Nga Skënder Minxhozi
Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me Foltoren e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm bazën e partisë, por edhe kredibilitetin e elitës zyrtare të Partisë Demokratike.
Dalja e kryetarit të PD me tre propozime që prekin reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve shënojnë jo vetëm rikthimin e opozitës në sistem pas dy vjetësh e gjysmë. Ato janë edhe një rivalitet me axhendën e Kongresit të Doktorit që premton largim të shpejtë të “ish-kryetarit” nga zyra e tij buzë Lanës.
Tre propozimet e Bashës vijnë pas kërkesave të opozitës për të inicuar komisione hetimore parlamentare për zgjedhjet, gjobën Beketi dhe inceneratorët. Batuta historike e Churchillit për pavlefshmërinë e komisioneve hetimore parlamentare vlen sidomos për këtë rast, kur fjala vjen, në krye të hetimit të zgjedhjeve,
Lulzim Basha ka vendosur një ndër emrat më të akuzuar të opozitës për punë zgjedhjesh.
Propozimet e opozitës për reformat zgjedhore e territoriale janë më serioze e më të prekshme. Pasi ka nevojë për një shqyrtim tërësor të asaj që ka arritur reforma territoriale e vitit 2015, kur socialistët vendosën të vetëm, pas bojkotit absurd të PD, skemën e organizimit të territorit në bazë të 61 bashkive.
Pas disa vitesh aplikimi të këtij formati, ka vend për të modifikuar në skemën që kemi në fuqi.
Ashtu siç ka vend për të diskutuar e modifikuar edhe në sistemin zgjedhor me të cilin u votua në 25 prill, ku koalicionet me sigla partiake u bënë praktikisht të pamundura. Vendimmarrja e njëanshme e shumicës vitin e shkuar ishte një thikë pas shpine për parimin e negocimit dhe të dakordësisë që duhet arritur sa herë që bëhen rregullat e lojës elektorale.
Kjo duhet korrektuar sot kur opozita është në parlament dhe kur kryeministri Rama shprehet i hapur për ta diskutuar konkretisht këtë çështje me demokratët.
Ndër tre propozimet, ai i vetingut të politikanëve duket më demagogjiku. Në pamje të parë, teksa drejton gishtin nga vetja duke u ofruar për t’u verifikuar i pari, Basha duket se lëshon një dorashkë ndershmërie ndaj kundërshtarëve të tij përballë. Ajo që dimë ne qytetarët në fakt, është se në këtë skenë politike, nga njëra anë në tjetrën, vështirë se gjen njeri që të mos luajë me blofin kur shprehet ashtu si Lulzim Basha për vetingun e pasurive të politikanëve.
Prej vitesh kemi një Inspektorat (ILDKP) ku zotërinjtë Basha, Rama, Meta e Berisha, plus disa qindra politikanë e zyrtarë të lartë të administratës, listojnë çdo vit me shkrim pasuritë e tundshme e të patundshme që zotërojnë.
Propozimi i Bashës për kalimin e kësaj barre të verifikimit tek SPAK, vetëm sa i jep pak më tepër “pompë” procesit, pasi në thelb ekziston i gjithë kuadri ligjor që një politikan apo zyrtar i lartë shqiptar të verifikohet imtësisht nëse ka ose jo euro të qepura në dyshekun e shtëpisë, apo vila, biznese e të tjera katandi të fshehura në emër të vëllezërve e kushërinjve.
Do të mjaftonte vullneti politik për të shqyrtuar vetë deklaratat që politikanët e zyrtarët kanë lëshuar në vite, për të zbuluar pa shumë vështirësi në shumë raste falsitetin dhe vështirësinë për të fshehur të ardhura të tepërta apo të paligjshme që kanë akumuluar. Vetë zoti Basha është akuzuar fjala vjen vite më parë, në bazë të deklarimit të pasurisë në ILDKP për shitblerjet e pasurive të patundshme në Holandë.
Vetingu i politikës nuk ka pse “shëtit” nga një institucion në tjetrin. Janë ligjet dhe zyrat e shtetit, ku ky proces mund dhe duhej të ishte bërë si duhej prej vitesh.
Kjo e Bashës është një lëvizje propagandistike për të rrahur gjoksin dhe për të luajtur blofin duke deklaruar para shqiptarëve “më kontrolloni se jam i pastër”! Seç del pas kontrollit, një Zot (një Bashë) e di!

Ne themi ja ujku,lulashi kerkon gjurmet.
Vilat dhe jeta luksoze e ketyre dhe familjeve tregon se sa pasuri kane dhe nuk ka nevoje per amandamente,komisione e drejtori qe te paguhen nga paret tona.
Mjafton te ket prokurore e hetus e gjykates te ndershem e kurajoz(gje qe ne kete nuk gjen,),te shkojne ne lalez e lunder e ti pyesin se ku i gjeti paret e viles…
Mjafton te pyesesh macen sasha te monikes se ku e ka banjon dhe e kap hajdutin e vidios
organet perkatese ligjzbatuese po ta kene me seriozitet duhet thjeshte te pyesin te gjithe politikanet pa perjashtim sesi i kane bere parate e tyre, vilat, pronat, llogarite bankare. KAQ dhe nuk ka parti kriminale politike qe mund ti mbroje me gjoja preteksin e sulmit politik
Ja dhe legeni i rradhes nga rradha qe nuk ka fund e legeneve gazetare te Edit .
Per cdo gje tjeter duhet SPAK .Per Saliun ben pune vetem.SPAK .Per gjyqtaret e qytetaret duhet SPAK .
Pikerisht per politikanet nuk duhet SPAK por eshte ai budallalleku qe emertohet ILPDCari hahahaha .
O Perendi se cfare jane te afte te shkruajne per te mbrojtur pagatoret e tyre dhe ustallaret e tyre ,megjithese keta gazetaret e PS jane kane kaluar ustallareve ….jane mjeshtra te poshtersise e felliqesise.
Imagjinoni te ishte PD ne pushtet….ky letyra do qurravitej duke shkruar qe vetem Vetting i politikaneve e shpeton Shqiperine .
Pa trjeter kerkohen reforma, ligje te reja, komisjone te ndryshme etj. Realiteti eshte gjithmone ne zhvillim, ndryshim. Duhet te behen vazhdimisht korigjime, modifikime, pershtatje jo vetem se realiteti ndryshon por esdhe se me kalimin e kohes njerezit i kuptojne gjerat ma mire se ne fazen fillestare. Kushdo qe e ben nje propozim te tille, pamvaresish nga partia qe i perket duhet te pergezohet.
Cfare Vile?Keto jane Pallate Mnreterore!
Perse nuk e ndertoi edhe kete Rezidence mbreterore,me teneqera,me llamarina,me flete plastmasi,si Fabriken e Famshme te Gerdecit?
Sepse jane te djallezuar.
Ajo fabrika e vdekjes ishte per Popullin,,
Kjo rezidenca mbreterore eshte per vete.
Bishat qe mori enver hoxha nga shpellat.
Keta ishin me garanci 100%,,ishin askushi,i biri askushit,,jenicere per te vashduar luften e klasave.
Ha mut nashi xhaxhi enver,se keta te ncorren nga varri!
Bllof e Propagande? Qe te jene te tilla duhet qe ti o Minxho te na bindesh me fakte se ai Vettingu i Pasurise politikaneve eshte kryer e po kryhet!
Di pra te na thuash gje se shqiptaret po mesojne gje per pasurimin e Politikaneve ?
Nese Po, atehere shkrimi yt eshte ne rregull.
Nese Jo, atehere shkrimi yt eshte vetem nje pacavure qe synon ti mbuloje bythen e zbuluar politikaneve hajdute te ketij pushteti Rama, me se pari!
DITA:Skandalet e Lulit nuk kam fund.SPAK+GJKKO ndaj janë krijuarë,Për hetimin,Gjykimin dhe futjen në nurg për korrupsion,etj,kryesisht të politikanëve që nga Presidendi,KryeMinisti…ishët..e poshtë.Dhe Saliu,Luli,Meta,Mediu,Zeni,Malltezi,etj,duhet të ishin në burg.Ndaj Ambasadorja KIM po flet çdo ditë dhe SPAK është më KOMA.
-Me këtë ligj Luli do të shpejtoi procesin ndaj Babit të tij politikë që kërkon ti marri Partinë për interesat e tij.
-Po kështu,Luli kërkon të bllokoi shtytjen e afatit të vetingut në drejtësi duke thënë:Ti do 1 unë dua 3..Varianti Ri Avazi vjetër.
-Vetingun në drejtësi nuk mund ta bëjë KLP+KLGJ,Pa qënë prezent një jurist ND/KOMBËTAR.Ishte Ai..Jakobsi..që apeloi dhe nxori nokaut mbi 70 % të gjyqtarve dhe Prekurorëve të korruptuarë.Megjithatë puna ka stonuarë në SEKUESTRIMIN E PASURISË SË TYRE Siç kërkon SHBA+BE.
-Unë nuk besoi që do kemi drejtësi dhe dënim të politikanëve hajdut e vrasës më 30 vite.
-FLM DITA
Gomarice madhore mbete tere jeten o Kapterr Temja e me siguri si e tille, pra Gomarice do shkosh te te shumtit.!
Pse or kaqol nuk veproka ai SPAK sipas teje se i dhimbset Lulzim Basha, Saliu, Meta, Mediu, Zeni, Malltezi e Bylmezi…apo se pas tyre duhet te vijne direkt Edi Rama, Ahmetaj, Gjiknuri, Beqja e Peleshja ? Vraje ca mendjen e kalbur oj Gomarica madhore Lalaj kur te sosesh atje ne katundin tend ne Mallakaster, vraje.
Bllof ose jo, mashtrim ose jo, gjirizi mbetet gjiriz, detyra e medias eshte te jete e sinqerte se te jetosh ne gjiriz shoqeria albanistaneze nuk prodhon dot vlera se nuk e ka ne gen ,….edhe une qe kerkoj qiqra ne hell..!!! ,
eshte bere trim” Basha keto tre ditet e fundit 🙂
ky cirk majmunesh shpelle po bohet cdo dite e me qesharak .
kane bo konpromise nga me shkerdhatat me rujt bythen e njoni tjetrit
e gjasme po bojn lufte kllounesh me shpata kartoni e shqiptaret si kaqola qe jane po i besojne se kuptojne qe kjo eshte shkerdhimi i radhes qe i bahet nga
klanet e shkerdhatave ne Politike
Nuk ka nevoje per komisione llapa-llapa- pa fund; mjafton qe ASPAK te detyrohet te behet SPAK!
Nuk ka nevoje per ndryshimin e Kushtetutes, Shqiperia ka nevoje te nderroje Presidentin qe e ka kther ate ne nje lecke pa vlere.
Sarkazem e Bashes? Menyra dhe guximi tregon se ia kane marre doren popullit “budalla”. Shpresoj te vije shpejte dita e replikes dhe nje gjyqtar t’ia kujtoje.
Po Minxhozi ç’pati? E dinim per nje ze mediatik te ndershem?!
Pertej demagogjise a propagandes te Bashes, i rendesishem (per shkalle njohje) eshte fakti se u shperfaq ashiqare nje e vertete “antropollogjike”: Te gjithe medjet e rreshuara majtas e djathtas – tashme berishiste, Basha nuk ka as efhe nje “gazete murri”- sup në sup dhe ne bllok bashke u hodhen ne sulm. Ne esence ishte kundersulm, sepse dihet qe pas vetingut te gjyqsorit dhe politikes rradhen e ka pushteti mediatik. Kete pushtet, ashtu siç e kemi pare ne bllok ne kundersulm, ashtu e kemi pare ne bllok edhe ne heshtje. Ne bllok, p.sh, heshten edhe kur u miratua Ligji Antimafia, nje ligj qe ngjante sikur ishte hartuar nga nje kupole mafjoze nderplanetare dhe qe e bente te paprekshme (me ligj) pikerisht kupolen.
Kunder propozimit te Bashes jane rreshtuar ne bllok edhe disa juriste, te cilet njehen me shume si “korrespondente vullnetare” te shtypit te partise (tyre) se sa per kontribute ne fushen juridike. Dhe po ne bllok ( majtiste e djathtiste bashke) vazhdojne te heshtin. Po behen gati dy dekada qe nenin 20 Konventes te OKB mbi pasurimin e paligjshem(qe nuk justifikohet me te ardhurat) nuk e “njeh” legjislativi jone. Edhe ne nje republike bananesh, shtypi, intelektuale apo segmente te fushes te drejtsise do ta kishin ngriur zerin. Siç duket duhet te presim edhe 80 vite per te ruajtur raporin gjithnje 100 vite pas Europes…
Basha me levizjen e vetingut ne politike , ne fakt ne opinion ka fituar ne aspektin moral ( pavaresisht sinqeritetit te tij per kete ) tani dorashka I eshte hedhur Rames , sa per ILDKP mund te spekullohet nga PD ,se ne kete institucion nuk eshte bere veting , kurse ne SPAK anetaret jane pranuar pas nje vetingu skrupuloz ,
Po te shohim ILDKP ,ka vite qe punon dhe rezultatet jane qesharake edhe kur ka mosperputhje vendosen ca gjoba qesharake , qe politikanet I paguajne me qejf dhe qeshin pas kraheve te ILDKP
Po te mos kishin pasur gazeta e gazetare qe bejmne tym cdo here, keta nukdo kishin pasur guxim me ba ato vila kamos! Po te kishim pasur gazeta e gazetare qe moti shoqeria ishte ngrit ne kemb per mbrotjen e vlerave!
Po kemi gazetare edhe vete ma te poshter se ato n’ato vila mbretnore! ( vila e Mbretit Zog ne krahasim eshte sa nje kasolje e tyre! ) …
Duhet gazetari tepaster qe te kemi Spak e pastrim te aureve! Jo gazetar me susta qe na dalinme shkrime kur interesat e bosave te tyre te rezikohen!