Gjermania nxjerr në gjyq me karrige me rrota 96-vjeçarin, akuzohet për krime lufte

Ornela

Ish-sekretari i një kampi nazist është paraqitur në gjykatë këtë të martë për t’u përballur me mijëra akuza për krime lufte.

I pandehuri, 96 vjeç, akuzohet mbi 11 mijë raste ku ka bashkëpunuar në vrasje.

Irmgard Furchner akuzohet për krime të kryera nën udhëheqjen e komandantit të SS-ve, të kampit Stutthof në Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prokurorët pretendojnë se Furchner “ndihmoi dhe mbështeti përgjegjësit e kampit për vrasjen e vazhdueshme të të burgosurve”.

96-vjeçari shërbeu si stenograf dhe daktilografist në zyrën e komandantit të kampit, në qershorin e vitit 1943 dhe prillit të ’45.

Prokurorët thanë se 65 mijë të burgosur u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore në kamp, vendodhja e të cilit sot është pranë qytetit polak të Gdansk.

Furchner u soll të martën në sallën e gjyqit në Itzehoe, pranë Hamburgut, në një karrige me rrota për t’u njohur me akt-akuzën.

Ai nuk iu përgjigj akuzave të ngritura kundër tij, ndërsa procesi gjyqësor është planifikuar të vazhdojë me datë 26 tetor.

Furchner po gjykohet në një gjykatë të miturisht në Gjermaninë veriore, pasi ishte nën moshën 21-vjeçare në kohën kur pretendohet se ka bashkëpunuar në krim.

Gjermania vazhdon me kërkimin e ish-kriminelëve nazistë që janë ende gjallë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Eshte femer, eshte plake, ish sekretaria e komandantit te kampit.

    Nuk eshte mashkull, burrë.

    Perktheje mire.

    Nuk jane ed ram urani butkostreci, tufa &Co.
    Eshte shtet demokratik jo poture shqiptare te batalionit SS Skenderbeu. Xhafërri devist i demo bytharit sumatres e morri Amerika per ta perdorur si sleeper. Thuaj shyqyr qe nuk cane dot me brigaden llumiste naziste kriminale, te ashtuquajtur 4000 qe e dekoroi agushi nga gerxhet e qepanit. Se , e imagjinoni dot, do ta kishin hudh xhafërrin me syze me parashute ne Shqiperi si bene me hamit matjonin qe pret te dekorohet nge ram agushi.

    Agushi saliu rama duhen denuar ne gjykaten e Strasburgut per bashkepunm dhe nxitje e nderime qe i ben krimineleve te WWll

  • Në Gjermani dënohen kriminelët e luftës mbas 70 vjetësh ndërsa në Serbin e Open Ballkan të Edi Ramës, vllau i tij Vuçiç i var dekorat trimërie për mbrojtjen e serbëve mbi xhaketën përgjakur në Kosovë gjeneralit të arkanëve nga Nishi komandat i trupave ndëshkuese të kanibalëve sërbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *