Armiqt’ e Shqipërisë

editor

Nga Konica citohet shpesh fraza: “armiqtë e Shqipërisë janë vetë shqiptarët”, por shumë nga ata që e citojnë ndoshta nuk e dinë kur dhe ku e ka shprehur Konica këtë mendim.

Bëhet fjalë për tekstin “Armiqt’ e Shqipërisë” publikuar për herë të parë në “Albania”, një gazetë që botohej nga vetë Konica.

Viti i publikimit të këtij artikulli është 1897.

DITA e sjell sot këtë pjesë të shkëputur në origjinal nga “Vepra 3 – Publicistika e Konicës” (Botimet Dudaj nën kujdesin e N.Jorgaqit).

n.s. / dita

 

******

Armiqt’ e Shqipërisë

Nga Faik Konica

Të gjith’ ata që kanë njohur vendin t’onë, shkrojnë që dheu i Shqipërisë munt të japë bukë një-zet milionë shpirtëve. E dini që jemi tre milionë dhe që dy milionë prej nesh ngordhin urije… Shkrojnë që Shqipëtarët janë mjaft të mënçurë me punuem, nukë vetëm për zbukurimin e tyre, por edhe për mirësin’, edhe për dritën e gjithë njerëzisë. E dini mirë që shqipëtarë të mësuarë janë më të rrallë se fjalët e vërteta në gojë prifti. Cilët prejtin bukën e barkut, cilët prejtin bukën e mëndes?

Kemi armiq. Për atë të gjithë bashkohen në një zë. Vetëm për këtë ndahen që të gjithë, nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris e grekut, ca dëftojnë gjarpërimin e shqevet, ca të tjerë emërojnë me zë të unjtë trashërin’ e Halldupëve. Kur dëgjojmë të tilla neve na vjen një i pambajtur gaz. Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqipëtarë, jo të tjerë.

Shqipëtarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat të trazuarat, gjer në luftat më të gjaktat, shqipëtari ka hequr hark, vërtitur kordhë e zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të unjtë, se historia e këtij kombi që – për pakë të qelbur ergjënt – shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshërim, nga aqë qind vjet që e shkelin edhe e kurvërojnë të huajtë, s’i erdhi dëshërim të japë dy pika gjak për lirin’ e vetëhesë?

Të dojin shqipëtarët lirin’ e Shqipërisë, lehtazi e bëjin; po rinë të patundurë, edhe andej dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqt’ e saj. Dëgjoni mirë, në mos e dini! S’janë armiq vetëm duke ndenjur duartë në gji, po ditë për ditë edhe ndryshe punojnë kundrë mëmëdheut. Shkaku i këtyre të ligave është se shqipëtarët s’kanë shpirtin mjaft të lartë për të dashur lirinë; Shqipëtarët psherëtitën natë e ditë pas orës tek do të mundin të jenë fare-fare robër nënë Turkun a nënë Grekun…

Tjetër shkak është që ca prej shqipëtarëvet janë të sunetisurë, ca të pagëzuarë. Këto të dy punërat miaft për të qeshur janë, edhe – në qoftë që ndonjë këndonjës nuk i njeh – ja, shkurt, qysh bëhen. Kur aritet një djalë shtat a tet’ vjeçar, i at’ i tij fton miqt, han’ e pinë dhe këndojnë, pastaj, duke rënë vjolitë, një maskara i qaset të gjorës foshnjes – e cila ulërin dhe përpiqet – edhe më një gërshërë në dorë i pret një thelë mish te nji vënt që është turp ta emëronj. Janë shqipëtarë që s’e bëjnë këtë punën; por ata, kur lindet një djalë, ja shpien një prifti mjekërqelburë, i cili e mer dhe e kllet lëkurca brënda në një magje plot me ujë.

Mos e mirni shtrëmbër mendimin t’im, u lutem; unë s’kuvëndonj kundrë këtyre punërave: të mira a të liga, çdo njeri ësht’ i lir t’i besojë dhe t’i mbajë. Vetëm një pyetje ju kam për të kërkuar, duke falur nderjes: A kuptoni si munt t’i ndrohet reza nji njeriu sepse – kur qe djalë – i këputnë një cop mish a e vunë brënda në një magje? Mua s’ma pret mëndja.

Share This Article
39 Comments
  • Eshte nje ese brilante, bashkekohore per shqiptaret e percare dhe egoiste, inatcinj e hakmarres. Mendoni se sa djem jane vrare e vriten per gjakmarrje e per inate personale; asnje djale nuk del te marre hakun e nje populli te vrare e te vjedhur nga Ali Baba Saliu tash 23 vjet demokraci…

    • .”…………Duket se shqiptarët, përveç horizontit të ngushtë të
      familjes . dhe të klanit, të përfitimit e të interesit vetjak, të
      mllefit dhe të hakmarrjes, nuk e kanë ndjerë nevojën të
      të shpërthejnë jashtë kësaj bote. Shqipëria është atdheu i
      mendimeve të shkurtra , depo e rezervave të forcës fizike,
      vendi që me vullnetin e vet nuk pranon t’i bindet as të dëgjoj
      as vetveten, as të tjerët. Shqipëria është elementi që mohon
      vazhdimisht dhe tek e cila anarkia dhe mungesa e ligjit në
      njëfarë mase janë shpirti dhe fryma jetësore..”

      Në: Jacob Philip Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, Tiranë 2003, f. 38.
      (Das Albanische Element in Griechland- 1857-1861)

  • Konica kollos i letrave shqipe, qe dashje pa dashje u be pjese e lojes se thashethemnajes shqiptare.
    Edhe Konica i madh, nuk beri perjashtim, per shume kohe beri oponentin negativ, me nje tjeter shqiptar te madh, Fan Nolin.
    Nga armiqesia qe kishte me Nolin, u mundua te rehabilitoje figuren e Ahmet Zogut.
    Kur ministri i arsimit i qeverise ne ekzil te Bujar Bukoshit, mundohej ti jepte vemendjen te huajve, per drejtesine e kauzes se kosovareve, qe zgjaste me kohe dhe shume te huaj, skishin nge te degjojne ligjeratat e ministrit te arsimit, nderhyn shkrimtari Kadare, qe e vuri re padurimin e te huajve dhe me nje fjali, i beri te huajt, te interesohen, u tha:
    Ne Kosove nuk ka shkolla, per nje popullsi afro 2 miljon banore.
    Te huajt sapo e degjuan, u tmerruan, si ka mundesi qe skeni shkolla, por perseri ministri i arsimit i qeverise se Bukoshit, per te justifikuar rrogen e majme qe merrte si minister, u hodh si gjel, jo seshte e vertete ne kemi shkolla, i kemi ne shpi private.
    Kadareja i mencur me plot durim i tha ministrit te qejfit, Keta te huajt skane durim te degjojne dy ore, referatet tuaja, per gjendjen ne Kosove, por kur i thua se skemi shkolla, keta tmerrohen, se eshte e papranueshme ne shek e 21, nje popull 2 miljonesh, mos te kete shkolla.
    E solla kete incident, sipas nje interviste qe kam degjuar nga vete Kadare, ne RTSH, qe tregon armiqesine qe lind thjesht per interesa vetjake, por qe demin e ben mbarekombetar.

  • Eshte e veshire te japesh mendim pas nje Koloseu te letrave shqipe por ,mendoj se ka ardh koha qe mendjet e ndritura te kombit tone ,ne te gjithe rruzullin tokesor te riorganizohen ne Akademine e shkencave per ti dhene drejtim popullit te vet ,jo te qendrojne sehirxhinj para teoricieneve delitante ,e te pa skrupullt nga etja per pushtet e para .
    Te qene te shkeputur komplet nga realiteti i popullit te vet, filozofojne librat e korifejve greke sikur ti kishin shkruar vete ata.

  • Ti nder shekuj ke qen burre,te urejn me shum se kure,,,,Vend ku Zoti kish shtepine,tani thret dhe kerkon ndime,,,,Ne cdo luft je trim i pare,shpejt e shpejt te hapen vare,,,,Besnikrin dhe shpirtmadhsine,ta shperblen me thik ne shpine,,,,Te helmuan gjakun dhe xhane,me dhemb ujku po te hane,,,,Te shperndan te ben shum fije,fjal e urt si kembe dhije,,,,Nuk ka Zot ka vec Theos,te punosh dhe te degjosh,,,,Ky Allah shpeton per here,Zoti tuaj ju shpje ne fere,,,,Ju genjejn me cmim lirine,ju perlan gjith Historine,,,,Slan hero njerez te shenjte,gjithashti Alban dhe Gente,,,, Kushtuar Shqiptareve

  • I munde Konice i munde,i munde gjysopingat proletare!
    Tani duan te te imitojne si majmuni.
    Por sido te shtirren gjysopingat katundare ,njihen nga poci vojit me kacarrum misri.Oxhaku mbetet oxhak,harbuti mbetet harbut.Oxhaku organizoi Rilindjen Kombetare,Lidhjen e Prizrenit,Betejen e Kacanikut,Shpalljen e Pavaresise,Luften e Vlores,Kongresin e Lushnjes.
    Harbuti organizoi Rrebelimin e Haxhi Qamilit,,Luften antikombetare nac-clirimtare,Luften e Klasave,Levizjen demokratike per pushtimin e tokave dhe pronave.

    • E more kafsha Demo , i gjithe derti te ka mbetur tek Lufta Nacional Clirimtgare , si pinjoll i marionetave nazi-fashiste ku je ngjizur edhe ti ! Kerkon vend mes njerezish , duke mos u pare ne pasqyre , qe je vetem nje shtaze antishqiptare , qe behesh per dite e me i urryer me idjotesite qe guxon te shqiptosh ! Me gjith ate , te gjithe e dime , qe nuk ka shtepi pa hale !

    • Demo, mos u mburr shume se dihet qe oxhaqet e medha i kane edhe halete te medha. Kur lexoj komentet e tua them me vete: Sa mire ua beri revolucioni popullor juve harbuterve te kamur. Oxhaket tuaj te djeshem jane si keta oxhaket qe po formohen sot me gjakun e popullit.

    • Ne vazhdim te komentit te Demos ( 100 % i sakte ) do shtoja dy fjale nga Eqrem bej Vlora dhe Sejfi Vllamasi me te cilat u perifrazuan ideuesit e palaçollekut qe u pagezua Revolucioi i Qershorit ….gjysme te shkolluarit dhe gjoja te shkolluarit i dhane te drejte vetes te benin cishte e mundur ,pa skrupuj dhe ide per te marre pushtetin qe duhej se sben ti takonte atyre ….si gjasme me te ditur !!!
      Enveri lartesoi Haxhi Qamilin dhe denigroi Faik Konicen ….No Coment !!

  • Armiqte e Shqiperise, histori me armiq te brendeshem, duke fillu me Hamzain nipin e Skenderbeut, duke vazhdu pa nderprerje der sot. Histori me armiq te jashtem qe na mbajne te rrethuar dhe nuk bejne pune tjeter por vetem mendojne si te na destabilizojne. Armiq kemi patur, por me shume kemi sajuar. Pushtetet ne Shqiperi pa buke e kane lene shpesh kete popull por pa histori me armiq kurre. Pra armiqte me te medhenj te Shqiperise jane shqiptaret qe e kane shkaterruar e sidomos po e shkaterrojne Shquiperine sa gjithe armiqte reale dhe imagjinare te marre bashke.

  • ky shqiptari e kishte gjithmone me shqiptaret, edhe pse e dinte mire qe mbi 95% e popullsise ishin analfabete. Nqs ishin analfabete, jo per fjin e tyre, porse Turqia ndalonte shkollat dhe dijen qe te sundonte me injorance. Njesoj sikur nje profesor gjimnastike te ankohet per te semuret ne spital pse s’jane te afte te bejne maratonen. Por megjithekete ka shqiptare akoma sot qe duartrokasin Konicen pse e gjen te keqen e Shqiperise tek shqiptaret, aaaaa, bravo, i madh Konica, e gjeti zgjidhjen…Qenka synetlleku. Kur poeti i madh kombetar Cajupi i drejtohej Perendise dhe e qortonte se kur be derrin dhe arine, ç’deshi qe beri Turqine.

    • Bravo, gjerman! Ja e gjete ti më në fund se kush ishte armiku i vërtetë i shqiptarëve, Turqia. Po a nuk ishin shqiptarë ata 22 sadrazemë që drejtuan Turqinë, mijra pashallarë, valinj, ministra e ambasadorë? Ç’bënë ata për Shqipërinë? A nuk ishte shqiptar Ali Pash Tepelena dhe Mehmet Pash Bushatlliu? Pse nuk u bashkuan, siç edhe iu kërkua, për autonominë nga Turqia, ashtu si shqiptarët arvanitas bënë për atë të Greqisë? Turqia ishte Perandoria më e madhe e kohës, e shtrirë në tre kontinente me një fuqi të tillë që i bënte ballë Europës dhe Rusisë. Por si të gjithë perandorive dhe asaj do t’i vinte një ditë fundi. Në këtë fund të saj, shqiptarët përsëri nuk treguan mençurinë dhe bashkëpunimin mes tyre për të përballur invazionin sllavo-grek, dhe të dilnin prej kësaj situata me sa më pak humbje. Kur flas për shqiptarët nuk e kam fjalën për barinjtë dhe bujqit e kohës që mezi mbanin shpirtin në ato troje ku i kishin braktisur, bashkëatdhetarët e tyre me pushtet dhe pasuri. Megjithëatë historia është më e ndërlikuar dhe të gjesh kufirin se ku është e vërteta është një mision i pamundur. Konica foli për atë periudhë, dhe qëllimin e kishte në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, kur perandorisë Otomane po i binin dhëmbët. Konica mbetet i madh se na dha një prognozë të sëmundhes tonë, e cila fatkeqësisht për ne shqiptarët, ka 122 vjet që është vërtetuar. E sotmja flet qartë. Njerëzit ankohen kur kanë dhimbje, jo kur janë të lumtur. Për shërimin e dhimbjeve si i bëhet?

      • Bureto, flm per repliken. Ne fakt ti po flet per nje periudhe te gjate disa shekuj. Nocioni i shtetit – komb eshte nje nocion I ri qe u be i mundur me shembjen e rendit feudal. Po te shikosh Evropen gjate Mesjetes e gjer ne perpjekjen e fundit te Restaurimit pas Komunes se Parisit, kemi te bejme me principata – feude, minishtete feudale qe nuk perpiqeshin te afirmonin unitetin kombetar, se dhe u prishte interesat. Nuk kishte Gjermani deri ne fund te viteve ‘800,as Itali. Njesoj edhe Ali Pasha me Bushatllinjte, qe ishin pashallare feudale, sejcili ne bahcen e tij. Vete Konica modernist e quante veten Faik beu. Une kam lexuar pak per Garibaldin dhe ne fakt dy-tre koka ne Piemonte e angazhuan per bashkimin e Italise. Njeri prej tyre ishte konti Kavur, qe kur u arrit bashkimi deklaroi:”zoterinj, Italia u be! Tani te bejme italianet”. Por keta ishin pjesa me perparimtare e borgjezise, kurse tek ne feudalizmi ra ne 1946, kur komunistet bene reformen agrare. Faik beu ketu ka folur sipas midese, me ato tekat e tij te njohura. Por ky nuk eshte projekt sic beri Kavuri me shoke. Eshte thjesht nje shperthim nervash.

  • Konica,ndoshta kur ka shkruar kete artikull,ka pire ca gota raki,eshte rruar,dhe ka shkruar! Konica,kete artikull e ka shkruar para 120 vjetesh,dhe edhe sot ka artikuj te tille! Konicen e shqeteson,prerja e mishit(synetlliku),e shqeteson,futja ne maggje me uje te Femijes,nga Prfti(pagzimi),dhe qkshkrun sot nuk shkrun neser!Sepse konica ka te qendisura edhe Artikuj me lavderime,per Shqiptaret, Per kete arsye,Konica ne momente te krizes nervore,behej Sherbetori i armiqve te brendshem e te jashtem! Memet Shehu ne nje moment te krizes nervore vrau Veten! Ky artikull,eshte nje shperthim mllefi,mllef i grumbulluar,dhe ndoshta kjo eshte arsyeja qe ska vrare Veten! Shqiptaret ashtu sikurse qdo Popull ne Bote,sjane as me te mire as me te keqinje.Por sot pas 120 vjetesh,eshte e njejta muzik.Meqenese Konica,deshironte qe Shqipetaret te beheshin te ditur,te beheshin si Konica,Konica i rruar e i kruar,pse nuk shkran per Shqipetaret,qe me leshrat e Tyre,te paqethur dukeshin jo mire ,pra te qethnin leshin,dhe te rruheshin e te kruheshin si Konica! Sipas Konices,ne kte artikull,Prifti nuk thote fjal te verteta,dhe rrjedhimisht del,Konica eshte e verteta,Popull lexoni Konicen,dhe jo Biblen! Mos valle kjo ishte deshira e Konices,qe populli ,ta lexonte? A e hengri mollen Konica,nuk e besoj,sepse kush ha mollen nuk fyen Librat e shejt!

  • Asnji tipare shqiptari s’dallohet ne ate surrat hipokriti
    qe si te gjithe shqiptaret e seres se tij ,
    fjalet e fjalite patriotike ,
    i perdoren per te kapur poste vjedhur e shitur Shqiperine .
    Na falni nqs ju pordhem ne kte HAN Xhambazesh te pafytyre e mjerishte te pandreqshem .

    (Konica njihte mir se kush ishte rraca e vet dhe kjo beri qe ta pershkruaj lehtesisht tiparet e tija ! )

  • Ne kohen kur Konica ka shkruar kete artikull brilant,kishte shqiptare e toke shqiptare,por jo shtet. Te mirat materiale te tokes shqiptare shkonin per sulltane e pashallare,ndersa per banoret shqiptare ishin vetem malet.Sot kemi shtet e them se ai shkrim i atehershem i reziston edhe situates aktuale. Klithma te tilla se si kane vuajtur e vuajne Shqiptaret si kjo e Konices i kemi degjuar edhe nga Fishta e Pashko Vasa. Eshte e çuditshme se si te tille njerez me kaq kulture jane sulmuar nga politikat e kohes. Megjithate njerezit njihen me mire kur jane ne pushtet dhe çfar bejne me pushtetin.Deri tani ose nga mungesa e pervojes,ose nga naiviteti, pak pushtetare kane treguar vlera .

    • Arber: njerezit njihen me mire kur jane ne pushtet dhe çfar bejne me pushtetin.
      Shume e drejte. Edhe Konica me dijen dhe mendjen e tij kishte pushtetin e fjales. Dhe perse e perdori? Per te lenduar shqipetaret. Nuk ka njeri ne bote qe te mos kete ndjenja negative per te tjeret dhe per cdo gje. C’eshtja eshte si i administron keto ndjenja dhe mendime dhe sa vend i le pozitives dhe sa negatives. Konica negativen e ka jetuar ne fjalen e tij. Kjo nuk e nderon por perkundrazi. Edhe Ismail Qemali ka pasur mendime negative me siguri por nuk u morr me to por me nje detyre madhore qe e kreu me Sukses. Thjesht Konica nuk arriti te bente gje me talentin qe pati sepse nuk sherohet i semuri duke i thene je i vdekur. Duke share Shqiptaret ai vete eshte bere si ata qe i akuzon

  • Konica i drejtohet ndergjegjes se shqiptareve te kohes, e cila duket shume ambicioze per nivelin e njerezve qe mund ta mirekuptonin shkrimin. Por kjo gjen vend me shume ne kte kohe, pra Konica nuk paska pasur vetem te drejte por paska qene i pakuptushem perderisa njerezit dhe pas leximit, komentojne karlliqe me ton, ndjese nuk ishte per te gjithe. Bejini nga nje sherbim te vogel vendit vendosni veten ne vendin e atij qe do shani.

  • Thirrja e dëshpëruar e Konicës ,është pasojë e dashueisë së pastër prej atdhetari. Keni dëgjuar ndonjëherë oportunistin Kadare të qortojë veset e ndyra të shqiptarëve të sotëm që nuk mungojnë. Ka frikë se nuk i shiten librat.

  • Esse qe eshte kenduar 100 e kusur vite me pare dhe eshte per tu kenduar edhe sot pa i hequr asnje presje sepse eshte e njejta situate si perpara 100 e kusur vitesh. Kjo situate eshte nje turp i madh per gjithe shqipetaret.

    • Kur lexon Konicen te duket sikur:

      E KA SHKRUAR APOSTAFAT PER ENVERIN

      megjithese:

      Edhe Edvin Droga me Gerdallat e Enverit dhe “Venusat” e Sigurimit nga pas qe i ka hypur ne krye te Shtetit dhe te Pushtetit duket sikur jane brenda tekstit megjithe Piramiden e Enverit ne mes te Tiranes,

      prandaj:

      Jo me kot Enveri e anatemoi Konicen me liber shpie dhe e shpalli “Armik te Kllases”, nderkohe qe i fryu ne vesh Fan Nolit dhe ngriti si atdhetar te papare, kur vete Noli i ngrysi ditet ne SHBA dhe nuk deshi te shikoje me asnjehere Shqypnine Bolshevike te Enverit dersa sa vdiq ne Boston duke harxhuar lekat qe i jepte Ahmet Zogu.

  • duke mos dashur ta pranojne ne asnji rast Realitetin ,
    kane ala pafytyresine jerezore ,
    t’i referohen ne menyren me Tinzare nji dallkauku ,
    qe kercente bel danc para syve te shqiptareve e tradhetareve te vendit .
    perse i referohen sot atij nastradini ?
    sepse jane i njejti mut e i pelqe era e tij

    “gerrmo tare gerrmo ” se do gjesh qe…e ngordhur “

  • Ka nje arsye qe kemi qene dhe jemi ne vend numero per sa i perket zhvillimi te mendimt dhe te shoqerise ne pergjithesi.
    EMIGRIMI. Bashke me hallexhinjte, nga Shqiperia jane larguar nder shekuj dhe vazhdojne te largohen intelektualet, apo te mençurit e kesaj kohe.
    Mjafton te shikojme sa shqiptare kane kontribuar per shtetet e tjera.
    Cila kategori e njerezve mbeti?
    Ç’mund te presesh prej tyre?

  • Po bej nje koment te shkurter, rreth thenijes se zotit Konica,ku me te drejte thote ,per armiqte e Shqiperise,por une do te shtoja qe, keta armiq jane disa persona ordinere ,qe nje nga vendet me te bukur ne bote, e kane kthyer ne vendin me te varfer te Europes ,duke e vjedhur dhe shqepur per dite,ne syte e te gjithe botes, me fakte te pastra, me ze dhe me figure.Nuk do te bej koment per ata qe i kane bere demin me pare shqiptareve,pasi ai eshte bere, por do te thoshja dy fjale per keta te sotmit, ku kryesori, si jnje person qe punon kunder shqiptareve, eshte zoti Rama.Une e kam hequr ne kurrizin tim me dy fakte te pastra, ku zoti Rama me ushtaret e tije jane duke tentuar te me grabisin nje prone, qe eshte banesa ime,dhe ne nje rast tjeter,ku po me nje ushtarin e tije, ka ndihmuar italianet, rreth procesit te masakres se Otrantos,duke i ndihmuar ne fallsifikimin e tije, ku italianet masakruan 120 shqiptare ne mes te detit, me 28 mars 1997.Per te dyja rastet, une i kam derguar Emaile zotit Rama per veprimet e ndyra te kryera nga ushtaret e tije, por per te dy rastet ai me ka fyer,pra duke i mbrojtur ushtaret e tije , ku per rastin e pare ishte nje lloje ushtar Lame ,drejtor i aluiznit,ndersa per rastin e dyte, ishte ushtar Agaci ,keshilltare i zotit Rama.Pra nuk do te zgjatem me rreth fakteve te mesiperme, me detaje, por do te thoshja duke u kujtuar shqiptareve,edhe per shansin me te arte qe, shqiptaret kane pasur ndonjehere, ku zoti Rama u tregua shume i zgjuar ,ku nuk pranoje dy here, dy plane Marshall te Amerikaneve,ku njeri ishte me shkaterrimin e armeve kimike te Sirise, dhe tjetri ishte ,mos dhenija e ishullit te Sazanit, bisnesmeneve Amerikane te kazinove te Las Vegasit.Per rastin e pare, armet kimike i moren italianet,dhe ato u shkateruan ne Bari ,ku Barezet perfituan rreth 2 miliarde dollare ,ndersa rasti i dyte te gjithe e kuptojne se perse Rama nuk e dha ishullin ,ku do te ndertoheshin kazinote me te bukura ne Mesdhe,dhe me kryesorja do te ishte se ne qofte se investimi do te kryej, sot qe flasim, te githe shqiptaret do te ishin me dinjitet, ne pune, dhe te sigurte dhe gjithe Shqiperia dote ishte ndertuar e gjitha shume shpejte, sepse dime nga historia qe, makineria Amerikane ka ndertuar gjithe Europen mbas luftes se dyte boterore me planin Marshall.Pra pa u zgjatur me, zoti Rama shpejte para drejtesisie, per kete dem te pa riparushem, qe i ke shkaktuer Shqiperise dhe shqiptareve.

  • Ky artikull eshte shpallje lufte per gjuhen standarte
    Ata qe e urrejne do fillojne te shkruajne me apostrof te gjithe.

  • Ne cfare Alfabeti eshte shkruar ky ne vitin 1897?
    Si mund te mashtroni kaq hapur kur nuk ishin vendosur shkronjat akoma?
    Duheshin edhe 11 vjet te krijohej Alfabeti latin “shqipetare” ne Monastir ne 1908.A ka mundesi te na botoni artikullin ne origjinalin juve antikombetare dhe te shitur tek fashistet dhe turqit?
    A nuk e besoni Marin Barlettin qe e thote qarte qe Ne jemi Epirote dhe sterniperit e Pirros?
    Pse na quajten Albannes ne fashistet dhe turqit?
    Mos te kerkonim Kostandinopolin apo Magna Grecian e Pirros?

  • Kur lexon Konicen te duket sikur:

    E KA SHKRUAR APOSTAFAT PER ENVERIN

    megjithese:

    Edhe Edvin Droga me Gerdallat e Enverit dhe “Venusat” e Sigurimit nga pas qe i ka hypur ne krye te Shtetit dhe te Pushtetit duket sikur jane brenda tekstit megjithe Piramiden e Enverit ne mes te Tiranes,

    prandaj:

    Jo me kot Enveri e anatemoi Konicen me liber shpie dhe e shpalli “Armik te Kllases”, nderkohe qe i fryu ne vesh Fan Nolit dhe ngriti si atdhetar te papare, kur vete Noli i ngrysi ditet ne SHBA dhe nuk deshi te shikoje me asnjehere Shqypnine Bolshevike te Enverit dersa sa vdiq ne Boston duke harxhuar lekat qe i jepte Ahmet Zogu.

  • Ore sngelt gje pa i thene Shqiptarit a thua se ju sjeni shqiptare, ju qe i thoni keto gjera mos ndoshta duhet te filloni nga vetja e te mos shani shqiptaret sjua kane fajin shqipetaret e Shqiperia por vetvetja mos dashuria per vetveten filloni e shifni vetveten e mendoni e gjeni menyren si ta permisoni ate ne te mire te vetes e te te gjitheve mos mendoni si e si tja hidhni njeri tjetrit por si te bashkepunoni me njeri tjetrin mendoni si ta ndihmoni ate te dobtin e jo si tja hidhni atij sepse nje kombe eshte i perbere nga individet e po sqene mire ata individe edhe kombi nuk eshte mire … duhet te gjejme rrugen si te bashkohemi me njeri tjetrin e jo te kunderten …

  • -.- O NJEREZ TE MIRE…!!!
    ”””””””””””””””””””””””””””
    Te ekzaltohesh, ta quash aktuale gjuhen e Konices , sot mbas 120 vjetesh , nuk eshte normale. AJO i perket kohes RILINDASVE, KOHES KUR VENDI KISHTE NEVOJE PER ZGJIM NGA GJUMI LETARGJIK DISA SHEKULLOR.
    — RILINDASIT , perdoren te gjitha ”Kambanat”, te gjithe ”Artilerine e lehte e te rende”’ per te zgjuar, prekur e ngritur ndienjat komtare ; –Filloi me legjendarizimin e figures se Skenderbeut , e te trimave te TIJ, e deri me ate ”synetllekun” , ”mjekerqelburin” dhe….”’….magje plot uje” te Konices; fjale te cilat Rilindasi Pashko Vasa e ktheu ne vargje…”mos shikoni kisha e xhamia // Feja e SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”. ndersa Naimi……”Tek qielli mos u mbani // Se ai smbahet gjekundi…” …
    —- Ajo kohe, gjeti, ate menyre komunikimi me popullin e thjeshe , anadollak , te pa ditur e te pa shkoll. Habitesha me nje te afermin tim ne vitet 1960, Ne moshe rreth 70-80 vjecare, pa asnje gram shkolle, recitonte mbi 20-30 minuta pa nderprerje vargjet e Naimit [sidomos ”Ervehene” dhe ”Qorrbelan”] … .. SOT , KE NJE PJESE e TE RINJVE SHQIPTARE KANE EDHE ME MASTER . PYETINI, SA VARGJE ME THARM PATRIOTIK APO DASHURIE DINE …pyetini femijet , nipat, mbesat tuaja……sa din ..FATKEQSINE SEJCILI TA KERKOJE TEK VETJA TEK FAMILJA.
    —– FATKEQSIA KA QENE E ESHTE, se shprehja e KONICES, dhe i vargjeve te FISHTES …”’…Ta dije gjith bota mbare, se GJERGJ FISHTA SASHT MA SHQIPTARE,, ‘deri ne vitet 90 u perdoren per te denigruar autoret, ndersa mbas 90 ato , dhe te tjera si ato, u shfrytezuan nga elementi , fryma e e politika keqdashese dhe anti kombtare … , si… ”..KY VEND NUK BEHET…. ” ose…”’.Le ta mare Shqiperine kush te doje…. edhe GREKU, edhe SERBI….edhe ITALJANI,.. vec te na rregulloje ne..’’ Etjer …injektime ” pilula helmatisese e vrastare”…
    — DHE KETO… jo me nga ”Callmaxhinj-synetllinnj” ..as dhe ”’mjekerr qelbur”’ — POR NGA GOJA E PENA E DISA MENDER INTELEKTUALEVE, ANALISTEVE…. POLITIKANEVE , DHE PROFESOR- -DOKTORTESH gjithhfarsoj—– Ka 30 vjet qe jane ndegjuar vetem klithma, sharje, mohim, nxirje e cdo gjeje pozitive , e cdo arritjeje ne keto 100 vjet pavaresi . Pas 90 ta thelloi mohimin e identitetit kombetaar, cenoi rende historin, kulturen, artin, herojt , deshmoret dhe luftrat per liri.., …eshte hedhur e hidhet balte mbi gjitcka . Ne vend te hecej me moton ” ASGJE TE MIRE E ME VLERE TE MOS PRISHIM , SHQIPRINE TA BEJME METE MIRE E ME TE BUKUR” — U VEPRUA NE TE KUNDERT — DHE JA REZULTATI….pas 30 vitesh . Vazdojme tu bejme hymne kostatimeve te ”KONICA-reve” te cilat, kane patur vleren , pjeserisht per ate kohe . SOT, eshte idjotsi, cektesi, dashokeqesi te vazdosh me kostatime, mohime, sharje , percarje e deri LUFTE E RE KLASORE ME BALLISTA E PARTIZANE ”moderno-bashkekohor” . PO synohet te shperbehet deri ne qelize organizimi i shoqerise shqiptare e deri berthama familjare e cdo shqiptari
    —- PERSE NUK u BASHKUA e BASHKOHET MENDIMI INTELEKTUAL E SHKENCOR PER TI PARAPRIRE TE ARTHMES me mendime, platforma, rruget e zgjidheve konkrete , afat mesme e afat gjata . PERSE U NXOREN JASHTE LOJE Njerzit e perkushtuar e idealiste, me pervoje e eksperience , dhe drejtimi vendit ju besua njerzve diletant, te pa afte , me vese dhe lehtesisht te korruptushem . U eshte kene ‘’rruga e lire ‘’ bese-prereve e bese-thyereve, gjak-shprishurve, gjak –pshurrurve, bisht-perdredhurve e kurriz–perkulurve, te cilet ne rolin e ‘’kuajve te Trojes’’, te mbeshtetura nga qarqe te errta anti shqiptare, synojne kapjen , devijimin e te tera hallkave te sistemit pyramidal te shtetit , shperberjen e tjetesimin e trojeve shqiptare .
    — 120 apo 150 vjet me pare shqiptaret me ndjenje , shpirt e zemer atdhedashese , me besime e pikpamje te kunderta, pa e njohur mire aftesine e njeri tjetrit, ne kushte teper te prapambetura e te veshtira per levizje e komunikimi, arriten te benin edhe lidhje , edhe kongrese . NDERSA SOT , NJE I BjE GOZHDES , TJETRI PATKOIT DHE FANDAKSEN PAS NJE SHPREHJE TE KONICES, thene SHEKULL ME PARE .
    —- Ka 75 vjet mbarimi i nje lufte,Lufte e cila rreshtoi vendin krah fitimtareve dhe e shpetoi shqiperine nga rreziku teper imundshem i nje coptim , ndersa pjesa me banale e konfliktit eshte ‘’data e clirimit’’ , ose ‘’ nacionale apo clirimtare’’, ka apo ska brenda’’ lufte civile’’ . Por edhe sikur te ish e dominuar nga lufta civile , per nje popull te kulturuar dhe atdhedashes duhet te ishn gjetur me kohe piketat dhe gjuha e perbashket. Udheheqia e luftes kunder okupatorit nga KOMUNISTET MUND TEQUHET EDHE RASTESI. NDERSA TE LUFTOJE OKUPATORIN, TE RRESHTOHESHE NE KRAHUN E KOALICIONIT ME TE MADH NDERKOMBETAR , TE SHPETOJE VENDIN NGA RREZIKU I NJE COPTIMI TE METEJSHEM ..ISHHTE DOMOSDOSHMERI,..!!!. Ata qe arriten ta bejne kete kane fituar meritat hiatorike. Te gjithe SHQIPTARET, pa perjashtim duhet tua njohim dhe ti nderojme FITIMTARET,qofte edhe per kaq. KJO DO TE GDHENDET NE KUJTESEN E SHEKUJVE TE ARDHSHEM , DHE JO NJE THENIE , QOFTE EDHE NJE VEPER E TER E KONICES .
    === Nje thenie e Ramiz Alis,, ne fillim te levizjeve pluraliste ishte : ‘’…. Kush shikon vetem prapa, prapa do te mbettet . Kush shikon para , para do te heci. ‘’
    Pershendetje- Tomor Voda –NY–USA–

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *