te shkruaja nje koment, lexova dy koementet e tua…dhe ndalova. Te dyja brilante.
        Nuk ka me asgje cfare te shtosh e cfare te heqesh.
        Faleminderit.

      • @Filoeuropiani Per kohen qe duhet te kaloje pa diskutim qe ke te drejte , por ky problem ka te beje me shume se kush e drejton sot Serbine , eshte pikerisht ai qe ka qene pjestar I kabinetit te Miloshevicit ne kohen e genocidit , eshte njesoj sikur Gebelsi te kerkonte ndjese per krimet e Nazizmit pas 23 vjetesh ( po kaq vite kane kaluar nga genocidi dhe nuk jane pak ) , pra per sa kohe qe Serbia te udhehiqet nga nje ultranacionalist si Vucic I cili justifikonte krimet qe kryente ushtria Serbe ndaj popullsise se pa mbrojtur ne Kosove ( pra nuk ishte nje lufte midis 2 ushterive te rregullta si Gjermania dhe Franca) ndjesa, nuk ka per te ardhur
        Sa per Kurtin qe e perdor politikisht qendrimin ndaj Serbise , ne fushen politike eshte e pranueshme per vete targetin qe synon ai ne elektoratin Kosovar , mos valle nuk e ben te njejten gje edhe Vucic kur leshon thirrje ultranacionaliste kunder Kosoves , apo Rama kur here pas here (nje here ne cdo 2 vjet) I kerkon me “force“ Serbise qe te njohe Kosoven ( dhe nga ana e Serbise gjoja “shqetesohen” nga “ultranacionalizmi” I kozmopolitit Rama ) , keto jane retorika qe I perdorin me shumice lideret Ballkanas per elektoratin arkaik Ballkanas
        Pergjigja qe morri Kurti nga elektorati I mencur Kosovar , shpresoj ta beje te reflektoje dhe te permiresoje qeverisjen e tij , sepse elektorati Kosovar tentoi te sjelle ne qeverisje nje force te pa provuar duke shpresuar per nje ndryshim pozitiv , nese Kurti qeveris jashte aferave korruptive dhe nuk tenton te kape shtetin do te jete nje risi pozitive , jo vetem per Kosoven , por edhe per ketej kufirit , duke I dhene mesim elektoratit tone te llogorizuar, qe nuk sheh pertej 2 partive qe po shkaterojne cdo dite te ardhmen e vendit dhe qe shpresojne qe statuskuoja te mos preket , ja perse shpresoj dhe I uroj Kurtit te mireqeverise Kosoven dhe jo te urojme ( sic e bejne shume edhe ketej kufirit) qe edhe ai te ndjeke rrugen e paraardhesve , sic e shpreson klasa e vjeter politike qe ka qeverisur ketej dhe andej kufirit

        • @dritan nuk funksionon me tifozllik dhe Shabani si diplomat e di. Ka ca rregulla.
          E para Vuçiç eshte i paster perpara Drejtesise nderkombetare dhe si i tille eshte i zgjedhshem.
          E dyta nese e voton shumica e popullit te tij mban postin, presidentin ne kete rast.
          Kjo e ben zyrtarin me te cilin bisedon bota. Por bisedat behem brenda kornizes se disa dokumenteve, rezilutave etj.
          Nje diplomat nuk mund te kerkoje qiqrra ne hell si me qene opinionist.
          Ndjese nga ky brez politikanesh ne serbi (edhe sikur mos jete Viçiç) nuk mund te kete. Gjingjic eshte shembulli real. Te tjeret mund te mos vriten por bejne vetvrasje politike nese prekin tabune e Kosoves.
          Pastaj po deshe hajde bejme moral, shajme, hedhim drona e shashka por gjendja kjo do mbetet.
          Kosova nuk faktorizohet me patetizma.

          • Eshte e qarte se kushdo udheheqes Serb qe do te pranoje humbjen e Kosoves ben vetevrasje politike dhe askush nuk do qe te marre kete kosto pavaresisht se Vucic here pas here ben deklarata se Kosoven e kemi te humbur ( kete e ben mbase per te mbjelle idene tek fanatiket nacionaliste qe mos enderojne kot) , por po ai, sikur nuk eshte I njejti ben kthesa 180 gradeshe duke kercenuar edhe me lufte dhe kjo me siguri behet per kapital te brendshem politik

            Nga ana tjeter Shteti Shqiptar cfare ndihme mund ti ofroje Kosoves
            A eshte ndihme ajo qe Rama ne cdo tryeze politike per ceshtjen e Kosoves mban hapur qendrim jo te kordinuar me politiken Kosovare , por perkundrazi I injoron dhe qesendis hapur udheheqesit Kosovare kur nuk perkrahin mendimin e tij
            A do ta bente kete udheheqesi Serb me udheheqesin e republikes Serpska? Me siguri jo
            A nuk do te ishte me mire qe te 2 shtetet Shqiptare te kordinonin veprimet e tyre duke ndertuar me pare nje STRATEGJI te perbashket te mire menduar duke ju kerkuar per kete ndihme mendjeve me te shquara Shqiptare dhe pastaj ti permbaheshin kesaj strategjie dhe te mos jepnin deklarata voluntariste sipas hamendjes se kryeministrave ( qe ne te shumten e rasteve nuk jane kompetente per ceshtje te tilla ) qe me shume e demtojne ceshtjen , per kete le te marrim shembull nga kundershtaret tane Serbe te cilet nacertanjen e perpiluar nga akademiket Serbe e zbatojne me skrupulozitet dhe sot e kesaj dite pavaresisht se kush eshte president
            Eshte e qarte se Shqiperia nuk mund te beje asgje sepse nuk e ka fuqine edhe sikur te doje
            Atehere si mund te zgjidhet nyja gordiane e Kosoves ?
            Do te pranohet deshira e Serbise per shkembim teritoresh , qe Kosova te fale pjesen me me vlere te saj ne kembim te disa fshatrave te lugines se Presheves ?
            Pra te pranohet kerkesa pothuajse maksimaliste e nje pale qe ka dale e humbur nga lufta?
            Ceshtja e Kosoves mund te zgjidhet vetem nese SHBA dhe Europa ushtrojne presion te madh ndaj Serbise bile edhe me sanksione ekonomike , por kjo mund te behet vetem atehere kur perendimi te mos kete me iluzion se Serbia do te zgjedhe perendimin para Rusise , sepse deri tani perendimi po I tregon karoten dhe asnjehere shkopin me shprese se dale ngadale Serbet do ta pranojne nje dite te bukur realitetin ,gje qe veshtire te ndodhe ne nje kohe qe edhe Rusia kerkon te ruaje kete statuskuo per interest e saj ne Ballkan duke I bere presion Serbise per te mos leshuar pe

  • Veq individ dhe popuj mjeranë ngushllohen me kërkimfalje por çifitët ose jahudia.nuk u kënaqen vetëm nga një kërkimfalje e thellë gjermane ata kërkuan damshpërblim material ku edhe sot e gjithë diten i shgrryejnë gjermanët dhe këto far krahasime matufllaqe përse publikohen se

  • Franca ka interesa te medha ne Afriken Veriore, inkluduar Algjerin. Ato shtete dhe franca mund te bashkepunojne ne shume drejtime si per nje zhvillim me interes reciprok ashtu dhe ne luften kunder terrorizmit. Me ne fund beri ate qe duhet ta kishin bere presidentet e me pareshem te Frances.

    Shembulli i Makronit duhet te ndiqet edhe nga lidere te tjere. Lideret e Serbise duhet ti pranojne krimet kunder Shqipetareve te Kosoves. Nuk ka pse te presin te vdesin te gjithe mbeshtetesit e Milloshevicit.

    Shqiptaret kudo ne Ballkan dhe Serbet mund te bashkejetojne ne paqe, por ato duhet te japin prova se me te vertete e desherojne nje gje te tille.

  • Zoti Shaban

    Pak veta e dine se kur ishe I ri ke qene I pasionuar pas kitares biles dhe kur te keputeshin disa tela I bije dhe kur ngelej vetem nje tel.
    .
    Ka kohe qe te eshte keputur dhe teli fundit dhe po I bie derrises kitares..si dajre
    .
    Ky dashnori gjyshes vet nuk me ngroh me keto “ndjesa” se ne ate kohe (kur ishte gjalle Enveri) jo vetem Franca por dhe Amerika,Anglia dhe me gjere kane bere gjera te frikeshme qe ato te Enverit duken histori roze..pra pse Shqiptaret duhet poshtrohen per komunizmin e Enverit dhe ky dashnori gjyshes e kalon kanalin me nje te falur te leshit..
    .
    Qe akuzon qeverine e sotme pse nuk kerkon Serbia te beje te njejten gje e ke aq gabim sa e quaj krim mediatik tuajin:
    Sepse.Shqiperia nuk ka qeveri apo shtet se eshte kthyer ne republike ambasadoriale dhe keto DILDOT e parise Tirones zgjidhen me parrullen POPULLI VOTON KIMJA –ARVIZU –LU ..FITON te tjerat merri vesh vete..Lufto me Hicin o Shabon..
    .
    Nese do te rrime shtrember dhe te flasim drejte…I takonte Natos n e1999 qe kur I vune shqelmin ne fyt Millosheviqit ..

    1 – te firmoste zyrtarisht kapitullimin
    .
    2-te quhej genocid mijra vrasje dhe million te largua dhe keq trajtuar
    .
    3. te paguante Serbia demet e Luftes.
    .
    4. Te pranohej Kosova si territor. I Natos pa kushte
    …….
    Dhe keto gabim-krime te Natos me Ameriken ne krye po I vuajne sot 2 shtetet shqiptare .Ketu perfshij dhe Shqiperine se ashtu si Franca dhe Amerika duhet te kerkoje falje per krimet e Saliut te saj dhe jo te merret me tragjikomedine Sal & Lul..se ate qe ka bere burri shtetit I arvizuse dhe ylli ne qitje I kimes nuk na I ka bere serbi me grekun bashke..
    Blej nje pale tela te rinj kitare Shaban se po e ben kitaren def..
    Shenim: per sqarim se mos kujtoje ndonje se mbroj Ramen..absolutisht jo.ai eshte dildoja e rradhes dhe ja ka futur me shume shqiptarve si organ gjenital 2 metra duke ja kaluar dhe gerdalles viqidolit apo Devilulit me Nevruz Muten e preshidences
    .

  • Ja, prisni pak! Ti qenie e gjallë me pseudonimin “filoeuropiani” dhe ti gjallesë, që fshihesh pas pseudonimit “nga beteja algjerit”.
    Ju qenie të gjalla biologjike me dy këmbë dhe me dy duar, me dy vrima në kadaverën tuaj: gojë-bythë, të cilave iu ndërroni vendin kur flisni dhe kur shkruani.
    Le të bëjmë një llogari të thjeshtë:
    Franca “demokratike”, që pretendon se është “shefe e katedrës së drejtësisë në Europë”, para 60 vitesh, e jo para 6 shekujsh, bën një masakër të tillë, në mes të ditës, në “parisin e dritës”?!?
    Thënë ndryshe: Ishin gjithsej, 30.000 algjerianë në protestë, sepse iu kishin ndaluar të drejtën e qarkullimit, vetëm atyre. E kujt? Bijve dhe nipave të atyre që ndërtuan mrekullitë e francës. Algjerianëve. Pra ishin 30.000 njerëz.
    Dhe francezët “e qytetëruar”, vranë plot 11.200 njerëz(se këta 11.000 të plagosurit, i fali plumbi, e jo franca). Dhe…Arrestoi plot 12.000 njerëz, prej të cilëve askush nuk jep të dhëna se sa prej tyre vdiqën në qelitë e qelbëta franceze, nga “trajtimi europian special” i policisë franceze
    Domethënë, masakroi 24.000 njerëz, duke shpëtuar(nëse kanë shpëtuar) vetëm 6.000 njerëz!!!
    Dhe qenie të gjalla, që fyejnë fjalën njeri, vijnë në këtë faqe dhe fyejnë Ambasadorin tonë të Shquar, vetëm për faktin, se ai me dituritë e rralla që posedon, si askush tjetër në këtë vend, bën paralelizma në kohë dhe tërheq vëmendjen?!?
    E vetmja gjë e mirë që ka bërë mikroni i francës, është se ka kërkuar ndjesë publike në Datën e shenjtë, në 16 Tetor. Në datëlindjen e Zeusit(më falni, të atij “diktatorit”-siç e quajnë plehrat.
    PËRGËZIME, AMBASADORI YNË I SHQUAR, PROFESOR SHABAN MURATI!

    • O Maloo.
      Ik fli vlla, se jane pune te thella kto. Nuk arrin cdo mendje t’i kuptoje.
      Beji ndonje kompliment Shabes, thuj naten e mire dhe ik te flesh.

  • Or zotni Murat!! Ky shkrimi yt e con Serbine egzakt atje ku ata duan ta shohin veten dmth ne radhen e shteteve te “medha ” ish kolonialiste duke bere paralelizem me Francen! A je ne vete?!!

  • Ismail

    Më nga dale bre djale
    Se qumeshtin e bere dhalle..
    .
    Nuk po te shaj Shaben o Molo sinqerisht kam respect por po ben dhe gafa ne kete “mesele” sepse nese Serbia do ndjeke rrugen e Frances I bie pas 60 vitesh….
    .
    Ku eshte thelbi I munguar I ketij artikulli ?
    .
    Kreu I masakres ishte Maurice Papon me nje pjese te ish nazisteve te tij qe qeveria franceze ashtu si dhe ajo amerikane apo greke dhe me gjere reabilituan ish bashkpuntore naziste qe te parandalonte gjasme rrezikun “komunist”.

    Biles ky fare French President Charles de Gaulle,..fill pas masakres dekoroi ne 1961..Paponin personalsiht si Head of Paris’s police force…me titullin me te larte ate te LEGJIONIT NDERIT.

    .Shaba dhe ti Molo duhet te hapni sqepin se masakra e Parisit ishte ekuvalente me ate te 21 janarit 2011 dhe qeveria amerikane duhet te kerkoje ndjese per Arvizune dhe te tjeret mbrapa qe naziskinin Serberishe e quajti burre shteti biles sot po tallen me Kimen me Nongrata ne vend ti vene prangat jo vetem si naziskin por dhe si nentoka serbe ne shqiperi bashke me lulin “mitrovices” yyllin ne qitje te ARVIZULUKIMES..

    .Prandaj them se Shaba nuk duhet te merret me kufomen Edi Rama qe levizet me dron nga Karantet e tin nderkombetare..por ti thote gjerat sic jane…dhe mos beje lodra fjalesh qe gjithesesi jane te bukura per tallash mediatik

    Krimi 21 janarit 2011

    eshte me I zi se

    masakra parisit e tetorit 1961..

  • Te lexova, por jo mire te kuptova zoti Murati. Macron paska kerkuar falje per ate qe paska bere parardhesi i tij kur Macron nuk kishte lindur akoma (Macron lindur me 21 dhjetor 1977, ngjarja paska ndodhur ne 1961; as sperme s’ka qene Macron ne ate kohe se dhe sperma, me sa di une, 24 ore jeton) ! Thua se eshte e besueshme kjo apo dogme, apo tallje apo kerkon perfitime personale sot nje udheheqes qe s’ka pare dhe degjuar gje per kete probleme, por çfare i kane thene dhe lexuar?! Dhe e di pse ta theme zoti Murati? A eshte Franca qe ka sabotuar veriun e Kosoves dhe jo ne 1961 por ne 2000 ne mbyllje te shekullit kur Macron kishte filluar te ecte me kembet e tij? Dhe sot ka kerkuar falje Franca dhe Macron per keto qe ka bere dhe vazhdon te beje dhe ju merrni nje bishte lopate per tu a vene dy lopateve? Mua me vjen keq per ju dhe seren tuaj se ju kam vene re ne shkrime shpesh here qe jeni nje takem njerezish qe atje ku keni inatin, vazhdoni ta gervishni sa ti dale gjak dhe te infektohet perseri. Kam lexuar shume shkrime dhe shikoj se flugeri nuk leviz si fryn era por ka ngecur. Behuni me te shkrifet se ngurtesia do tu beje dem edhe kur mos te jeni me , per ata qe vijne prapa se ne ne Shqiperi kemi nje tradite qe i shikojme gjerat deri ne brezin trembedhjete, bile veme dhe epitet si: me prejardhje komuniste, balliste, nga majmuni apo Eva e Adami dhe ndonje politikan i kohes se sotme thote edhe me prejardhje nga ferra ose lakra! Shiko krimet ne Shqiperi deri ne gjenocid nga 1992 e deri ne 2021 dhe kush ka kerkuar falje?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *