Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka folur rreth pandemisë dhe situatës epidemiologjike në vend. Ai theksoi se detyrimi i studentëve për të kryer vaksinën anti-COVID nuk është i drejtë dhe korrekt.
Ai u shpreh se vaksinat anti-COVID nuk janë në listën e vaksinave të detyrueshme dhe si pasojë nuk mund të trajtohen si të tilla. Megjithatë përmes fjalës së tij i këshilloi studentët të ruajnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve, duke theksuar se vaksina është e vetmja mënyrë.
“Vendimet ose këshillimet e Komiteti të Ekspertëve, janë për çdo shqiptar mbi 18 vjeç ka të njëjtat detyrime, nuk dua t’i ndajë studentët nga pjesa tjetër. Por nuk është detyrim është këshillim, vaksinat anti-COVID nuk janë në listën e vaksinave të detyrueshme. Ligji i sëmundjeve infektive, ka rregulla të caktuara ku ndalon hyrjen lëvizjen, izolimin dhe jemi akoma në kushte pandemie, duhet të jetojmë me COVID-19. Fakti që kemi veçuar studentët nuk është e drejtë, nuk është korrekte, nuk e ka askush me studentët. Duhet të ruajnë shëndetin e tyre, se kanë një justifikim ‘jemi të rinj’, por ata duhet të mbrojnë familjen e tyre. Kjo u vërtetua në valën e nëntorit dhe janarit, ku humbën jetën shumë prindër dhe të rinj.”, tha Brataj.
Duke folur për rolin e vaksinës dhe probabilitetin për t’u infektuar edhe pas saj, kreu i urgjencës tregoi se ajo të mbron nga humbja e jetës dhe nga format më të renda të koronavirusin.
“Të vaksinohesh apo jo, nuk do të thotë që nuk infektohesh. Në fillim u krijua një koncept i gabuar, në fakt nuk është thënë asnjëherë ashtu. Çdo person që bën vaksinën apo kalon COVID-19, ka një shkallë më të lartë të mbrojtjes por është provuar në shumë persona se vaksina të mbron rreth 78% nga humbje e jetës dhe format e renda të koronavirusi”, u shpreh ai.
Lidhur me dozën e tretë përforcuese, Brataj tha se janë bërë studime dhe se personat mbi 60 vjeç, apo ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të duhet ta marrin.
Duke parë qe pandemia ka zgjuat për 19 muaj dhe duke parë se vaksina të mbron deri në 6 muaj, pasi më vonë përqindja bie, është e këshillueshme që personat mbi 60 vjeç ose personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, jo më parë së 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, të bëjnë një dozë të tretë. Efektshëm e vaksinave brenda 6 muajsh është më e lartë, por me kalimin e kohës ajo bie te rreth 52%. Edhe të fëmijët mbi 12 vjeç që kanë sëmundje kronike, mund të bëhet dhe ky është një këshillim edhe një e drejtë.”, tha ai.
o.j/dita

Brataj te pergezoj per integritetin , kesaj radhe me vjen mire qe dole nga llogorja e qeverise qe po ju ben presion studenteve , ose si duket qeveria u tremb nga studentet dhe tani po ben policin e mire nepermjet Bratajt
Vaksina nuk eshte e vetmja menyre.
Mashtrim i gjithi.
Ne Singapor jane vaksinuar 86 % e popullsise, dhe ata jane te infektuarit me Covid. Perbejne me shume se 3/4 e infektimeve.
E vetmja menyre eshte filtrimi i ajrit, krijimi i sistemeve te ventilimit neper shkolla dhe ambiente pune.
Pse nuk i harxhoni qindra milionat per kete?
Filtrimi i ajrit pastron mbi 99.99 % te gjithe patogjeneve qe qarkullojne ne ajer. Super eficient, shume here me eficent nga cdo lloj trajtimi mjekesor.
Pse nuk behet kjo ne vend te vaksinimit?
Se nuk eshte fitimprurese
MOS BENI VAKSINAT!
DHE MOS DEGJONI OPOZITAT E KONTROLLUARA!
Studentet duhet ta çojne çeshtjen ne gjykate si jashtligjore. Edhe te padisin qeverine qe nuk merr masat e duhura si pajisjet per pastrimin e hajrit, siç thot komentuesi siper