PD e PS përplasen për ngjarjen e Vlorës

redaktor
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Vlorë ku mbeti i plagosur nga shpërthimi i makinës me tritol kryetari i Komunës Qendër Fredo Berberi, ka ndezur debatet e politikës në lidhje me sigurinë ne vend. Deputeti i PD-së për qarkun e Vlorës Astrit Patozi akuzoi qeverinë si të pazonjën për të vendosur rend dhe siguri në vend, duke u shprehur se Shqipëria po jeton një kotë të frikshme, kohën e epokës e tritolit.

I menjëhershme ka qenë reagimi i deputetes së Vlorës Valentina Leskaj, e cila dënoi aktin e ndodhur dhe u shpreh se opozita nuk duhet t’i politizojë ngjarje të tilla.

Patozi: Shqipëria po jeton epokën e tritolit

Tiranë, 20 janar 2014, NOA.al- Deputeti i Partisë Demokratike, për qarkun e Vlorës Astrit Patozi, i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë të këtij qarku, vizituan kryetarin e Komunës Qendër, Fredo Berberi në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Pas vizitës në spital, deputeti i PD-së Patozi, tha se, “jemi këtu një grup deputetësh të PD-së, për të shprehur solidaritetin dhe për t’i uruar shërim të shpejtë kryetarit të Komunë Qendër, Vlorë”.

Patozi informoi se, lajmi i mirë për familjen, për atë vetë dhe miqtë e tij është se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në emër të opozitës, deputeti Patozi, dënoi me ashpërsi këtë ngjarje shume të rëndë, këtë akt të pastër terrorist që ndodh në mes të ditës, në mes të Vlorës, në mes të qytetit që është përfaqësues kryeministri i vendit.

Duke shprehur shqetësimin për situani e rendin në vend, Patozi tha se, “Shqipëria është një vend me siguri dhe rend të frikshëm. Sot qeveria dhe krimi i organizuar janë në garë me njëri-tjetrin se kush  e përdor më mirë dhe me shumë tritolin. Shqipëria po jeton epokën e tritolit dhe ne duhet të dalim  nga kjo situatë dramatike”,- u shpreh Patozi.

Sipas tij, kjo është kohë e vështirë për qytetarët dhe dyfish për ata që janë në opozitë.

Duke ironizuar qëndrimin e kryeministri Rama për rritjen e kriminalitetit në vend Patozi tha se, “po ta pyesësh kryeministrin për situatën në vend, ta bën me kokë nga ministri Tahiri. Ndërsa ministri Tahiri është shndërruar në showman-in më të suksesshëm të televizione gjatë këtyre kohëve, që krimi po bën kërdinë, mbi qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht mbi përfaqësuesit e opozitës”.

Leskaj:  Ngjarja e Vlorës të mos përdoret politikisht

Deputetja e PS-së Valentina Leskaj, e shoqëruar nga prefekti Besnik Dervishi dhe deputeti Fatmir Toçi u shpreh se gjendja e kryetarit të Komunës Qendër, Fredo Berberi është jashtë rrezikut për jetën.

“Ne jemi këtu për t’u kujdesur për  të,  dhe dënojmë aktin e rëndë kriminal ndaj një kryetari të pushteti vendor. Nuk është koha për të spekuluar, nuk është koha për ta përdorur politikisht, por është koha ti japim mbështetjen maksimale policisë dhe strukturave të saj në luftën ndaj  krimit”, u shpreh deputetja Leskaj.

Në lidhje me deklaratat e deputetit Patozi dhe Berisha, përfaqësuesja e mazhorancës Leskaj u shpreh se, “kjo nuk është koha për të spekuluar dhe abuzuar politikisht, sepse po flasim për një njeri, i cili është një kryetar i pushteti vendor, pavarësisht se i cilit krah politik”.

Ajo theksoi se, nëse Patozi dhe Berisha  e kanë seriozisht se janë në krahun e luftës kundër krimit, duhet të denoncojnë krimin, por duhet të mbështesin organet e policisë që po përballen çdo ditë për  vendosjen e rendit në Shqipëri. “Unë jam e bindur se me punën që po bëjnë organet e rendit, kriminelët do të vihen para drejtësisë”, tha Leskaj.

Share This Article
2 Comments
  • Duket qartë se vlora po bëhet qëndra e “ekspertëve të tritolit”. Duhet ta ketë berisha një skenar për vlorën? Asnjë nga ekspertët tritolvënës nuk është zbuluar! Prandaj them se berisha ka besim tek tritolvenësit e pazbulueshëm të vlorës. Prandaj ju ngarkoi këtë mision te ri. Varianti jo berishist është se shumë vlonjatë e akuzojne këtë birbon si “hajduti iks-5”. Ka vjedhur e ndare prona pa fund. Ne kéte rast favorizuar dhe nga mungesa e drejtesise doemos që shperthen hakmarrja. I kujt partie eshte ky fredoja ? Nuk thuhet gjë. Té dyja palët “qajnë”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *