META-Sipas Biblës 77-ta e Saliut është vetë përsosmëria. Amerikës i mbetet të jetë Djalli!
Që në 5 Korrik,
Saliu i ngratë,
i ka mbushur plot,
Shtatëdhjetë e Shtatë!
Meta sipas Biblës,
thotë -ky përvjetor,
i bije të jetë,
numër engjëllor!
Shtatëdhjetë e Shtata,
që ka xha Salia,
sipas Metës është,
vetë përsosmëria!
Dhe urimet venë,
tek Sala pasosur,
se tani Saliu,
është i përsosur!
Është i bardhë si dita,
jo i zi si nata,
po “përsosmërinë”,
e nxorrën “Non Grata”!.
Meta nuk ka hedhur,
një si punë falli,
se aktin kundër Salës,
e ka bërë djalli!.
Sipas skraparlliut,
që s’di ç’është frika,
djalli i vërtetë,
është Amerika!.
Ajo do ta vriste,
tek Mali me Gropa,
ndaj me provokime,
nuk mbaron kokëlopa!
Meta e lëshoi,
këtë lloj rakete,
se do ketë dëgjuar,
ndonjë gjë për vete!
Pastaj do shikojmë,
sa bukur do tallet,
ditën që nga DASHI,
si Sala do shpallet!
Publiku duhet të informohet me detaje për ecurinë e Covidit-19 !
Ministria e Shëndetësisë,
jep çdo ditë komunikatën për Pandeminë,
po s’jep hollësira,
që njerëzit duhet t’i dinë!
Fjala vjen ditën e djeshme,
dhjetë qytetarë jetë kanë ndërruar,
po nuk na thuhet sa nga këta janë vaksinuar,
dhe sa të tjerë vaksinën s’e kanë pranuar!
Nëse na jepen hollësisht këto shifra,
atëherë do kuptohet nëse në vendin tim,
do kuptojmë nëse vaksinimi është rruga e duhur,
apo është thjeshtë një megadështim!
Duke ditur mirë këto shifra,
atëherë lehtësisht dilet në përfundim,
nëse vaksinimi është i padobishëm,
apo do bërë patjetër qoftë dhe me detyrim!
Përpara shifrave kokëforta,
gjithë teoritë konspirative do binin,
ose në rastin më të keq,
nuk do këmbëngulnim kaq shumë për vaksinimin!
Gjer tani kemi mbështetur qeverinë,
në luftën titanike me këtë kolerë,
kur askush nuk di të thotë,
nëse do mbarojë ndonjëherë!?
Në fund t’i vëmë kokë muhabetit,
nëse gjithë hollësirat do t’i dinim,
jo symbyllur do rreshtohemi me shtetin,
në betejën e madhe për vaksinimin!
A.DUKA

Sipas skraparliut, (na thote Benko)
qe s’di se c’eshte frika,
djalli i vertete,
eshte Amerika.
Sa cudi o Benko,
ky Skraparlliu Met,
paska nje mendim,
porsi Enveri yt vete!
Sikur ti lexonte Enveri,
keto qe ke shkruar vertet,
do ngrihej lugat nga varri,
per te bere ty Benko lanet!
Saliu eshte ne rrugen e duhur.Ne rrugen qe i mesoi Enveri.Pas e ndjek nipi i Sulos.
Poshte Imperializmi Amerikan!
Duke luajtur shah,
në Ferr me Hitlerin,
kur papritur në vesh,
e dëgjova haberin.
Më thanë se ti o Dukë,
tani beson Amerikën,
e tallesh me Saliun,
se nuk ia ke frikën.
U trondita kaq shumë,
se si paske ndryshuar,
dikur besoje monizmin,
tani armikun e betuar.
Ku shkuan parimet,
ku ma çove partinë,
ç’mend jep kështu,
sidomos për vegjëlinë?!
Ti ke pasur idealin,
e ndritur komunist,
tani pëlqen kapitalin,
je bërë imperialist.
A pika që s’të bie,
dhe ti më tradhëtove,
për pak para më shumë,
më mua s’më besove!
Thonë më ke zëvendësuar,
me autokratin Edi Rama,
që rehabilitoi Mit’hatin,
kjo qenka vërtet drama!
Por je bërë më keq akoma,
flet sikur beson në Zot,
pse s’fole sa isha unë gjallë,
tani e gjete të bësh komplot?!
Te ty kisha besim plot,
se ishe komunist i vërtet,
ti parimet shkel e bar s’ha,
s’mund të të quaj më poet!