Tjetër aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas 61-vjeçarin me biçikletë

J L

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Gruemirë Çezme.

Një mjet tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një 61-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, 61-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë.

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Vito”, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *