Nga Prof.Dr. Foto Toti
Tërë jetën më është dashur të rend, jo vetëm në shumë treva e qytete të vendit tim, por dhe në shumë vende të botës. Këtë mundësi ma kanë dhënë,jo vetëm kërshëria e nevoja për të jetuar,por dhe detyra dhe profesioni, që më kanë shoqëruar tërë jetën. Ndërsa profesioni i mjekut, për 60 vite me radhë, më ka mbështjellë me ngrohtësinë e bluzës së bardhë dhe të mijëra pacientëve,nga të katra anët e vendit, puna e pedagogut të mjekësisë, përmbi 40 vjet me radhë,më ka ngrohur me frymëmarrjen dhe ëndrrat e bukura rinore të qindra e qindra studentëve,shumë prej të cilëve sot janë bërë, jo vetëm kolegët e mi të zotë, por dhe bashkëpunëtorët, shokët dhe miqtë e mi të mirë. Gjatë gjithë jetës, njeriu njihet dhe bashkëpunon me shumë njerëz, por jo të gjithë bëhen pjesë e memories,shoqërisë dhe miqësisë së ngushtë. Disa i fshin harresa, ndërsa të tjerë, me sjelljen, inteligjencën dhe miqësinë që të ofrojnë, bëhen pjesë e pandarë e shpirtit dhe kujtesës së përhershme, edhe pse për shkak të vrullit të jetës dhe largësisë kohore dhe hapësinore, mundësia e bashkëpunimit dhe e vazhdimësisë së shoqërisë bëhet e vështirë.
Kështu ka ndodhur edhe me shokun tim të hershëm dhe Profesorin e nderuar, Murat Gecaj, i cili, edhe pse ka më shumë se një vit që është ndarë nga jeta,sa herë që mblidhemi për kafe me shokët tanë të përbashkët, na duket sikur e kemi të gjallë, në ballë të tavolinës,duke na kujtuar e stërkujtuar copëza të pafund jete nga e shkuara dhe ditët e sotshme të vrullshme. Edhe pse me Muratin, sa bujar, aq dhe të ditur, na njohu rastësia, dhe herëpashere na ndante profesioni dhe largësia, megjithatë, “kimia” jonë e përbashkët do të sillte një seri rastësish të tjera,që ne, si papritur,’’të vrisnim’’ harresën, që na i diktonte vorbulla e punëve të ditës,për t’u rikthyer miqësisë së hershme, që e krijuam në një moshë të re,atje në Tropojën e largët.
Për të shpjeguar forcimin e kësaj shoqërie të sinqertë e të gjatë,po tregoj tre nga takimet kryesore që u bënë hallkat bazë të ngjizjes,ripërtëritjes dhe forcimit të shoqërisë sonë të përbashkët,të cilat, edhe pse duken të rastësishme, janë shprehje e brendshme e një respekti reciprok, që i nxit dy bashkudhëtarë, që “u hahet muhabeti”, të kapërcejnë çdo vështirësi e pengesë për të mos u ndarë .
Për Prof. Murat Gecajn, këtë shok e mik të mirë, sa të lexuar, aq dhe krijues,sa bujar, aq dhe bashkëpunues, kam shumë kujtime e mbresa të pashlyeshme. Por për t’i konkretizuar disa prej tyre, mjafton të tregoj diçka nga 3 takimet tona ,si momentet kryesore të forcimit të miqësisë sonë të sinqertë
Për here të parë u takuam në vitin 1966 në Tropojë. Ishte koha, kur unë punoja si mjek stomatolog në këtë qytet,ndërsa Murati, biri i këtyre anëve, sapo kishte ardhur i qarkulluar nga Tirana për forcimin e arsimit, kulturës dhe të punës me rininë, në rrethin e Tropojës. Që në takimin e parë, u miqësuam shumë, sikur të kishim vite që njiheshim. Nga biseda e ngrohtë,pamë se na puqeshin mendimet, dëshirat dhe ëndrrat tona. Kjo, ndoshta, sepse kishim patur të njëjtën histori e brengë. Të dy, në vitin 1961, si shumë studentë të tjerë shqiptarë, ishim kthyer në Atdhe nga studimet e ndërprera jashtë shtetit, për çështje politike. Ndërsa Murati më tregonte përshtypjet e tij nga Leningradi, ku kishte nisur studimet për Dialektologji, në universitetin ‘’Zhdanov’’, të cilat i ndërpreu për shkak të prishjes së marrëdhënieve me BS, unë i tregoja mbresat e mija nga Gjermania, ku studjova për mjekësi. Por, takimet tona të shpeshta nuk mund të mos binin në syrin e ‘’vigjilentëve të partisë’’. Ata i brente krimbi i cinizmit dhe i dyshimit,se mos vallë ne, ‘’të molepsur nga ideologjia borgjezo-revizioniste’’, do ta propagandonim edhe tek të rinjtë e tjerë, për degjenerimin e tyre,gjë që,sipas mendimit të tyre, do të rrezikonte rrëzimin e sistemit.E ndjenim gati në çdo hap vëzhgimin e “syqelqëve të partisë’’ dhe të ‘’kalecëve’’ të sigurimit, ndaj nisëm t’i rrallonim takimet e shpeshta. Edhe pse kurrë nuk na shkoi ndërmend ta bënim një gjë të tillë, ata të alarmuar nga cinizmi, kishin nisur të shihnin ëndrra me sy hapur. Edhe pse ishin të shumtë njerëzit e ndershëm, që na donin e na respektonin si miq të mirë, kishte dhe njerëz të veçantë,të cilët me shpirtligësinë e tyre pëshpërisnin me gishtin tregues drejtuar nga ne, duke thënë : “Janë ata të qarkulluarit nga Tirana “ .Por kur panë se këto hamendje ishin produkt i haluçinacioneve të njerëzve të sëmurë, që nuk rronin dot pa zhurmuar e hamendësuar, ne u larguam nga Tropoja me përshtypjet më të mira,ndërsa tropojanët ,tepër bujarë, na përcollën me respekt e dashuri.
Kështu u ndava nga Tropoja me Muratin dhe shokët e mi të tjerë tropojanë. U largova me shpresën se do të takohesha përsëri me Muratin, por largësia dhe profesioni i sfiduan dëshirat. Puna hallet dhe largësia na ndahu përkohësisht, por siç thotë populli: Mali me malin nuk takohen, ndërsa njeriu me njëriun, rasti e sjell të takohen përsëri. Dhe kështu ndodhi vërtet. Ndoshta për një kohë të gjatë, por ajo ditë erdhi.
Në vitin 1974, Murati u transferua përsëri në Tiranë, redaktor në Gazetën ‘’Bashkimi’’. Nga që në redaksinë e kësaj gazete punonte dhe kushëriri im, Fane Boshnjaku, unë shkoja shpesh për ta takuar atë. Ndoshta ishte ky fati, që unë, pas disa vitesh të ritakohesha përsëri me shokun dhe mikun tim të hershëm Murat Gecaj. Ky takim i papritur do të bënte që me Muratin të ripërsërisnim miqësinë tonë të nisur në Tropojë. Që prej atij takimi të papritur, ne të dy, bashkë me Fanen, filluam që bashkë me kafen të konsumonim dhe shumë biseda të ngrohta për kujtimet e hershme dhe punët e reja që kishim nisur në Tiranë, ai si gazetar i “Bashkimit”, ndërsa unë si pedagog i Fakultetit të Mjekësisë. Por, siç ndodh përherë me njerëzit , të përfshirë nga hallet e problemet e ditës, edhe pse takimet tona ishin të këndshme,ato dalëngadalë po bëheshin gjithnjë e më të rralla. Kjo erdhi në kohën, kur Murati kishte shkuar redaktor në Gazetën “Mësuesi”,ndërsa kushëriri im, Fania, ishte emëruar në Radio-Televizionin Shqiptar. Ditët e muajit iknin dhe, si pa e kuptuar, po e ndjenim veten të harruar.
Por, përsëri, fati i ritakimit ishte si i shkruar me dorë. Ai nuk donte të na ndante kurrë. Dhe për këtë do të gjendej një “çengel”, që do të na lidhte përsëri. Ishte Gazeta “Mësuesi”, ku kishte kohë që miku im i hershëm, Bardhyl Xhama, punonte si Sekretar Kolegjiumi në këtë gazetë, të cilën e admiroja dhe unë. Murati, jo vetëm që punonte bashkë me Bardhylin, në këtë gazetë, por dhe kishin një miqësi të veçantë mes tyre. Në një vizitë që i bëra mikut tim, Bardhyl Xhamës, në Ministrinë e Arsimit, atje ritakova për së treti herë, mikun tim të paharruar Murat Gecaj.
Pastaj , zinxhiri i njohjeve dhe takimeve tona u shtua edhe me miq të rinj si Pandeli Koçi, Sejdo Harka dhe Viron Kona…, me të cilët miqësia u forcua edhe më shumë. Jam i lumtur dhe i privilegjuar që kam qenë pjesë e kësaj shoqërie, që beson tek vlerat njerëzore dhe krijuese të shoqërisë dhe individëve të saj. I përmbushur me vlera të tilla njerëzore dhe krijuese ishte edhe shoku e miku ynë i paharruar Murat Gecaj. Por, ai një ditë, papritur u nda nga jeta, për të mos u kthyer kurrë. Po ç’rëndësi ka për ne që sot, Ai, nuk rron fizikisht, kur kujtimi dhe krijimtaria e tij nuk shqiten kurrë nga shpirti dhe mëndja jonë!Për njerëz të tillë, edhe pse është shkruar shumë, duhet shkruar vazhdimisht, në mënyrë që frymëmarrja, emri dhe veprimtaria e tij shumëplanëshe të përçohet brez pas brezi. Ai iku për të mos u kthyer kurrë. Por ndoshta për ne do të ketë një takim të largët… Murati u nda nga jeta, ashtu si papritur dhe, ndoshta para kohe ,duke lënë mbrapa shumë ëndrra. Unë , si dhe shumë shokë e miq të tjerë,kur ai u nis drejt rrugës për t’u prehur në paqe, nuk mundëm t’i thoshim as lamtumirë. Ndoshta do të ishte më mirë ta përcillnim me shprehjen e pavdekësisë universale ‘’mirupafshim’’… ,duke qënë të ndërgjegjshëm,se me që të gjithë jemi kalorës të përkohshëm të kësaj bote,ndoshta,një ditë do të ngjitemi, atje , mbi yjësinë e paqes,për t’u çmallur me të, si dikur.
Sot ,për ne ka rëndësi, që jemi të bindur se Murati vazhdon të na buzëqeshë nga larg, ashtu si dikur në bisedat e ngrohta pranë aromës së këndshme të kafes, plot mall e dashuri.


Zoti Prof.Dr. Foto Toti !
Nuk kam lexuar artikull me te dobet te ‘Faqja Kultures”se kjo juaja.
.
Virusi i nxirjes se kohes Enverit ju ka infektuar dhe ju intelektualeve qe “pasi u perndoqet nga sigurimi” ju cuan nga Tropoja ne Tirane per denim ku u zhgryet ne vende pune pellumbash nje jete te tere ne kryeqytet qe me thene te drejten ne krahesim me rrethet e tjera ishte Europe.
.
Duke se e njoh mire relacjonin Tropoje-Tirane i ndjeri Murat ishte pjese e invazionit te kuadrove dhe studenteve te Tropojes qe ishte rrethi i Tiranizuar per fryme te popullsise sidomos pas vizites ne 1970 te Enver Hoxhes qe beri gafen e rradhes duke e mbushur Tiranen me Tropojane dhe nga ana tjeter coi armaten me tiranas-durrsake-vlonjate etj etj.
.Invazioni i dyte ishte me banden e Tropojes te Sali-Elez-Azem e gopi somes qe i bene atij vendi aq te zeza sa dhe greku me serbin nuk arriten ta bejne gjate shekujve..Po ku ishte ky Murati juaj kur Berisha me azemet e tij dogji shqiperine dhe me keq akoma tropojen e Gecit tuaj te ndjere..qe akoma mashtroni se ju ndiqte sigurimi dhe per tu mbrojtur ju cuan te Tirane..boll me vallzime ne varreza…
TUNGJATJETA MURAT GECAJ …
I dashur vella Murat Gecaj,
Eshte kenaqesi dhe nder te komunikoj me ju mbas shume e shume vitesh kurbeti. U be shkas intervista juaj me poeten, shkrimtaren dhe krijuesen e talentuar Rajmonda Moisiu qe te bija ne gjurmet tuaja.
U gezova pa mase per sukseset tuaja te reja ne fushen studimore, botuese e krijuese. cka ju mbajne gjithnje ” nje djalosh te ri” nga mendja dhe nga zemra.
Rastisi para dy netesh qe ne nje bisede me babain tim Ramen dhe mixhen Brahen. qe ka ardhe keto dite ne SHBA te hapej biseda edhe per shoket miqte me te ngushte te mixhes Elezit. qe u shua shume shpejt ne kulmin e rinise se tij 27 vjecare dhe te lulezimit intelektual e shkencor si nje nder pioneret e radioperhapjes shqiptare… Ligjet e jetes!
Kujtuam Pjeter Necen, qe e kemi ketu, Dr, Ndoke Kukajn, Sami Docin dhe pa dyshim aty doli ne pah me shume se kushdo emri juaj dhe i Abdi Baletes si shoket e gati vellezerit e tij shpirterore…
Si shkas i kesaj bisede ne anen tjeter te Oqeanit u be intervista e Mondes me ju tek gazeta “Kritika”, qe sapo kishja rilexuar,. cka me zgjoi edhe kujtimet e mia femijnore.
Eshte fatkeqesi se megjithese bashkevendas , qe numeroheshim me gishta ne Tirane, pak ose aspak kontakte kemi pasur me njeri- tjetrin, por te them te drejten gjithnje kam ndjekur me simpati krijimtarine tuaj tek “Mesuesi” dhe seriozitetin e krenarine tuaj ne rruge, ne pune e kudo.
Ajo qe me beri me krenar per ju si bashkevendas eshte se vitet fundit kane qene nje epoke e re e pjellorise suaj mendore e krijuese.
Ju pergezoj vellazerisht dhe uroj me gjithe shpirt : E pac mendjen femer, sic e perdor shpesh edhe ne komentet apo analizat e mia, per pjellorine mendore te cilitdo intelektual, mendimtar shqiptar, aq me teper tropojan.
Kam gati 17 vjet ne Nju Jork, bashke me familjen. Kam dy vajza dhe nje djale. Ketu kam prinderit, vellain Agimin me familje, djalin e mixhes Shkelzenin , i cili punon per Imigracionin amerikan dhe eshte nje kopje e Elezit. Tani ka sjelle edhe prinderit me bashkim familjar.
Asnjehere nuk jam shkeputur nga krijimtaria, sidomos per Kosoven dhe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi, me cka sic e dini edhe ju, jam marre pa ndeprerje qysh prej shkurtit te vitit 1981, kur u krijue grupi per Kosove- ish- Jugosllavine ne ATSH, pjese e te cilit ishja deri ne qershor te vitit 1992, kur u pushova nga puna per aresye qe duhet te falenderoj vecanerisht Mehmet Elezin dhe Elez Byberin, te cilet me hoqen edhe prangen e fundit qe me lidhte me qeverine e asaj kohe…
Per gati tre vjet ishja kryeredaktor i gazetes ” Albanian Herald” te atdhetarit te shquar dhe krenarise se bashkesise shqiptare ne Ditroit e ne krejt SHBA, Gjok Martinit…. Ne vitet 1997- 1999 ishja koordinator i propagandes per Kosoven dhe luften e saj clirimtare ne Nju Jork dhe SHBA.
Qysh prej tetorit 1996 kam nje biznes ” Alb- USA International Services…” ne fushen e perkthimeve dhe pergatitjes se dokumenteve te ndryshme ne shqip, anglisht, kinezce, spanjisht….
Jam duke punuar qe nga fillimi i vitit te ardhshem te themeloj nje grup mediatik me emrin ” Alb- USA Times” qe do te perfshije nje gazete online me te njejtin titull, te shoqeruar me nje rrjet radio- televiziv satelitor per pasqyrimin e jetes dhe veprimtarise se komunitetit shqiptar ne Nju Jork dhe ne SHBA…
Per fat te mire nuk kam pasur e nuk kam asnje prange ose kontrate politike me asnje parti ose lider politik shqiptar, cka e kam deklaruar dhe e deklaroj hapur. E vetmja kontrate e imja eshte me Atdheun dhe kombin tim dhe me nenen e demokracise boterore, SHBA-ne, me te cilat lidhet jeta e familjes, femijeve dhe e imja personalisht…
Jam nje nga kritiket me te ashper te Fatos Nanos, Ilir Metes, Edi Rames dhe bashkevendasit tone Berisha. Aresyeja kryesore e ketij qendrimi kritik eshte parimi : kritika ndihmon, sheron, shtyn perpara. Lavderimi, duartrokitja, brohoritja… vene ne gjume, drogojne… A do ta mbytish dike ne lume, themi ne Malesine Gjakoves!? Atehere rritja mendjen, lavderoje!
Jam kryetar i Komisionit Nismetar per krijimin e Klubit Demokratik te Shqiptareve te Amerikes dhe perkrahes i PD amerikane dhe Presidentit Barack Obama, me te cilet kam shkembim te rregullt mendimesh pa asnje kontrate.
Nuk jam aspak i kenaqur me cka kam arritur… Do te ishja shume me i kenaqur po te kishja arritur ato qe nuk i kam… Por, sidoqofte dicka eshte me shume se asgje.
Nuk di a ke vizituar ndonjehere SHBA-ne, por ne cdo rast do te jeni i mirepritur, si nje pjestar i familjes me shume. Ne saje te teknologjise dhe internetit mund te jemi ne kontakt te vazhdueshem nepermjet E- mailit, telefonit.
E-maili im eshte [email protected]. Telefoni im eshte (718) 791-3038….
Ju uroj shendet, lumturi, krijimtari si ujvarat pranverore te vendlindjes sone perle, Malesise se Gjakoves. Gjithe te mirat familjes suaj dhe Ju i dashur e nderuar Murat Gecaj.
Vellazerisht
Alban Dega alias Hamdi Dega
Nju Jork, me 8- 9 dhjetor 2010
From: [email protected]
Date: December 9, 2010 at 1:21:20 AM EST
To: [email protected]
Ne vend te EPILOGUT
Te falenderoj Profesor Foto Toti per shkrimin tuaj per bashkevendasin tim Murat Gecaj dhe nhe varg shkrimesh tuaja sa realiste dhe te kulturuara per figura te tjera te shquara e te ndertuara per bIjt e bijat e Malesise se Gjakoves, ku sherbeve me mish e me shpirt sikur te ishje bir i nderuar i saj, me nje kujtese rinore dhe dashuri shembullore edhe per ne bijt e bijat e saj.
Askush nuk nderin si i nderuari Profesor Toti.
Jeto sa me gjate per te treguar!
The life is not measured by carts
The life is meassured by hearts Profesor Toti .eshte nje shprehje qe nuk e kam lexuar askund me perpara, por e krijuar nga vete une.
Jeta nuk matet me letra
Jeta matet me zemra !
Pelqehet shume sidomos nga te moshuarit amerikane sa here ua permend!
Ka edhe nga ata qe e shkruajne në telefonat e tyre!
Jeto sa me gjate per te treguar Profesor Foto Toti!
Parlam Volume Skriptum Manent!
Vellazerisht
Alban Ram Dega
Nje nga te shpetuarit prej jush prej nje bronkopneumonie te rende ne moshen femijenore ne Spitalin e Bajram Curri…
Zoti Hamdi (alias Alban)
Nuk e di ke te besojme Hamdiun apo Halbanin..
Nje here thote Elez Byberi me denoi me vdekje..nje here e falenderon se i hoqi prangat nga “regjimi” qe i lepije sumen..
.
Per kujtese lexo keto kakerdhiet tuaja
“”
Ju flet Hamdi Dega si e denoi me vdekje Byberi dikur…qe ne fakt eshte Saliberisha Amerikes
,,,
Elez Byberi gjate nje vizite ne ATSH bashke me zevendes apo drejtorin e Zerit te Amerikes per Evropen Lindore, isha zhytur ne nje koment per ngjarjet ne Kosove. I shoh qe futen ne zyre dhe ngriten u jap doren sipas zakonit dhe mikpritjes shqiptare. Pas nje tungjatjeta te thate me drejton pyetjen me cinike te jetes sime
A akoma je ketu !?
– Pse ku me e dije se punoje ne Komitetin Qendror!? ia kthej. … Ne kete fabrike lajmesh me tri turne jam!
U skuq edhe me fytyra e tij kuqalashe nga natyra!
U skuq dhe nuk vonoi e ma skuqi edhe me shpejt se e mendova!
Dy dite mbrapa drejtori i ATSH-se magazinieri i peshkut dhe bythelepiresi me I peshtire fillimisht i Dritero Agolli, drite paste, dhe i Sali Berishes, Ilir Zhilla, me therret ne zyre.
Brenda ishin daja i tij Uran Butka dhe naziskini Petrit Kalakula. I pershendes dhe pa u ulur fare ne tavoline talenti i bythelepirjes se Berishes qe u be drejtor i ATSH-se me nje shkarra shkrim per te ” Njeri apo Shqiponje” !!!! me jep sihariqin e flakjes nga puna mua kryeredaktori per Kosoven me 7 gjuhe te huaja…
Kur i kerkoi aresyen dhe vendimin zyrtar per ate gjueti shtrigash byberishiste me thote oer aresye reforme dhe vendimin do ta marrish tek kuadri.
– Shume faleminderit qe me hoqet edhe orange ne fundit me kete regjim , dhe largohem pa u hedhur as syte dy deputeteve me fashiste te Berishes dhe bythelepiresit te tyre Ilir Zhilla…
Ishte hera e dyte qe bashkefshatari im Elez Byberi me pushonte nga puna! Per nje intelektual e ne punes shteti ai ishte baraz me denimin me vdekje!
.
Shenim:
Zoti Hamdi nuk te njoh far as ty as Elezin e byberajve por ju lutem mos ofendoni lexuesit e thjeshte me keto metamorfozat tuaja si Kameleone qe per fat te keq jeni shume dhe e varroset ate vend edhe pse ju jetoni ne “parajse demonkratike”
Faleminderit i nderuar Pr Dr.Foto Toti,per kete figure sjelle, te nderuanin e ralle atdhetar Pr.Murat Gecaj .Patur fatin e madhune njohurur ate ne kulimin e realisimitte endere se tij,a mbaruar Universitetin e Tiranes,me pasionin atdhetar,nisur rrugen e PENAVE SHQIPTARE me Rilindasit kryefjale.Une njjohur me 1965 sen,mes treves se mallesise se Shengjergjit,fal cupes Tropojane,patriote e tij,te miren Katerina,sa emeruar, si Pergjedhese e Kultures ,ne Lokalietin e Shengjergji,ne jete me te gezuar,me pasardhes. Me gezoni sa shkruani per kete figure te rrale te inteligjeces atdhetare shqiptare, si i ralli Mura Gecaj.Si perfundoni ju shkrimin, e nderuar Pr.Dr,Foto Toti:Ju faleminderit e mirenjhie,nje jete Murat Gecen -ETALON!
Zoti Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D)
Fiilimisht ju uroj pleqeri te mbare dhe shendet..
.
E kuptoj nostalgjine tuaj por gjerat duhet ti themi me saktesi ose me realisht te ndajme shapin nga sheqeri..
.
M.Gecaj eshte i edukuar i shkolluar i shoqerizuar etj etj por ka patur nje te keqe qe i permbys keto veti..Sa here Berisha (ish nxenesi i tij) bente ndonje krim apo tradheti dilte Geci me ndonje artikull dhe e quante per kundrapeshe Udheheqesi i Shquem,,Nderi i Kombit etj..nje nga keto shembuj eshte me poshte ku ne .21mars 2011 ( dy muaj pas masakres te 21 janarit 2011) Geci shkruan
DR. SALI BERISHA,
UDHËHEQËSI I SHQUAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE NË SHQIPËRI
Nga: Prof. Murat Gecaj
Publicist e studiues-Tiranë
21mars 2011 Tirane
Janë shkruar shumë artikuj, bile dhe libra, kushtuar njërit ndër personalitetit më të shquar të jetës politike e shoqërore në Shqipëri, sidomos në këta 20 vitet e fundit, Prof.Dr. Sali Berishën, ish-President dhe tani Kryeministër i Shqipërisë. ….
vazhdojne 100 rrjeshta me lepirje dhe gojore per Berishen dhe perfundon lepirjen per Salikriminelin:
.
Përfundimisht, kam mendim të palëkundur dhe jam i nderuar qe kam mik në jetë doktor Berishen dhe Partia Demokratike , e kanë pasur dhe e kanë sot, Prof.Dr. Sali Berishën, në udhëheqje…
.
Nuk dua te them ndonje fjale te hidhur per Gecin si turbo-berishist aq me shume kur nuk jeton me ..por ky eshte spjegimi me i mire se si intelektuale te mirefillte si Murat Gecaj u bene letra higjenike per nje nga speciet me kriminale qe ka nxjerre jo vetem Tropoja jo vetem Shqiperia por dhe me gjere..
.
Repekte zoti Dhimiter dhe kujdes “etalonin e Sales”
.
..